Akuza për taktizime, tentim-pengimi të mbrojtjes e lojëra në procesin gjyqësor, ka adresuar avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq, në drejtim të Prokurorisë së Specializuar në Hagë. Në një parashtresë urgjente të publikuar së fundmi në faqen e Gjykatës Speciale e cila mban datën 13 shtator, Misetiq ka bërë të ditur se Prokuroria e Hagës, ka mbajtur të fshehta dokumentacione të cilat me parimet bazë në drejtësi, e ka pasur obligim t’ia dorëzojë mbrojtjes së Thaçit. Fjala është për dëshmitarët e parë të Thaçit, James Rubin dhe të tjerë, ku Prokuroria e Hagës, nuk ka dorëzuar disa dokumentacione me rëndësi për mbrojtjen, raporton gazeta Nacionale. “Vendimet taktike të miratuara nga ...
Komentet te “Lojëra për të na dëmtuar”: Avokati i Thaçit alarmon se Prokuroria i ‘fshehu’ disa prova të rëndësishme për dëshmitarët e parë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
James Rubin, ish-asistenti i sekretares amerikane, do të vazhdojë dëshminë në Gjykatën Speciale të Hagës. Dje gjatë gjithë ditës, dëshmia e Rubin ka qenë tema kryesore në Kosovë. Ai foli për të gjitha temat, ndërlidhur me përvojën e tij në komunikim me UÇK-në, Hashim Thaçin e të tjerët. Qysh në nisje të dëshmisë së tij, Rubin fillimisht, kujtoi shumicën e takimeve me Hashim Thaçin. E kujtonte si djalë të ri që kishte punuar në kushte të vështira, e më pas kur e takoi në New York, ishte bërë kryeministër. “Pas vitit 2000 kam pasur ndërveprim me Thaçin. Nuk më kujtohen të gjitha, më kujtohet takimi i parë ai ishte djal ...
Komentet te James Rubin sot vazhdon dëshminë në Hagë, çka tha ai në ditën e parë? Janë të Mbyllura
James Rubin, ish-diplomati i njohur amerikan, ka dalur në mbrojtje të UÇK-së, dhe emrave që po akuzohen nga Gjykata Speciale. Muret e sallës së gjyqit brenda Gjykatës Speciale, “janë dridhur” sot nga zëri kumbues i James Rubin, ish-zyrtarit të lartë amerikan, i cili nisi dëshminë për luftën e drejtë të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj. Si përkrahës i zgjidhjeve diplomatike për krizën në Kosovë dhe stabilitetin në rajon, njashtu i drejtë dhe i buzëqeshur, Rubin hyri në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, për të “çmontuar” kauzën e Prokurorisë Speciale ndaj çlirimtarëve kosovarë. Në nisjen e dëshmisë së tij, qysh herët në mëngjesin e së hënës, ish-diplomati amerikan kujtoi ...
Komentet te James Rubin dridh muret e gjykatës, krejt çka tha për luftën e drejtë të UÇK-së Janë të Mbyllura
Agjencia e njohur e lajmeve, “Associated Press”, raportoi të hënën për dëshminë që po e jep në Gjykatën Speciale ish-diplomati amerikan, James Rubin, si dëshmitar i parë i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi. “Thaçi është në gjyq në gjykatën e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë me tre ish-udhëheqës të tjerë të grupit gueril, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila luftoi kundër forcave serbe në luftë. Ata vlerësohen gjerësisht si heronj kombëtarë në atdheun e tyre”, raporton agjencia e njohur. “Rubin ishte me ish-sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright, në bisedimet e paqes në Francë më 1999 dhe më vonë i pranishëm në bisedimet për çarmatosjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ...
Komentet te Merr dhenë në botë dëshmia e James Rubin në Hagë, bëhet lajm në “Associated Press” Janë të Mbyllura
James Rubin, ish-ndihmëssekretari i Shtetit i ShBA-së, gjatë dëshmisë së tij u pyet nga avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra, për fushatat dezinformuese të Sllobodan Millosheviqit dhe lidhjen e tyre me modelin rus. Avokatja Alagendra: “Millosheviqi a e adoptoi librin e lojës së Rusisë për dezinformim?” Rubin: “Për dy vite e gjysmë (gjatë administratës Biden), pata qasje në lloj-lloj inteligjence për metodat e dezinformimit rus. E kombinuar kjo me përvojën gjatë të nëntëdhjetave, dymijëtave e gjer më 2010, arrita në konkluzion se krejt akuzat për këso kriminalitete, për vrasje dhe gjithëfarë akuzash, janë gjerësisht kampanja të gjera ruse, të ndjekura dhe sponsorizuara nga organizata ruso-serbe. Ky ishte gjykimi që arrita në këto 25 ...
Komentet te Rubin: Përvoja ime 25-vjeçare më ka mësuar që këto farë akuzash të llojllojshme janë kampanjë ruso–serbe Janë të Mbyllura
I buzëqeshur hyri në sallën e Gjykatës Speciale. Në karrigen ku deri tash u ulën 125 dëshmitarë të Prokurorisë, radhën e kishte i pari i mbrojtjes. Ai është James Rubin, ish-ndihmëssekretari i Shtetit Amerikan, e zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit. Qysh në nisje të dëshmisë së tij, Rubin fillimisht, kujtoi shumicën e takimeve me Hashim Thaçin. E kujtonte si djalë të ri që kishte punuar në kushte të vështira, e më pas kur e takoi në New York, ishte bërë kryeministër. “Pas vitit 2000 kam pasur ndërveprim me Thaçin. Nuk më kujtohen të gjitha, më kujtohet takimi i parë ai ishte djal i ri, e kam takuar në një ...
Komentet te Nga tymosja e duhanit, ecjet e përbashkëta e deri te frika e Hashim Thaçit: Krejt çka tha James Rubin deri më tash në Hagë Janë të Mbyllura
James Rubin, ish-ndihmës sekretari i shtetit dhe zëdhënësi kryesor i ish-sekretares amerikane Madeleine Albright, është dëshmitari i parë i mbrojtjes së Presidentit Hashim Thaçi. James Rubin, ish-ndihmës sekretari i shtetit dhe zëdhënësi kryesor i ish-sekretares amerikane Madeleine Albright, po vazhdon dëshminë e tij në Hagë. Pasi iu prezantua një kabllo nga një takim në Rambuje, ku atëherë sekretarja e shtetit Madeliene Albright i drejtohej UÇK-së duke u thënë se duhet të kthehen në parti politike, Rubin shtoi se jo vetëm aq – Albright i tha liderit shqiptar në konferencë Hashim Thaçit se ti duhet të bëhesh Gerry Adams i Kosovës, ky i fundit lider politik i Irlandës që rrodhi nga ...
Komentet te BËHU GERRY ADAMS/ Rubin revokon fjalët që Albright i kishte thënë Thaçit në një takim në Rambuje Janë të Mbyllura
James Rubin ka folur për takimet me Thaçin. Ai e kujton kohën kur Thaçi shkoi si kryeministër në New York. “Pas vitit 2000 kam pasur ndërveprim me Thaçin. Nuk më kujtohen të gjitha, më kujtohet takimi i parë ai ishte djal i ri, e kam takuar në një kohë të vështirë, nuk kishte funksion apo pushtet. Dhe herën e parë jemi takuar pas publikimit të kësaj në New York kur është bërë kryeministër. Erdhi në një restorant si kryeministër, dhe unë u habita nga kjo sepse kishte kaluar nga një djal i ri që punonte në rrethana të vështira, befasisht ishte bërë kryeministër. Kishin kaluar disa vite, 4-5 vite. Kjo ...
Komentet te James Rubin flet për takimet me Thaçin: Ishte djalë i ri, punonte në rrethana të vështira Janë të Mbyllura
James Rubin, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë ka qenë ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, po dëshmon në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në Gjykatën Speciale në Hagë. Rubin ka nisur dëshminë, ndërsa dy zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit të pranishëm në gjykatore. Dëshmia e Rubinit pritet të zgjasë dy deri në tri ditë./Demokracia ...
Komentet te Rubin nis dëshminë, dy zyrtarë të Departamentit të Shtetit të pranishëm Janë të Mbyllura
Ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, ka nisur dëshminë para Gjykatës Speciale si dëshmitar i mbrojtjes së ish-drejtuesve të UÇK-së. Lidhur me dëshminë e tij në Hagë, Rubin e kishte bërë vet të ditur lajmin në një episod të emisionit “Dosje të mëparshme” me gazetaren e CNN, Christiane Amanpour, transmeton Klankosova.tv. Ai ka deklaruar se ka shumë për të thënë rreth luftës në Kosovë. “Do të jem në Evropë, sepse javën e ardhshme do të jap dëshmi në Tribunalin Special për krime lufte në Kosovë dhe si dikush që ishte i dobishëm për Madeleine Albright dhe në themelimin e Tribunalit fillestar për Krime Lufte, do të kthehem në ...
Komentet te Nis dëshmia e James Rubin në Hagë Janë të Mbyllura