Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Një rast i dyshimtë me Lijën e Majmunit në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë jep detajet

Lajme
Një rast i dyshimtë me Linë e Majmunit është në Kosovë, ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë (MSH) kanë njoftuar se po bëhet mbikëqyrja epidemiologjike e pacientit dhe rasteve të tij të kontaktit, shkruan Gazeta Metro. MSH njofton se pacienti 69 vjeçar për momentin është në izolim, i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK, ndërsa gjendja e tij është stabile. “Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht, Instituti Kombëtar Shëndetësisë Publike të Kosovës, më datë 03 qershor 2022 në ora 17:41, nga Klinika Infektive, QKUK, ka pranuar një raportim për një rast të dyshimtë në Lijën e majmunëve (Monkeypox). Pacienti është mashkull, i lindur më 1953 nga komuna e Dragashit. Është i hospitalizuar në Klinikën ...
Komentet te Një rast i dyshimtë me Lijën e Majmunit në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë jep detajet Janë të Mbyllura

Si të kuptoni se keni mungesë të vitaminës K

Shëndetësi
Vitamina K është thelbësore për trupin. Më konkretisht na nevojitet për të mpiksur gjakun tonë, për të pasur një zemër të shëndetshme dhe kocka të forta dhe për të ruajtur shëndetin kognitiv.   Bakteret tona të zorrëve prodhojnë vitaminë K në një shkallë të vogël, por për disa njerëz, kjo nuk është e mjaftueshme. Edhe kur njeriu nuk ka mjaftueshëm vitaminë K, kjo konsiderohet mungesë. Shenjat e mungesës së vitaminës K   Pamundësia për të shëruar plagët: periodat e rënda, gjakderdhjet e shpeshta nga hundët, gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve, gjaku në urinë ose jashtëqitje, janë shenja të mundshme paralajmëruese të mungesës së vitaminës K. Artriti: Kur nivelet e vitaminës ...
Komentet te Si të kuptoni se keni mungesë të vitaminës K Janë të Mbyllura

Fëmija juaj ka turp për peshën e tij, si ta menaxhoni situatën

Lifestyle
Shqetësimet për imazhin e trupit janë të shumta, sidomos tek vajzat e reja. Adoleshenca është gjithashtu një periudhë jashtëzakonisht e vështirë për sa i përket imazhit të trupit për shumicën e fëmijëve pavarësisht gjinisë, pasi shpesh ndryshimi që ndodh në trup shoqërohet me shtim në peshë dhe ndodh në një periudhë të jetës së një fëmije që është e mbushur me krahasime dhe krahasime dhe ngacmimi.   Pra, për të adresuar këto shqetësime në lidhje me imazhin e trupit , është e rëndësishme t’i tregoni fëmijës tuaj se ju respektoni diversitetin dhe të sfidoni mesazhet që ai ose ajo padyshim që mbart, të cilat trupat me disa kilogramë më tepër i konsiderojnë ...
Komentet te Fëmija juaj ka turp për peshën e tij, si ta menaxhoni situatën Janë të Mbyllura

Shpërthen zjarri në fabrikën e prodhimit të llaqeve në Vushtrri, lëndohen dy punëtorë

Lajme
Mëngjesin e sotëm në fabrikën e llaqeve ‘Extra’ në komunën e Vushtrrisë ka shpërthyer një zjarr, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar, raporton Gazeta Sinjali. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit, me ç’rast zjarri është fikur. Nuk dihen ende shkaqet që shkaktuan zjarrin. Ndërkohë burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se si pasojë e lëndimeve, dy punëtorët janë dërguar fillimisht në Emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë, por që të njëjtit janë udhëzuar që të transferohen në Qendrën Klinike Universitare të ...
Komentet te Shpërthen zjarri në fabrikën e prodhimit të llaqeve në Vushtrri, lëndohen dy punëtorë Janë të Mbyllura

Implantet dentare: Çfarë duhet të dini për to?

Shëndetësi
Implantet dentare janë pajisje mjekësore të vendosura në mënyrë kirurgjikale në nofull. Ato ofrojnë mbështetje për dhëmbët artificialë (të rremë), të tillë si kurora, ura ose proteza. Kur një dhëmb humbet për shkak të lëndimit ose sëmundjes, një person mund të përjetojë komplikime të tilla si humbja e shpejtë e kockave, të folurit e dëmtuar ose ndryshime në modelet e përtypjes që rezultojnë në ndjesi të sikletshme apo dhe në një pamje të ndryshuar. Zëvendësimi i një dhëmbi të humbur me një implant dentar mund të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetës dhe shëndetin e pacientit. Sistemet e implanteve dentare përbëhen nga një trup i implantit dentar dhe një mbështetës i ...
Komentet te Implantet dentare: Çfarë duhet të dini për to? Janë të Mbyllura

Dehen babë e bir, më pas “kërcet” dajaku mes njëri tjetrit

Lajme
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur dje në Gjakovë. Policia bën të ditur se ka arrestuar babë e bir pasi që të njëjtit janë përleshur mes vete. Në momentin e përleshjes, ata dyshohet se ishin në gjendje të dehur. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Veriu/ ...
Komentet te Dehen babë e bir, më pas “kërcet” dajaku mes njëri tjetrit Janë të Mbyllura

Adriana Matoshi tregon arsyen e ndarjes nga Keith

ShowBiz
Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi, tash e ca kohë i ka dhënë fund lidhjes së saj me futbollistin Keith Groeneveld. Adriana, e cila ishte “gozhduar” për lidhjen e saj me një djalë shumë më të ri në moshë, ka kaluar momente të bukura me Keith, të cilat edhe i ndante kohë pas kohe në rrjete sociale. Aktorja së fundmi ka folur edhe për arsyen e ndarjes nga futbollisti. Ajo ka deklaruar se Keith dëshironte të krijonte familje dhe të kishte fëmijë. “Keith ka dashur shumë të krijojë familje. Unë nuk kam qenë ai personi që kam dashtë me pasë edhe një fëmijë tjetër. Keith ka qënë shumë më i ri ...
Komentet te Adriana Matoshi tregon arsyen e ndarjes nga Keith Janë të Mbyllura

Avokati i Veselit: Nazim Bllaca s’ka qenë kurr në SHIK, ai ishte pjesë e inteligjencës serbe

Lajme
Në Gjykatën Speciale në Hagë ka nisur sërish beteja e avokatëve të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare për t’i nxjerrë në liri krerët e UÇK-së deri në nisjen e gjykimit. Kësisoj, Ben Emmerson, avokat i ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ka dërguar në Gjykatë parashtresat në shenjë kundërpërgjigje ndaj argumenteve të Prokurorisë e cila po tenton t’i mbajë ende prapa grilave udhëheqësit e luftës. Në këto parashtresa, Emmerson i është përgjigjur Prokurorisë e cila ka marrë si referencë periudhën e gjykimit të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj në Tribunale Ndërkombëtare, periudhë kjo që sipas prokurorit të specializuar ishte “fatale” për dëshmitarët. Në këtë aspekt kundërargumenton Emmerson, duke cituar Zëdhënësen e atëhershme ...
Komentet te Avokati i Veselit: Nazim Bllaca s’ka qenë kurr në SHIK, ai ishte pjesë e inteligjencës serbe Janë të Mbyllura

Kosova refuzoi të marrë pjesë, çfarë pritet të ndodhë në Samitin e Ohrit?

Lajme
Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të obligohen me një marrëveshje të përbashkët për përpjekjet e përbashkëta për të luftuar evazionin fiskal në të tri vendet. Kështu thuhet në tekstin e Memorandumit të mirëkuptimit, në të cilin Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje dhe të cilin përfaqësuesit e tre vendeve duhet ta nënshkruajnë në qytetin maqedonas të Ohrit, në takimin e nismës “Ballkani i Hapur”, të planifikuar për të mërkurën, më 8 qershor. Krahas kësaj, në Ohër do të nënshkruhet edhe marrëveshje për njohjen e diplomave të arsimit të lartë, si dhe memorandume për bashkëpunim kulturor dhe në fushën e turizmit. Në asnjërën prej katër dokumenteve të planifikuara ...
Komentet te Kosova refuzoi të marrë pjesë, çfarë pritet të ndodhë në Samitin e Ohrit? Janë të Mbyllura

Ky është parashikimi i motit për fundjavë dhe ditët në vijim

Lifestyle
Moti në ditët e fundjavës në Kosovë pritet të jetë stabil, me diell dhe i nxehtë, raporton Gazeta Sinjali. Sipas Prishtina Weather, orëve të pasdites mund të ketë edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima, ndërsa nga java e ardhshme parashihet destabilizim i motit. Temperaturat pësojnë rënie, e do ketë më shumë vranësira me zhvillime të shtrëngatave me shi, që vende-vende sjellin reshje më të shumta, e në vende lokale edhe breshër. Cilësia e ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira përgjatë fundjave, megjithëse kohë pas kohe, vlerat e çastit të grimcave të materies shënojnë rritje e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta. 4.06 – ...
Komentet te Ky është parashikimi i motit për fundjavë dhe ditët në vijim Janë të Mbyllura