Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

E konfirmuar: A do të mbahet pushim të hënën për nxënësit!

Lajme
Më 12 qershor, bëhen 23 vite prej kur Kosova është çliruar nga pushtuesi serb. Për nder të Ditës së Çlirimit, më 13 qershor, nxënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme, do të kenë pushim ditën e hënë, shkruan Gazeta Sinjali. Në këtë datë, forcat këmbësore të NATO-s zbarkuan në territorin e Kosovës, duke i dhënë fund vuajtjeve të popullit shqiptar, i cili ishte i shtypur ndër shekuj nga pushtuesi serb. Ndryshe, disa nxënës do ta kenë pushim edhe ditën e martë, në shkollat që janë qendra testimi për Testin e Arritshmërisë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te E konfirmuar: A do të mbahet pushim të hënën për nxënësit! Janë të Mbyllura

Skandal në Komunën e Gjakovës: Drejtoresha që drejton Arsimin, vetë pa diplomë fakulteti

Lajme
Eranda Kumnova Baçi, e cila mori nën udhëheqje Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Gjakovës më 22 dhjetor të vitit të kaluar, në CV-në e prezantuar në faqen zyrtare të Komunës, ka deklaruar se është e diplomuar në Fakultetin Juridik. Por e vërteta qëndron krejt ndryshe, pasi që drejtoresha e Arsimit në Gjakovë, nuk ka përfunduar ende studimet universitare, raporton Gazeta Sinjali. Këtë e ka konfirmuar vetë Kumnova Baçi për Sinjalin, ku përmes një bisede telefonike ka deklaruar se në vitin 2020 ka përfunduar provimet të cilat i ka bartur nga Universiteti publik në kolegjin privat ‘Biznesi’ dhe ka paraqitur temën e diplomës, por që të njëjtën nuk e ka ...
Komentet te Skandal në Komunën e Gjakovës: Drejtoresha që drejton Arsimin, vetë pa diplomë fakulteti Janë të Mbyllura

Ilda Bejleri shtatzënë, por më kë?

ShowBiz
Moderatorja e njohur Ilda Bejleri ka pohuar për herë të parë lajmet se është shtatzënë. Para disa ditësh ajo postoi një foto nga pushimet e saj, ku ishte përpjekur mos të nxirte në pah barkun e rrumbullakosur ndonëse tashmë është bërë e pamundur. Ajo ende nuk ka zbuluar detaje të tjera, por mësohet se Ilda është në muajin e tretë të shtatëzanisë. Ndërkohë, përveç shtatzënisë, Ilda nuk ka zbuluar ende asnjë detaj për partnerin e saj, duke zgjedhur ta shijojë në privatësi lidhjen që e mban sekrete prej kohësh. Megjithatë, po të njëjtat burime bëjnë me dije se Ilda prej vitesh po shijon një romancë me një biznesmen, i cili ...
Komentet te Ilda Bejleri shtatzënë, por më kë? Janë të Mbyllura

Eskalon çmimi i derivateve në Kosovë, rritet ndjeshëm edhe çmimi i benzinit

Lajme
Çmimi i shitjes së derivateve në Kosovë ka shënuar sot shifrat rekorde. Në disa pompa çmimi i naftës ka prekur shifrën e 1.87 euro cent për liftër. Bie në sy rritja e madhe edhe e çmimit të benzinës. 1.89 euro cent po shitet sot një litër benzinë, duke kaluar pas shumë kohësh çmimin e dizelit. Këto rritje vijnë në kohën kur Qeveria dhe naftëtarët po rivalizojnë për një marrëveshjes të dyanshme që do të sjellte uljen e çmimit të derivateve në vend. Naftëtarët i kanë nisur disa kërkesa dje Qeverisë së Kosovës dhe në rast se nuk realizohen është paralajmëruar mbyllja e pompave në vend si shenjë proteste./Indeksonline/ ...
Komentet te Eskalon çmimi i derivateve në Kosovë, rritet ndjeshëm edhe çmimi i benzinit Janë të Mbyllura

Të famshmet tona me gjoks plastike

ShowBiz
Jetojmë në kohën kur femrat e ekranit dhe jo vetëm investojnë shumë për të pasur pamjen e ëndërruar. Dikush dëshiron vetulla më të ngritura, hundë më të vogël, të tjera buzë apo mollëza më të fryra. Por, një nga preferencat më të zakonshme, ama edhe më të kushtueshme, është perfeksionimi i përmasave të gjoksit, shkruan “Kosovarja”. Roza Lati Ajo është ndër të paktat që e ka pranuar këtë ndërhyrje. Moderatorja madje postonte disa foto dhe video, bashkë me stafin kirurgjik e të tjera post-operacion. Dafina Zeqiri Ajo është përfolur që ta ketë bërë këtë ndërhyrje disa herë për shkak të ‘shkrirjes’ së tij. Këngëtarja ka zgjedhur metodën e zhvendosjes së ...
Komentet te Të famshmet tona me gjoks plastike Janë të Mbyllura

Shpëlarje e parave e krim i organizuar, Prokuroria Speciale shenjëstron dy raste të reja të koduara si “Jimi” dhe “Kamera”

Lajme
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e krimeve të rënda, ku kanë shenjëstruar dy raste të reja me një numër të madh të personave për vepra të ndryshme penale. Rasti i parë i shenjëstruar nga Prokuroria Speciale, është i koduar “JIMI”, janë të përfshirë disa persona për veprat penale “Shpëlarja e parave”, nga neni 302 lidhur me nenin 31 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe lidhur me nenin 56 paragrafi 1 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit. Prokuroria ...
Komentet te Shpëlarje e parave e krim i organizuar, Prokuroria Speciale shenjëstron dy raste të reja të koduara si “Jimi” dhe “Kamera” Janë të Mbyllura

E rëndë: I riu nga Gjilani gjendet pa shenja jete, dyshohet për mbidozë

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Koretishtë të Novobërdës, ku një 27-vjeçar u gjet pa shenja jete. Vdekja e të riut po cilësohet si e dyshimtë dhe Policia tashmë ka nisur hetimet. Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që u gjet i vdekur është Gzim Orana, i cili sipas informatave të para dyshohet për mbidozë. I ndjeri bashkë me një familjar të tij, gjatë natës së mbrëmshme dyshohet se kanë konsumuar substanca narkotike. Lajmi në përditësim… /GazetaSinjali/ ...
Komentet te E rëndë: I riu nga Gjilani gjendet pa shenja jete, dyshohet për mbidozë Janë të Mbyllura

Rudina: Kur pi, burri më zhvesh dhe më trajton si bebe

ShowBiz
Rudina Demneri ose siç njihet ndryshe si Paloma, është një gazetare e cila ka qenë edhe pjesë e BBV Albania. Gjatë qëndrimit në shtëpi, ajo tregoi se burri i saj e ka dhunuar për gati 8 vite me radhë. Ndërkohë tashmë që ka lënë BBV, në një emision televiziv Paloma ka treguar se bashkëshorti e mban në pëllëmbë të dorës kur ajo bëhet tapë me alkool. Ajo thotë se në momentin që ka konsumuar shumë pije me alkool, burri e vesh, e zhvesh dhe e trajton si bebe. Paloma: Në raste të rralla ku pi bëhem shumë keq dhe më kap me këto reflukset. Burri më mban kokën me shumë ...
Komentet te Rudina: Kur pi, burri më zhvesh dhe më trajton si bebe Janë të Mbyllura

8 raste të reja me COVID-19

Shëndetësi
Në 24 orët e fundit janë dhënë 69 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.749 doza të vaksinës. Deri më sot 823.382 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.931 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Nga 253 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.235. Në total numri i rasteve aktive është 46.   ...
Komentet te 8 raste të reja me COVID-19 Janë të Mbyllura

Scholz zbulon detaje për takimin e Kurtit dhe Vuçiq në Berlin

Lajme
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet ta mbyllin çështjen e hapur mes vete për të vazhduar drejt rrugës për në BE. Ai tha se në Berlin ka pasë takime të përbashkëta mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, gjë të cilën e vlerësoi si pozitive, shkruan Gazeta Sinjali. “Kjo ka qenë një shenjë e mirë, sepse ka pasë gjëra që kanë ecur përpara. Mendoj që te një pikë apo një tjetër do të vijë te përparimi, për shembull furnizimi me energji”, tha kancelari Scholz. Ai tutje shtoi se është diçka që në fund kërkohet pragmatizëm në mënyrë që çështjet finale të zgjidhen në kuadër të dialogut. ...
Komentet te Scholz zbulon detaje për takimin e Kurtit dhe Vuçiq në Berlin Janë të Mbyllura