Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

AUDI RS3 VENDOS REKORD TË RI

Auto Tech
Audi ka njoftuar se Sedani i tyre i ri RS3 ka vendosur një rekord të ri për automjetet e prodhimit të klasës kompakte në Nürburgring gjerman. Me premierën në internet të RS3 Sportback dhe RS3 Sedan, Audi ka përfunduar ofertën e gjeneratës së re A3, e cila ka nën “kapuç” motor me 5 cilindra 2.5 litra turbo benzinë. Çift rrotullues maksimal është 500 Nm dhe është i disponueshëm për shoferin 2.250-5.600 rpm ose 20 Nm më shumë se gjenerata e mëparshme. Fuqia transmetohet në të katër boshtet përmes një transmetimi të përparuar të automatizuar me 7 shpejtësi me dy tufa. Koha e Audi në Nurburgring është 7 minuta dhe 40,748 ...
Komentet te AUDI RS3 VENDOS REKORD TË RI Janë të Mbyllura

MALISHEVË, VATRAT E REJA TË ZJARRIT LOKALIZOHEN NGA ZJARRFIKËSIT

Lajme
Sot pasdite në Lladrovc të Malishevës kanë shpërthyer dy vatra zjarri fushore dhe malore, por falë angazhimit të njësisë së zjarrfikësve, ekipeve tjera komunale, policisë dhe vullnetarëve, është arritur të lokalizohet zjarri. Ekipet përgjegjëse janë në terren duke e mbikëqyrë situatën me zjarre në këtë fshat, pasi për shkak të erës zjarri mund të përhapet prapë. Zjarret e sotme, përsëri kanë rrezikuar edhe shtëpitë e banimit, por falë intervenimit të shpejtë dhe banorëve të fshatit, përfshi edhe mërgimtarët, është arritur të lokalizohet dhe të mbahen në kontroll këto zjarre, thuhet në komunikatë./KP ...
Komentet te MALISHEVË, VATRAT E REJA TË ZJARRIT LOKALIZOHEN NGA ZJARRFIKËSIT Janë të Mbyllura

PËRGJIMET, HAXHIU: SKANDALI MË I MADH NË SISTEMIN E DREJTËSISË

Lajme
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se publikimi i përgjimeve në disa media, ku pretendohet se një prokurore e krimeve të rënda tenton të shtrijë ndikimin e saj në një rast të një personi, është cenimi më i rëndë dhe skandali më i madh në sistemin e drejtësisë. Ajo ka kërkuar që të ketë reagim shoqëror për këtë rast, derisa nga Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial ka kërkuar që të ndërmarrin masa adekuate përbrenda kompetencave të tyre ndaj këtij rasti. Haxhiu tha se është e çuditshme që për këtë rast nuk ka reagime shoqërore, nga mediat e as nga shoqëria civile. Haxhiu: Është e çuditshme heshtja për këtë rast ...
Komentet te PËRGJIMET, HAXHIU: SKANDALI MË I MADH NË SISTEMIN E DREJTËSISË Janë të Mbyllura

ZJARRI NË SHTUPEQ TË MADH ENDE JASHTË KONTROLLIT

Lajme
Policia rajonale në Pejë ka bërë të ditur se zjarri në fshatin Shtupeq i Madh ende nuk është vënë në kontroll të plotë dhe se banorët ende nuk po lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre. Në një komunikatë për media thuhet se dje në orët e pasdites, pas rrezikut që u kanosej disa shtëpive të fshatit nga zjarri, banorët janë evakuuar me qëllim të vetëm ruajtjen e jetës së tyre dhe të njëjtit ende nuk janë lejuar të kthehen në shtëpitë e tyre, pasi që rreziku ende nuk ka kaluar. Policia apelon te të gjithë qytetarët që frekuentojnë zonat malore të rajonit të Pejës, e në veçanti Bjeshkët e ...
Komentet te ZJARRI NË SHTUPEQ TË MADH ENDE JASHTË KONTROLLIT Janë të Mbyllura

SHKENCËTARI KROAT SHPJEGON PSE DETI ADRIATIK PO BËHET MË I KRIPUR

Lajme Rajoni dhe Bota
Ekipi kroat i shkencëtarëve, në bashkëpunim me kolegët nga Italia, njoftuan se kripësia e Detit Adriatik është në një nivel rekord. Kërkimi u prezantua nga Instituti Ruger Boshkoviq në Zagreb dhe doktori i shkencës Ivica Vilibiq shpjegoi për mediat kroate pse kripësia është rritur kaq shumë. Ai theksoi se ndryshimi në kripësi nuk është drastik në lidhje me matjet 50 vjet më parë, por edhe kjo rritje “e imët” mund të ketë një efekt të madh në florën dhe faunën. “Ndryshimet janë shumë të vogla, por ato tregojnë se çfarë po ndodh në sistem. Pak më shumë se 39 promilë tani janë në sipërfaqe, dhe 38 ose 37 promilë ishin ...
Komentet te SHKENCËTARI KROAT SHPJEGON PSE DETI ADRIATIK PO BËHET MË I KRIPUR Janë të Mbyllura

USHQIMET QË NDIHMOJNË NË ULJEN E KOLESTEROLIT

Kuzhina
Ushqimi ka një ndikim të drejtpërdrejtë në shumë aspekte të jetës, përfshirë shëndetin e zemrës. Ushqime të caktuara mund të përmirësojnë nivelet e kolesterolit dhe nga ana tjetër të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Mbajtja e kolesterolit tuaj në një nivel normal duke zgjedhur ushqimet e duhura do t’ju ndihmojë të bëni një jetë më të shëndetshme. Arra Në një përmbledhje të tri studimeve të mëdha, njerëzit që hëngrën më shumë arra kishin një rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare dhe koronare të zemrës. Arrat janë veçanërisht të shkëlqyera për shëndetin e zemrës, sepse ato përmbajnë një acid alfa-linolenik shumë të rëndësishëm omega-3, i cili shoqërohet me një ...
Komentet te USHQIMET QË NDIHMOJNË NË ULJEN E KOLESTEROLIT Janë të Mbyllura

PAGAT E DEPUTETËVE PËR TRE MUAJ I KUSHTOJNË BUXHETIT TË SHTETIT MBI 1 MILIONË EURO

Lajme
Legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës është konstituar me 22 mars të vitit 2021. Pagat dhe mëditjet e deputetëve për muajin prill, maj dhe qershor i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 1 milion e 64 mijë e 860 euro, raporton KosovaPress. Këto të dhëna janë në raportin që e ka siguruar KosovaPress për shpenzimet e Kuvendit për gjashtëmujorin e parë të vitit 2021. Pagat për muajin prill të 120 deputetëve i kushtuan buxhetit të shtetit 335 mijë e 843 mijë euro, ndërsa për muajin maj, kishte rritje në 358 mijë e 494 euro, avazi vazhdoi edhe për muajin qershor në 370 mijë e 522 euro. Ndryshe gjatë ditës së ...
Komentet te PAGAT E DEPUTETËVE PËR TRE MUAJ I KUSHTOJNË BUXHETIT TË SHTETIT MBI 1 MILIONË EURO Janë të Mbyllura

NJË MUAJ PARABURGIM PËR PERSONIN QË U PREZANTUA SI AGJENT I CIA-S E QË LIDHET ME RASTIN E BEDRI REXHEPIT)

Lajme
S.G i është caktuar masa e paraburgimit pasi që ai mashtroi duke u prezantuar si agjent i CIA-s ku edhe kërkoi para për të zbardh rastin e Bedri Rexhepit i cili është zhdukur përreth 4 muaj më parë. Gjykata Themelore në Prishtinë ka treguar se S.G kishte kontaktuar përmes rrjeteve sociale vëllain e Bedriut ku ishte prezantuar si Ardian O’Neil Bajraktari, dhe ID kartelë të falsifikuar. Sipas komunikatës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, S.G u kishte thënë familjarëve të Bedriut se ai gjendej në burgun e Nishit në Serbi dhe se për ta nxjerr atë fillimisht duheshin 3 mijë deri në 4 mijë euro. “Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti ...
Komentet te NJË MUAJ PARABURGIM PËR PERSONIN QË U PREZANTUA SI AGJENT I CIA-S E QË LIDHET ME RASTIN E BEDRI REXHEPIT) Janë të Mbyllura

DUA LIPA NDEZ ATMOSFERËN ME VALLE POPULLORE NË SHQIPËRI (VIDEO)

ShowBiz
Dua Lipa ka disa ditë që po viziton Shqipërinë. Dua ka vizituar disa vende historike . Dua përmes llogarisë në Instagram ka postuar foto të ndryshme ku shihet që po e shijon çdo moment të pushimit  të cilin po e bënë në jug të Shqipërisë. Së fundi ajo ka publikuar një video teksa po vallëzon valle me gotë në kokë ../Klan Kosova ...
Komentet te DUA LIPA NDEZ ATMOSFERËN ME VALLE POPULLORE NË SHQIPËRI (VIDEO) Janë të Mbyllura

PRESIDENTJA OSMANI DEKRETON SHPALLJEN E DY LIGJEVE TË MIRATUARA NGA KUVENDI

Lajme
Në përputhje me kompetencat kushtetuese, presidentja Vjosa Osmani ka dekretuar shpalljen e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete. Përmes Dekretit Nr. 113/2021, ka hyrë në fuqi Ligji Nr. 08/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-132 për Automjete, i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, më 22.07.2021 dhe i pranuar nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, më 02.08.2021. Me hyrjen në fuqi të këtij Ligji, përfundimisht i vije fundi edhe procesit të homologimit të veturave të importuara në Republikën e Kosovës. Presidentja Osmani ka dekretuar po ashtu edhe shpalljen e Ligjit Nr. 08/L-014 për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2020 ndërmjet Republikës së ...
Komentet te PRESIDENTJA OSMANI DEKRETON SHPALLJEN E DY LIGJEVE TË MIRATUARA NGA KUVENDI Janë të Mbyllura