Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

ZEMAJ PËRPLASET ME ANALISTIN RACI PËR VAKSINAT DHE MENAXHIMIN E PANDEMISË (VIDEO)

Lajme
Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe analisti Gazmir Raci janë përplasur në “Debat Plus” në lidhje me menaxhimin e pandemisë. Raci thotë se Kosova është vonuar shumë me procesin e sigurimit të vaksinave. Ai thotë se në këtë periudhë nuk mund të fajësohet ministri Vitia pasi sipas tij edhe vet qytetarët dhe bizneset nuk kanë respektuar masat anti-COVID. Analisti ka fajësuar ish-ministrin Zemaj për hapje të vendit në kohën kur Kosova shkoi në zgjedhje të përgjithshme, përcjell Telegrafi. “Gjatë fushatës zgjedhore ku ju ishit ministër kanë qenë të mbushura sheshet dhe odat”, ka akuzuar Raci, Zemajn. Ish-ministri Zemaj thotë se asnjë masë kufizuese nuk është populiste dhe nuk sjellin vota, ...
Komentet te ZEMAJ PËRPLASET ME ANALISTIN RACI PËR VAKSINAT DHE MENAXHIMIN E PANDEMISË (VIDEO) Janë të Mbyllura

KISHTE MARRË MAKINËN ME QIRA, 22-VJEÇARJA DYSHOHET SE SHKAKTOI AKSIDENTIN ME 5 TË VDEKUR NË SHQIPËRI

Shqipëri
Ka përfunduar aksioni i nxjerrjes së trupave nga furgoni, që ra në greminë në Qafë Muzinë. Mësohet se vajza e nxjerrë e gjallë nga furgoni është është Greta Kaberdini, 25 vjeçe, dhe ndodhet në Spitalin e Gjirokastrës, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, nga mjeti “Land Rover”, mjet ky që u përplas me furgonin,  janë lënduar lehtë drejtuesja e mjetit, 22-vjeçarja Rexhina Çelhaka, banuese në Tiranë, si dhe dy shtetase italiane të identifikuara si Ana Cascalvilla, e datëlindjes 1998, dhe Xhulia Parini, e datëlindjes 1999, ndërsa mësohet se 22-vjeçarja e kishte marrë mjetin me qira. Viktima të aksidentit janë dy gra dhe tre burra, ku janë identifikuar shoferi i mjetit, Bardhi ...
Komentet te KISHTE MARRË MAKINËN ME QIRA, 22-VJEÇARJA DYSHOHET SE SHKAKTOI AKSIDENTIN ME 5 TË VDEKUR NË SHQIPËRI Janë të Mbyllura

MBYLLJE DHE ORË POLICORE, KËTO JANË MASAT QË PRITET TË MERREN, PAS PËRKEQËSIMIT TË GJENDJES ME COVID-19

Lajme
Numri i madh i rasteve dhe i viktimave si pasojë e COVID-19 ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të shqyrtojë miratimin e masave më strikte anti COVID. Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Hotelierisë dhe Turizmit, e cila sot ka zhvilluar një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia. Në kuadër të masave të reja është paraparë edhe rikthimi i orës policore. Këto masa do të zgjasin nga 1 deri më 13 shtator. Sipas Odës së Hotelierisë dhe Turizmit, këto janë disa nga masat që do të merren: • Orari i punës do të reduktohet për një orë nga 22:30 në 21:30; • Gastronomia do të funksionojë vetëm ...
Komentet te MBYLLJE DHE ORË POLICORE, KËTO JANË MASAT QË PRITET TË MERREN, PAS PËRKEQËSIMIT TË GJENDJES ME COVID-19 Janë të Mbyllura

DEPUTETI I VV-SË I DREJTOHET ARBEN VITISË, KËRKO FALJE PËR DËSHTIMET

Lajme
Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Burim Karameta, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, duke thënë madje se ai duhet të kërkojë falje për dështimet në punën e tij.Në një shkrim në Facebook, deputeti i listës “Guxo” ka akuzuar Vitinë se “i ka humbur koncentrimi për t’u marrë me çështje ministrore”. Duke nisur nga shtesat prej minimum 60 eurosh për stafin shëndetësor, Karameta ka akuzuar Vitinë se ishte vonuar me vaksina, me insulina e edhe për heparina dhe eritropoetinat. “I nderuar Ministër, ndonjëherë mbështetjen dhe mbrojtjen për tjetrin mund t’a japim për asye të respektit ndaj marrëveshjeve dhe besnikërisë, siç e kemi bërë në ...
Komentet te DEPUTETI I VV-SË I DREJTOHET ARBEN VITISË, KËRKO FALJE PËR DËSHTIMET Janë të Mbyllura

DERI NË TRI ORË PRITJE PËR TU TESTUAR PËR COVID-19 NË QENDRËN KRYESORE TË MJEKËSISË FAMILJARE NË PRISHTINË (VIDEO)

Shëndetësi
Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) nuk ka pritje të gjata për qytetarëve për t’u testuar me metodën RT-PCR, derisa situatë tjetër është në qendrën COVID-19 të Prishtinës në lagjen Emshir. Me rritjen e rasteve është shtuar edhe interesimi i qytetarëve për t’u testuar për coronavirus. Në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës për t’u testuar me metodën RT-PCR qytetarët duhet të presin nga 10-15 minuta. Për qytetaren Zylfija Pllana kjo pritje nuk është e gjatë dhe se procesi shkon shumë mirë. “E kam pasur një person ën familje me coronavirus dhe dua ta përsëris testin. Gjithçka mirë shkon”, deklaroi për RTV Dukagjinin Zylfija Pllana. Por ...
Komentet te DERI NË TRI ORË PRITJE PËR TU TESTUAR PËR COVID-19 NË QENDRËN KRYESORE TË MJEKËSISË FAMILJARE NË PRISHTINË (VIDEO) Janë të Mbyllura

KRASNIQI: GJENDJE ALARMANTE SI PASOJË E MENAXHIMIT TË DOBËT TË PANDEMISË – QEVERIA TË DALË ME NJË PLAN TË RI VEPRIMI

Lajme
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas rritjes së rasteve të vdekjeve dhe infektuarve me coornavirus. Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se vendi po kalon nëpër një tragjedi ku për shtatë ditët e fundit kanë vdekur 85 qytetarë në betejë me Covid-19, prej të cilëve 18 vetëm sot, ndërsa numri i rasteve aktive të të infektuarve ka arritur shifrën prej rreth 25 mijë. Sipas tij kjo gjendje alarmante ka ardhur si pasojë e menaxhimit të dobët të Qeverisë me pandeminë. “Kjo gjendje alarmante, që vjen para së gjithash si pasojë e menaxhimit të dobët të pandemisë, duhet të adresohet urgjentisht. ...
Komentet te KRASNIQI: GJENDJE ALARMANTE SI PASOJË E MENAXHIMIT TË DOBËT TË PANDEMISË – QEVERIA TË DALË ME NJË PLAN TË RI VEPRIMI Janë të Mbyllura

HAXHIU, QEVERISË: 2 EURO NË DITË PËR PERSONELIN SHËNDETËSOR ËSHTË FYERJE

Lajme Shëndetësi
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj vendimit të djeshëm të qeverisë për shtesat e personelit shëndetësor.   Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook nder të tjera ka thënë, se “ Vendimi i Qeverisë për shtesa prej 10% të pagës së rregullt bruto është skandaloz, fyes dhe mohues për punën e profesionistëve shëndetësorë”. Sipas Bekim Haxhiut shtesat të cilat janë propozuar nga qeveria Kurti janë fryjë për punën e tyre pasi nëse kalkulohen i bije nga 2 euro në ditë për muajt gusht, shtator dhe tetor. Qeveria Kurti, në qershor të 2021, ua ndaloi pagesën 250 euro, shtesë në pagë, për profesionistët shëndetësorë, stafit ...
Komentet te HAXHIU, QEVERISË: 2 EURO NË DITË PËR PERSONELIN SHËNDETËSOR ËSHTË FYERJE Janë të Mbyllura

NË KLINIKËN E PEDIATRISË 13 FËMIJË TË SHTRIRË ME COVID-19

Shëndetësi
Trembëdhjetë fëmijë të moshave nga tre muaj deri në 16 vjeç janë duke u trajtuar nga sëmundja COVID-19 në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, thotë ushtruesja e detyrës se drejtoreshës se kësaj klinike, Violeta Grajqevci.   Në mesin e tyre, në këtë qendër janë duke u trajtuar edhe tre foshnje të moshës nën tre muajshe. Graiqevci tregon se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, 17 fëmijë janë paraqitur për tu kontrolluar në Klinikën e Pediatrisë, kurse tre raste kanë qenë për hospitalizim. “Vetëm gjatë muajit gusht, në Klinikën e Pediatrisë, janë trajtuar 36 fëmijë, kurse për gjashtë muajt e parë të këtij viti(janar-qershor) në këtë klinikë kanë qenë 67 fëmijë”, ...
Komentet te NË KLINIKËN E PEDIATRISË 13 FËMIJË TË SHTRIRË ME COVID-19 Janë të Mbyllura

SHENJAT QË TREGOJNË SE KENI MUNGESË ZINKU DHE USHQIMET E PASURA ME KËTË MINERAL

Kuzhina
Në mënyrë që trupi ynë të funksionojë siç duhet, ai gjithashtu ka nevojë për sasi të mjaftueshme të zinkut. Mësoni se cilat ushqime përmbajnë më shumë dhe cilat janë shenjat që i tregojnë për mungesën e këtij minerali. Zinku është një nga pesë mineralet më të rëndësishme për organizmin e njeriut, së bashku me hekurin, kalciumin, magnezin dhe kaliumin. Zinku ka disa role të rëndësishme, ndër të tjera, kontribuon në aftësitë njohëse dhe kujtesën dhe e ndihmon trupin në prodhimin e një hormoni të rëndësishëm të tiroides – T3. Ky mineral kontribuon në funksionimin më të mirë të sistemit imunitar, ndarjen e qelizave, shërimin më të shpejtë të plagëve dhe ...
Komentet te SHENJAT QË TREGOJNË SE KENI MUNGESË ZINKU DHE USHQIMET E PASURA ME KËTË MINERAL Janë të Mbyllura

GRETA KOÇI TREGON UNAZËN, FORCON SPEKULIMET PËR FEJESËN E SAJ

ShowBiz
Greta Koçi është një nga ata personazhe të njohur që jetën private ka preferuar ta mbajë larg vëmendjes së publikut. Megjithatë, së fundmi në portale nisi të qarkullojë një lajm se këngëtarja është fejuar në fshehtësi të plotë. Është mësuar se djali që i ka rrëmbyer zemrën është nga Austria, vend në të cilin Greta po jeton prej kohësh, transmeton Top Channel. Për më tepër, thuhet se ata të dy po mendojnë t’i japin fund beqarisë duke u martuar së shpejti. Për partnerin e Gretës nuk ka ende asnjë detaj, por sipas informacioneve ai e mbështet këngëtaren plotësisht në profesionin e saj dhe madje e shoqëron në mbrëmjet muzikore. (Foto: ...
Komentet te GRETA KOÇI TREGON UNAZËN, FORCON SPEKULIMET PËR FEJESËN E SAJ Janë të Mbyllura