Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Arrestohet një person që kërkohej nga Interpoli

Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, i cili ishte në kërkim nga autoritetet ndërkombëtare Interpol. Arrestimi ka ndodhur dje pasi Policia e Kosovës ka pranuar informacione se i dyshuari për vepra penale përfshirë trafikimin me narkotik, ndodhet në rajonin e Prizrenit. Personi është shoqëruar në polici për vazhdim të proceduarve të mëtejme ligjore. ...
Komentet te ​Arrestohet një person që kërkohej nga Interpoli Janë të Mbyllura

​Arrestohet personi që prezantohej si hetues i krimeve ekonomike

Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar sot në flagrancë personin me inicialet Xh.P. nën dyshimet se ka kryer veprat penale mashtrim dhe prezantim i rremë si person zyrtar. I dyshuari në vazhdimësi ka mashtruar palët duke u prezantuar si pjesëtar i Policisë së Kosovës (hetues në krime ekonomike), me qëllim të përfitimit material. Ai u ka thëne palëve ankuese se është duke hetuar disa lëndë të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, por që ai ishte në gjendje t’i rregullonte këto raste nëse pala ankuese pranonte t’i jepte ryshfet 30 mijë euro. Policia e Kosovës pas pranimit të informacioneve relevante sot ka ndërmarrë një sërë veprimesh profesionale duke zbatuar edhe urdhëresën e gjykatës ...
Komentet te ​Arrestohet personi që prezantohej si hetues i krimeve ekonomike Janë të Mbyllura

​“Kosova është gati”, MPJ kërkon veprime nga SHBA dhe BE kundër Rusisë

Lajme
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka kërkuar sot nga NATO, SHBA dhe BE që të ndërmarrin veprime pas arrestimit të gazetarit Roman Protasevich nga autoritetet bjelloruse. Në një postim në Twitter thuhet kreu i shtetit rus Vladimir Putini po bëhet çdoherë e më shumë agresiv ndaj vendeve perëndimore. “Putini po bëhet më agresiv, duke shfrytëzuar dobësimin e Perëndimit. Pa aprovimin e Putinit, nuk do të kishte sulme të Bjellorusisë ndaj aeroplanit. (Pa Putinin), s’do të kishte kërcënime nga Vuçiq e as 30 tanke të reja për Serbinë. NATO, SHBA dhe BE duhet të ndërmarrin veprime që të mbrojnë miqtë e tyre. Kosova është gati”, thuhet në postimin e ...
Komentet te ​“Kosova është gati”, MPJ kërkon veprime nga SHBA dhe BE kundër Rusisë Janë të Mbyllura

​“Me një vaksinë nuk çel vera”, gastronomët protestojnë nesër para Qeverisë

Lajme
Gastronomët e Kosovës do të protestojnë nesër para objektit të Qeverisë së Kosovës duke filluar nga ora 18:00, në shenjë pakënaqësie me masat kundër parandalimit dhe përhapjes së pandemisë koronavirus. Qeveria Kurti 2 ka vendosur kohë më parë masat e reja antiCOVID-19 sipas të cilave ndalohet puna e gastronomeve dhe qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:30 deri në 05:00 të mëngjesit. Gastronomët si kërkesë kanë largimin e masave kundër koronavirusit, për t’iu hapur rrugë mbajtjes së dasmave dhe organizimeve të tjera. “Me një vaksinë nuk çel vera! Të bashkuar ta kthejmë lumturinë dhe ekonominë në vend”, shkruan Shoqata e Gastronomëve të Kosovës në Facebook. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ndërkaq ...
Komentet te ​“Me një vaksinë nuk çel vera”, gastronomët protestojnë nesër para Qeverisë Janë të Mbyllura

​Vitia takim me mjekët shqiptarë në Evropë

Shëndetësi
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka realizuar sot një takim virtual me përfaqësuesit e Federatës së Mjekëve shqiptarë në Evropë, me të cilët ka biseduar mbi pandeminë COVID-19, procesin e vaksinimit, sfidat e sistemit shëndetësor dhe rrjetëzimin e mjekëve shqiptarë në diasporë. I pari i shëndetësisë kosovare me këtë rast ka falënderuar anëtarët e Federatës së Mjekëve shqiptarë për gatishmërinë dhe vullnetin e mirë për të qenë pranë Kosovës, duke ndarë përvojat e çmuara dhe mbështetjen e ofruar për ekspertizë profesionale në përballjen me pandeminë COVID-19. Takimi është mbajtur në kohën kur Kosova vazhdon të përballet me rënie të numrit të rasteve të reja, ku vetëm gjatë ditës së sotme ...
Komentet te ​Vitia takim me mjekët shqiptarë në Evropë Janë të Mbyllura

​Guvernatori Mehmeti takoi ministrin Murati

Ekonomi
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti ka pritur sot në takim ministrin e Financave Hekuran Murati, me të cilin ka biseduar mbi zhvillimet në sektorin financiar në vend dhe angazhimin e mëtejmë të BQK-së për të ndihmuar në rimëkëmbjen e ekonomisë dhe mbajtjes së sektorit financiar stabil dhe likuid. Mehmeti njoftoi ministrin Murati edhe për zbatimin e rekomandimeve të raporteve të fundit të FMN-së dhe Komisionit Evropian, me theks të veçantë veprimet e ndërmarra nga BQK-ja për harmonizimin e kornizës rregullative bankare me kornizën e Bazel III, liberalizimin e çmimeve në tregun e sigurimeve, dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me sistemin financiar në vend. Nga ana ...
Komentet te ​Guvernatori Mehmeti takoi ministrin Murati Janë të Mbyllura

​Qentë endacakë sulmojnë një 9-vjeçar në Prishtinë

Lajme
Hapësirat brenda dhe jashtë shkollave, lagjet dhe hapësirat e qyteteve e fshatrave po rrezikohen nga qenët endacakë, të cilët shpesh po sulmojnë qytetarët e vendit, përkundër masave të cilat po deklarohen se po merren nga niveli komunal. Ushtruesja e detyrës së shefit të grupit parlamentar Lëvizje Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka bërë të ditur se sot cak i një sulmi të tillë ishte një nëntëvjeçar, në afërsi të shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë, i cili pas lëndimeve të marra si pasojë e sulmit, është trajtuar nga mjekët në Emergjencë. “Problemi që sot preku edhe familjen tonë, ka prekur qindra familje në mbarë Kosovën, jam shumë e vetëdijshme për këtë. Është i ...
Komentet te ​Qentë endacakë sulmojnë një 9-vjeçar në Prishtinë Janë të Mbyllura

​Shenjat e sulmit në zemër dhe jo diçka tjetër, tregojnë mjekët

Shëndetësi
Frika juaj më e keqe është realizuar: një dhimbje në gjoks. “Ky është i madhi”, mendoni ju, “një sulm në zemër, fundi im”. Ju shtrëngoni gjoksin tuaj të majtë dhe prisni që ajo të kalojë. Por cila ishte ajo ndjenjë e çuditshme? Dhe si mund ta dalloni nëse mund të jetë një sulm në zemër, kështu që jeni më të përgatitur herën tjetër. Shenjat se mund të keni një sulm në zemër Jo të gjitha sulmet në zemër shfaqen me dhimbje gjoksi. Anasjelltas, jo të gjitha dhimbjet e gjoksit janë simptoma të një sulmi në zemër. Nëse ndjeni: Presion ose shtrëngim në qendër të gjoksit tuaj, ose në nofullën, qafën, ...
Komentet te ​Shenjat e sulmit në zemër dhe jo diçka tjetër, tregojnë mjekët Janë të Mbyllura

​Konjufca priti në takim deputetin zviceran Cédric Wermuth

Lajme
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca priti sot në takim deputetin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, njëherësh zëvendës president i Partisë Socialdemokrate Cédric Wermuth, me të cilin bisedoi për situatën në vend, me theks të veçantë menaxhimin e pandemisë COVID-19. Kryekuvendari Konjufca e ka falënderuar deputetin Wermuth për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj Kosovës dhe ka shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale. Bashkëbiseduesit janë shprehur të gatshëm për shkëmbimin e përvojave dhe vazhdimin e bashkëpunimit ndërparlamentar mes Zvicrës dhe Kosovës./KP ...
Komentet te ​Konjufca priti në takim deputetin zviceran Cédric Wermuth Janë të Mbyllura

​Haxhiu takon ambasadorin Sakar, merr mbështetje për sundimin e ligjit

Lajme
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe ambasadori turk në Prishtinë, Çagri Sakar diskutuan gjatë një takimi sot për çështje të sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë. Ambasadori Sakar me këtë rast shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar dhe ofruar mbështetje në fushën e sundimit të ligjit, në veçanti përmirësimin e teknologjisë dhe digjitalizimit të sistemit të drejtësisë, në ofrimin e mundësive më të mira për qytetarët. Njëkohësisht, ambasadori turk shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit për forenzikë dhe mjekësi ligjore. Ministrja Haxhiu ndërkaq informoi diplomatin turk mbi prioritetet në fushën e sundimit të ligjit dhe gatishmërinë për t’i vënë në zbatim ligjet e tilla. Palët u dakorduan për bashkëpunim në të ardhmen, ...
Komentet te ​Haxhiu takon ambasadorin Sakar, merr mbështetje për sundimin e ligjit Janë të Mbyllura