Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka sqaruar arsyet e refuzimit të ftesës së kryeministrit Albin Kurti për të diskutuar mbi çështjet me interes kombëtar që qeveria duhet të ketë me prioritet. Ai tha se kryeministri Kurti para se të ftonte opozitën në takim do duhej të përgatiste një platformë të shkruar, në të cilën të listoheshin parimet dhe qëllimet mbi ato çështje, që kanë rëndësi kyçe për Kosovën. “Së pari, kryeministri Kurti dhe qeveria e tij para se të ndodhë takimi do duhej ta ofronte një platformë të shkruar mbi këtë dialog, ta bënte publike këtë platformë, të kishte parime të qarta, qëllime ...
Komentet te Hoxhaj tregon pse refuzoi ftesën e kryeministrit Kurti Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë Jorn Rohde ka përgëzuar qëndrimin e Qeverisë së Kosovës për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal para takimit të Procesit të Berlinit. “Të inkurajuar nga qëndrimi proaktiv i qeverisë kosovare për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal përpara takimit të Procesit të Berlinit me vizat e vendit të tretë dhe kartat e identitetit që udhëtojnë në rajon”, shkruan diplomati gjerman në Twitter. Ndryshe, ndonëse nuk përmendet Mini-Schengeni, Qeveria Kurti 2 është zotuar të marrë pjesë në nismat rajonale vetëm si palë e barabartë. Mbështetur në programin qeverisës, Kosova do të përfaqësojë me profil të qartë dhe të pavarur interesat nacionale të vendit dhe qytetarëve të tij në formatet e ...
Komentet te Rohde përgëzon Kosovën për bashkëpunimin rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit Janë të Mbyllura
Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi dhe drejtori komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Driton Veliu kanë vendosur sot solemnisht gurthemelin për ndërtimin e gjashtë shtëpive në Lagjen e Dëshmorëve në Balloc. Bulliqi me këtë rast tha se ndjehet i lumtur që po vazhdon projekti i ndërtimit të shtëpive për familjet me gjendje të rëndë sociale, të cilat nuk e kanë të zgjidhur çështjen e banimit. Në kuadër të projektit, i cili ishte përkrahur nga Ministria e Punës dhe Mirëqenie Sociale, deri më tash janë ndërtuar 106 shtëpi, ndërsa me këto 6 shtëpi që po ndërtohen nga buxheti i Komunës, numri i përgjithshëm i tyre në këtë lagje arrin ...
Komentet te Vihet gurthemeli i gjashtë shtëpive në Lagjen e Dëshmorëve në Balloc të Podujevës Janë të Mbyllura
Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka deklaruar se në arsimin e lartë po zhvillohen projekte të rëndësishme të mbështetura nga partnerët zhvillimorë dhe donatorët, me qëllim të fuqizimit më të mëtejmë të këtij sektori të rëndësishëm. Në një takim virtual të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, partnerët zhvillimorë, përfaqësues të ambasadave, organizata e ndërkombëtare dhe donatorët treguan për projektet që i financojnë për zhvillimin e arsimit të lartë, ofrimin e bursave për studentët e Kosovës, mobilitetet, afrimin e arsimit të lartë me tregun e punës, por edhe qasjen dhe shfrytëzimin e fondeve dhe programeve ndërkombëtare të shkencës, shkruan Nagavci në Facebook. Ajo me këtë rast theksoi ...
Komentet te Nagavci: Të rinjve tanë t’iu ofrohet arsim sa më cilësor Janë të Mbyllura
Edhe pse ylli i realitetit duket më mirë se kurrë pas divorcit, duket se gjërat nuk janë siç duken. Kim Kardashian gjithashtu u divorcua nga burri i saj i tretë Kanye West, me të cilin ka katër fëmijë, dhe ajo gjeti ngushëllim në palestër, familjen dhe miqtë me të cilët kalon çdo moment të lirë. 40-vjeçarja nuk ka qenë kurrë shumë jashtë dhe nuk pi alkool, por muajt e fundit ajo ka qenë një e ftuar e shpeshtë në ngjarje të ndryshme, ditëlindje dhe ngjarje ku tërhiqte vëmendje. Ndërsa asaj duket se i pëlqen divorci, ka edhe një anë tjetër të historisë që nuk e shohim në Instagram apo foto ...
Komentet te Kim s’është e gatshme të vazhdojë tutje edhe pse nuk duket e mërzitur për divorcin Janë të Mbyllura
Gastronomë e hotelierë mbajtën një protestë të ashtuquajtur “Eventi i pakënaqësisë” nën moton “Me një vaksinë nuk qel vera”. Kësaj proteste iu bashkuan pronarë të këtyre bizneseve nga e gjithë Kosova në shenjë pakënaqësie për masat antiCOVID, duke kërkuar largim e tyre, përfshirë edhe orën policore. Protestuesit mbanin në duar pankarta ironizuese me sloganet të cilat partitë politike përdorën në fushatë, “Krejt dhe padrejtë”, “Nëpërkëmbje”, “Padrejtësia padrejtësi”. Kryetari i Shoqatës së Gastronomeve, Petrit Kllokoqi, duke kërkuar heqjen e tërësishme të masave tha se janë bërë 438 ditë nga fillimi i mbylljes, e që ndikuan negativisht në bizneset e tyre. Kllokoqi: 438 ditë mbyllur, nuk po arrijmë të sigurojmë kafshatën e ...
Komentet te Gastronomët protestojnë para Qeverisë, kërkojnë heqjen e të gjitha masave kufizuese Janë të Mbyllura
19-vjeçarja Amelia Hamlin ka qenë në një lidhje me Scott Disick (37), ish-partneri i Kourtney Kardashian, për disa kohë. Qëkur ajo ka qenë me të, ne po e shohim emrin e saj gjithnjë e më shpesh në portalet botërore, dhe paparacët po ndjekin hapat e saj. Kjo bukuri rinore fillimisht njihej si vajza e yllit të realitetit Lisa Rinne dhe prej kohësh është bërë e qartë se ajo ka ndjekur hapat e saj kur bëhet fjalë për korrigjimet estetike. Edhe pse nuk është as 20-vjeç, ajo tashmë ka zmadhuar buzët, gjë që ka qenë një trend i madh në mesin e vajzave të reja kohët e fundit, dhe në muajt ...
Komentet te Bukuroshja kritikohet për të dashurin e saj më të vjetër: Shko në kolegj në vend se të vraponi pas tij! Janë të Mbyllura
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor. Në listë janë edhe disa emra të rinj, të cilët për herë të parë do ta veshin fanellën e Kombëtares dardane. Të rikujtojmë se Dardanët, fillimisht do të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” më 1 qershor kundër San Marinos, derisa më 4 qershor do të përballen me Maltën në Klagenfurt të Austrisë. Stërvitja e parë është paraparë për të premten (më 28 maj) në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:00./KP ...
Komentet te Zbardhet lista e futbollistëve për miqësoret kundër San Marinos e Maltës Janë të Mbyllura
Disa nga artet më të hershme të shpellave në botë, përfshirë vizatimin më të vjetër të njohur të shablloneve të duarve, po degjeneron me një “shpejtësi alarmante” për shkak të ndryshimit të klimës, sipas një studimi të ri. Ishulli Sulawesi në Indonezi është shtëpia e artit të shpellës që daton më shumë se 45.000 vjet. Pikturat antike të shpellës përfshijnë përshkrime të kafshëve, figura të përziera njerëzish dhe kafshësh, klishe dore të vizatuara me pigmente të kuqe dhe manit dhe çfarë është ndoshta skena më e hershme narrative e njohur në artin parahistorik. Për shembull, në shpellën Leang Tedongnge në rajonin Maros-Pangkep të Sulawesi, studiuesit kanë gjetur artin e shablloneve ...
Komentet te Ndryshimet klimatike zhdukin artin më të vjetër të shpellës në botë Janë të Mbyllura
Liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së shprehën optimizëm sot në lidhje me përmirësimin e situatës epidemiologjike në Evropë. Më shumë se 300 milionë doza të vaksinave kundërCOVID-19 pritet të shpërndahen në vendet anëtare deri në fund të majit dhe 400 milionë doza shtesë në qershor, njoftoi samiti në Bruksel. Vaksinimi i përshpejtuar, së bashku me fillimin e aplikimit të certifikatave digjitale të COVID, duhet të rivendosin normalitetin në drejtim të lirisë së lëvizjes brenda BE që në qershor, shtoi Këshilli Evropian. “Ne do të kemi vaksina të mjaftueshme për të vaksinuar 70 për qind të popullsisë së rritur deri në fund të korrikut. Nëse vazhdojmë kështu, do të jemi ...
Komentet te Leyen: Në qershor nis kthimi gradual i lëvizjes së lirë brenda BE-së Janë të Mbyllura