Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Haxhiu-Minxhozi diskutojnë mbi integrimin më të madh Kosovë-Shqipëri

Lajme
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, priti sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë Qemal Minxhozi, me të cilin bisedoi për zhvillimin dhe integrimin më të madh të të dy shteteve të kombit shqiptar. Me prioritet u diskutuan mekanizmat që Ministria e Drejtësisë do t’i vë në dispozicion në bashkëpunim me ministritë tjera relevante, që edhe në aspektin administrativ e ligjor të krijohen mundësi për zhvillim më të hovshëm ekonomik në mes të dy vendeve. Ambasadori Minxhozi vlerësoi punën dhe përkushtimin e treguar gjatë kësaj periudhe të qeverisjes së re, duke inkurajuar që me të njëjtën energji të vazhdohet përgjatë mandatit, si garanci që sukseset e mëdha të jenë të ...
Komentet te ​Haxhiu-Minxhozi diskutojnë mbi integrimin më të madh Kosovë-Shqipëri Janë të Mbyllura

​MSH pranon pajisje mjekësore nga Japonia

Shëndetësi
Ministria e Shëndetësisë sot ka pranuar 20 pompa shiringash dhe 10 elektrokardiograma si pjesa e parë e pajisjeve mjekësore të dhuruara nga Qeveria e Japonisë. Vlera totale prej 810 mijë euro synon të mbështesë përpjekjet e Ministrisë së Shëndetësisë për të përmirësuar sistemin e saj shëndetësor dhe kapacitetet mjekësore në luftën kundër COVID-19. Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia shprehu vlerësimin e tij të lartë për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Japonisë për sektorin shëndetësor me theks të veçantë në mbështetjen gjatë pandemisë me masa mbrojtëse, ilaçe, pajisje dhe mbështetjen që pritet në të ardhmen. Ndërsa, ambasadori i Japonisë në Kosovë, Akira Mizutani deklaroi se është i kënaqur që të ...
Komentet te ​MSH pranon pajisje mjekësore nga Japonia Janë të Mbyllura

Gërvalla takohet me Bjørnstad, diskutohet normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi

Lajme
Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla dhe ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj pritën sot në takim përfaqësuesin e posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjørnstad, me të cilin biseduan mbi prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës dhe zhvillimet politike aktuale në vend. Ministrja Gërvalla ka falënderuar Bjørnstad për mbështetjen që Norvegjia i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi, si dhe ka vlerësuar ndihmën konkrete norvegjeze për menaxhimin e pandemisë COVID-19. Në këtë takim u bisedua edhe për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Nga ana tjetër, pala norvegjeze ka rikonfirmuar mbështetjen e shtetit të Norvegjisë karshi agjendës evropiane të Kosovës. /KP ...
Komentet te Gërvalla takohet me Bjørnstad, diskutohet normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi Janë të Mbyllura

​Komuna e Skenderajt me arkivin më të avancuar në Kosovë

Lajme
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me drejtoren e Administratës komunale Emine Rrecaj dhe shefin e arkivit Hamit Geci, sot kanë bërë përurimin e përfundimit të projektit për modernizimin e arkivit të komunës, sipas standardit ndërkombëtar ISO, në formë fizike dhe elektronike. Me këtë investim, Komuna e Skenderajt është bërë shembull edhe për komunat tjera të cilat po e marrin model organizimin e tillë të arkivit. Kryetari Jashari tha se tashme janë krijuar kushte optimale për shfrytëzim të hapësirës ku do të bëhet mbrojtja e dokumenteve të arkivuara nga qasja e paautorizuar si dhe do të jenë të sigurta nga zjarri. “Realizimi i këtij projekti siguron proces ...
Komentet te ​Komuna e Skenderajt me arkivin më të avancuar në Kosovë Janë të Mbyllura

​Aksident trafiku në Mirosale të Ferizajt, vdes ngasësi 16-vjeçar i automjetit

Lajme
Sot rreth orës 15:10 në Mirosale të Ferizajt ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin ishte përshirë automjet i udhëtarëve. Deri tek aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve ishte duke lëvizur në rrugën lokale nga fshati Dradani në drejtim të fshatit Mirosale dhe për shkak të mospërshtatjes të shpejtësisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës, kthesë, drejtuesi humb kontrollin mbi automjet dhe përfundon jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit A.K., i moshës 16- vjeç, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar në vendin e ngjarjes mjeku nga qendra e emergjencës nga spitali rajonal i Ferizajt. Me vendim të Prokurorit të ...
Komentet te ​Aksident trafiku në Mirosale të Ferizajt, vdes ngasësi 16-vjeçar i automjetit Janë të Mbyllura

​Provimi i maturës mbahet më 26 qershor

Lajme
Me kërkesë të drejtorive komunale të arsimit (DKA), konkretisht shkollave, për shkak të afatit të shkurtër të paraqitjes së provimit për arsye se ka pasur lëvizje të kalendarit shkollor është vendosur që provimi i maturës të mbahet më 26 qershor. Si pasojë e COVID-19, e cila ka reflektuar në mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor në vitin shkollor 2020/21, si dhe në reduktimin e përmbajtjes mësimore dhe mbajtjes së orëve mësimore me orar të shkurtuar edhe këtë vit sikurse vitin e kaluar, provimi i maturës do të mbahet brenda një dite. Komisioni Shtetëror i Maturës dhe MAShTI mbeten të përkushtuar që provimi shtetëror i maturës të realizohet konform kritereve dhe standardeve të ...
Komentet te ​Provimi i maturës mbahet më 26 qershor Janë të Mbyllura

​Bekim Sejdiu dorëhiqet nga Gjykata Kushtetuese

Lajme
Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Bekim Sejdiu, sot ka dorëzuar letër-dorëheqjen e tij nga pozita e gjyqtarit, në përputhje me dispozitat përkatëse të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe rregulloren e punës së gjykatës. Kjo është bërë e ditur nga Gjykata Kushtetuese, sipas së cilës gjyqtari Sejdiu ka ofruar dorëheqjen me qëllim të vazhdimit të karrierës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. “Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shpreh falënderimin për punën që gjyqtari Sejdiu ka bërë deri më sot në avancimin e gjyqësisë kushtetuese të Kosovës dhe i uron suksese të mëtutjeshme në karrierën e tij profesionale”, thuhet në njoftim./KP ...
Komentet te ​Bekim Sejdiu dorëhiqet nga Gjykata Kushtetuese Janë të Mbyllura

​Gjilanasit pajisen me fletëpalosje të aplikacionit “Lajmëro Policinë”

Lajme
Qytetarët vazhdojnë të njoftohet dhe njëkohësisht të pajisen me fletëpalosje të aplikacionit “Lajmëro Policinë”. Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës (PK) në Gjilan sot ka vazhduar me fushatën “Lajmëro Policinë” duke shpërndarë fletëpalosjet lidhur me aplikacionin digjital të cilin Policia e Kosovës (PK) e ka lansuar që vitin e kaluar. Kësaj radhe fletëpalosjet po shpërndahen në hapësirat e stacionit policor në Gjilan dhe në Drejtorinë Rajonale të Policisë. Policia e Kosovës fton qytetarët që kanë në përdorim telefonat me sistem operativ android që ta shkarkojnë aplikacionin “Lajmëro Policinë” dhe përmes këtij aplikacioni të paraqesin rastet, shqetësimet apo ankesat e tyre. Policia e Kosovës është e përkushtuar për krijimin e një ...
Komentet te ​Gjilanasit pajisen me fletëpalosje të aplikacionit “Lajmëro Policinë” Janë të Mbyllura

Hajdari: Si Qeveri nuk po ngutemi për pako të re të rimëkëmbjes

Lajme
Qeverisë Kurti nuk po i ngutet të nxjerrë pako të reja mbështetëse për bizneset dhe qytetarët, derisa shteti fqinj Maqedonia e Veriut ka nxjerrë 6 sosh kundër pandemisë Covid-19. Duke iu përgjigjur sekretarit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Diamant Elshani se si mund të ringjallet ekonomia pas pandemisë, tani kur vendi ka stabilitet politik, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se Qeverisë Kurti tani nuk po i ngutet të bëjë shpejt pako të ndryshme për rimëkëmbjen ekonomike. Hajdari: Qeveria Kurti nuk po ngutet me nxjerr pako mbështetëse që ndoshta nuk ka ndikim pozitivë “Kosova ka shumë mundësi të dalë nga kjo situatë, por duhet theksuar se ...
Komentet te Hajdari: Si Qeveri nuk po ngutemi për pako të re të rimëkëmbjes Janë të Mbyllura

​Kërkohet paraburgim ndaj një personi për mashtrim

Lajme
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit me inicialet Xh.P., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Mashtrimi”, nga neni 323 të KPRK-së dhe “Prezantimi i rremë si person zyrtar”, nga neni 409 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas njoftimit tw lwshuar nga Gjykata, lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit ka ndërmarrë veprime në mënyrë urgjente, duke autorizuar policinë për zbatimin e tyre, me aprovim të gjykatës kompetente, ashtu që ka lëshuar urdhëresë të përkohshme për zbatimin e masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, përfshirë fotografimin e fshehtë dhe vëzhgimin me video ...
Komentet te ​Kërkohet paraburgim ndaj një personi për mashtrim Janë të Mbyllura