Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Ngjarjet e datës 5 mars (Video)

Lajme
Ora e parë mësimore në shkolla i kushtohet Epopesësë UÇK-së, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve përliri (Video)   Kuvendi Komunal i Prishtinës mban seancë solemne me rastin e Epopesësë UÇK-së. (Komuna e vjetër, ora 9:00) Do të ketë video – LIVE   Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj me bashkëpunëtorë, do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz në nderim të sakrificës së familjes Jashari, në 23-vjetorin e “Epopesë së UÇK-së”. (Ora 09:45) Do të ketë video – LIVE   Kuvendi i Komunës së Skenderajt mban mbledhje solemne kushtuar “Epopesë së UÇK-së”. (Objekti i Komunës, ora 10:00) Do të ketë video – LIVE   Kuvendi i Komunës së Mitrovicës ...
Komentet te ​Ngjarjet e datës 5 mars (Video) Janë të Mbyllura

49 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 10 në gjendje më të rëndë

Lajme
49 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës. Nga spitali kanë njoftuar se 36 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa 10 nga ta janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. “49 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 pacientë janë në Respirator (CPAP), 36 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, njofton spitali. Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 203 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 29 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm./KosovaPress ...
Komentet te 49 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 10 në gjendje më të rëndë Janë të Mbyllura

Treni godet një kamionetë në Fushë Kosovë, lëndohet një person

Lajme
Një kamionetë është goditur nga treni në Fushë Kosovë në mëngjesin e hershëm të së premtes. Nga ky aksident është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën ‘Pajazit Islami’ në Fushë Kosovë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet (kamionetë). Bazuar në të dhënat fillestare lëndime trupore ka pësuar një person. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, tregoi Ahmeti./KosovaPress ...
Komentet te Treni godet një kamionetë në Fushë Kosovë, lëndohet një person Janë të Mbyllura

Papa vizitë treditore në Irak

Rajoni dhe Bota
Papa Françesku nis sot vizitën treditore në Irak, të parën vizitë që prej fillimit të pandemisë. Gjatë këtyre ditëve Ati i Shenjtë pritet të vizitojë Bagdadin, Jugun e Irakut dhe Erbilin në veri, i cili u bë shënjestër e sulmeve me raketa rreth një javë më parë. Por kjo nuk e tremb kreun e Vatikanit që nuk pranon ta zhgënjejë komunitetin e krishterë të Irakut. “Populli irakian e priste prej kohe Gjon Palin II, të cilit iu ndalua çdo mundësi që të shkelte në këto troje. Nuk mund ta zhgënjesh popullin për herë të dytë. Të lutemi që ky shtegtim të shkojë mbarë e mirë” tha Papa Françesku. “Unë vij ...
Komentet te Papa vizitë treditore në Irak Janë të Mbyllura

Arrestohen 8 zyrtarë policorë

Lajme
Janë arrestuar 8 zyrtarë policorë me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas nenit 414 të KPRK-së, s “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës ose autorizimeve publike” neni 195 ”, “Ushtrimi i ndikimit” neni 424, si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substance narkotike”, sipas nenit 267. Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se të arrestuarit janë; D.M, M.G, V.F, V.B, V.SH, R.S, B.J dhe M.K “Në vazhdën e aksioneve të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, është edhe aksioni i sotëm që tregon fuqishëm përkushtimin e Prokurorit të Shtetit në luftën e pakompromis kundër korrupsionit. Në aksionin e sotëm të zhvilluar në bashkëpunim ...
Komentet te Arrestohen 8 zyrtarë policorë Janë të Mbyllura

Salih Mustafa del sot para Speciales

Lajme
Sot do të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes së ish-shefit të Inteligjencës në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Salih Mustafa, i njohur gjatë luftës si komandant Cali. Sipas njoftimit nga Dhomat e Specializuara, konferenca e Mustafës pritet të mbahet në ora 11:00. Ndërsa, muaj më parë Mustafa në sallën e gjyqit në Hagë është deklaruar i pafajshëm për të gjitha aktakuzat me të cilat akuzohet. Mustafa u arrestua më 24 shtator të 2020-tës dhe menjëherë u transferua në objektin e paraburgimit në Hagë. Ai është i arrestuari i parë i Gjykatës Speciale. Sipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar, aktakuza kundër tij u konfirmua më 12 qershor 2020./KosovaPress ...
Komentet te Salih Mustafa del sot para Speciales Janë të Mbyllura

Sot përfundon afati për ankesa në PZAP

Lajme
Sot mbyllet afati që subjektet politike dhe kandidatët të dorëzojnë ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në lidhje me rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Deri mbrëmë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), janë parashtruar 15 ankesa nga kandidatë të ndryshëm të subjekteve politike të cilat kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për rezultatin zgjedhor. Mul Desku nga PZAP i tha KosovaPress-it se pretendimet e këtyre kandidatëve janë se iu është bërë e pa drejtë me rezultatin zgjedhor. Ndërsa, kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE) Veton Berisha sot do të dërgojë një ankesë në PZAP, për shkak të orkestrimit të votave të Listës Serbe ...
Komentet te Sot përfundon afati për ankesa në PZAP Janë të Mbyllura

Historia që nisi me barazim

Sport
Miqësorja e konsideruar si historike, në mes përfaqësueses së Kosovës dhe Haitit, e cila ishte takimi i parë ndërkombëtar nën monitorimin e FIFA-s, ndodhi më 5 mars 2014, dhe përfundoi me rezultat 0:0. Stadiumi Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë që kishte marrë pamjen e një stadiumi evropian, ishte arena e përballjes së parë historike ndërkombëtare të përfaqësueses kosovare. Ekipi vendas tregoi më shumë nga loja në fraksionin e parë. Fillimi ishte i ndikuar nga emocionet, por me kalimin e minutave, ata filluan të tregoheshin një skuadër e qëndrueshme. “Dardanët” nuk u ndalën së sulmuari, ata bënë presion, e dominuan gjysmë lojën e parë, krijuan shumë raste, mirëpo goli mungoi. Vendasit ...
Komentet te Historia që nisi me barazim Janë të Mbyllura

​Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Lajme
Sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare, më të theksuara për rreth maleve. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë celsius. Të shtunën, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të kushtëzojë mot kryesisht të vranët dhe me kushte për reshje shiu dhe bore, deri sa në viset e larta parashihet të bie vetëm borë. Temperaturat do të shënojnë ulje për 8-10 gradë celsius, sidomos ato maksimalet derisa minimalet do të shënojnë rritje të lehta. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ...
Komentet te ​Parashikimi i motit për sot dhe nesër Janë të Mbyllura

​23 vjet nga rënia heroike e Jasharëve, sot nis Epopeja e lavdishme e UÇK-së

Lajme
Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së duke i bërë asaj një rrethim të hekurt. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politik e diplomatik. Në të vërtetë kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit do ta ngrejë çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore. Kështu, në natën e 4 e 5 marsit të ...
Komentet te ​23 vjet nga rënia heroike e Jasharëve, sot nis Epopeja e lavdishme e UÇK-së Janë të Mbyllura