Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Murra: Rritja e bashkëpunimit rajonal nuk mund të bëhet pa biznesin

Lajme
Bashkëpunimi ekonomik mbetet një nga fushat më të rëndësishme për të realizuar ndërveprimin rajonal, një objektiv i cili ndikon drejtpërdrejti në forcimin e proceseve integruese rajonale. Kështu deklaroi Gjergj Murra, drejtor ekzekutiv i Western Balkan Fund. Ai këtë e tha gjatë konferencës rajonale “Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës” të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës dhe partnerët e saj, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë të Qarkut të Vlorës, financuar nga Western Balkan Fund. Pasi përshëndeti forumin e sotëm dhe përgëzoi Odën e Afarizmit të Kosovës me partnerët e saj për organizimin e kësaj konference rajonale, Murra u shpreh se rritja ...
Komentet te ​Murra: Rritja e bashkëpunimit rajonal nuk mund të bëhet pa biznesin Janë të Mbyllura

​7,500 familje kosovare do të marrin ndihmë nga BE dhe UNDP

Lajme
Projekti i Ndihmës Humanitare i financuar nga BE-ja (HAP) i zbatuar nga UNDP do të përforcojë Qendrat për Punë Sociale në të gjithë Kosovën me 40 punonjës socialë vullnetarë të KB për 12 muajt e ardhshëm si dhe do të mbështesë 7,500 familje në nevojë që jetojnë në varfëri të skajshme me produkte ushqimore, higjienike dhe sende të tjera thelbësore për gjashtë muajt e ardhshëm. Sipas komunikatës ministrore, ky aksion i përbashkët është mbajtur në prani të Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati , Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuesit Special të BE-së Tomáš Szunyog, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së Maria Suokko, si dhe përfaqësueseve ...
Komentet te ​7,500 familje kosovare do të marrin ndihmë nga BE dhe UNDP Janë të Mbyllura

​Haradinaj pas takimit me Kurtin: Mungesa e ShBA-së në procesin e dialogut shqetësuese

Lajme
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka deklaruar se i ka ngritur disa shqetësime për dialogun kryeministrit Albin Kurti. Pas takimit mbi 1 orësh me kreun e qeverisë, Haradinaj tha se mungesa e ShBA-së në procesin e dialogut dhe konfuzioni në agjendën e Brukselit është shqetësuese. Ai tha se edhe ikja prej faktit se Kosova ka bërë luftë çlirimtare nuk i bënë mirë vendit. /KP ...
Komentet te ​Haradinaj pas takimit me Kurtin: Mungesa e ShBA-së në procesin e dialogut shqetësuese Janë të Mbyllura

​Tolaj: Pandemia dhe kërkesa e Qeverisë për pezullim të shitjeve ndikuan në rënien e të hyrave në AKP

Lajme
Pandemia dhe kërkesa e qeverisë për pezullim të shitjeve, kanë qenë arsyet kryesore që kanë ndikuar në rënien e të hyrave të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2020. Kështu deklaroi drejtori i AKP-së Valon Tolaj, në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku sot është shqyrtuar raportin vjetor i kësaj Agjencie për vitin 2020. Tolaj tha se janë rreth 17 milionë euro të hyra nga shitjet dhe shpronësimet, derisa përmendi se gjatë vitit 2020 ka pasur edhe rënie të të hyrave nga qiratë. Tolaj: Dy faktorë të jashtëm kanë ndikuar që Agjencia për vitin 2020 të ketë të hyra më të vogla “Si çdo institucion tjetër edhe AKP ...
Komentet te ​Tolaj: Pandemia dhe kërkesa e Qeverisë për pezullim të shitjeve ndikuan në rënien e të hyrave në AKP Janë të Mbyllura

​ShSKUK: 186 pacientë në trajtim nga COVID-19, 5 në gjendje më të rëndë

Shëndetësi
Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 186 pacientë. Kështu bëhet e ditur në raporton e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK). Nga ta 5 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe 130 janë nën asistim të oksigjenoterapisë. Njoftimi i plotë nga ShSKUK: 99 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19. 5 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 130 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë. Në QKUK janë të shtrirë 109 pacientë: 5 pacientë janë në gjendje të rënduar 56 janë të konfirmuar me Sars Cov-2 84 janë me oksigjeno-terapi. Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 37 pacientë Klinika e Pulmologjisë, ...
Komentet te ​ShSKUK: 186 pacientë në trajtim nga COVID-19, 5 në gjendje më të rëndë Janë të Mbyllura

​Muqostepa: Qeveritë e tri vendeve të kenë prioritet interesin ekonomik para interesit politik

Ekonomi
Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri, Ines Muqostepa pjesëmarrëse në konferencën rajonale “Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës” që po mbahet në Prishtinë, theksoi se qeveritë e tri vendeve duhet t’i kenë prioritet interesat ekonomike dhe të qytetarëve para interesave politike. Muqostepa tha se vullneti dhe angazhimi politik janë parakusht për çdo bashkëpunim të frytshëm. Derisa shtoi se padyshim që lëvizja e mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve përtej kufijve do të ndikonte në rritjen e vendeve të punës dhe do të sillte prosperitet, por sipas saj për këtë nevojitet vullnet politik. Muqostepa: Nevojitet një vullnet i fortë politik për të përmbushur thirrjet ekonomike “Për këtë ...
Komentet te ​Muqostepa: Qeveritë e tri vendeve të kenë prioritet interesin ekonomik para interesit politik Janë të Mbyllura

​Pandemia COVID -19 në Ballkan, gastronomia dhe hoteleria më të dëmtuarit

Ekonomi
Ndikimi i pandemisë COVID-19 kishte efekt negativ në ekonominë e Kosovës dhe atë të rajonit. Ndërsa menaxhimi i pandemisë në vendete Ballkanit në përgjithësi ishte i përafërt, për nga miratimi i pakove fiskale. Derisa Maqedonia e Veriut ishte i vetmi shtet që ka miratuar pakon e gjashtë fiskale në ndihmë të qytetarëve dhe bizneseve, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi ishin vendet me numrin më të vogël të pakove fiskale. Ndërsa sektorët më të dëmtuar në vendet e Ballkanit ishin kryesisht gastronomia, turizmi, transporti, infrastruktura, ndërtimtaria. Kështu u tha në konferencën rajonale “Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës”, të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) në bashkëpunim me Odën ...
Komentet te ​Pandemia COVID -19 në Ballkan, gastronomia dhe hoteleria më të dëmtuarit Janë të Mbyllura

​Raportimi i Gërvallës vazhdon pa praninë e mediave

Lajme
Komisioni për Punë të Jashtme, ku po raporton ministrja Donika Gërvalla po vijon me dyer të mbyllura. Kjo për shkak siç deklaroi Ministrja dhe Kryetari i komisionit, “janë disa çështje të ndjeshme që nuk mund të diskutohen në praninë e mediave”. Gjatë raportimit pati kritika të ashpra ndaj ministres Gërvalla për komunikimin në Twiter./KP ...
Komentet te ​Raportimi i Gërvallës vazhdon pa praninë e mediave Janë të Mbyllura

​Në Kizhevak gjendet mbi 10 mbetje mortore, dyshohet se u përkasin civilëve shqiptarë

Shëndetësi
ë Kizhevak të Serbisë, janë gjetur mbi 10 mbetje mortore të cilat dyshohet se u përkasin civilëve shqiptarë të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kryetari i Këshilli koordinues për të zhdukurit dhe krimet e luftës, Ahmeti Grajqevci në një konferencë për medie tha se tashmë procesi në Kizhevak po përmbyllet dhe dyshimet janë se mbetjet mortore i takojnë familjarëve të zhdukur nga Rezalla. Grajqefci ka kërkuar nga Serbia që të tregojë vendndodhjen e personave të zhdukur gjatë luftës. Grajqefci: Serbia të tregojë se ku janë të zhdukurit “Ai proces që po përmbyllet aty si po duket se është komplet i familjarëve të Rezallës edhe 6 trupa iu mungojnë ...
Komentet te ​Në Kizhevak gjendet mbi 10 mbetje mortore, dyshohet se u përkasin civilëve shqiptarë Janë të Mbyllura

Krasniqi: Fuqizimi i bashkëpunimit rajonal është faktor kyç për rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve

Ekonomi
Në Prishtinë po mbahet konferenca rajonale “Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës”. Konferencë kjo e organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë të Qarkut të Vlorës (DHTIQV). Me këtë rast kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Skënder Krasniqi, tha se qëllimi i këtij aktiviteti është rritja e bashkëpunimit rajonal. Krasniqi ka theksuar edhe se fuqizimit i bashkëpunimit rajonalë është faktori kyç për rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve si në Ballkan, Evropë por edhe në Botë. “Ky aktivitet dhe aktivitete të tjera kanë qëllim kryesor rritjen e bashkëpunimit rajonal së bashku me partnerët ...
Komentet te Krasniqi: Fuqizimi i bashkëpunimit rajonal është faktor kyç për rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve Janë të Mbyllura