Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Lëvizja Vetëvendosje kërkon shkarkimin e bordit të AKP-së

Lajme
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, përmes komisionit për Ekonomi i kanë rekomanduar Kuvendit të Kosovës shkarkimin e bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). Përmes një konference për medie, ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se me mos-miratimin e planin të punës në komision, i është hapur rrugë seancës së Kuvendit shkarkimi i bordit të AKP-së dhe emërimi i një bordi të ri, të propozuar nga Qeveria Kurti II. Bordi i ri, sipas saj do ta përmbyllë fazën e tranzicionit, mbylljes së AKP-së dhe transferimit të aseteve të saj në fondin sovran. Kusari-Lila: Kemi rekomanduar seancës shkarkimin e AKP-së “Sot në komisionin për ...
Komentet te ​Lëvizja Vetëvendosje kërkon shkarkimin e bordit të AKP-së Janë të Mbyllura

​Gërvalla thotë se s’do të ketë konsuj politik, mbi 50% e ambasadorëve do të jenë diplomatë të karrierës

Lajme
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla ka thënë se me ligjin për shërbimin e jashtëm do të rishikohet prezenca e të gjitha ambasadave në botë ku do të vendoset se në cilat shtete duhet të jetë e pranishme Kosova. Në raportimin e saj para deputetëve të Komisionit për Punë të Jashtme, Gërvalla ka deklaruar se nuk do të ketë konsuj politik dhe se mbi 50% e ambasadorëve të Kosovës në botë do të jenë diplomatë të karrierës, derisa përqindja më e vogël do të jenë të emëruar politik. Para deputetëve ajo ka folur edhe për shkarkimin e ambasadorëve dhe mundësinë që konsujt politik të lirohen gjithashtu ...
Komentet te ​Gërvalla thotë se s’do të ketë konsuj politik, mbi 50% e ambasadorëve do të jenë diplomatë të karrierës Janë të Mbyllura

​Osmani priti në takim ambasadorin Orlando, falënderon Italinë për ndihmën e vazhdueshme

Lajme
Presidentja Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim ambasadorin italian Nicola Orlando. Të dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit politik në vend. Sipas njoftimit nga presidenca, Osmani e ka njoftuar ambasadorin Orlando për koordinimin e vazhdueshëm me institucionet e reja, si dhe angazhimin e plotë për bashkëpunim me partnerët dhe miqtë e Kosovës, në mënyrë që sa më shpejtë të shtyhen përpara reformat e premtuara. Sipas saj, rezultatet e një bashkëpunimi të tillë u panë së fundmi edhe me aksionin kundër krimit të organizuar transnacional, që ishte rezultat i punës së e përbashkët të policive të rajonit dhe shteteve të tjera. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje ...
Komentet te ​Osmani priti në takim ambasadorin Orlando, falënderon Italinë për ndihmën e vazhdueshme Janë të Mbyllura

​Deputetët e vlerësojnë të dobët raportin vjetor të RTK-së

Lajme
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, ka kritikuar raportin vjetor të Radio Televizionit të Kosovës. Pozitë e opozitë e kanë vlerësuar të dobët raportin për vitin e kaluar, duke shtuar se gjendja e transmetuesit publik është jo e mirë. Gjatë mbledhjes së komisionit është diskutuar gjatë edhe për Kodin e Etikës që përfshin të punësuarit e RTK-së. Bordi i medias publike ka thënë se është çështje personale e individuale se çfarë shkruajnë, por që me këtë nuk janë pajtuar anëtarët e komisionit. Kryetari i Bordit të RTK-së, Sali Bashota para anëtarëve të komisionit ka thënë se bordi për 8 muaj ka qenë pa kuorum për shkak ...
Komentet te ​Deputetët e vlerësojnë të dobët raportin vjetor të RTK-së Janë të Mbyllura

​Kërkohet konsideratë për obligimet tatimore për shkak të vështirësive financiare

Ekonomi
Ndikimi i COVID-19 mbi kompanitë e sektorit privat, si dhe implikimet në obligimet e tyre tatimore, por edhe marrëdhëniet e përgjithshme me Administratën Tatimore të Kosovës, ishin në fokus të tryezës së diskutimit me Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore. Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë tha se partneriteti i përfaqësuesve të sektorit privat me Administratën Tatimore të Kosovës është i rëndësishëm për operacionet e ndërmarrjeve të sektorit privat. Ai po ashtu tha se roli i ATK-së është kyç edhe në menaxhimin e detyrimeve tatimore pas vështirësive financiare të shkaktuara si pasojë e pandemisë COVID-19. Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj foli ...
Komentet te ​Kërkohet konsideratë për obligimet tatimore për shkak të vështirësive financiare Janë të Mbyllura

​Policia e Gjakovës në aksion kundër motoristëve

Lajme
Aksidentet e shkaktuara apo vetë aksidentet në komunikacion, e të cilat jo rrallë herë përfundojnë me fatalitet, vazhdojnë të jenë shqetësuese në mbarë Kosovën, e kjo ndodhë edhe në qytetin e Gjakovës. Sipas Policisë së Kosovës, motoristët e të gjitha moshave, që për nga numri i tyre prezent në qytetin e Gjakovës është i madh, jo vetëm në brendi të qytetit, por edh jashtë po shkaktojnë pasiguri tek qytetarët nga ngasja e tyre e shpejtë dhe shumë herë e pa kontrolluar. Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, respektivisht Njësia Rajonale e komunikacionit rrugor, është në zbatim të Planit operativ “ Motoçikleta” në kontrollin e shtuar të ...
Komentet te ​Policia e Gjakovës në aksion kundër motoristëve Janë të Mbyllura

​Ish-zëvendësministri i MEPTINI-s e quan skandaloze deklaratën e Hajdarit për reciprocitetin

Lajme
Deklaratën e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari se s’ka dashur që të vendos menjëherë reciprocitetin me Serbinë por të shfrytëzojë mekanizmat rajonalë që të zgjidhin problemet që ekzistojnë mes dy shteteve po e quan skandaloze, ish-zëvendësministri i MEPTINI-s, Edison Jakurti. Ai thotë se deklarata e ministres Hadari është mungesë e thellë e të kuptuarit se për çka shërben reciprociteti në tregtinë ndërkombëtare. “Deklaratë skandaloze. Mungesë e thellë e të kuptuarit se për çka shërben reciprociteti në tregtinë ndërkombëtare. Ai është mjet, nuk është qëllim”, ka shkruar Jakurti. Ndërkohë që ministrja Hajadri këtë deklaratë e bëri në konferencën rajonale “Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës” të organizuar nga ...
Komentet te ​Ish-zëvendësministri i MEPTINI-s e quan skandaloze deklaratën e Hajdarit për reciprocitetin Janë të Mbyllura

​Një i vdekur dhe 11 raste të reja pozitive me COVID-19

Shëndetësi
Një i vdekur dhe 11 raste të reja pozitive me COVID-19 janë raportuar 24 orët e fundit në Kosovë. Ka njoftuar Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK). Njoftimi i IKShPK-së: 258 TË SHËRUAR DHE 11 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.291 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 11 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar vetëm 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga ...
Komentet te ​Një i vdekur dhe 11 raste të reja pozitive me COVID-19 Janë të Mbyllura

​Maqedonia e Veriut implementoi më së shumti pako fiskale në rajon

Maqedoni
Ndikimi i pandemisë COVID-19 kishte efekt negativ në ekonominë e Kosovës dhe atë të rajonit, që ndikoi në mbylljen e shumë bizneseve dhe reduktimin e numrin të të punësuarve. Ndërsa menaxhimi i pandemisë në vendete Ballkanit në përgjithësi ishte i përafërt, për nga miratimi i pakove fiskale. Derisa Maqedonia e Veriut ishte i vetmi shtet që ka miratuar pakon e gjashtë fiskale në ndihmë të qytetarëve dhe bizneseve, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi ishin vendet me numrin më të vogël të pakove fiskale. Ndërsa sektorët më të dëmtuar në vendet e Ballkanit ishin kryesisht gastronomia, turizmi, transporti, prodhimtaria, ndërtimtaria si dhe në reduktimin e numrit të të punësuarve. Kështu u ...
Komentet te ​Maqedonia e Veriut implementoi më së shumti pako fiskale në rajon Janë të Mbyllura

Zyra e Kryeministrit: Haradinaj kërkoi përfshirje më të madhe të ShBA-së në dialog

Lajme
Këtë të martë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në takim kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj. Nga zyra e kryeministrit thonë se Haradinaj ka kërkuar përfshirje më të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në dialog krahas Bashkimit Evropian. Po ashtu thuhet se Haradinaj ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të AAK-së për bashkëpunim me Qeverinë për tema të interesit nacional. “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti në takim kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj dhe nënkryetarin e parë, Ardian Gjini. Kryeministri Kurti ...
Komentet te Zyra e Kryeministrit: Haradinaj kërkoi përfshirje më të madhe të ShBA-së në dialog Janë të Mbyllura