Dy persona janë arrestuar në Shqipëri, pasi u ndaluan duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës. Shërbimet e njësisë së autostradës Milot-Morinë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe strukturat e DVP Lezhë, në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, pas informacioneve të marra në rrugë policore se në automjetet tip “ Volvo” dhe “Ford” po transportoheshin emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, organizuan punën për lokalizimin dhe ...
Komentet te TRANSPORTONIN EMIGRANTË TË PALIGJSHËM DREJT KOSOVËS, DY TË ARRESTUAR Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kjo ëmbëlsirë është shumë e shijshme dhe shumë e lehtë për t’u përgatitur. Sapo të keni gati kremin, mjafton që të ndiqni hapat që AgroWeb.org ju tregon dhe rezultati do të jetë perfekt. Biskotat e spërkatura me pak karamel mbulohen nga një shtresë kremoze dhe aromën më të mirë prej lëkurave të portokallit. Për më tepër përgatitja e kësaj ëmbëlsire nuk kërkon pjekjen në furrë, pra është shumë e shpejtë. Përbërësit 400-500g biskota 4 të verdha vezësh 45 gr niseshte misri 1 paketë me vanilje 150 gr sheqer 500 ml qumësht 200g çokollatë lëkura e një portokalli Përgatitja Në një tas hidhni vetëm të verdhat e vezëve dhe sheqerin ...
Komentet te RECETA E SHPEJTË E ËMBËLSIRËS ME BISKOTA DHE KREM PASTIÇERIE Janë të Mbyllura
Byreku është padyshim ndër gatimet më të preferuara, tradicionale mes shqiptarëve. Por pavarësisht mbushjes me të cilin përgatitjes, e cila padyshim është thelbësore në shijen që i jep çdo breku, një tjetër detaj i rëndësishëm është edhe pjekja e tij, proces i cili kërkon patjetër kujdes. Më posht keni disa këshilla të vlefshme, të cilat do t’ju ndihmojnë që të piqni byrekun në mënyrën më perfekte dhe shija e tij të jetë e përsosur gjithashtu. Kur byreku përgatitet me petë të bëra vetë Në rastin kur petat e byrekut i keni përgatitur vetë, si fillim duhet të parangrohni furrën në 200 gradë celcius. Temperatura duhet të jetë e lartë, ...
Komentet te MËNYRA E DUHUR E PJEKJES SË BYREKUT NË FURRË, GABIMET QË NUK DUHET TË BËNI Janë të Mbyllura
Duke qenë se klubet e natës janë mbyllur tek ne për shkak të situatës së rënduar epidemiologjike, koncertet për estradën, si zakonisht po vazhdojnë në diasporë. Një prej emrave më të kërkuar të momentit, Don Xhoni, mbrëmë performoi në Vjenë të Austrisë. Në atmosferë ekzaltuese, përpara shumë fansave, energjia nuk mungoi përgjatë performancave, e madje mund të themi se ka qenë me bollëk. Ndjekësit kanë pikasur në rrjete sociale një moment nervoze apo ekzaltimi kur përgjatë interpretimit të njërës prej këngëve të tij, reperi godet fort duke përplasur lap-topin e DJ-it të eventit, DJ Gimi-O. Mbetet e paqartë se çka mund ta ketë shkaktuar këtë reagim të Donit./Gazeta Blic ...
Komentet te ÇKA NDODHI? DON XHONI PËRPLASË LAPTOPIN E DJ-IT NË SKENË (VIDEO) Janë të Mbyllura
Një person është arrestuar në Fushë Kosovë pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare. Sipas raportit të policisë thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në IML për ekzaminim mjekësor”, thuhet në raport. /Telegrafi/ ...
Komentet te DHUNOHET NJË FEMËR NË FUSHË KOSOVË, ARRESTOHET I DYSHUARI Janë të Mbyllura
Kanë mbetur pothuajse edhe 10 ditë deri ne fillimin e vitit të ri shkollor, e për këtë gjë Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se janë të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor, dhe se së bashku me Ministrinë e Arsimit kanë bërë përgatitjet e duhura. “MASHTI bashkë me Drejtoritë Arsimore kanë deklaruar vazhdimisht edhe në takimet e përbashkëta se kanë bërë gjithë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor dhe urojmë të jetë ashtu” deklaroi Jasharaj. Sipas Jasharajt mësimdhënësit dhe stafi teknik i shkollave janë vaksinuar dhe janë të kënaqur për faktin që të gjithë punëtorët ...
Komentet te SBASHK-U KUNDËR QË TË KETË SËRISH SHTYRJE TË MËSIMIT, THOTË SE NJË GJË E TILLË DO TË PARAQISTE PROBLEME PËR ZËVENDËSIMIN E ORËVE Janë të Mbyllura
Ekspertët e drejtësisë po e shohin sfidë të vështirë procesin e luftimit të korrupsionit, derisa ky vit po karakterizohet pa ndonjë ndryshim efektiv, Ehat Miftaraj, drejtor në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë se tema e luftimit të korrupsionit akoma mbetet tabu në Kosovë, dhe që tashmë edhe viti 2021 po karakterizohet sikurse vitet e tjera pa ndonjë aktgjykim të formës së prerë. “Fatkeqësisht korrupsioni i nivelit të lartë edhe më tutje është një nga temat tabu nga sistemi prokurorial, ai gjyqësor por edhe nga Policia e Kosovës për t’i hetuar, ndjekur dhe gjykuar brenda një afati të arsyeshëm kohor, dhe ku mund të themi të shpejtë për ...
Komentet te LUFTIMI I KORRUPSIONIT MBETET TABU, ASNJË ZYRTAR I LARTË S`U DËNUA ME BURG Janë të Mbyllura
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur një delegacion të rrjetit të Agjencive të Lajmeve të Evropës Juglindore (ABNA), me të cilët ka diskutuar për prioritetet e Qeverisë, situatën me pandeminë COVID-19 dhe rolin e medias në pasqyrimin objektiv të realitetit pandemik. Kryeministri Kurti foli për situatën aktuale me pandeminë COVID- 19 dhe masat që ka marrë qeveria për lehtësimin e pasojave të pandemisë. Ai tha se deri tani Kosova ka administruar mbi një milion doza të vaksinës anti covid dhe kjo shton shpresën për përballimin më të lehtë të rrezikut nga valët e reja të paralajmëruara të përhapjes së virusit. Kryeministri i njoftoi përfaqësuesit e agjencive ...
Komentet te KURTI-ABNA: MEDIAT KANË KONTRIBUAR NË INFORMIMIN E PUBLIKUT PËR PANDEMINË Janë të Mbyllura
Sot bëhen 22 vjet nga themelimi i TMK-së, ku sipas marrëveshjes së Kumanovës dhe në pajtim me marrëveshjen e Rambujesë, ishte paraparë çarmatimi i ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe transformimi i saj në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Me hyrjen e trupave ushtarake të NATO-s, KFOR-it, në Kosovë në vitin 1999 filloi edhe transformimi i UÇK-së, duke përfunduar në vitin 2000. Udhëheqësi i parë i TMK-së u emërua Gjeneral-lejtnant, Agim Çeku. Sipas marrëveshjes, detyrat dhe të drejtat e TMK-së në atë kohë ishin veprimi për ndalimin dhe zvogëlimin dëmeve nga katastrofat natyrore dhe aksidentet, ofrimi i ndihmës në zona të rrezikuara, ndihma në pastrimin e fushave të minuara, ...
Komentet te 22 VJET NGA THEMELIMI I TMK-SË Janë të Mbyllura
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në New York, e shoqëruar edhe nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla. Në margjina të sesionit të 76-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara (UNGA) në New York, Presidentja Osmani do të ketë një sërë takimesh me delegacione të disa shteteve pjesëmarrëse, presidentë, kryeministra dhe ministra të jashtëm. Presidentja Osmani, po ashtu do të ketë takim edhe me mërgatën shqiptare në Amerikë, si dhe me figura politike që kanë mbështetur rrugën e Kosovës për pavarësi dhe shtetndërtim. Ndërkaq në Universitetin Columbia, Presidentja do ta ketë një ligjëratë dhe diskutim. Takimet do të jenë në funksion të përpjekjes për fuqizimin ...
Komentet te PRESIDENTJA OSMANI UDHËTON PËR NË NEW YORK Janë të Mbyllura