Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Pse Rugova e Bukoshi jo, por Thaçi? Williams: Pa UÇK-në, negociatat do të ishin thjesht “Potemkin” – ishin dimensioni kyç

Lajme
Paul Williams, avokati ndërkombëtar dhe këshilltari ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje duke u marrë në pyetje nga trupi gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës – u kërkua të shpjegojë se pse u zgjodh Hashim Thaçi kryesues i delegacionit shqiptar. Këtu Williams tha se kjo ishte e pashmangshme që delegacioni të udhëhiqej nga “akterët joshtetërorë, por të armatosur” dhe se “UÇK-ja ishte dimenzioni kyç i fabrikut politik të Kosovës”: Se pse Rugova jo dhe pse Bujar Bukoshi jo – Williams tha se ndërkombëtarët do të ishin “thellësisht të frustruar” nga pozicionet e presidentit Rugova: “Fjalitë e tij nisnin dhe përfundonin me dy fjali: Pavarësi dhe jo-përdorim i dhunës”. “Presidenti Rugova ...
Komentet te Pse Rugova e Bukoshi jo, por Thaçi? Williams: Pa UÇK-në, negociatat do të ishin thjesht “Potemkin” – ishin dimensioni kyç Janë të Mbyllura

Përfshirja në delegacionin e Kosovës, Williams: Bukoshi më ftoj në emër të Rugovës për Rambuje

Lajme
Juristi Paul Williams ka treguar në detaje se si ishte bërë pjesë e delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje. Gjatë dëshmisë së tij e cila ka nisur para pak minutash, juristi para trupit gjykues përmendi Bujar Bukoshin, Ibrahim Rugovën, dhe Edita Tahirin. Ai tregoi se ishte Bukoshi ai i cili e ftoi në emër të Rugovës që të shkonte në Rambuje dhe të merrte pjesë në bisedime. “Gjatë verës dhe vjeshtës së 98-ës, po punoja me Bujar Bukoshin dhe përmes tij me Rugovën, deri diku edhe me Veton Surroin duke u koordinuar ngushtë me diasporën shqiptare në Amerikë që kishin marrëdhënie me këta persona, dhe ata kërkuan ndihmën time, ...
Komentet te Përfshirja në delegacionin e Kosovës, Williams: Bukoshi më ftoj në emër të Rugovës për Rambuje Janë të Mbyllura

Vjen në gjykatë amerikani i radhës – nis dëshminë, Paul Williams

Lajme
Pas përfundimit treditore të dëshmisë së James Rubin, në gjykatë tashmë ka arritur amerikani i radhës. Bëhet fjalë për Paul Williams. Ai tashmë është ulur në karrigen e tij ku pritet të dëshmojë pro-Thaçit për 1 ditë e gjysmë, njofton Klankosova.tv/Demokracia ...
Komentet te Vjen në gjykatë amerikani i radhës – nis dëshminë, Paul Williams Janë të Mbyllura

Rubin: Donim që Thaçi të kthehej në një udhëheqës që e drejton kombin drejt lirisë

Lajme
Gjykatësi nga Irlanda, Fergal Gejnor, ka nisur pyetjet e tij drejtuar James Rubinit. Ai lëshoi një pjesë të një dokumentari të vitit 2000 të publikuar nga BBC ku ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, i referohet Thaçit si lider. Gjykatësi tha se dje Rubin deklaroi se Adem Demaçi ishte lider. Rubin u përgjigj se Demaçi ishte një person me status të lartë në Kosovë, në lartësinë e Nelson Madelës. Por, ai korrigjoi gjykatësin sa i përket deklaratës së Albrightit. “Unë mendoj që ajo ka zgjedhur me kujdes fjalët e saj. Ajo nuk tha lideri, por një prej liderëve. Dhe ka një dallim të madh. Ajo e krahasoi me Gary Adams. Një ...
Komentet te Rubin: Donim që Thaçi të kthehej në një udhëheqës që e drejton kombin drejt lirisë Janë të Mbyllura

James Rubin edhe sot dëshmon në Hagë

Lajme
James Rubin, sot do të dëshmojë edhe sot në ditën e tretë në Hagë. Gjatë dy ditëve të kaluara, ai dha dëshminë e tij i ftuar nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi. Gjatë dëshmisë së tij, Rubin tha se gjykimi që po i bëhet Thaçit, është i padrejtë, njofton Klankosova.tv. Ai treguar edhe ngjarje dhe histori të ndryshme bashkë me Hashim Thaçin, Madeline Albright dhe emra të tjerë të rëndësishëm të asaj periudhe kohore. Ish-zyrtari i lartë i ShBA-së, dëshminë e tij e filloi me përshtypjen fillestare të Shteteve të Bashkuara për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës më 1999, duke thënë ato kishin përshtypje më ndryshe. Derisa foli edhe për disa ...
Komentet te James Rubin edhe sot dëshmon në Hagë Janë të Mbyllura

Endrit Thaçi reagon pas dëshmisë së James Rubin

Lajme
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas dëshmisë së ish-zyrtarit të lartë amerikan, James Rubin, në Dhomat e Specializuara në Hagë. Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Endrit Thaçi ka publikuar një pjesë të deklaratës së Rubinit, duke lënë të kuptohet se mbështet qëndrimet e dhëna nga ish-zëvendës sekretari i Shtetit Amerikan. /Demokracia ...
Komentet te Endrit Thaçi reagon pas dëshmisë së James Rubin Janë të Mbyllura

Pse Demaçi kundër e Thaçi “pro” Rambujes, Rubin: “Vetëm Thaçi e kishte premtimin e ShBA-së për bombardim”

Lajme
Në një kros-ekzaminim të James Rubin nga gjyqtarët e Gjykatës Speciale se ku qëndronte statusi hierarkik i Adem Demaçit si përfaqësues politik i UÇK-së dhe a ishte mbi ose nën Hashim Thaçin, dhe pse fjala e këtij të fundit mbizotëroi e jo e atij të parit – tha se Thaçi kishte diçka që s’kishte askush tjetër në dorë: “Fjalën dhe premtimin ameirkan, të ushtrisë amerikane, të NATO-s e të botës – se do të kishte ndërhyrje ushtarake nëse Serbia nuk nënshkruan”. Gjyqtari: Kundërshtia e Demaçit ndaj marrëvehsjes së Rambujes njihej? Rubin: Dihej kur Albright foli me të, për mua dhe të tjerët. Gjyqtari: A jeni në dijeni që Demaçi kundërshtonte ...
Komentet te Pse Demaçi kundër e Thaçi “pro” Rambujes, Rubin: “Vetëm Thaçi e kishte premtimin e ShBA-së për bombardim” Janë të Mbyllura

Prokuroria kthen një intervistë të Rubin ku i quante “të turpshme” Prokurorinë e Gjykatës Speciale, ai qesh dhe i qëndron fjalëve

Lajme
Prokurori që po ekzaminon si dëshmitar James Rubin-in si i dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale, ia ktheu një intervistë të dhënë vitin e kaluar në “N1” ku ai e quan “të turpshme” punën e Prokurorisë Speciale në barazimin e krimeve të luftës të Sllobodan Millosheviqit me ato të luftës çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës. Pasi e dëgjoi gjer në fund deklarimin e vet të rikthyer nga Prokuroria, Rubin e dëgjoi deri në fund dhe buzëqeshi. “Po e përdor si shembull përndjekjen e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që është për të ardhur turp. Qeveria e Kosovës krijoi tribunalin e vet nën urdhërin e Perëndimit dhe pastaj ...
Komentet te Prokuroria kthen një intervistë të Rubin ku i quante “të turpshme” Prokurorinë e Gjykatës Speciale, ai qesh dhe i qëndron fjalëve Janë të Mbyllura

Rubin: Autori i shkrimit për vrasjen e rivalëve të Thaçit ka shkruar fjali të rreme

Lajme
James Rubin u pyet për një artikull të gazetës The New York Times, të datës 25 qershor 1999, ku thuhej se komandantët e lartë të UÇK-së kanë kryer vrasje brenda radhëve të tyre. Sipas artikullit të lexuar nga prokurori, Hashim Thaçi drejtoi fushatën e vrasjes së disa komandantëve. Akuzat për vrasje ishin bërë nga pjesëtarë të UÇK-së tek diplomatë amerikanë, të cilët gjoja thanë se kishin parë me sytë e tyre vrasjen e rivalëve të Thaçit. Rubin tha se nuk i kujtohet ky artikull, por shtoi se ka dyshime për autorin e tij, Chris Hedges. “Autori i këtij artikulli, në mënyrë të vazhdueshme, ka shkruar fjali që kanë qenë të ...
Komentet te Rubin: Autori i shkrimit për vrasjen e rivalëve të Thaçit ka shkruar fjali të rreme Janë të Mbyllura

James Rubin godet brutalisht Prokurorinë e Hagës: Kjo nuk është drejtësi, ju po bëni fajësim politik për Thaçin dhe të tjerët

Lajme
“Mendoj që jam munduar pa fund që të jem i disponueshëm për këtë gjykatë, kam shpenzuar qindra orë përgatitje, dhe ndjesia ime ishte se gjithë njohuritë ishin të pranishme në dokumente. Pikëpamjet e Prokurorisë nuk është se do të ndihmoheshin nga kontributi im. Nëse keni nevojë për pyetje kam qenë këtu dje dhe sot. Fakti që të akuzuarit kanë qenë në paraburgim për më shumë se 5 vjet, dhe fakti që ata janë dorëzuar vullnetarisht dhe fakti që janë mbajtur kaq gjatë më shqetëson mendoj se lidhet me politikën. Më shqetëson fakti që dikush të jetë i paraburgosur për kaq gjatë, këta persona janë dhënë vullnetarisht, dhe kanë qenë bashkëpunues ...
Komentet te James Rubin godet brutalisht Prokurorinë e Hagës: Kjo nuk është drejtësi, ju po bëni fajësim politik për Thaçin dhe të tjerët Janë të Mbyllura