Mike Maignan ka zbarkuar në Milano dhe do t’i nënshtrohet testeve mjekësore me “Rossonerët” sot. “Calciomercato.com” raportoi se portieri francez kishte arritur një marrëveshje me “Rossonerët”. Portieri i Lille arriti në Milano të hënën në mbrëmje dhe sipas Gianluca Di Marzios ai do t’i nënshtrohet testeve mjekësore me “Rossonerët” sot në mëngjes, përcjell KosovaPress. Maignan do të bashkohet me Milanin për një çmim prej 15 milionë euro nga Lille dhe do të nënshkruajë një kontratë prej 3 milionë eurove në vit për pesë sezonet e ardhshme. Kalimi i tij në Stadio San Siro e shtyn Gigio Donnarumma më larg Milanit./KP ...
Komentet te Zbarkon në Itali blerja e parë e Milanit Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Sot do të mbahet konferenca rajonale “Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës”. Konferenca rajonale është organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë të Qarkut të Vlorës (DHTIQV). Konferenca rajonale do të filloj në ora 11:00. Në këtë konferencë do të jetë e pranishme edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministri i Financave, Punëve dhe Transferve në Kosovë, Hekuran Murati. Ndërsa nga Shqipëria do të jetë ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe nga Maqedonia do të jetë zëvendëskryeministri, Fatmir Bytyqi. Para të pranishmëve do të prezantohen të gjeturat e hulumtimit ...
Komentet te Mbahet sot konferenca rajonale “Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës” Janë të Mbyllura
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvall-Schwarz do të raportoj sot para deputetëve të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë. Ministrja Gërvalla-Schwarz do të raportoj lidhur me planin legjislativ të ministrisë që ajo drejton. Po ashtu ministrja do të raportoj edhe për prioritetet e saj. Komisioni ku pritet të raportoj Gërvalla-Schwarz do të mblidhet në ora 10:00. /KP ...
Komentet te Ministrja Gërvalla raporton sot para Komisionit për Punë të Jashtme Janë të Mbyllura
Sot mbushen 20 vjet nga rënia e dëshmorit Fadil Nimani – komandant Tigri. Ai ishte nga Gërgoci i Gjakovës, një ushtar shqiptar dhe dëshmor i luftës në Maqedoni. Komandant Tigri iu bashkua forcave shqiptare që luftonin edhe më tutje pas çlirimit të Kosovës për lirinë e shqiptarëve në territoret e administruara nga Maqedonia gjatë viteve 2000. Më 25 maj 2001 bie dëshmor në Vaksincë të Kumanovës, duke komanduar Brigadën e 113 “Ismet Jashari-Kumanova”. /KosovaPress/ ...
Komentet te 20 vjet nga rënia e komandant Tigrit Janë të Mbyllura
Moti i nxehtë do të mbajë edhe sot në Kosovë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se temperaturat do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-30 gradë Celsius. “Java fillon me mot relativisht të qetë, me diell dhe temperatura tipike pranverore. Nga dita e mërkurë pritet ndryshim i motit i përcjellur me vranësira të dendura me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-11m/s”, njofton IHMK./KP ...
Komentet te Sot mot i nxehtë Janë të Mbyllura
Me moton “Me një vaksinë nuk çelë vera” dhe nën sloganin “çelma derën”, gastronmët nga e gjithë Kosova do t’ia mësyjnë sot sheshit “Skënderbeu”. Gastronomët këtë të martë në ora 18:00 do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës në shenjë pakënaqësie për masat kundër parandalimit dhe përhapjes së pandemisë COVID-19. Marrë parasysh numrin e rënieve të rasteve të vdekjeve por edhe të rasteve pozitive, gastronomët kërkojnë nga Qeveria që të lirohen masat dhe të hapet gastronomia në mënyrë që të mos pësohen edhe më tej humbje në këtë sektorë. Të hënën nëpërmjet një konference për media, kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi tha se nuk ka më ...
Komentet te Kërkohet lirimi i masave antiCOVID-19, gastronomët protestojnë sot para Qeverisë Janë të Mbyllura
Sot mbushen 23 vjet kur më 25 maj 1998, forcat serbe hynë në Lybeniq të Pejës, duke vrarë e masakruan nëntë banorë të Lybeniqit, e më vonë edhe burrat e tjerë të fshatit. Gjenocidi i kryer në këtë vendbanim ndaj popullsisë se pafajshme shqiptare më 25 maj 1998 dhe më 1 e 7 prill 1999, është njëri nga krimet me të mëdha që kanë kryer forcat policore-ushtarake dhe para-ushtarake serbe në Kosovë. Drejtuesi i Departamentit të Historisë Bashkëkohore në Institutin e Historisë, Shkodran Imeraj, ka thënë kohë më parë se drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare kanë dështuar në ndjekjen dhe dënimin e autorëve të masakrave që u kryen në Lybeniq ...
Komentet te 23 vjet nga masakra në Lybeniq Janë të Mbyllura
Organizata për Media e Evropës Juglindore me seli në Vjenë, SEEMO, shpreh shqetësimin për faktin se transmetuesi publik, Radio Televizioni i Kosovës, vazhdon të jetë subjekt i presionit politik në Kosovë. Problemi kryesor në këtë drejtim është dështimi për të gjetur një mënyrë të qëndrueshme për të financuar transmetuesin publik, pasi RTK ende financohet nga buxheti i shtetit, duke rrezikuar pavarësinë e saj editoriale dhe institucionale. Neni 4 i Ligjit për RTK përcakton se: “Kuvendi duhet të sigurojë autonominë institucionale dhe financimin e duhur në funksion të shërbimit publik të RTK që është misioni i tij”. Sidoqoftë, në përputhje me situatën në këtë moment, RTK ende nuk ka marrë alokimin ...
Komentet te SEEMO në mbrojtje të RTK-së Janë të Mbyllura
Zogu i shpejtë (Apus apus) mund të fluturojë më shumë se 500 km në një ditë – dukshëm më shumë sesa mendohej më parë, zbulon një studim i ri i bazuar në të dhënat e përcjelljes. Shkencëtarët kishin menduar se speciet udhëtonin mesatarisht rreth 310 milje (500 kilometra) në ditë, por kjo është zbuluar si një ‘vlerësim konservator’. Zogu i madhësisë së mesme në të vërtetë mund të kalojë 354 milje (570 kilometra) në një ditë mesatare, por është gjithashtu i aftë të shkojë shumë më larg dhe më shpejt. Distanca maksimale e regjistruar në studim ishte më shumë se 515 milje (830 kilometra) në ditë gjatë nëntë ditëve. Në ...
Komentet te Ky lloj zogu fluturon më shpejt sesa mendohej më parë, thonë shkencëtarët Janë të Mbyllura
Drejtuesit e Bashkimit Evropian do të konsiderojnë sanksione të mëtejshme kundër Bjellorusisë sonte, të tilla si shtimi i më shumë njerëzve në “listën e zezë”. Por ndalimi i fluturimit të linjave ajrore Bjelloruse nëpër territorin e BE u njoftua nga kancelarja gjermane Angela Merkel pasi mbërriti në samitin në Bruksel. Ajo theksoi se aktivisti i opozitës bjelloruse Roman Protashevich dhe partneri i tij, të cilët u arrestuan të dielën pas uljes me forcë të avionit “Ryanair” në Minsk, duhet të lirohen menjëherë. Sipas një projektvendimi të samitit, në të cilin Reuters kishte qasje, udhëheqësit e BE do t’u bëjnë thirrje linjave ajrore me bazë në BE nga samiti i Brukselit ...
Komentet te Merkel: Më shumë sanksione ndaj Bjellorusisë Janë të Mbyllura