Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Personeli shëndetësor i vaksinuar në Kukës po marrin dozën e dytë të AstraZeneca-s në Kosovë

Shëndetësi
500 punëtorë shëndetësorë të cilët morën dozën e parë të vaksinës AstraZeneca në Kukës, do të vaksinohen tani me dozën e dytë me vaksinën antiCOVID-19. Dozën e dytë ata do ta marrin në qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Këtë të hënë veçse filloi edhe vaksinimi i tyre. Këtë e bëri të ditur edhe koordinatori i kësaj qendre, Niman Bardhi. Ndërsa mjekët e vaksinuar me dozën e parë në Kukës kanë falënderuar shtetin shqiptar që u’a mundësoi që të vaksinohen me vaksinë kundër COVID-19. Bardhi: Stafi mjekësor që u vaksinua në Kukës, sot merr dozën e dytë“të gjithë profesionistet shëndetësore të cilët ishin vaksinuar me dozën e ...
Komentet te Personeli shëndetësor i vaksinuar në Kukës po marrin dozën e dytë të AstraZeneca-s në Kosovë Janë të Mbyllura

Të premtën zhvillohet ndeshja e barazhit Trepça 89 – Dukagjini

Sport
Ndeshja e barazhit ndërmjet Trepçës’89 dhe Dukagjinit, do të zhvillohet të premten (më 28 maj) në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, në orën 16:00. Kjo ndeshje do të përcaktojë se cila prej këtyre dy skuadrave do të jetë pjesë e Superligës në edicionin e ardhshëm. Skuadra e Dukagjinit e mbylli edicionin në pozitën e dytë në Grupin A të Ligës së Parë, derisa më pas e fitoi ndeshjen e barazhit të kësaj lige ndaj Flamurtarit, duke e fituar të drejtën që rikthimin në elitë ta kërkojë nëpërmjet ndeshjes së barazhit me skuadrën që kampionatin në Superligë e mbylli në pozitën e 8-të. E në këtë pozitë pas ndeshjeve të javës ...
Komentet te Të premtën zhvillohet ndeshja e barazhit Trepça 89 – Dukagjini Janë të Mbyllura

​Kurti: Po ndjek me vëmendje situatën e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Serbi

Lajme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim e Dialog, Besnik Bislimi, ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Ilir Kapiti, priti në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa me bashkëpunëtorë. Në takim u bisedua për situatën aktuale në Luginën e Preshevës, në veçanti çështjen e pasivizimit të adresave të banorëve shqiptarë të komunave me shumicë shqiptare, që posaçërisht është intensifikuar në Medvegjë. Kryeministri Kurti, sipas komunikatë së lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, citohet të ketë thënë se është duke e përcjellë me vëmendje situatën me pasivizimin e ...
Komentet te ​Kurti: Po ndjek me vëmendje situatën e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Serbi Janë të Mbyllura

​BE dhe UNDP ndihmojnë mbi 7 mijë familje në varfëri të skajshme për 6 muajt e ardhshëm

Lajme
Mbi 7 mijë e 500 familje në varfëri të skajshme do të përfitojnë kuponë për ushqim, higjienë dhe artikuj të tjerë të nevojshëm për gjashtë muajt e ardhshëm, ndërsa qendrat për punë sociale në tërë territorin e Kosovës do të kenë burime njerëzore shtesë prej 40 punëtorëve socialë. Krejt kjo falë Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, të cilët sot kanë lansuar projektin e përbashkët për të ndihmuar qytetarët e prekur nga COVID-19. Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se periudha e krizës si rezultat i pandemisë me COVID-19 ka rritur pabarazitë shoqërore dhe se gjendja e personave ...
Komentet te ​BE dhe UNDP ndihmojnë mbi 7 mijë familje në varfëri të skajshme për 6 muajt e ardhshëm Janë të Mbyllura

​Kusari-Lila: Nuk është diskutuar vaksinimi i deputetëve

Lajme
Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se përveç debatit për arsim, në seancën e të do të bëhet edhe përzgjedhja e anëtarëve të Bordit të RTK-së dhe Komisionit të Pavarur për Media. “Përveç debatit për arsim, është dakorduar edhe për komisionet ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, dhe formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media”, deklaroi ajo. Sa i përket vaksinimit të deputetëve, ajo tha se nuk është diskutuar ndonjëherë. “Nuk besojmë se duhet të jetë përjashtim nga grupmoshat e qytetarëve të tjerë. Nuk është ...
Komentet te ​Kusari-Lila: Nuk është diskutuar vaksinimi i deputetëve Janë të Mbyllura

57 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi
Pas një ditë pushimi, në Qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori” po vazhdon vaksinimi i personave të moshës mbi 65-vjeç. Vetëm paraditen e së hënës nga kjo kategori janë vaksinuar mbi 200 persona. Në këtë qendër sot do të fillojë edhe vaksinimi i 500 personave nga stafi mjekësor që u vaksinuan në Kukës. Koordinatori i kësaj qendre, Niman Bardhi tha se deri më tani 57 mijë persona kanë marrë vaksinën antiCOVID-19. Bardhi: Vaksinohen mbi 200 persona “Edhe sot po vazhdojmë vaksinimin e personave të moshës mbi 65 vjeç ku aktualisht deri në këto qaste qe ne po flasin kjo kategori është vaksinuar mbi 200 persona ndërsa sa i përket ...
Komentet te 57 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë Janë të Mbyllura

​Hapet ekspozita e të rinjve shqiptarë dhe serbë, apelohet edhe për bashkëpunime të tjera

Kult
Është hapur ekspozita e 30 të rinjve nga komuniteti serb dhe shqiptar në Kosovë, në lidhje me ballafaqimin me të kaluarën dhe dialogun ndërkulturor, organizuar nga Youth Initiative for Human. Drejtoresha e organizatës, Marigona Shabiu tha se Kosova ka nevojë për platforma që kanë në fokus bashkëpunimin mes shqiptarëve dhe serbëve. Sipas saj, ky është një prej aktiviteteve të shumta të organizatës, që ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit mes të rinjve në Kosovë. Shabiu tha se përmes platformave të tilla synojnë të kontribuojnë në krijimin e një shoqërie më paqësore, më të drejtë dhe më të barabartë. Shabiu: Kemi nevojë për platforma që kanë fokus bashkëpunimin mes shqiptarëve dhe ...
Komentet te ​Hapet ekspozita e të rinjve shqiptarë dhe serbë, apelohet edhe për bashkëpunime të tjera Janë të Mbyllura

93 TË SHËRUAR DHE 14 RASTE ME COVID-19!

Shëndetësi
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.904 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 14 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Rahovec 1 rast (71 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 107.258 raste nga 593.728 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.240 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 93 pacientë derisa numri i përgjithshëm i ...
Komentet te 93 TË SHËRUAR DHE 14 RASTE ME COVID-19! Janë të Mbyllura

Zyrtare, në këtë shtet do të zhvillohet ndeshja Inter – Juventus për Superkupën e Italisë

Sport
Presidenti i Serie A, Paolo Dal Pino ka konfirmuar se Superkupa e Italisë ndërmjet Interit dhe Juventusit do të luhet në Arabinë Saudite. Interi është kampion i Italisë dhe do të luajë me fituesin e Kupës së Italisë, Juventusin, në Superkupë sezonin e ardhshëm, përcjell KosovaPress. Dal Pino ka konfirmuar se ndeshja do të zhvillohet në Arabinë Saudite, pasi Serie A ka një kontratë për të respektuar dhe beson se do të jetë ‘një reklamë e shkëlqyer për futbollin tonë’. “Liga ka një kontratë me Arabinë Saudite, e cila kishte mundësinë që një vit të luhet në vendin tonë, gjë që ne bëmë,” tha ai për “Radio Anch’io”. “Ndeshja tjetër ...
Komentet te Zyrtare, në këtë shtet do të zhvillohet ndeshja Inter – Juventus për Superkupën e Italisë Janë të Mbyllura

Deputeti i PDK-së ngrit dyshime se po manipulohet me numrin e vdekjeve nga COVID-19

Lajme
Në dy ditët e fundit Kosova ka shënuar zero raste të vdekjeve nga Covid-19. Për çka në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu anëtar i këtij komisioni e ka ngritur një shqetësim se ka dyshime për manipulim të shifrave të personave të vdekur nga covid-19. Ndërsa, kryetarja e këtij komisioni, Fatmire Kollçaku tha se është e pakuptimtë se si deputetë nuk po gëzohen se nuk ka raste me fatalitet nga COVID-19 në dy ditët e fundit dhe se me këto dyshime po fajësohen profesionistët shëndetësor. Ish ministri i Shëndetësisë tha se anëtari i këtij komisioni, Armend Zemaj tha se nëse rastet e ...
Komentet te Deputeti i PDK-së ngrit dyshime se po manipulohet me numrin e vdekjeve nga COVID-19 Janë të Mbyllura