Anëtari i PDK-së, Sami Lushtaku ka postuar një fotografi me ish-presidentin Hashim Thaçi, dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli duke uruar fitoren e PDK-së në Skenderaj. “Urime fitorja Skenderaj. Ju falënderoj nga zemra për këtë mbështetje madhështore! Këtë fitore ja dedikojmë Presidentit Hashim Thaçi e kryetarit Kadri Veseli”, ka shkruar Lushtaku. PDK dhe kandidati i saj Fadil Nura po prin bindshëm me 58,99% të votave, ndërkaq Bekim Jashari është i dyti me 37,80%. ...
Komentet te SAMI LUSHTAKU IA DEDIKON FITOREN HASHIM THAÇIT E KADRI VESELIT Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka publikuar të dhënat nga 30 për qind të votave të numëruara në kryeqytet. Sipas të dhënave të KQZ-së, në Komunave e Prishtinës, prinë kandidati i LVV-së, Arben Vitia me 42.69 për qind të votave. Rezultatet sipas KQZ-së, me 30 për qind të votave të numëruara: Arben Vitia (LVV) – 42,69% Përparim Rama (LDK) – 30,25% Uran Ismaili (PDK) – 20,40% Daut Haradinaj (AAK) – 4,72% Gëzim Mehmeti (AKR) – 1,64% Avni Çakmaku (Fjala) – 0,19% Florim Isufi (PB) – 0,11% . /Telegrafi/ ...
Komentet te ME 30 PËR QIND TË VOTAVE TË NUMËRUARA, NË KRYEQYTET PRIN ARBEN VITIA Janë të Mbyllura
Mbi 46 për qind e votave tashmë janë numëruar në Gjilan Teksa kandidati i LVV-së, Alban Hyseni prin me mbi 45 për qind të votave, i pasuar nga ai i LDK-së, Lutfi Haziri me 42 për qind të votave. Kështu që Gjilani si duket do të shkojë në balotazh. ...
Komentet te SIPAS KQZ-SË EDHE GJILANI NË BALOTAZH Janë të Mbyllura
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë konferencës për medie ka thënë se sipas rezultateve të tyre, AAK-ja ka fituar gjashtë komuna. Haradinaj tha se të paktën në Istog do të jenë në balotazh. “AAK-ja në këto zgjedhje ka synuar rezultat më të mirë. Rezulatatet tona thonë se kemi fituar gjashtë komuna, në Gjakovë, Suharekë, Rahovec, Klinë, Deçan e Junik. Shkojmë në balotazh të paktën në Itog. Është vërejtur rritje e votave në Pejë, Prishtinë e Podujevë. Kjo është fitore e pritshme për ne”, tha Haradinaj. Haradinaj tha se Kosova ka kaluar edhe një provim të demokracisë, pasi janë mbajtur zgjedhje të lira e demokratike. “Kosova sot ...
Komentet te HARADINAJ: REZULTATET THONË QË KEMI FITUAR GJASHTË KOMUNA Janë të Mbyllura
Ushtruesi i detyrës së ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe, ka përshëndetur mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit. Në një shkrim në Twitter, Giacobbe ka thënë se kosovarët kanë dëshmuar pjekuri në këto zgjedhje duke e quajur “fitore tjetër e demokracisë”. “Është inkurajuese të shohesh shqiptarët e Kosovës teksa votojnë dhe përmes kutive të votimit dëmostrojnë fitore tjetër të demokracisë. Ne duhet të qëndrojmë vigjilentë përballë pandemisë: të respektojmë masat qeveritare dhe të festojmë me familjen në shtëpi. #BëniPjesën tuaj #DemokracinëDërguesit”, ka shkruar Giacobbe. Ndërkaq, në orën 19:00 janë mbyllur qendrat e votimit në të gjithë Kosovën. Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit kanë votuar 43 për ...
Komentet te AMBASADA E SHBA-SË NË KOSOVË PËRSHËNDET PROCESIN ZGJEDHOR: KJO ËSHTË TJETËR FITORE E DEMOKRACISË Janë të Mbyllura
Pas publikimit të EXIT POLL-eve të cilët shpallën fitues pa balotazh në Komunën e Mitrovicës së Jugut kandidatin për pretend të kësaj komune nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza, qytetarët e Mitrovicës kanë dalë të festojnë. Prej pamjeve të siguruara nga T7, shihet një grumbull i madh qytetarësh duke festuar për rezultatin e Hamzës. Përgjatë festës, dëgjohet duke u brohoritur edhe emri i ish-kryetarit të PDK’së, Kadri Veselit dhe ish-presidentit Hashim Thaçi. ...
Komentet te FESTË NË MITROVICË, BROHORITET EMRI I KADRI VESELIT E HASHIM THAÇIT (VIDEO) Janë të Mbyllura
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar të publikojë në kohë reale rezultatet e zgjedhjeve lokale nëpër komuna. Rezultatet mund t’i përcillni në kohë reale, duke klikuar në këtë LINK. Ndryshe, ka përfunduar pa incidente të theksuara procesi zgjedhor sot në Kosovë. Qytetarët iu janë drejtuar kutive të votimit në 38 komuna, për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre lokal, asamblistët dhe kryetarët. Të gjitha qendrat e votimit u hapën me kohë në orën 07:00 të mëngjesit dhe të njëjtat janë mbyllur në orën 19:00. /Telegrafi/ ...
Komentet te KQZ-JA FILLON PUBLIKIMIN E REZULTATEVE TË PARA PËR KOMUNA Janë të Mbyllura
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në konferencën e katërt për sot, ka bërë të ditur se ka përfunduar procesi zgjedhor dhe se tashmë të gjitha qendrat e votimit janë mbyllur. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka thënë se pjesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje deri në orën 19:00 është 43% apo 770 mijë e 117 votues. Ai ka shtuar se në zgjedhjet lokale të vitit 2017, deri në të njëjtën kohë kishin votuar 822 mijë 484 votues 43.5% . Radoniqi gjithashtu ka theksuar se ka filluar procesi i numërimit të fletëvotimeve dhe se nga ora 19:00 ka filluar afati 24 orësh për paraqitje të ankesave në PZAP. /Telegrafi/ ...
Komentet te KQZ: DALJA E QYTETARËVE NË ZGJEDHJE ËSHTË 43%, KA FILLUAR NUMËRIMI I FLETËVOTIMEVE Janë të Mbyllura
Përparim Rama ka befasuar të gjithë në komunën e Prishtinës me një rezultat të jashtëzakonshëm në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Ai ka arritur që ta mbajë brenda kufirit të balotazhit favoritin kryesor Arben Vitinë duke e çuar komunën në balotazh. Sipas sondazheve, Vitia sillet rreth shifrave 43 deri në 44 për qind derisa Rama prej 26 deri në 27 për qind, përcjell Periskopi. Sipas sondazhit të Klan K, vota në Prishtinë për Lidhjen Demokratike prej 14 shkurtit ka arritur që të shumëfishohet me përzgjedhjen e kandidaturës së Përparim Ramës. Rritja e partisë me Përparim Ramën del se ka qenë mbi 60 për qind, që është një meritë e madhe ...
Komentet te PRISHTINA SHASTISET PËR PËRPARIMIN: KJO ËSHTË RRITJA E FRIKSHME E LDK PËR TETË MUAJ Janë të Mbyllura
Ramiz Lladrovci i PDK-së e ka fituar Drenasin me 58.4 %, sipas EXIT POLL-it të realizuar nga Tomor Qela dhe të prezantuar ekskluzivisht në Klan Kosova. I dyti është radhitur Fejzi Kiqina nga Lëvizja Vetëvendosje me 19.2 % dhe pasohet nga Driton Ajazi nga Demokratët për Drenasin me 12.1 %. Rezultatet e këtij EXIT POLL-i të prezantuar në Klan Kosova: Ramiz Lladrovci (PDK): 58.4 % Fejzi Kiqina (VV): 19.2 % Driton Ajazi (Demokratët për Drenasin): 12.1 % Anduena Gllareva (LDK): 6.4 % Xhavit Drenori (Iniciativa Qytetare “Green për Drenas”): 2.3 % Arta Ahmeti -Xhylani (AAK): 0.7 % Tjetër: 0.9 % ...
Komentet te EXIT POLL-I I PREZANTUAR NË KLAN KOSOVA: RAMIZ LLADROVCI E FITON DRENASIN Janë të Mbyllura