Shkencëtarët kanë qenë prej kohësh të shqetësuar për efektet e një stuhie masive diellore në infrastrukturën elektronike të planetit tonë, por një studim i ri eksploron se si një stuhi diellore mjaft e fortë mund të ndërpresë të gjithë kontinentet nga interneti për ditë – ose edhe muaj. Studimi vjen nga Sangeetha Abdu Jyothi, një profesoreshë në Universitetin e Kalifornisë, Irvine. Në të, ajo përshkruan sesi kabllot nënujore, të cilat janë thelbësore për lidhjen e kontinenteve me një internet të përbashkët, janë të prekshme nga një shpërthim masiv diellor si ato që goditën Tokën në vitet 1800 dhe në fillim të viteve 1900. “Ajo që më bëri vërtet të ...
Komentet te “APOKALIPSI I INTERNETIT”, NJË STUHI DIELLORE MUND TË NDËRPRESË INTERNETIN Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Në prag të samitit për Ballkanin Perëndimor që bahet javën e ardhshme Presidentja e Komisionit të BE-së zhvilloi një tur vizitash në rajon. Bisedime konkrete anëtarësimi ende nuk po duken në horizont. Gjashtë vende në tri ditë: Me turin e vizitave në vendet e Ballkanit Perëndimor, që duan të gjithë të anëtarësohen në BE, presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen përgatiti samitin e BE-së me vendet e Ballkanit. Më 6.10.2021 nën presidencën sllovene samiti zhvillohet në Brdo të Ljubjanës. Mesazhi i BE-së në këtë tur vizitash në të gjitha stacionet ishte i njëjti: merruni vesh me njeri-tjetrin, përpiquni edhe më tej, kini durim. Ursula von der ...
Komentet te VIZITA E VON DER LEYEN: PREMTIME TË BUKURA, POR ASNJË MESAZH TË QARTË Janë të Mbyllura
Dafina Zeqiri ka publikuar albumin e shumëpritur “Dafinë Moj”. Albumi përmban 14 këngë, mes së cilash dhe bashkëpunime me reperin Buta, Argjentina Ramosaj, Mc Kreshën, Tunën dhe sigurisht partnerin e saj, DJ Geek. Ky album është tejet i veçantë për këngëtaren pasi tregon një anë tjetër të saj mbi jetën dhe eksperiencat personale. Kënga e parë e albumit me të njëjtin titull ka një rëndësi të madhe për të pasi pjesë është dhe e ëma, Melihate Zeqiri. Të ardhurat që do të vijnë nga shitja e këtij albumi do të shkojnë për fëmijët autikë. Këngët mund t’i ndiqni dhe në Youtube. ...
Komentet te MERR FUND PRITJA, DAFINA ZEQIRI PUBLIKON ALBUMIN E RI Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës ka thënë se më 2 tetor, fillimisht ushtarët e KFOR-it do të vendosen në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë para se të largohen njësitë speciale të Policisë të Kosovës dhe largimi i barrikadave nga serbët lokalë. Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh shefi i delegacionit kosovar në Bruksel, Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova tashmë ka të gatshme 300 mijë pako me nga katër letra ngjitëse që do të fillojnë t’ua vendosin veturave nga Serbia, që nga 4 tetori. Bislimi ka thënë se Serbia ka krijuar tensione në veri të cilat kanë alarmuar bashkësinë ndërkombëtare. Ai ka thënë ...
Komentet te BISLIMI: PRITEN MASA TË TJERA TË RECIPROCITETIT Janë të Mbyllura
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka bërë një vlerësim lidhur me vendimet e ndërmarra nga institucionet e BE’së lidhur me shtensionimin e situatës në veri. Krasniqi, në emisionin ‘Pressing’ në T7, e ka cilësuar skandaloze, siç thotë ai, legjitimimin që ka bërë Qeveria Kurti ndaj Serbisë për ngjitëset në targa të veturave. Për këtë, ai ka thënë se pikënisje e formimit të Asociacionit të Komunave me kompetencë ekzekutive. “Skandal është legjitimimi që ua bën Qeveria Serbisë për qytetet e Republikës së Kosovës. Kjo, për mendimin tim është legjitimim i tabelave të Zajednicës. Ky rrezikon të jetë hapi i parë për instalimin e Asociacionit me ...
Komentet te MEMLI KRASNIQI PËR MARRËVESHJEN E TARGAVE: PO SHKOJMË DREJT “ZAJEDNICËS” Janë të Mbyllura
Reperi i njohur, Don Xhoni, lansoi projektin e ri muzikor “Trust Me”. “Trust Me”, apo në shqip “Më beso” është finalizuar edhe me videoklip, i cili tashmë është publikuar në kanalin YouTube. Producent i këngës është Çelik Lipa, teksti dhe melodia u realizuan nga reperi, ndërsa videoklipi nga “Alldifferent x offtheprojekt”. “Atë që e kom këndu vjet “Tjera llafe”, kom me vazhdu me dëshmua deri në përjetësi! Linku në bio. TRUST ME! Tjeter nivel!”, ka shkruar Don Xhoni në njoftimin për fansat në Instagram se kënga tashmë është lansuar. Ndryshe, reperi nga Drenica ishte mjaft aktiv gjatë këtij viti dhe një nga artistët më të kërkuar për mbrëmje muzikore, ...
Komentet te DON XHONI LANSON PROJEKTIN E RI “TRUST ME” Janë të Mbyllura
Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, ish-deputeti nga radhët e PDK-së, Andin Hoti, në një intervistë për Telegrafin ka folur për çështjen e të pagjeturve, trajtimin e kësaj teme në dialog me Serbinë, për hapjen e arkivave shtetërore serbe, lajmet e pavërteta në lidhje me fatin e babait të tij, Ukshin Hoti, si dhe për jetën e tij jashtë angazhimit politik. Andin Hoti theksoi se politikisht vazhdon të jetë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, teksa u shpreh se pozita e tij e tanishme nuk e lejon moralisht të merret me politika ditore. “E para, për mua të gjitha partitë janë shqiptare dhe ndjehem mirë të bashkëpunoj me ...
Komentet te ANDIN HOTI: POLITIKISHT JAM NË PDK, KURTI NUK MË KËRKOI TË KALOJA NË LVV Janë të Mbyllura
Në përvjetorin e 24-të të protestave studentore të vitit 1997, me ftesën e tij, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim bashkorganizatorët e protestës që bëri kthesë politike në Kosovë dhe bëri jehonë të madhe ndërkombëtare. Në takim ishin edhe familjarë të profesorit të ndjerë Ejup Statovci, profesoresha Drita Halimi Statovci dhe Anila Statovci. Para takimit kryeministri Kurti vuri lule të freskëta te varri i profesorit Statovci, i cili së bashku me studentët organizatorë ishte në ballë të protestës masive, që për kërkesë kryesore kishte lirimin e pakusht të hapësirave universitare të uzurpuara nga regjimi serb. “Çdo 1 tetor kujtojmë marshimin në protestat e 1997-ës të ...
Komentet te KURTI: MË 1 TETOR POPULLIT NISI T’I RIKTHEHEJ DINJITETI Janë të Mbyllura
Në emër të Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP) po ju përcjell reagimin tonë ndaj vendimit të Qeverisë për refuzimin e projektit të gazit. Instituti për Politika Zhvillimore(INDEP) i ka reaguar ashpër qeverisë së Kosovës për refuzimin e projektit të gazit amerikan. INDEP ka thënë se e sheh me shqetësim këtë vendim të qeverisë dhe formën se si ai është marrë, shkruan lajmi.net. “’Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) e sheh me shqetësim refuzimin, dhe veçanërisht mënyrën e refuzimit që Qeveria e Kosovës i ka bërë projektit të gazit dhe rrjedhimisht Marrëveshjes së Uashingtonit. Refuzimi pa alternativë që Qeveria i ka bërë programit të MCC-së dhe mungesa e transparencës për këtë ...
Komentet te QEVERISË I KËRKOHET URGJENTISHT T’I SQAROJË RRETHANAT E REFUZIMIT TË GAZIT Janë të Mbyllura
Dy orë përpara ”Foltores” në Shkodër Sali Berisha komentoi marrëveshjen e arritur dje në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për targat, ndërsa i dërgoi një mesazh presidentit Vuçiç. “Nje marreveshje per tu pershendetur! Miq, dje ne Bruksel u arrit marreveshja per zgjidhjen e problemit te targave ne vendkalimet kufitare dhe territoret perkatese midis Kosoves dhe Serbise. Ne perputhje me marreveshjen zbatohet nga palet parimi i reciprocitetit. Targat zyrtare mbulohen me nje etiket te shtetit perkates ne pikat e hyrejes ne territoret respektive. Me kete rast pershendes firmosjen e marreveshjes arritur ne Bruksel dhe ndermjetesuesit e saj. Une gjithashtu pershendes dhe njehere qendrimin e drejt te autoriteteve te Kosoves dhe ...
Komentet te BERISHA I DREJTOHET VUÇIÇ: KUJDES ME SHQIPTARËT, PËRFUNDON SI MILLOSHEVIÇI Janë të Mbyllura