Kryetari aktual i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij edhe për një mandat në krye të kësaj komune. Përmes një statusi në Facebook, Jashari ka thënë se idealin e tyre të përbashkët për zhvillimin e komunës po e zyrtarizojnë me veprimin e përbashkët dhe të pavarur për 4 vitet e ardhshme në qeverisje të Skenderajt. “Të dashur qytetarë të Komunës së Skenderajt, Idealin tonë të përbashkët për zhvillimin e komunës sonë dhe ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve po e zyrtarizojmë me veprimin tonë të përbashkët dhe të pavarur për 4 vitet e ardhshme në qeverisje të Skenderajt. Andaj me 28.07.2021, në Restaurant “Freskia” në Skenderaj, ...
Komentet te BEKIM JASHARI ZYRTARIZON KANDIDATURËN PËR KRYETAR TË SKENDERAJT Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Nesër në të gjitha xhamitë e vendit, në ligjëratën e Xhumasë do të bëhet thirrje për vaksinim kundër COVID-19. Kjo është bërë e ditur nga Bashkësia Islame e Kosovës, e cila përmes një statusi në Facebook ka thënë se në kuadër të ligjëratës së ditës së xhuma, do të ftojnë që t’i bëhet thirrje xhematit dhe nëpërmes tyre familjarëve të tyre që t’i përgjigjen thirrjes së Qeverisë së Kosovës për vaksinim kundër virusit Covid-19. “Në kuadër të ligjëratës së ditës së xhuma (dt.23.07.2021) ftojmë që t’i bëhet thirrje xhematit (dhe nëpërmes tyre familjarëve të tyre) që t’i përgjigjen thirrjes së Qeverisë së Kosovës për vaksinim kundër virusit Covid-19, si dhe ...
Komentet te NESËR NË XHAMITË E KOSOVËS DO TË LIGJËROHET PËR RËNDËSINË E VAKSINIMIT KUNDËR COVID-19 Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka arrestohen dy persona si të dyshuar për përfshirje në veprën penale “tregti e ndaluar” dhe ka konfiskuar një sasi duhanit. Këtë lajm e ka bërë të ditur Policia përmes një komunikate për media. “Njësia Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit–Gjilan, e përkrahur nga Njësia e Reagimit të Shpejtë-Gjilan, nga Dogana e Kosovës dhe ATK-ja, me qëllim të luftimit të ekonomisë jo-formale, ka ekzekutuar urdhëresën e Gjykatës Themelore-Gjilan për kontrolle në shtëpitë e dy të dyshuarve B.M (viti i lindjes 1975, mashkull, kosovar) dhe B.M (viti i lindjes 1971, mashkull, kosovar) nga Gjilani”, thuhet tutje në njoftim. Sipas Policisë, ky operacion është realizuar për shkak ...
Komentet te ARRESTOHET DY PERSONA PËR TREGTI TË NDALUAR Janë të Mbyllura
Pasditen e së enjtes qytetarë të shumtë të rrugës “Muharrem Fejza” në Prishtinë protestuan për zvarritjen e punimeve në lagjen e tyre. Duke shprehur mllefin e tij para kryetarit të komunës, banori, Alfred Shpata kërkojë që Shpend Ahmeti të vijë në lagjen e tyre, derisa e quajti edhe kokë viçi. Shpata: Ai kryetari, kokë viçi të vijë dhe të shikojë të ecë këmbë këtu Video: “Nuk ka nevojë shumë me dhënë komente këtu se kush është më i zgjuar se tjetri. Por ai kryetari, kokë viçi, mos e ndërpre fare të vijë dhe të shikojë të ecë këmbë këtu. Pasi radhën tjetër këto fekalet do t’ia dërgojmë te vendi, mos ...
Komentet te QYTETARI I MLLEFOSUR NË SHPEND AHMETIN, E QUAN “KOKË VIÇI” (VIDEO) Janë të Mbyllura
Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Rrustem Statovci” në kryeqytet. Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, ndërsa nga Policia bëhet e ditur se janë lënduar dy persona. “Rreth orës 17:10 në rrugën ‘Rrustem Statovci’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, ka thënë Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës. KosovaPress ka siguruar fotografi nga ky aksident./KP ...
Komentet te AKSIDENTOHET NJË MOTOÇIKLETË NË PRISHTINË, LËNDOHEN DY PERSONA Janë të Mbyllura
Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama është sulmuar me vezë gjatë një tubimi me struktura dhe simpatizantë të partisë në “Kodrën e Trimave”. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ramës, i cili në një status në Facebook ka thënë se Takimet me banorët e Prishtinës dhe diskutimet e lira e të hapura janë bazë e lirisë së shprehjes. “Takimet me banorët e Prishtinës dhe diskutimet e lira e të hapura janë bazë e lirisë së shprehjes. Ka shumë të pakënaqur në qytetin tonë. Mirëpo nuk ka vend për panike. Prishtinës do t’i kthehet buzëqeshja e dashnia”, thuhet në reagimin e Përparim Ramës në Facebook./KP ...
Komentet te SULMOHET ME VEZË KANDIDATI I LDK-SË PËR KRYETAR TË PRISHTINËS, PËRPARIM RAMA Janë të Mbyllura
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka marrë vendim për zbritjen e paraqitjes së provimit të kandidatëve për patentë shofer prej 20 euro në 10 euro. “Sot, me datë 22.07.2021, zëvendësministri Hysen Durmishi morri vendim për zbritjen e çmimit të paraqitjes së provimit të kandidatëve për patentë shofer prej 20 Euro në 10 Euro, përkitazi qytetarët do të paguajnë 10 Euro më pak se sa paguanin në të kaluarën. Në përputhje me nenin 74 të Ligjit nr.05/L-064 për Patentë-Shofer, dhe shtojcës 1 pika 10 të Rregullores (QRK) nr.02/2021 për fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, u nxjerr vendimi i ri, i cili përcakton çmimet ...
Komentet te ULET PAGESA PËR PARAQITJEN E PROVIMIT TË KANDIDATËVE PËR PATENTË SHOFER Janë të Mbyllura
Ekipi olimpik i xhudos ka mësuar kundërshtarët e tyre para ndeshjeve në Lojërat Olimpike Tokio 2020 që fillojnë këtë të shtune. Në ekipin olimpik të xhudos, përfaqësuesit nga Kosova që kanë arritur normën olimpike dhe po synojnë medalje olimpike janë Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova, përcjell KosovaPress. Trajneri i ekipit olimpik të xhudos Driton Kuka ka ndjekur në formën online shortin e mbajtur sot, për shkak të protokollit anti-Covid-19, dhe pret që garuesit e tij do të vazhdojnë tutje edhe pas raundit të parë. “Shorti në Lojërat Olimpike e ka rëndësinë e vet, por jo të madhe. Për ekipin tonë shorti është një nismë ...
Komentet te EKIPI OLIMPIK I XHUDOS MËSON KUNDËRSHTARËT NË TOKIO 2020 Janë të Mbyllura
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Automjete që heq homologimin për mjetet rrugore të reja dhe të përdorura. Përkrahje këtij ndryshimi i dhanë 75 deputetë nga pozita dhe opozita, derisa u miratuan edhe dy amendamente nga komisioni funksional. Në parim ky projektligj është miratuar javë më parë në Kuvendin e Kosovës. Ndërkohë, deputetët miratuan në parim edhe Projektligjin për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë, për të cilin gjatë ditës nuk kishte kuorum. /KP ...
Komentet te MIRATOHET LIGJI PËR HEQJEN E HOMOLOGIMIT PËR AUTOMJETE Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona për veprat penale “Falsifikimi i parasë”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. “Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, e mbështetur nga NJSO-ja dhe Krim Teknika e DPP-së, sot më datë 22 korrik 2021, ka kryer kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personave të dyshuar: H.K (1988), S.K (1970), V. K (2001) dhe V.K (2000), nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i parasë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” Këta të dyshuar që në janar 2021, në bashkëveprim, kanë vënë në qarkullim shumën prej 10,000 dollarëve ...
Komentet te POLICIA ARRESTON 4 PERSONA PËR FALSIFIKIM PARASH DHE ARMËMBAJTJE PA LEJE Janë të Mbyllura