Anglia është përballuar me 11.000 raste të reja të Covid-19 edhe pse janë vaksinuar 80 % e popullsisë së rritur. Kjo e detyroi kryeministrin Boris Jonson të shty datën e lirës së madhe për anglezët parashikuar me 21 Qershor. Qeveria angleze me këtë shtyrje shpreson ta shtojë numrin e vaksinimeve. Statistikat tregojnë se më shumë se 42 milion qytetarë kanë marrë dozën e parë të vaksinës ndërsa 30.6 milion të dyja dozat. Professor Chris Whitty parashikon që numri rasteve të reja pozitive të pësojë rritje në javët në vazhdim që do të thotë më shumë persona të shtruar në spital dhe shtim jetësh të humbura. “Është e pasigurt sa e ...
Komentet te VIRUSI DELTA PËRHAPET NË ANGLI, PËR NJË DITË 11 MIJË RASTE TË REJA Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar vendimin për gjobitjen e Nismës Socialdemokrate me 350 euro. Kjo pasi që e njëjta parti nuk e lajmëruar KQZ-në për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor. Në mbledhjen e sotme po ashtu është marrë vendim për kufizimin e shpenzimeve për subjekteve politike për fushatën e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor. Drejtori i Zyrës për Regjistrim dhe Certifikim të Partive Politike, Yll Buleshkaj ka bërë të ditur që kufizimi i sipërm i shpenzimeve është në shumën mbi 950 mijë euro. Buleshkaj: Shpenzimet e aprovuara do të jenë mbi 950 mijë euro për ato subjekte politike që garojnë në gjithë Kosovën “Zyra e ka ...
Komentet te KQZ DËNON NISMËN SOCIALDEMOKRATE, KUFIZON SHPENZIMET E FUSHATËS ZGJEDHORE Janë të Mbyllura
Më 6 korrik është caktuar seanca e vazhdimit të shqyrtimit gjyqësor në rastin penal të vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq. Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, avokati Musa Damati që në këtë rast mbron të akuzuarën Silvana Arsoviq. Sipas tij në këtë seancë shqyrtuese pritet që të dëshmojnë figura politike të cilat kanë njohuri direkte apo indirekte lidhur me rastin e vrasjes së rëndë politike. “Me datën 6 korrik 2021 në ora 09:30 në Departamentin Special të Gjykatës themelore te Prishtinës është caktuar që të fillojë seanca e vazhdimit të shqyrtimit gjyqësor në rastin penal të vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq. Në këtë shqyrtim gjyqësor pritet ...
Komentet te MË 6 KORRIK SEANCA PËR RASTIN E VRASJES SË OLIVER IVANOVIQIT, PRITET TË DËSHMOJNË EDHE FIGURA POLITIKE Janë të Mbyllura
Një person është plagosur me armë zjarri në mesditë në Prishtinë. Këtë lajm për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 12:00, policia ka marrë informacionin se në Qendrën e Mjekësisë Familjare, në rrugën ‘Bajram Bahtiri’ në Prishtinë, një person i plagosur nga arma e zjarrit ka kërkuar tretman mjekësor. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për hetimin e krimeve tilla si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, ka thënë ajo.. Sipas Policisë Bazuar në të dhënat fillestare është ngritur versioni i hetimit se në ...
Komentet te PLAGOSET ME ARMË ZJARRI NJË PERSON NË PRISHTINË Janë të Mbyllura
Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.018 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 132.901 doza të vaksinës. Deri më sot 17.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.938 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.218. Në total numri i rasteve aktive është 176./DielliNews.info ...
Komentet te MINISTRIA E SHËNDETËSISË, SIPAS TË DHËNAVE NGA INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS, INFORMON: Janë të Mbyllura
Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku e ka quajtur të shkretë zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziun, pasi ky i fundit deklaroi se marrëveshja e katër shtatorit në Uashington nuk është e obligueshme. Abdixhiku ka thënë se çdo marrëveshje ndërkombëtare është e obligueshme, e në veçanti ato me ShBA-në. Abdixhiku: Aq din i shkreti, çdo marrëveshje ndërkombëtare është e obligueshme “Aq din i shkreti, çdo marrëveshje ndërkombëtare është e obligueshme dhe me SHBA-të gjithsesi, çdo marrëveshje është me interes të Kosovës”, tha ai. Këto komente Abdixhiku i bëri me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së Nekibe Kelmendit, me ç’rast së bashku me anëtarë tjerë të kryesisë dhe familjarë bën ...
Komentet te ABDIXHIKU E QUAN TË SHKRETË ZËDHËNËSIN E QEVERISË KURTI Janë të Mbyllura
Kampionati Evropian Euro 2020 në disa prej grupeve veçse e ka mbyllur xhiron e dytë, ku disa kombëtare kanë arritur të sigurojnë edhe kualifikimin për në fazën e eliminatorëve. Në Grupin A të Euro 2020, Kombëtarja e Italisë veçse e ka siguruar kualifikimin tutje, ku brenda dy xhirove ka arkëtuar pikët e plota, gjithsej gjashtë sosh, kështu duke u pozicionuar në vendin e parë në tabelë përcjell KosovaPress. Uellsi me fitoren 2:0 kundër Turqisë në ndeshjen e dytë, tani zë vendin e dytë në tabelë, me gjithsej katër pikë, ku në ndeshjen hapëse barazoi me Zvicrën 1:1. Pozitën e tretë e zë Zvicra me vetëm një pikë të arkëtuar në ...
Komentet te EURO 2020, JA SI DUKET TABELA E GRUPIT A Janë të Mbyllura
Një projekt madhor po merr formë në Përqevë të Klinës. Atje, KEDS ka angazhuar ekipe të shumta të cilat po punojnë tash e disa javë për të krijuar një rrjet të ri elektrik për banorët e asaj ane. Shtyllat e vjetra të drurit dhe kabllot e shumta elektrike, të cilat përveç problemeve në furnizim me energji shkaktonin edhe pasiguri për banorët, po largohen për t’u zëvendësuar me shtylla të betonit dhe kabllo të sigurta për komunitetin. Linja e tensionit të mesëm po ndërtohet komplet e re ndërsa rrjeti i tensionit të ulët i është nënshtruar rikonstruktimit e bashkë me të, po vendoset edhe një trafo e re e cila do ...
Komentet te KEDS BËN ME RRJET TË RI FSHATIN PËRQEVË TË KLINËS (VIDEO) Janë të Mbyllura
Qeveria është në proces të konsolidimit të rishikimit të buxhetit e që pritet shpejt ta aprovojë dhe ta dërgojë në kuvend për miratim. Por njohës të ekonomisë kërkojnë që në këtë projektligj të harmonizohen prioritetet e qeverisë dhe programi qeveritar për rimëkëmbje ekonomike. Aktualisht në bazë të të dhënave zyrtare muajve të fundit ka rritje të aktivitetit ekonomik dhe trendit të të hyrave buxhetore nga dogana dhe ATK-ja, që mundësojnë rritjen e projeksioneve buxhetore mbi 2.4 miliardë sa është ai bazik për këtë vit. Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Rozafa Kelmendi thekson për KosovaPress se momentalisht, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është duke bërë konsolidimin e të dhënave që ...
Komentet te QEVERIA NË PROCES TË RISHIKIMIT TË BUXHETIT, EKONOMISTËT KËRKOJNË HARMONIZIM TË RIMËKËMBJES Janë të Mbyllura
Qytetarët e Prishtinës nga sot do të kenë mundësi të shfrytëzojnë pishinën e Gërmisë. Pas një viti mbylljeje për shkak të pandemisë COVID-19, ambienti i bukur i Gërmisë do të jetë i hapur, por duke respektuar rregullat e Ministrisë së Shëndetësisë. Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes “Sport Marketing” që menaxhon pishinën “Gërmia”, Liridon Llapashtica tha se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për të pritur vizitorët. Llapashtica: Po hapemi pas një viti “Padyshim po vijmë pas një periudhe shumë të vështirë edhe një viti të izoluar për shkak të pandemisë dihet botërisht ka ndodh kjo. Edhe vitin e kaluar jemi përball me këtë situatë edhe kemi punu me një intensitet ...
Komentet te PISHINA “GËRMIA” HAP DYERT, KËTO JANË ÇMIMET (VIDEO) Janë të Mbyllura