Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

PEJË, ARRESTOHET PERSONI QË KISHTE GODITUR ME VETURË DY KËMBËSORË DHE KISHTE IKUR NGA VENDI I NGJARJES

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar personin i cili kishte goditur me veturë dy këmbësorë në Pejë. Policia njofton se i dyshuari mashkull kishte goditur me veturë dy këmbësorë dhe më pas kishte ikur nga vendi i ngjarjes, transmeton Telegrafi. “Më 16.10.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti derisa ka qenë duke drejtuar automjetin, nga pakujdesi i ka goditur dy këmbësor (një femër dhe një mashkull kosovarë) dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Viktimat janë duke u trajtuar në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/ ...
Komentet te PEJË, ARRESTOHET PERSONI QË KISHTE GODITUR ME VETURË DY KËMBËSORË DHE KISHTE IKUR NGA VENDI I NGJARJES Janë të Mbyllura

ARRESTOHEN KATËR PERSONA NË KLLOKOT PËR BLERJE TË VOTËS

Lajme
Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, njoftojnë opinionin publik se mbrëmë më 16 tetor 2021 në orët e vona, janë arrestuar katër persona në Kllokot, me inicialet A.D., M.K., A.T dhe Xh.B., në lidhje me procesin zgjedhor dhe me këtë dyshohet se kanë kryer veprat penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve” dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”. Katër të dyshuarit e arrestuar me urdhër të prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. “Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre ligjore, në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme ...
Komentet te ARRESTOHEN KATËR PERSONA NË KLLOKOT PËR BLERJE TË VOTËS Janë të Mbyllura

OSMANI:SOT VOTOJMË PËR KUALITETIN E JETËS SONË NË KOMUNAT KU BANOJMË

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se sot të gjithë votojmë për kualitetin e jetës sonë në komunat ku banojmë.   Postimi i plotë: Mirëmëngjes Kosovë! Sot të gjithë votojmë për kualitetin e jetës sonë në komunat ku banojmë. Pavarësisht se në cilën komunë votoni, shpresoj që sërish ta dëshmojmë shpirtin tonë demokratik nëpërmjet pjesëmarrjes sa më të lartë në një proces të drejtë dhe të lirë, e duke i respektuar masat kundër Covid-19. I priftë e mbara Republikës sonë! ...
Komentet te OSMANI:SOT VOTOJMË PËR KUALITETIN E JETËS SONË NË KOMUNAT KU BANOJMË Janë të Mbyllura

DEMOLLI: GRATË KANË MARRË PAK PJESË NË DEBATET E ZGJEDHJEVE

Lajme
Qytetarët e Kosovës sot vendosin për kryetarët e ardhshëm të komunave dhe për përfaqësuesit e tyre në Kuvendet Komunale. Për këto zgjedhje lokale të drejt vote kanë 1 885 448 persona, derisa sot hapen 883 vendvotime.   Luljeta Demolli, Drejtoreshë Ekzekutive në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore, ka vlerësuar se gratë kanë marrë pak pjesë në debatet zgjedhore. Demolli ka vlerësuar se partitë politike prap janë orientuar në fushatë nëpër oda. “Kjo nuk na pëlqen, pra gratë nuk marrin pjesë fushatën nëpër oda dhe ne për këtë kemi njoftuar edhe KQZ-në”, tha ajo. ...
Komentet te DEMOLLI: GRATË KANË MARRË PAK PJESË NË DEBATET E ZGJEDHJEVE Janë të Mbyllura

MBI 18 MIJË TË VDEKUR JANË LARGUAR NGA LISTAT VOTUESE NË ZGJEDHJET LOKALE

Lajme
Emrat e më shumë se 18 mijë personave të vdekur janë larguar nga lista votuese e Zgjedhjeve Lokale e cila do të shpërndahet në vendvotime në ditën e zgjedhjeve më 17 tetor.   Pas zgjedhjeve të parakohshme që janë mbajtur më 14 shkurt të këtij viti, numri i personave që janë larguar si të vdekur nga lista votuese është 18 mijë e 252 persona. Pjesë më e madhe e tyre, 14 mijë e 81 emra, janë larguar nga lista votuese sepse të njëjtit janë larguar edhe nga skema pensionale. Nga zgjedhjet e 14 shkurtit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjetur një metodë të veçantë që i shërben saktësisë dhe pastrimit ...
Komentet te MBI 18 MIJË TË VDEKUR JANË LARGUAR NGA LISTAT VOTUESE NË ZGJEDHJET LOKALE Janë të Mbyllura

MBI 3 MIJË POLICË, 35 GJYQTARË DHE 80 PROKURORË NË MBROJTJE TË VOTËS

Lajme
Qytetarët e Kosovës sot do t’i drejtohen kutive të votimit për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre lokal, asamblistët dhe kryetarët e 38 komunave. E për mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve do të ketë bashkëpunim ndërinstitucional për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.   Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka thënë se për katër muaj ky institucion ka përgatitur këtë proces për mbajtjen e zgjedhjeve. Laura Pula nga Prokuroria e shtetit në një konferencë për media ka thënë se kanë krijuar mekanizmat për një proces të mirëfilltë. “Mision është mbrojtja e votës së qytetarit”, tha ai. Kemi 80 prokurorë kujdestar në 38 komunat e Kosovës. Nëse do të ketë keqpërdorim të ...
Komentet te MBI 3 MIJË POLICË, 35 GJYQTARË DHE 80 PROKURORË NË MBROJTJE TË VOTËS Janë të Mbyllura

MOTI NË KOSOVË

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët por edhe me intervale të shkurta me diell.   Në mëngjes ka mundësi që në ultësira të paraqitet fenomeni i mjegullës si rezultat i radiacionit dhe ndryshimeve në fushat termike. Vranësirat herët në mëngjes vende-vende mund të sjellin ndonjë rigë të dobët, por pjesa dominuese e ditës do të jetë pa reshje dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare. Java e ardhshme parashihet me ...
Komentet te MOTI NË KOSOVË Janë të Mbyllura

KOSOVA SOT VOTON NË ZGJEDHJE LOKALE

Lajme
Qytetarët e Kosovës sot vendosin për kryetarët e ardhshëm të komunave dhe për përfaqësuesit e tyre në Kuvendet Komunale. Për këto zgjedhje lokale të drejt vote kanë 1 885 448 persona, derisa sot hapen 883 vendvotime.   Ndërkohë, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë certifikuar 89 subjekte politike, prej të cilave janë: 32 parti politike, 1 koalicion, 33 iniciativa qytetare dhe 23 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit është 5 mijë e 364 kandidatë, prej të cilëve 166 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 5 mijë e 198 kandidatë për Kuvende Komunale. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar ...
Komentet te KOSOVA SOT VOTON NË ZGJEDHJE LOKALE Janë të Mbyllura

AJVAR JESHIL PIKANT ME SHIJE TË PËRKRYER

Kuzhina
Lyerje shumë e shijshme, dhe mund ta bëni gjatë gjithë vitit.   Ka shije fenomenale, shërbehet si lyerje buke, me djathë të bardhë të fortë. Përbërësit: – 4 kg speca të gjelbër me tul; – 5 kg patëllxhanë; – 1 l vaj; – 1,5 dl uthull; – 1,5 dl uthull; – 15 g mustardë; – 200 g sheqer; – 100 g kripë. Përgatitja: Specat dhe patëllxhanin lani mirë, thani dhe piqni në skarë apo në furrë shporeti. Specat e pjekur dhe patëllxhanin lërini të ftohen në një enë të mbuluar me kapak, pastaj pastroni. Qërojini specat dhe hiqjani farat, pastaj lërini të kullohen mirë në një thes rrjetë për disa ...
Komentet te AJVAR JESHIL PIKANT ME SHIJE TË PËRKRYER Janë të Mbyllura

QENI “SNAJPER” I USHTRISË AMERIKANE QËLLON ME PRECIZITET DERI NË 1200 METRA

Kuriozitete
Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në panairin ushtarak e ka prezantuar një armë të re dhe të sofistikuar.   Arma është një qen robot të pajisur me një pushkë “Creedmoor” 6.5 mm që mund të qëllojë me precizion një objektiv deri në 1 mijë e 200 metra. Qeni me nofkën “Spur” është krijimi më i fundit nga prodhuesi ndërkombëtar i armëve “Ghost Robotics” dhe “Sword”, me bazë në Nevada, raporton Daily Mail. I vendosur mbi një nga modelet ekzistuese të “Ghost Robotics”, qeni “Spur” mund të udhëzohet nga distanca për të mbushur armën dhe për të qëlluar. Ende nuk dihet saktë konfiguracioni i armës dhe se sa do ...
Komentet te QENI “SNAJPER” I USHTRISË AMERIKANE QËLLON ME PRECIZITET DERI NË 1200 METRA Janë të Mbyllura