Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Çfarë po ndodh me Mauro Icardin?

Sport
Ish – kapiteni i Interit Mauro Icardi postoi një foto me një maskë oksigjeni në fytyrë me të cilën ka shkaktuar shumë polemika. Sulmuesi i PSG-së u shfaq në Instagram duke mbajtur një maskë oksigjeni të Shtunën, duke shkaktuar shqetësime për shëndetin e tij, përcjell KosovaPress. Ish-kapiteni i Interit fillimisht nuk e shpjegoi arsyen e fotos, por pasi mori disa mesazhe nga tifozët e shqetësuar, ai sqaroi. “Për të gjithë ata që më pyesin, kjo është një dhomë hiperbarike që unë kam në shtëpi. Unë e përdor atë për të parandaluar dëmtimet dhe për tu rikuperuar më shpejt pas ndeshjeve dhe seancave stërvitore,” shpjegoi Icardi në një histori të re ...
Komentet te ​Çfarë po ndodh me Mauro Icardin? Janë të Mbyllura

​Rënia e GDP-së zvicerane në vitin 2020, më e madhja që nga kriza e naftës

Rajoni dhe Bota
Prodhimi i brendshëm bruto i Zvicrës ra 2.9 për qind në vitin 2020, më i larti që nga kriza e naftës në vitet 1970, njoftoi qeveria zvicerane, raporton SEEBiz. Qeveria parashikon një rënie të aktivitetit edhe në tremujorin e parë të këtij viti, duke pasur parasysh masat për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Rënia më e madhe e ekonomisë zvicerane u regjistrua në vitin 1975, pas krizës së naftës, kur ajo arriti në 6.7 për qind, vë në dukje Ministria e Ekonomisë. Në tre muajt e fundit, aktiviteti është ngadalësuar ndjeshëm, me një normë rritjeje prej vetëm 0.3 për qind krahasuar me tre muajt e mëparshëm kur u rrit me ...
Komentet te ​Rënia e GDP-së zvicerane në vitin 2020, më e madhja që nga kriza e naftës Janë të Mbyllura

Njoftim shtesë me video

Njoftim shtesë me video
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon procesi i numërimit të votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta. (Ora 18:00, VIDEO dhe LIVE)/KosovaPress ...
Komentet te Njoftim shtesë me video Janë të Mbyllura

Haradinaj mirëpritet nga bashkëluftëtarët e tij në Ozdrim

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, u prit sot në Ozdrim nga miq e bashkëluftëtarë të tij. Haradinaj me këtë ka ndarë medaljen “Me besim në Zot, atdhe e shtet”, familjes Elshani për kontributin në çështje kombëtare. Postimi i plotë: Mikpritje shqiptare në Ozdrim, në mesin e shumë miqve dhe bashkëluftëtarëve. Me këtë rast kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut në çështje kombëtare për familjen Elshani, medalje që në emër të familjes e pranoi Qerim Elshani. Ju faleminderit për mikpritjen!/KosovaPress ...
Komentet te Haradinaj mirëpritet nga bashkëluftëtarët e tij në Ozdrim Janë të Mbyllura

​Llapi bënë befasinë duke e mposhtur Ballkanin, ndryshon renditja tabelare

Lajme
Pas barazimit me Gjilanin, Ballkani ka marrë një tjetër rezultat zhgënjyes në Superligën e Kosovës pasi është mposhtur nga Llapi me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 22 të këtij edicioni garues në futboll. Në një ndeshje që pati edhe tensione të larta ku dy lojtar u përjashtuan nga loja me karton të kuq (Coric i Llapit dhe Zeka i Ballkanit), rezultatin e vendosi goli i Sadriut në minutën e 69’ të ndeshje i cili edhe ia siguroi tri pikë të arta Llapit, raporton KosovaPress. Pas fitores se Dritës dhe kësaj humbjeje të Ballkanit, tani ka ndryshuar edhe renditja në kreun e tabelës të cilën tashmë e ...
Komentet te ​Llapi bënë befasinë duke e mposhtur Ballkanin, ndryshon renditja tabelare Janë të Mbyllura

Tentojnë të hyjnë në këmbë nga Serbia në Kosovë, ndalohen dy persona

Tentojnë të hyjnë në këmbë nga Serbia në Kosovë, ndalohen dy persona
Dy persona janë ndaluar nga njësiti policor në fshatin Novosell të Kamenicës, pasi përmes rrugëve ilegale në këmbë, kanë tentuar të kalojnë kufirin Serbi -Kosovë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./KosovaPress ...
Komentet te Tentojnë të hyjnë në këmbë nga Serbia në Kosovë, ndalohen dy persona Janë të Mbyllura

Katër të vdekur dhe 453 raste të reja me Covid-19

Lajme
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 3.680 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 453 raste pozitive. Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (83, 76, 70 vjeç), Skenderaj 1 rast (58 vjeç). “Numri total i rasteve pozitive është 69.230 raste nga 307.332 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.599 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 206 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri ...
Komentet te Katër të vdekur dhe 453 raste të reja me Covid-19 Janë të Mbyllura

​Policia kthen në familje të miturën që u martua me një të mitur

​Policia kthen në familje të miturën që u martua me një të mitur
Policia e Kosovës ka reaguar në një rast të raportuar në Lipjan, ku një e mitur ishte larguar nga shtëpia dhe ishte martuar me një të mitur. Sipas Policisë, babai i vajzës ka raportuar se e mitura është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer. Ndërsa, më pas kishte kuptuar se ishte martuar me të dyshuarin e mitur mashkull kosovar. “Të njëjtit janë intervistuar në prezencën e zyrtarit QPS-së. Në konsultim me prokurorin për të mitur viktimën e ka marrë familja e saj ,kurse i dyshuari është liruar. Rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./KosovaPress ...
Komentet te ​Policia kthen në familje të miturën që u martua me një të mitur Janë të Mbyllura

Arsenali fiton derbin me Leicester Cityn

Sport
Derbi i zhvilluar të dielën ndërmjet Leicester Cityt dhe Arsenalit i ka takuar skuadrës së Mikel Artetas që ka triumfuar me rezultat 3-1. Ndeshja nuk filloi aspak mirë për Arsenalin pasi pranuan gol që në minutën e gjashtë të takimit kur realizoi Tielemans, por reagimi i “topçinjve” ishte i fuqishëm dhe ia dolën që ta përmbysin rezultatin, përcjell KosovaPress. Fillimisht David Luiz realizoi në minutën e 39’ për ta barazuar rezultatin, ndërsa në sekondat e fundit të pjesës së parë Lacazette shënoi nga penalltia për 2-1. Në pjesën e dytë, Arsenali ia doli që të realizojë edhe një gol për të vulosur një fitore shumë të rëndësishme e cila tani ...
Komentet te Arsenali fiton derbin me Leicester Cityn Janë të Mbyllura

Drenasi me rrethinë nesër pa ujë

Lajme
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se si shkak i punimeve të sërishme teknike nga Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër Lepenc “, në Bivolak , gjatë ditës së nesërme, 1 mars, do të ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e qytetit të Drenasit me rrethinë. Ndërprerja e ujit nesër do të bëhet nga ora 10:00 – 20:00./KosovaPress ...
Komentet te Drenasi me rrethinë nesër pa ujë Janë të Mbyllura