Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Gjyqtarët s’ishin të ndarë, ashtu siç tha Kurti: 8 me 1 ishte raporti i votave për shumicën e neneve të rrëzuara të Ligjit për Byronë

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke sulmuar Gjykatën Kushtetuese për shkak të rrëzimit në tërësi të Ligjit për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme, dhe duke iu referuar votimit final të gjyqtarëve për ta shpallur në tërësi anti-kushtetues ligjin në fjalë (5 për, 4 kundër), tha se Kushtetuta ndryshe shihet nga gjysma e gjyqtarëve në raport me gjysmën tjetër. Por, ky deklarim i Kurtit është i pavërtetë, për shkak se ky raport i votave u krijua vetëm kur u shpall në tërësi anti-kushtetues, ndërsa për të gjitha nenet që përbënin shkelje të Kushtetutës, gjyqtarët ishin pothuajse të gjithë të pajtimit. Në shumicën e neneve të këtij ligji që janë ...
Komentet te Gjyqtarët s’ishin të ndarë, ashtu siç tha Kurti: 8 me 1 ishte raporti i votave për shumicën e neneve të rrëzuara të Ligjit për Byronë Janë të Mbyllura

Lushi: Burimet me thonë se Kurti do të dal sërish në përkrahje të Bidenit, është gabim

Lajme
Ish-eprori i UÇK-së, Uk Lushi, i cili jeton dhe vepron në ShBA, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të mos përzihet në zgjedhjet e ShBA-së. Duke u thirrur në burime nga Prishtina, ai ka bërë me dije se Kurti pritet që përsëri publikisht të dal në përkrahje të presidentit Biden. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka bërë me dije se një gjë e tillë do të ishte gabim. “Tashmë, kur është afruar fundi i mandatit të Presidentit Biden, krejt shqiptarët e kanë parë që administra Biden dhe ai vetë nuk bënë gati asgjë as për Kosovën dhe as për shqiptarët. E habitshme për naivët por e ...
Komentet te Lushi: Burimet me thonë se Kurti do të dal sërish në përkrahje të Bidenit, është gabim Janë të Mbyllura

Çitaku i reagon Qeverisë pas ndalimit të Tik Tok-ut: Ndaloni edhe shkeljet serike të Kushtetutës

Lajme
Vlora Çitaku, sekretare e përgjithshme e PDK-së, i ka reaguar Qeverisë së Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti, pas ndalimit të qasjes në Tik Tok në të gjitha institucionet shtetërore. Çitaku ka thënë se Qeveria duhet të ndalojë edhe shkeljen e Kushtetutës. “Ndalohet TikTok-u në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës. Lajm i mirë ky. Me këtë harxh, ndaloni edhe kontratat njëburimore, shkeljet serike të Kushtetutës, subvencionet për familjarë, etj etj”, ka shkruar Çitaku./Demokracia ...
Komentet te Çitaku i reagon Qeverisë pas ndalimit të Tik Tok-ut: Ndaloni edhe shkeljet serike të Kushtetutës Janë të Mbyllura

DOKUMENT | Paralizohet Posta e Kosovës, IT-të në grevë dhe nuk ofrohet asnjë shërbim

Lajme
Nga mëngjesi i ditës së sotme është paralizuar puna në Postën e Kosovës. Asnjë e-mail nuk mund të dërgohet dhe nuk jepen as shërbime në zyrat postare të Postës së Kosovës. Kjo ka ndodhur, siç mëson Demokracia.com, pasi që Departamenti  e IT është në grevë për shkak të pakënaqësisë me ristrukturimin politik. Demokracia.com ka siguruar edhe njoftimin që kanë marrë drejtuesit e Postës së Kosovës për këtë grevë. “Pasi që procesi i ristrukturimit të Postës së Kosovës sa u përket departamenit të IT është bërë pa ndonjë anëtarë të komisionit që ka njohuri dhe përgatitje të bëjë skema organizative sesi duhet të funksionojë IT, si departamenti kyç në funksionimin e ...
Komentet te DOKUMENT | Paralizohet Posta e Kosovës, IT-të në grevë dhe nuk ofrohet asnjë shërbim Janë të Mbyllura

DOKUMENTE | Shpenzimi i dyshimtë i ministres Gërvalla, blen mbi 11 mijë euro një aparat fotografik

Lajme
Ministria e Punëve të Jashtme ka dhënë një tender në vlerë 11 mijë e 405 euro për blerje të një aparati fotografik. Ky institucion, më herët kishte planifikuar 9 mijë e 990 euro për këtë blerje. Ministrja Donika Gërvalla tash e tutje do t’i ketë fotografitë më profesionale. Kualiteti i tyre do të jetë më i lartë. Për këtë imazh më të mirë janë investuar hiç më pak se 11 mijë e 405 euro, shkruan Demokracia.com. LAJME DOKUMENTE | Shpenzimi i dyshimtë i ministres Gërvalla, blen mbi 11 mijë euro një aparat fotografik Demokracia 09:48 | 28 Qershor 2024 SHARE:     Ministria e Punëve të Jashtme ka dhënë një ...
Komentet te DOKUMENTE | Shpenzimi i dyshimtë i ministres Gërvalla, blen mbi 11 mijë euro një aparat fotografik Janë të Mbyllura

Sot shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë pritet të shpallë sot aktgjykimin për rastin e vrasjes së politikanit opozitar serb, Oliver Ivanoviq, kundër pesë personave që Prokuroria Speciale e Kosovës i akuzon për ndihmë dhe organizim të atentatit. Ivanoviq është vrarë më 16 janar të vitit 2018, para objektit të partisë së tij në Mitrovicë të Veriut. Të akuzuar janë Nedelko Spasojeviq, ish-polic; Marko Roshiq, qytetar i Mitrovicës së Veriut; Sillvana Arsoviq, sekretare e Ivanoviqit; Dragisha Markoviq, ish-polic, dhe Zharko Jovanoviq, ish-polic. Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm dhe, gjithashtu, janë mbrojtur në liri. Javën e kaluar, Rade Basara, i cili po ashtu ka qenë polic në kohën kur është vrarë Ivanoviq, është ...
Komentet te Sot shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit Janë të Mbyllura

Pishina e Gërmisë hapet sot për vizitorët, këto janë çmimet

Lajme
Pishina “Gërmia” në Prishtinë hapet sot për vizitorët, pas përfundimit të procedurave ligjore të përzgjedhjes së operatorit ekonomik që kishte ndikuar në shtyrjen e datës së hapjes. Ushtruesja e detyrës së kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes publike “Sport Marketing”, Artina Canolli, ka deklaruar se nuk do të ketë rritje të çmimeve krahasuar me vitin e kaluar. Në sezonin e kaluar, gjatë pesë ditëve të javës, çmimet për biletën hyrëse varionin nga dy euro për fëmijë dhe katër euro për të rritur. Ndërsa, në vikend, çmimi i hyrjes për të rritur ishte pesë euro, kurse për fëmijë çmimi mbetej i njëjtë. Ndërkohë që, çmimi i biletës mujore ishte 50 euro. Pishina e ...
Komentet te Pishina e Gërmisë hapet sot për vizitorët, këto janë çmimet Janë të Mbyllura

Edhe sot mot i ndryshueshëm, në fundjavë temperatura më të larta

Lajme
Mot i ndryshueshëm parashihet ditën e premtë në vend, me intervale me diell e vransira. Pasdite herë herë priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima, por me pak gjasa që të zhvillohen në stuhi më të ashpra me breshër. Temperaturat minimale zbresin në 14C e 17C, derisa ato maksimale pa ndryshim prej ditës së sotme, shkojnë në 24C e 27C, njofton Prishtina Weather. Mot më stabil parashihet në fundjavë, me intervale më të gjata me diell dhe rritje të temperaturave deri në 32C e 33C. Pak mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtër shiu mbeten ditën e shtunë, kryesisht përreth zonave malore. Të hënën edhe më nxehtë me maksimale deri në ...
Komentet te Edhe sot mot i ndryshueshëm, në fundjavë temperatura më të larta Janë të Mbyllura

Ekskluzive: Emailet sekrete mes ministres së Serbisë, kreut të BIA-s, Muhamet Mustafës dhe shefit të kabinetit të Albin Kurtit, Luan Dalipi.

Lajme
  Në këto emaile flitet për takime sekrete në Slloveni të shefit të kabinetit të Albin Kurtit, Luan Dalipit me shefin e BIA-s, Bratislav Gasic, ministren serbe Zorana Mihajlovic dhe Muhamet Musatafës, drejtorit të institutit “Riinvest”. Ndërkaq, kreu i BIA-s sipas emailëve sekret është marrë vesh me qeverinë e Kosovës përmes Muhamet Mustafës njeriut i afert i Vjosa Osmanit dhe Luan Dalipit që ta emërojnë kryeinspektorin e AKI-së Kujtim Shalën që më pas ata të kenë nën kontroll AKI-në që të mos përgjohen gjatë takimeve. Në emailin e komunikimit mes shefit të BIA-s, Bratislav Gasic dhe ministres serbe Zorana Mihajlovic, konfirmohet se njeriu i besuar i BIA-s është Luan Dalipi, ...
Komentet te Ekskluzive: Emailet sekrete mes ministres së Serbisë, kreut të BIA-s, Muhamet Mustafës dhe shefit të kabinetit të Albin Kurtit, Luan Dalipi. Janë të Mbyllura

Thaçin e vizitoi i vëllai për Bajram: Të fala keni nga Haga, ua uroj festën të gjithëve dhe është shumë mirënjohës për përkrahjen e qytetarëve

Lajme
Edhe pse ju mungon liria, pasi që po mbahen që afër 4 vjet në paraburgim në Hagë, ish-krerët e UÇK-së edhe ditën e sotme e kanë kaluar me vizita të familjarëve dhe së bashku me njëri-tjetrin. Idriz Thaqi, vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi, sot në ditën e Kurban Bajramit e ka vizituar të vëllain në Hagë. “Sot e vizitova, ia urova festën e Bajramit në emër të familjes dhe gjithë dashamirëve. Shpresojmë që së shpejti do të mund të festojmë bashkë në Kosovë. Edhe ai ua uroi festën të gjithëve dhe është shumë mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të të gjithë qytetarëve. Janë të gjithë mirë. Janë bashkë dhe të ...
Komentet te Thaçin e vizitoi i vëllai për Bajram: Të fala keni nga Haga, ua uroj festën të gjithëve dhe është shumë mirënjohës për përkrahjen e qytetarëve Janë të Mbyllura