Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal po shqyrton raportin vjetor të Radio Televizionit të Kosovës, për vitin 2020. Kryetari i Bordit të RTK-së, Sali Bashota tha se prioritet i bordit aktual është që ky medium publik të jetë për qytetarët dhe të ketë besimin e plotë të tyre. Sipas tij, raporti është dorëzuar në afatin ligjor. “Ky bord ka trashëguar shumë probleme të mediumit. Qëndrueshmëria financiare, problemi i pronës, ka shumë probleme të cilat janë paraqitur me vite të tëra. RTK të ketë një ligj që është i mirë për te gjithë”, ka thënë ai. Deputeti i LVV-së, Nijazi Isaku ka ngritur çështjen e etikës, duke ...
Komentet te Bashota: Ky bord ka trashëguar shumë probleme, RTK të ketë një ligj që është i mirë për të gjithë Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Pandemia dhe kërkesa e qeverisë për pezullim të shitjeve, kanë qenë arsyet kryesore që kanë ndikuar në rënien e të hyrave të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për vitin 2020. Kështu deklaroi drejtori i AKP-së Valon Tolaj, në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku është duke shqyrtuar raportin vjetor i Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2020. “Edhe AKP vitin 2020 nuk e ka pasur të lehtë. Ka pasur tregues negativ për arsye të cilat jo të AKP-së po të faktorëve të jashtëm. Pandemia ka ndikuar jashtëzakonisht shumë. Ka pasur kërkesë nga ana e qeverisë për pezullim të përkohshëm të shitjes dhe si rrjedhojë nuk kemi pasur aktivitete, ...
Komentet te Tolaj: Shkak i pandemisë AKP ka pasur rënie të të hyrave Janë të Mbyllura
Joachim Low do të pasohet nga Hansi Flick në postin e trajnerit te Kombëtares së Gjermanisë. Tashmë është zyrtare që ish-trajner i Bayernit të Munichut do ta marrë drejtimin e Gjermanisë pas Kampionatit Evropian Euro 2020, përcjell KosovaPress. Flick ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024 me Gjermaninë. Ai ishte lidhur edhe me postin e trajnerit te Barcelonës dhe disa skuadrave të tjera por që nuk i mori në konsideratë pasi ishte pajtuar që ta drejtojë kombëtaren gjermane./KP ...
Komentet te Zyrtare, Hansi Flick trajner i Gjermanisë Janë të Mbyllura
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Haki Abazi ka pyetur ministren e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz se a do të bëhet rishikimi i prezencës së Kosovës në shtetet e botës, dhe me cilat kritere. Për çka ministrja Gërvalla-Schwarz tha se shkak i kostove financiare duhet të bëhet kujdes se ku i vendosin më shumë dhe ku nuk i vendosin ambasadat e konsullatat. “Ligji për shërbimin e jashtëm do të vë në pikëpyetje të gjitha, ambasadat e konsullatat, prezencën e mos prezencën e Kosovë në botë. Duke marrë parasysh edhe koston financiare për shtetin e Kosovës duhet të jemi të kujdesshëm ku i vendosim dhe më shumë se ku nuk i ...
Komentet te Abazi pyet Gërvallen se a do të bëhet rishikimi i prezencës së Kosovës në shtetet e botës Janë të Mbyllura
Superliga e Shqipërisë në futboll nesër e zhvillon xhiron e 36-të dhe të fundit për edicionin 2021. Si asnjëherë më parë, lufta për titull është jashtëzakonisht e ashpër dhe e paparashikueshme derisa janë katër skuadra që po luftojnë direkt për trofeut e më të mirit të futbollit ne këtë vend, përcjell KosovaPress. Tuta dhe Vllaznia kryesojnë renditjen tabelare me nga 63 pikë dhe ndiqen nga Partizani me 62 dhe Laci me 61 sosh. Lideri aktual, Teuta në xhiron e fundit ballafaqohet me Apollonia Fierin, kurse Vllaznia e vendit të dytë ndeshet me Lacin në derbin e kësaj xhiroje. Partizani nga ana tjetër do të ballafaqohet me Bylisin si mysafir./KP ...
Komentet te Nesër vendoset titulli i kampionit në Shqipëri, katër skuadra në luftë direkte Janë të Mbyllura
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë janë të drejta kritikat e adresuar lidhur me postimin e djeshëm në Twitter, i cili ishte me gabime gjuhësore i shkruar në gjuhën angleze. “Ju jap plotësisht të drejtë, e marr përgjegjësinë politike. Nuk kam çfarë zbukuroj, ashtu është, kemi marrë të njëjtin tekst e kemi zgjeruar, mendojmë që tani kemi një tekst të kuptueshëm. Kosova synon, dëshiron dhe do të jetë gjithmonë në anën e aleatëve të saj. Mesazhi nuk është që Kosova është e fortë, mund ta keni keqkuptuar por ai mesazh dëshiron të tregojë që Kosova fortë qëndron në krahun e aleatëve të saj. Në aspektin ...
Komentet te Gërvalla deklarohet për gabimet e MPJ-së në Twitter Janë të Mbyllura
I pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka publikuar fotografi nga stërvitja e Forcës së Sigurisë së Kosovës përkrah ushtrisë amerikane, stërvitje këto që po bëhen në kuadër të “Defender Europe 21”. Kurti thotë se për të parën herë Kosova po shërben si vend pritës i një ushtrimi të udhëhequr nga ushtria amerikane në territorin e vet. Ai shkruan në ushtarët e FSK-së janë duke shfaqur përkushtim dhe profesionalizëm në ushtrime të ndryshme që janë pjesë e “Defender Europe 21”. “Për herë të parë, Kosova po shërben si vend pritës i një ushtrimi të udhëhequr nga ushtria amerikane në territorin e vet. Trupat tona janë duke shfaqur përkushtim dhe ...
Komentet te Kurti: Për herë të parë, Kosova po shërben si vend pritës i një ushtrimi të udhëhequr nga Amerika Janë të Mbyllura
Ylli i Juventusit Cristiano Ronaldo e ka uruar Interin për fitimin e titullit dhe thotë se ai e ka arritur synimin e tij në Juventus. Sulmuesi portugez lëshoi një mesazh në “Instagram” pas përfundimit të sezonit në Serie A. “Jeta dhe karriera e çdo lojtari më të mirë është gjithmonë në ngritje. Vit pas viti, ne përballemi me skuadra fantastike, me lojtarë të jashtëzakonshëm dhe qëllime ambicioze, kështu që gjithmonë duhet të japim më të mirën për të mbajtur veten në nivele të shkëlqyeshme, ”shkroi ai. “Këtë vit nuk mundëm të fitonim Serinë A, përgëzime për Interin për titullin e merituar. Sidoqoftë, unë duhet të vlerësoj gjithçka që kemi arritur ...
Komentet te Letra e gjatë e Ronaldos ku jepen shenja lamtumire nga Juventusi Janë të Mbyllura
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj thotë se po vazhdojnë me sukses operacionet trajnuese të Forcës së Sigurisë së Kosovës, krah për krah me forcat amerikane që po bëhen në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 21”. Mehaj nëpërmjet një shkrimi në “facebook” ka shpërndara fotografi nga stërvitjet e ushtarëve ku ka thënë edhe se Kosova dhe forcat e saj dëshmojnë fuqishëm partneritetin e ngushtë dhe të përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Po vazhdojnë me sukses operacionet trajnuese krah për krah me forcat Amerikane, në kuadër të stërvitjes ‘DEFENDER-Europe 21’. Kosova dhe forcat e saj dëshmojnë fuqishëm partneritetin e ngushtë dhe të përhershëm me SHBA-në dhe forcat e saj si ...
Komentet te Mehaj: Kosova dhe forcat e saj dëshmojnë partneritetin me SHBA-në, rruga jonë drejt NATO-s Janë të Mbyllura
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen gjashtë komisione parlamentare. Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinorë dhe Infrastrukturë dhe Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e komuniteteve dhe Kthim, janë këto gjashtë komisionet parlamentare që do të mblidhen sot. Fillimisht, në ora 10:00 do të mblidhet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ku edhe do të raportoj Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla Schwarz. Po ashtu në ...
Komentet te Mblidhen gjashtë komisione parlamentare Janë të Mbyllura