Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësinë në miqësoren Turqi – Azerbajxhan

Sport
 Katërshja e gjyqtarëve kosovarë në krye me Genc Nuzën, do ta ndajë drejtësinë në miqësoren ndërkombëtare, Turqi – Azerbajxhan. Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten (27 maj) në “Oba Stadymu” në Alanya, derisa Nuzës do t’i asistojnë Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe Visar Kastari. Kombëtarja e Turqisë është pjesëmarrëse në Euro2020 dhe kjo miqësore zhvillohet në kuadër të përgatitjeve të saj për turneun e madh evropian, i cili nis më 11 qershor. Pa dyshim, delegimi i gjyqtarëve kosovarë në ndeshje të këtij niveli dëshmon punën e mirë që ka bërë FFK edhe në ngritjen profesionale të gjyqtarëve./KP ...
Komentet te ​Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësinë në miqësoren Turqi – Azerbajxhan Janë të Mbyllura

​Nikoqirja e Evrovizionit përfundoi në spital

ShowBiz
Nikki de Jager (27), e njohur për udhëzimet që boton si Nikkie Tutorials në YouTube, e cila ishte nikoqirja e Evrovizionit të këtij viti në Roterdam, informoi 15 milionë ndjekësit e saj në Instagram, se ajo përfundoi në spital. Nikki regjistroi një video dhe zbuloi se pas garës në të cilin drejtoi programin muzikor, ajo përfundoi në spital. “Tri ditë më parë isha në konkursin më të madh të muzikës në planet, dhe tani jam në spital. Po marr shërimin për sëmundjen kronike të zorrëve. Nuk zgjodha një jetë joshës, një jetë joshës më zgjodhi mua,” tha Nikki me një buzëqeshje. Nikki është personi i parë transgjinor që udhëhoqi Evrovizionin. ...
Komentet te ​Nikoqirja e Evrovizionit përfundoi në spital Janë të Mbyllura

​Biden – Putin takohen më 16 qershor

Rajoni dhe Bota
Presidentët e SHBA dhe Rusisë, Joseph Biden dhe Vladimir Putin, do të takohen më 16 qershor në Gjenevë, konfirmuan sot Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini. “Në përputhje me marrëveshjen, presidenti rus Vladimir Putin do të takohet me presidentin e SHBA Joseph Biden në Gjenevë, më 16 qershor,” tha Kremlini. Temat e takimit do të jenë marrëdhëniet dypalëshe midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, stabiliteti strategjik, zgjidhja e konflikteve rajonale dhe një luftë e përbashkët kundër pandemisë së virusit korona. Detajet e samitit në Gjenevë u dakorduan në një takim të Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA Jake Sullivan dhe homologut të tij rus Nikolai Petrushev, transmeton AP. Shtëpia e Bardhë ...
Komentet te ​Biden – Putin takohen më 16 qershor Janë të Mbyllura

​Hajdari thotë se deklarata e saj për reciprocitetin u keqkuptua

Lajme
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, deklaroi sot se nuk ka dashur që të vendosë menjëherë reciprocitetin me Serbinë, por të shfrytëzojë mekanizmat rajonalë që të zgjidhin problemet që ekzistojnë mes dy shteteve. Këto deklarata, Hajdari i bëri gjatë konferencës rajonale “Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës” të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës dhe partnerët e saj, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë të Qarkut të Vlorës. E kjo deklaratë e saj bëri buj të madhe, me ç’rast pati edhe shumë reagime dhe kritika ndaj saj dhe Qeverisë Kurti. Por përmes një statusi në Facebook, ministrja Hajdari ka thënë ...
Komentet te ​Hajdari thotë se deklarata e saj për reciprocitetin u keqkuptua Janë të Mbyllura

​13 viktima të reja nga Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Maqedoni
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 13 raste të reja të vdekjes dhe 14 raste të reja me COvid-19, ku dhjetë prej tyre janë regjistruar në Shkup, ndërkohë që katër të infektuarit tjerë janë regjistruar në katër qytete të ndryshme të vendit. Kumanovë, Kavadar, Resnjë, Makedonski Brod. Pavarësisht rënies së dukshme të rasteve dhe viktimave, Komisioni për sëmundje ngjitëse nuk është mbledhur as sot për të diskutuar mbi vlefshmërinë e masave restriktive kundër Kovid19. Masat restriktive vlejnë deri më 1 Qershor. Ndërkohë procesi i vaksinimit vazhdon të rrjedhë. Deri më tash janë vaksinuar rreth 221.000 qytetarë ndërkaq rreth 180 mijë të tjerë janë paraqitur për tu ...
Komentet te ​13 viktima të reja nga Covid-19 në Maqedoninë Veriore Janë të Mbyllura

LEDRI DHE MAJK ME BASHKËPUNIM SË SHPEJTI?

ShowBiz
Reperi i njohur, Ledri ka postuar një video në rrjete sociale me Majk.   Ledri dhe Majk njihen si një ndër reperët më të dashur të publikut shqiptar. Ata kanë tashmë disa karrierë dhe shumë projekte muzikore të cilat kanë arritur suksese të ndryshme. Talenti i tyre i padiskutueshëm bën që ata të dëgjohen tejet shumë me çdo lansim muzikor. Së fundmi Ledri ishte ai i cili bëri fansat e të dy reperëve të dyshojnë përmes një publikimi në rrjete sociale se mos ndoshta diçka e re po vjen nga dy reperët. Ledri sot ka publikuar në Instastory një video ku shihej duke kaluar kohë me Majk teksa të dy ...
Komentet te LEDRI DHE MAJK ME BASHKËPUNIM SË SHPEJTI? Janë të Mbyllura

​Fillon protesta e gastronomëve

Lajme
Me pankarta në duar me anë të së cilave po kërkojnë lirimin e masave antiCovid, gastronomet e Kosovës kanë nisur protestën para Teatrit Kombëtar në Prishtinë. Ata po kërkojnë heqjen e kufizimit të lëvizjes, dhe lehtësim të masave, për t’iu mundësuar funksionim normal në veprimtarinë e tyre./KP ...
Komentet te ​Fillon protesta e gastronomëve Janë të Mbyllura

DHURATA DORA SHFAQET ATRAKTIVE NGA XHIRIMET E KLIPIT TË RI

ShowBiz
Këngëtarja së shpejti po publikon projektin e ri muzikor.   Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, së shpejti do ta publikojë projektin e saj më të ri muzikor. Dhurata publikoi një imazh në rrjete sociale ku shkroi një pjesë nga teksti i këngës së ardhshme. Ajo u shfaq me një fustan ngjyrë jeshil teksa për grimin dhe flokët ishte përkujdesur t`i rregullonte mjaft me stil të veçantë. “Se veq ty t‘duuuu, a jeni gati?”, shkroi Dhurata në mbishkrimin e fotografisë. Këngëtarja dukej mjaft joshëse por se kur do të publikohet kënga ende nuk dihet./RTK ...
Komentet te DHURATA DORA SHFAQET ATRAKTIVE NGA XHIRIMET E KLIPIT TË RI Janë të Mbyllura

DAFINA ZEQIRI I BASHKOHET PROTESTËS SË GASTRONOMËVE

ShowBiz
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës prej disa ditësh ka njoftuar për një protestë para objektit të Qeverisë në Prishtinë.   Protesta e paralajmëruar do të mbahet ditën e sotme (e martë) në orën 18:00. “Me një vaksinë nuk çel pranvera” – është motoja e protestës së cilës i është bashkuar edhe këngëtarja Dafina Zeqiri./RTK ...
Komentet te DAFINA ZEQIRI I BASHKOHET PROTESTËS SË GASTRONOMËVE Janë të Mbyllura

​Osmani takohet me përfaqësuesit e fondacionit Heinrich Boell Stiftung

Lajme
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim përfaqësuesit e fondacionit gjerman të të gjelbërve Heinrich Boell Stiftung, me të cilët ka biseduar mbi rëndësinë e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën në veçanti. Osmani theksoi se zhvillimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja e mjedisit janë dhe do të jenë prioritet gjatë mandatit të saj. Në mes tjerash, Osmani u shpreh se Kosova duhet të përqafojë një model të zhvillimit ekonomik që është i bashkërenditur me agjendën e gjelbër, ngase faktet nga terreni dëshmojnë se një gjë e tillë jo veçse është e mundur, por edhe ekonomikisht më e arsyeshme. Palët diskutuan edhe për rëndësinë e Deklaratës nga Samiti ...
Komentet te ​Osmani takohet me përfaqësuesit e fondacionit Heinrich Boell Stiftung Janë të Mbyllura