Komuniteti Evropian më 26 maj 1986 miratoi flamurin evropian, simbol i Bashkimit Evropian, por edhe i identitetit në kuptim më të gjerë. Flamuri Evropian përbëhet nga 12 yje të arta në një rreth me sfond blu. Yjet simbolizojnë idealet e bashkimit, solidaritetit dhe harmonisë mes popujve të Evropës. Numri i yjeve nuk lidhet me numrin e shteteve anëtare të BE-së, edhe pse rrethi është simbol uniteti./KosovaPress/ ...
Komentet te Flamuri evropian mbush 35 vjet Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Mijëra qytetarë nga mbarë vendi, por edhe nga troje të tjera shqiptare, para gjashtë vjetësh u kanë dhënë lamtumirën e fundit tetë prej nëntë kosovarëve të vrarë në Kumanovë të Maqedonisë. Pas homazheve dhe një akademie përkujtimore, djem me uniforma të UÇK-së kanë përcjellë për në banesën e fundit, në kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Prishtinë, trupat e Xhafer Zymberit, Mirsad Ndrecajt, Valon Kabashit, Turgaj Gashit, Samid Kastriotit, Hysen Rushitit, Fatlum Vishesellës dhe Arben Rexhajt. Nga Këshilli Organizativ, në përbërje të shoqatave të dala nga lufta, familjarëve e personaliteteve të tjera, të rënët në Kumanovë gjatë një konflikti me policinë maqedonase më 9 dhe 10 maj, janë nderuar si ...
Komentet te 6 vjet nga varrimi i të vrarëve në Kumanovë Janë të Mbyllura
Depresionet dhe agresionet bëhen më të forta. Sipas një studimi të Universitetit të Oksfordit në të cilin morën pjesë 25 mijë vetë rezultoi se çdo sasi alkooli çon në një shëndet mendor më të dobësuar dhe se nuk ekziston asnjë nivel i “sigurt” i konsumit të alkoolit, shkruan “DW”. “Sa më shumë alkool të konsumojmë, aq më shumë zvogëlohet vëllimi i lëndës gri të trurit” – tha Anya Topiwala, kërkuese klinike me shumë përvojë dhe njëkohësisht autore kryesore e studimit, transmeton lajmi.net. Alkooli i tepërt ndikon para së gjithash në tru: perceptimi është i shtrembëruar, aftësia e gjykimit e turbulluar, aftësia e përqendrimit reduktohet. Në të njëjtën kohë ulet edhe ...
Komentet te ÇFARË NDODHË ME TRUPIN TUAJ KUR KONSUMONI ALKOOL? Janë të Mbyllura
Fatkeqësisht, çdo vit shumë kafshë braktisen për arsye të ndryshme. Në rastin e maceve, gratë shtatzëna shpesh kanë frikë për sigurinë e shtatzënisë së tyre dhe atë të foshnjës së ardhshme në bashkëjetesë me kafshën shtëpiake, e cila është arsyeja pse shumë përfundojnë të pastreha në rrugë. Ekspertët në sjelljen e maceve, përtej shqetësimit, rekomandojnë marrjen e masave të nevojshme në mënyrë që fëmija dhe macja të rriten së bashku dhe të shijojnë përparësitë e shumta që sjell kjo për të dy. Masat e rekomanduara për bashkëjetesën e një foshnje dhe një mace Jini të vëmendshëm ndaj higjienës. Mbajeni shtëpinë të pastër dhe pa rreziqe, një veprim që duhet ...
Komentet te BEBET DHE MACET: A MUND TË JETOJNË SË BASHKU? Janë të Mbyllura
Figura të shumta publike shpesh shmangin të flasin për gjëra negative nga jeta e tyre dhe përpiqen ta paraqesin audiencën e tyre në dritën më të mirë të mundshme. Sidoqoftë, finalistja e këtij viti Mis Australia vendosi të flasë hapur për çrregullimin e personalitetit në kanalin e saj në YouTube. Kanika Batra pranoi se vuan nga një çrregullim i personalitetit antisocial, në terma laik, ajo është një sociopate. Vlerat e saj morale janë të deformuara, ajo nuk di për ndjenjat e fajit ose pendimit dhe është e prirë për gënjeshtra, manipulime dhe mashtrime. Ajo postoi një video në platformën e saj të quajtur ‘Intervistë me një sociopat’ në të cilën ...
Komentet te Modelja e pranon: Jam një sociopate dhe kam mashtruar pothuajse çdo mashkull Janë të Mbyllura
Inflamacioni zakonisht shkakton dhimbje dhe është arsyeja që njerëzit ndiejnë dhimbje nga kockat e thyera apo nga infeksionet. Inflamacioni është shumë më shqetësues sesa thjesht dhimbja bezdisëse ose shqetësimi, pasi që mund të çojë në gjendje të rënda mjekësore si kanceret dhe sëmundjet e zemrës. Megjithëse duhet të keni nevojë për kujdes mjekësor, trajtimi i inflamacionit në shtëpi është gjithashtu i rëndësishëm. Këtu janë disa këshilla antiinflamatore që mund të ndihmojnë – dhe për të siguruar shëndetin tuaj dhe të tjerëve. Përdorni ilaçe pa recetë (me përgjegjësi) Ilaçet antiinflamatore josteroide (NSAID), janë ilaçe shumë të zakonshme që shiten kryesisht pa recetë, të tilla si ibuprofen dhe naproxen. Këto ilaçe përdoren ...
Komentet te Dhimbjet në trup, këto janë mënyrat e shpejta për uljen e inflamacionit tuaj Janë të Mbyllura
Kërpudhat e verdha janë zbuluar te një pacient me COVID-19 në Indi dhe mjekët besojnë se ky është rasti i parë i regjistruar në trupin e njeriut, pasi deri më tani kërpudha të tilla janë parë vetëm në zvarranikët. Kërpudhat e verdha u shfaqën pas atyre të zeza dhe të bardha, gjë që shkaktoi pasoja të rënda për pacientët me koronavirus ose ata që janë shëruar nga virusi korona, raportoi sot gazeta “Sun”. Kërpudha e verdhë te një pacient me COVID u zbulua në një spital në rrethin Gaziabad, në shtetin e Uttar Pradesh afër Nju Delhit. Dr. BP Tjagi, një otorinolaringolog, tha se një burrë (45) ishte infektuar me ...
Komentet te Rasti i parë i kërpudhave të verdha te njerëzit u zbulua në Indi Janë të Mbyllura
Aktori, komediani dhe prezantuesi Nick Cannon është në pritje të fëmijës së tij të shtatë, të katërtin e tij në vetëm gjashtë muaj. Nick praktikon marrëdhënie intime me partnerë të shumtë me pëlqimin dhe njohurinë e të gjithëve. Ai aktualisht është në një lidhje me Abby De La Rosa, Brittany Bell dhe Alyssa Scott. Kishte një fëmijë të katërt me Brittany në dhjetor, dhe tani pret tre fëmijë me Abby dhe Alyssa, pasi Abby zbuloi pak më shumë se një muaj më parë se ajo ishte në pritje të binjakëve. Nick njihet gjithashtu si ish-burri i divës së muzikës Mariah Carey me të cilën ka binjakë, dhjetëvjeçarët Moroccano dhe Monroe. ...
Komentet te Ndërton jetë me tri gra: Ish- i Kim dhe Mariah Carey pret fëmijën e katërt në 6 muajt e fundit Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka arrestuar sot F.K. (21), pasi që ka plagosur një person në Hoqë e Qytetit të Prizrenit. Hetuesit policorë kanë dalë në vend të ngjarjes, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale dy gëzhoja të pistoletës dhe një kaçavidë. Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar arma e përdorur me këtë rast. Personi i arrestuar është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe më pas dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndërkaq, personi i plagosur, pas marrjes së ndihmës mjekësorë, është liruar për në shtëpi. Rasti është duke u hetuar nga autoritetet policore në Prizren./KP ...
Komentet te Një i plagosur në Hoqë të Qytetit të Prizrenit Janë të Mbyllura
Gjatë dy ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat parashihen të sjellin reshje shi të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht ditën e enjte edhe pse ka tendenca që rreth relievit malor të ketë riga shiu edhe ditën e mërkurë. Në fushat termike parashihet rënie kryesisht në vlerat e maksimaleve, derisa temperaturat minimale mbesin po thuaj konstante me ditët e fundit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-11m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës./KP ...
Komentet te Parashikimi i motit në Kosovë Janë të Mbyllura