Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Durmishi për përgjimin ku përmendet Liburn Aliu: Për aq sa kemi dëgjuar bëhet fjalë për vepër korruptive

Lajme
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se në bazë të asaj që është dëgjuar në përgjimet e publikuara disa ditë më parë, bëhet fjalë për aferë korruptive dhe kërkon që prokuroria të hetojë. Ai ka thënë se këshilltari i ministrit Liburn Aliu nuk përmendet fare në përgjim. “Nuk ka version Florent Ramqaj, pasi ai nuk përmendet në përgjim por e përmendin. Si është trajtuar kjo çështje. Jemi duke folur për një rast ku një zyrtar i një kompanie diskuton me një zyrtar tjetër që nuk e dimë as kush është. Në bazë të asaj që kemi dëgjuar kemi të bëjmë me një vepër korruptive dhe kërkojmë nga prokuroria dhe ...
Komentet te Durmishi për përgjimin ku përmendet Liburn Aliu: Për aq sa kemi dëgjuar bëhet fjalë për vepër korruptive Janë të Mbyllura

A mund t’i lajmë atletet në lavatriçe?

Lifestyle
A lahen më mirë atletet me dorë apo në lavatriçe? Shumë njerëz zgjedhin t’i fusin në lavatriçe, sepse është pa dyshim shumë më e lehtë, nuk ka nevojë t’i fërkoni dhe pastrohen shumë më mirë. Megjithatë, për të vendosur nëse duhet t’i lani me dorë ose me lavatriçe, nisuni së pari nga materiali i atleteve. Atletet prej lëkure nuk duhet të lahen kurrë në lavatriçe, sepse ekziston rreziku i madh që të dëmtohen gjatë larjes. Nga ana tjetër, atletet prej pëlhure dhe pambuku mund të futen në lavatriçe pa asnjë problem. Çfarë duhet të bëni?   Së pari, sigurohuni që të hiqni lidhëset dhe nëse është e nevojshme, hiqni edhe ...
Komentet te A mund t’i lajmë atletet në lavatriçe? Janë të Mbyllura

Demaçi: Në UÇK jam inkuadruar nga Kadri Veseli, i thash politikën unë e luftën ju

Lajme
Simboli i Rezistencës Kombetare – baca Adem Demaçi në njërën nga intervistat e para pas luftës, në emisionin “Pa Rrotlla” ka treguar se si ishte inkuadruar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka thënë se “më ka thirrur në telefon Kadri Veseli dhe më ka thënë; eja bac se po na duhesh, pa ty s’po bën”. Pastaj ai kishte detajet nga marrëveshja me Kadri Veselin. “I thash, politikën unë e luftën ju deri të kryhet, a u ba? tha po edhe kjo ishte marrëveshja”. Fillimisht gjatë bisedës baca Adem kishte treguar se i kishte thënë “po i pyes melaqet për inkuadrim, dhe Kadriu më tha ma bac mos ...
Komentet te Demaçi: Në UÇK jam inkuadruar nga Kadri Veseli, i thash politikën unë e luftën ju Janë të Mbyllura

Ekipit mbrojtës të Thaçit pritet t’i bashkohet edhe avokati Bislimi

Lajme
Avokati nga Kosova i cili jeton në Zvicër, Sali Bislimi, pritet t’i bashkohet ekipit mbrojtës të ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë për krime lufte. Këtë lajm Bislimi e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook të mërkurën, pasi është takuar me ish-presidentin Thaçin. Avokati ka thënë se nëpërmjet zyrës së tij ligjore në Zvicër, do të organizojë ekipin e avokatëve zviceranë për të ndihmuar avokatët mbrojtës të Thaçit. “Sapo dola nga vizita që i bëra presidentit Hashim Thaçi në Hagë. Presidenti Hashim Thaçi pranon në parim propozimin tim që nëpërmjet zyrës sime ligjore First-Consulting.ch të organizoj ekipin e avokatëve zviceranë për të ndihmuar si ...
Komentet te Ekipit mbrojtës të Thaçit pritet t’i bashkohet edhe avokati Bislimi Janë të Mbyllura

Anti-Korrupsioni nis hetimet për qeranë e lirë të kryeministrit Kurti

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, banon në një shtëpi të madhe në lagjen më prestigjioze të Prishtinës, Taslixhe. Por, qiraja e vogël të cilën e paguan është një dhuratë e përmuajshme për të, çka mund të përbëjë konflikt të interesit. Nacionale tashmë ka lajmëruar një gjë të tillë në Agjencinë kundër Korrupsionit, e të cilët kanë thënë se do të merren me hetimin e rastit.  Vizita që Albin Kurti i bëri Jeta Zagragjës në Amerikë nuk bëri jehonë të madhe në Kosovë pasi nga kjo vizitë në vendin më mik të Kosovës pritej një takim i një niveli pak më të lartë nga kryeministri, me presidentin amerikan apo zëvendëspresidenten amerikane. ...
Komentet te Anti-Korrupsioni nis hetimet për qeranë e lirë të kryeministrit Kurti Janë të Mbyllura

U harxhuan 766 euro nga Kuvendi në një hotel në Brezovicë, por nuk dihet nga cili deputet

Lajme
Kuvendi i Kosovës i ka bërë publike shpenzimet e tremujorit të parë të këtij viti, ku vetëm për dreka zyrtare nga komisionet parlamentare është arritur shuma prej 1 mijë e 864 euro. Nga këto vetëm komisioni për Legjislacion, që udhëhiqet nga deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, ka shpenzuar 1 mijë e 589 euro. Ky raport u prezantua para komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, e ku u kritikua nga deputetët e këtij komisionit për mostransparencë të shpenzimeve enorme. E sidomos në një rast kur në Brezovicë janë shpenzuar 756 euro nga janari i këtij viti, por nuk dihet nga kush. Jeta Statovci, deputete e këtij komisioni nga lista Guxo, tha ...
Komentet te U harxhuan 766 euro nga Kuvendi në një hotel në Brezovicë, por nuk dihet nga cili deputet Janë të Mbyllura

Detaje ekskluzive: Zafir Berisha iu vërsul Policisë pasi e dënuan për kundërvajtje, për ta vënë në kontroll u përdor sprej

Lajme
Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për arrestimin e ish-zv/ministrit të Punëve të Brendshme Zafir Berisha, i cili pengoi zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Burime të Sinjalit kanë bërë te ditur se e gjithë ngjarja ka ndodhur si pasojë e shqiptimit të një tikete për parking ilegal. Sipas burimeve brenda Prokurorisë, Berisha dyshohet se iu është vërsulur një zyrtarit policor, duke tentuar ta godas, pasi i njëjti e ka dënuar për parkim. Për ta venën nën kontroll ish-zëvendës ministrin, Policia është detyruar të përdor sprej, që i njëjti të zmbrapset dhe të evitohen veprimet e dhunshme. Berisha do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “sulm ...
Komentet te Detaje ekskluzive: Zafir Berisha iu vërsul Policisë pasi e dënuan për kundërvajtje, për ta vënë në kontroll u përdor sprej Janë të Mbyllura

Kërkohet lirimi i menjëhershëm i Hashim Thaçit nga Haga, kërkohet arrest shtëpiak ose lirimin në një shtet të tretë

Lajme
Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka dorëzuar përpara gjyqtarit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou të Gjykatës Speciale edhe kërkesën e tretë për lirimin e ish-kreut politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në arrest shtëpiak apo edhe lirimin në një shtet të tretë që ka ofruar garancitë. Në këtë kërkesë avokati i Thaçit, Gregory W. Kehoe, ka thënë se vazhdimi i paraburgimit në Hagë bie ndesh edhe me liritë dhe të drejtat e njeriut. Mbrojtja e ish-presidentit, teksa ka marrë shkas nga vendimi i fundit për refuzimin e lirimit të Thaçit në burg shtëpiak, si rezultat i mosbesimit në Policinë e Kosovës, ka kërkuar nga gjyqtari i procedurës paraprake që të ...
Komentet te Kërkohet lirimi i menjëhershëm i Hashim Thaçit nga Haga, kërkohet arrest shtëpiak ose lirimin në një shtet të tretë Janë të Mbyllura

Antikorrupsioni nis shqyrtimin e rastit të këshilltarit të Liburn Aliut pas publikimit të përgjimeve

Lajme
Agjencia Kundër Korrupsionit ka filluar të shqyrtojë rastin e Florent Ramqajt, këshilltarit të ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, pas publikimit të përgjimeve nga Gazeta Nacionale, ku ngritën dyshimet për korrupsion. Drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj, ka bërë të ditur se Agjencia ka nisur shqyrtimin e rastit, për të vërtetuar nëse ka elemente që duhet hetuar. “Agjencia ka filluar ta shqyrtoj këtë rast në përputhje me fushëveprimtarinë e vet, për të vërtetuar nëse ka ndonjë element i cili duhet të verifikohet/hetohet nga AKK”, tha Buleshkaj për Sinjalin. Lidhur me këto përgjime ka pasur reagime të shumta, ndër to edhe vet ministrit Aliu, i cili i doli në mbrojtje Ramqajt, me arsyetimin ...
Komentet te Antikorrupsioni nis shqyrtimin e rastit të këshilltarit të Liburn Aliut pas publikimit të përgjimeve Janë të Mbyllura

Rusia në prag të falimentimit/ Putini pëson një ‘goditje’ të rëndë – bombardohen rezervat e armatimit rus

Lajme Rajoni dhe Bota
VLADIMIR PUTIN-it i është dhënë një goditje e madhe, pasi një rezervë armësh ruse është bombarduar nga forcat ukrainase për herë të 22-të që nga fillimi i Iuftës. Sipas ndihmësit të Volodymyr Zelensky, Alexei Arestovich, ushtria ukrainase goditi një depo armësh ruse në Chornobaivka, një periferi në rajonin Kherson. Arestovich i tha gazetarit ukrainas dhe ish-oficerit të forcave të armatosura Viktor Kovalenko se kjo është hera e 22-të që goditet depoja që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt 2022. Armët shpërthyen për “rreth një orë”, raportoi gazetari. Vetëm një javë më parë, eksperti i armëve kimike Hamish de Bretton-Gordon tha për Express.co.uk se furnizimet ruse të armëve ka të ...
Komentet te Rusia në prag të falimentimit/ Putini pëson një ‘goditje’ të rëndë – bombardohen rezervat e armatimit rus Janë të Mbyllura