Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Eskalon situata në Gjykatën e Prizrenit, ish-komandanti i UÇK-së gjuan me shishe

Lajme
I akuzuari për krime lufte, ish-komandanti i UÇK-së, Remzi Shala, i njohur me nofkën “Molla e Kuqe”, gjatë seancë së sotme në Gjykatën Themelore të Prizrenit ka sulmuar me shishe palën e dëmtuar. Pas këtij veprimi ka filluar përleshje fizike mes të akuzuarit dhe palës së dëmtuar , derisa më pas ka ndërhyrë policia. Pas kësaj ngjarje të pazakontë seanca është ndërprerë, raporton “Betimi për Drejtësi”. “Molla e Kuqe” akuzohet për krime të luftës dhe për disa kohë kishte qenë në arrati. /Veriu/ ...
Komentet te Eskalon situata në Gjykatën e Prizrenit, ish-komandanti i UÇK-së gjuan me shishe Janë të Mbyllura

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë – Greqi

Sport
Federata e Futbollit e Kosovës ka dalë me njoftim se biletat për ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kombeve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, që zhvillohet do të zhvillohet këtë të diel, kanë dalë në shitje. Shtëpia e futbollit kosovar njofton gjithashtu se biletat mund të blihen përmes platformës online në linkun e mëposhtëm: KLIKO KËTU: BILETAT Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro. Një person mund t’i blejë deri në katër bileta. Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, e vlefshme për Grupin 2 të Ligës C, do të luhet më 5 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora ...
Komentet te Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë – Greqi Janë të Mbyllura

Prokurori i Shtetit nis hetimet për dyshimet për ryshfet në Ministrinë e Liburn Aliut

Lajme
Prokurori i Shtetit ka nisur hetimet në rastin e audio-incizimeve të publikuara dje, në lidhje me dyshimet për ryshfet në Ministrinë e Infrastrukturës. Këtë e ka konfirmuar vet ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit, Besim Kelmendi. “Iu njoftoj se lidhur me rastin, prokurori i shtetit ka filluar procedurën për verifikimin dhe hetimin e pretendimeve të ngritura”, ka thënë Kelmendi për Nacionale. Web-emisioni “Ditari i Buzhalës” gjatë ditës së djeshme ka trajtuar një rast korrupsioni ku përmendet edhe emri i ministrit Liburn Aliu, dhe ku nuk mungojnë shumat astronomike, pushteti e ryshfeti, dhe daja e nipi. Për këto audio-incizime ka reaguar edhe vet Florian Ramqaj, këshilltar i Ministrit Liburn Aliu emri i ...
Komentet te Prokurori i Shtetit nis hetimet për dyshimet për ryshfet në Ministrinë e Liburn Aliut Janë të Mbyllura

Tragjike: Gjendet i vdekur brenda veturës së tij një person në Emshir, dyshohet për vetëvrasje

Lajme
Një person është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 12:00 në lagjen Kalabria (ish-Emshir) në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se viktima është gjetur i gjakosur brenda një veture, teksa dyshimet e para janë se i njëjti ka kryer vetëvrasje. Sinjali mëson se tashmë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore bashkë me ekipin mjekësor. Do t’iu mbajmë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin. ...
Komentet te Tragjike: Gjendet i vdekur brenda veturës së tij një person në Emshir, dyshohet për vetëvrasje Janë të Mbyllura

Adelina Tahiri e ndez atmosferën me vallëzimin para tarabukave

ShowBiz Video
Adelina bashkë me Big Mamën dhe Tunën po i shijojnë në maksimum pushimin në Turqi Nga atje po sjellin imazhe të ndryshme, duke na lënë të kuptojmë se gjithçka shkon për mrekulli. Së fundmi, Big Mama ka ndarë disa video teksa shihet Adelina duke vallëzuar nën tingujt e tarabukave. Duket se Adelina i ka qejf tarabukat, pasi edhe vallëzimi i saj ishte i shkëlqyer. /InfoKosova/ ...
Komentet te Adelina Tahiri e ndez atmosferën me vallëzimin para tarabukave Janë të Mbyllura

Do të mbahet mend gjatë: Profesori kosovar që mbylli 50 njësha

Lajme
Në shkollat e Prizrenit ka profesor që i ka mbyllur 50 njësha në fund të vitit shkollor. Ish-drejtori i Arsimit në këtë komunë, Skënder Susuri katër vjetë më parë kishte deklaruar se ky vlerësim për nxënësit është i pafalshëm. “Një profesor që i ka vendosur 50 nota të dobëta duhet ta pyes vetën se çka është duke punuar”, kishte thënë ai. Sipas tij, Drejtoria e Arsimit ka pranuar 400 ankesa lidhur me vlerësimin e nxënësve. 300 prej tyre janë vetëm të SHMM “Luciano Motroni”. Drejtoria e Arsimit në Prizren, kishte marrë vendim atë kohë që t’ia mundësojë rivlerësimin nxënësve që kanë mbyllur vitin shkollor me njësha në Shkollën e Mesme ...
Komentet te Do të mbahet mend gjatë: Profesori kosovar që mbylli 50 njësha Janë të Mbyllura

Kur do të hapet pishina e Gërmisë dhe a do të ketë ngritje çmimesh?

Lajme
Pishina e Gërmisë nga 12 qershori pritet të jetë e hapur për të gjithë qytetarët, që duan të freskohen në këto ditë të nxehtë të qershorit. Kryeshefi i ndërmarrjes ‘Sport Marketing’, Liridon Llapashtica thotë se hapja varet dhe nga temperaturat. “Si çdo sezonë verore NPL Sport Marketing që menaxhon me pishinën e Gërmisë ka filluar të zbatojë planin rreth përgatitjeve për sezonin veror 2022. Tradicionalisht pishina ka hapur dyert për qytetarët e Prishtinës më datë 12 qershor – simbolikisht që shënohet çlirimi i kryeqytetit Këtë e determinon zakonisht edhe moti, pra nëse temperaturat janë në favor për hapje, planifikojmë me datë 12, nëse jo, atëherë duhet të presim deri të ...
Komentet te Kur do të hapet pishina e Gërmisë dhe a do të ketë ngritje çmimesh? Janë të Mbyllura

Tahiri: Keqpërdorimi i ministrave, tregon fytyrën e vërtetë të Qeverisë Kurti

Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka reaguar lidhur me raportimet e fundit për keqpërdorime në kuadër të ministrive në qeverinë Kurti II. Tahiri tha se është e pabesueshme se me çfarë guximi kanë filluar të abuzojnë me paranë publike ministrat e Qeverisë Kurti, duke mos u tunduar të dinë për ligjin, lërë më t’iu nënshtrohen ligjeve kur është fjala për shpërndarjen e parave të taksapaguesve të Kosovës. “Dy ministra protagonistë të një afere të tillë, Ministrja Gërvalla Schwarz dhe Ministri Fikrim Damka, i keqpërdorën 1.1 milion euro, duke i ndarë këto para jashtëligjshëm ndaj një OJQ-je.”, tha ai. Sipas Tahirit, kjo afër përveç që shpërfaqë paaftësinë institucionale ...
Komentet te Tahiri: Keqpërdorimi i ministrave, tregon fytyrën e vërtetë të Qeverisë Kurti Janë të Mbyllura

Mustafa: Si mund të jetë VV e pastër me militantë e mbeturinat e LDK-së? Ata që i votuan e bajshin me shëndet korrupsionin!

Lajme
Janë pikërisht dy ministri të Qeverisë Kurti, të cilat së fundi janë përfolur për keqpërdorime të mundshme. Gjatë ditës së djeshme Partia Demokratike e Kosovës paraqiti dokumentet përmes të cilave thuhet se në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës janë keqpërdorur mbi 1 milion euro. E pak orë më vonë, në mediumin Nacional është publikuar edhe një hulumtim tjetër që kishte të bënte me përgjimet në kuadër të Ministrisë së Infrastrutkurës, e ku bëhej fjalë për keqpërdorimin e 30 mijë eurove. Brenda një dite, dy ministri të drejtuara nga Qeveria Kurti II u përfolën pikërisht për çështje që deri para pak kohëve, Vetëvendosje vazhdimisht i kishte kundërshtuar. ...
Komentet te Mustafa: Si mund të jetë VV e pastër me militantë e mbeturinat e LDK-së? Ata që i votuan e bajshin me shëndet korrupsionin! Janë të Mbyllura

Gjykata merr vendim për pronarin e furrës që dyshohet se sulmoi seksualisht punëtoren e tij

Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për 34 vjeçarin Bledar Arifaj. Ai dyshohet se e ka sulmuar seksualisht, duke e prekur e tentuar ta puth me zor në orarin e punës punëtoren 19-vjecare, raporton Gazeta SInjali. Rasti ka ndodhur në një Furrë Buke në Fushë Kosovë. “ Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurit B.A e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Të pandehurit B.A masa e arrestit shtëpiak i është ...
Komentet te Gjykata merr vendim për pronarin e furrës që dyshohet se sulmoi seksualisht punëtoren e tij Janë të Mbyllura