Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

I nxehti përvëlues, IHMK paralajmëron për “alarm të kuq”

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se ditëve në vijim situata meteorologjike mund të krijojë kushte edhe për alarm të kuq për shkak të temperaturave të larta. Sipas IHMK-së, alarmi i kuq nënkupton se temperatura e ajrit kalon më lartë se temperatura e trupit të njeriut (37 gradë), “atëherë mund të shkaktojë probleme serioze në organizmin tonë”. IHMK-ja ka bërë thirrje për kujdes nga rrezet e diellit, veçanërisht gjatë intervalit kohor prej orës 10:00 deri 17:00. “Kujdes nga rrezet  direkte të diellit, sidomos nga intervali kohorë 10-17h, sepse indeksi UV ka shënuar vlera të larta.  Përdorni sa më shum ujë të freskët, jo lëngje të gazuara, kapelë, syze për tu ...
Komentet te I nxehti përvëlues, IHMK paralajmëron për “alarm të kuq” Janë të Mbyllura

Kosova shtoi importin e grurit gjatë Qeverisë Kurti | Kurti e Peci pa u korrur as gjysma e sipërfaqeve: U ba buka e motmotit

Lajme
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri Faton Peci kanë vizituar një fermer në Malishevë. Ka qenë ministri Peci, ai që ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook, duke vazhduar me pretendimin e tij kinse është siguruar buka e motmotit, ndonëse ende as 50 për qind të sipërfaqeve të mbjella nuk janl korrur. “U ba buka e mot-motit”, ka shkruar Peci në fotografinë e publikuar ku shfaqet së bashku me Kurtin. LAJME Kosova shtoi importin e grurit gjatë Qeverisë Kurti | Kurti e Peci pa u korrur as gjysma e sipërfaqeve: U ba buka e motmotit Demokracia 12:20 | 10 Korrik 2024 SHARE:     Kryeministri Albin Kurti dhe ministri Faton ...
Komentet te Kosova shtoi importin e grurit gjatë Qeverisë Kurti | Kurti e Peci pa u korrur as gjysma e sipërfaqeve: U ba buka e motmotit Janë të Mbyllura

Të palumtur me 275 euro pagë, punëtorët teknik të Kuvendit paralajmrojnë grevë

Lajme
Punëtorët teknik në Kuvendin e Kosovës, kanë paralajmëruar veprime sindikale në rast se nuk merret parasysh kërkesa e tyre për rritje të pagave. Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi. Në shkresën që Azemi i ka drejtuar Grupeve Parlamentare në Kuvendin e Kosovës, thuhet se punëtorët teknik marrin pagë prej 275 euro. “Ne punëtorët teknik në Parlamentin e Kosovës që juve ju krijojmë kushte për punë të përditshme, ose ankohuni në punën tonë, ose na mbështetni në kërkesën për rritje të pagave tona sepse nga java e ardhshme ne nuk do të ju ofrojmë shërbimet tona me pagat që ...
Komentet te Të palumtur me 275 euro pagë, punëtorët teknik të Kuvendit paralajmrojnë grevë Janë të Mbyllura

Presidenca hungareze e BE-së – Bislimi kërkon “pyetësorin” për statusin e vendit kandidat nga Hungaria që e kundërshtoi antarësimin e Kosovës në KiE

Lajme
Kosova dështoi të bëhej anëtare e organizatës paradhomë të Bashkimit Evrpoian – Këshillit të Evropës – në maj të këtij viti; ndërsa tash ka ngritur kërkesat që në presidencën gjashtëmujëroshe të BE-së që ka marrë Hungaria të trajtohet aplikacioni i dhjetorit të vitit të 2022 për të marrë statusin e vendit kandidat. Hungaria prej janarit të vitit të kaluar është shprehur hapur kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata evropiane duke e arsyetuar se Hungaria pret arritjen e një marrëveshje gjithpërfshirëse për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe se deri atëherë “nuk dëshirojnë të rrezikojnë” këtë proces. Njëjtë qe shprehur edhe para disa muajve kur Ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, ...
Komentet te Presidenca hungareze e BE-së – Bislimi kërkon “pyetësorin” për statusin e vendit kandidat nga Hungaria që e kundërshtoi antarësimin e Kosovës në KiE Janë të Mbyllura

Policia ende në kërkim të Faton Hajrizit

Lajme
Policia e Kosovës është ende në kërkim të burgosurit Faton Hajrizit, i cili akuzohet për vrasje. I dyshuari u arratis nga burgu i Smrekonicës në Vushtrri. “Një i dyshuar  (i burgosur) mashkull kosovar, është arratisur nga Qendra Korrektuese. Njësitë policore janë në kërkim të personit të arratisur”, thuhet në raportin e policisë./Demokracia ...
Komentet te Policia ende në kërkim të Faton Hajrizit Janë të Mbyllura

Ushtria e Kosovës i jep tender kompanisë me aksionare kineze

Lajme
Ministria e Mbrojtjes ka nxjerr të mërkurën vendimin lidhur me tenderin “Furnizim me pajisje filtruese montuese në objekte për ujë të pijshëm për nevojat e FSK-së”, shkruan Demokracia.com. Në mesin e dy ofertave, Ministria e Mbrojtjes e ka nxjerr fitues firmën “Eco Cleaning Corporation sh.pk.”. Aksione në këtë kompani ka edhe një qytetare nga Republika Popullore e Kinës. Bazuar në të dhënat e ARBK-së, kompania është në pronësi të Arbër Gashit me 80 për qind, ndërsa shtetasja kineze Wenyun Yang, ka 20 për qind të aksioneve. Vlera e kontratës është 57,785.00 euro dhe bëhet fjalë për 65 aparatë për filtrimin e ujit për pije. Në garë për këtë tender ka ...
Komentet te Ushtria e Kosovës i jep tender kompanisë me aksionare kineze Janë të Mbyllura

Gjashtë fotografi të ish krerëve të UÇK-së pranohen si prova materiale në Speciale

Lajme
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në Gjykatën Speciale janë pranuar si prova materiale gjashtë fotografi njëra e përbashkët mes ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimit dhe Hashim Thaçit dhe ish shefit të shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bislim Zyrapi. Kurse, tjetra fotografi është pranuar mes Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ndërkaq fotografia e tretë ka qenë mes Zyrapit dhe Selimit. Ajo e katërta ka qenë mes Krasniqit dhe Rambujes, e pesta mes Selimit dhe Fatmir Limaj dhe një tjetër është pranuar e Jakup Krasniqit. recommended by SLIM FIT 1 lugë para gjumit dhe do të humbni 15 kg në 17 ditë MËSO MË SHUMË ...
Komentet te Gjashtë fotografi të ish krerëve të UÇK-së pranohen si prova materiale në Speciale Janë të Mbyllura

Babai i Hashim Thaçit kujton sakrificat e të birit gjatë luftës

Lajme
Babai i Hashim Thaçit, ish-presidentit të Kosovës, në një intervistë për TV Dukagjini është shprehur se ka besim tek drejtësia e Gjykimit Special dhe se do të bëhet mirë në të ardhmen e afërt. Haxhi Thaçi u shpreh se gjykimi i djalit të tyre, Hashim Thaçit dhe shokëve të tij të luftës është gjykim shumë “i padrejtë”, pasi që sipas tij ata kanë qëndruar ditë e natë, në shi e në borë për lirinë dhe çlirimin e Kosovës e në fund po ballafaqohen me burgim. Babai i Thaçit për vizitën e tij në Hagë më 19 maj tha se së bashku me bashkëshorten e tij kanë qëndruar tri orë së bashku me ...
Komentet te Babai i Hashim Thaçit kujton sakrificat e të birit gjatë luftës Janë të Mbyllura

Auditori gjen parregullsi në tenderë të Ministrisë së Arsimit

Lajme
Zyra Kombëtare e Auditimit ka evidentuar disa parregullsi në Ministrinë e Arsimit, në veçanti për proceset e vlerësimit të tenderëve. Sipas Auditorit, në aktivitetin e prokurimit “Projektimi i çerdhes tipike të parafabrikuar për 80 fëmijë’’, vlerësimi i ofertave ishte kryer me 16 ditë vonesë përtej afateve ligjore duke i marrë për bazë edhe afatet shtesë. “Procesi i hapjes së ofertave u zhvillua më 17.07.2023, ndërsa vlerësimi u përfundua me 21.09.2023”, thuhet në Raportin e Auditimit për Pasqayrat Financiare Vjetore të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për vitin 2023. Po ashtu në dosjen e tenderit “Furnizimin me lëndë të parë dhe paisje të profilit të floktarisë, estetikës për kryerjen ...
Komentet te Auditori gjen parregullsi në tenderë të Ministrisë së Arsimit Janë të Mbyllura

Rasti i abortit të paligjshëm në Podujevë, deklarohet Prokuroria

Lajme
Dy gra janë arrestuar dje në Podujevë, pasi njëra dyshohet se ka kryer abort të jashtëligjshëm dhe tjetra i ka ndihmuar. Në raport thuhet se më pas shtatzëna ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK. “VRASJA E FOSHNJES GJATË LINDJES- Podujevë 30.06.2024-02:00. Raportohet se në QKUK ka kërkuar tretman mjekësor e dyshuara femër kosovare e cila dyshohet se ka qenë shtatëzënë dhe ka abortuar në mënyrë të paligjshme. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuara dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.” Lidhur me rastin nga Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk kanë dhënë informata shtesë “për shkak të ndjeshmërisë së rastit”. Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, ka thënë për ...
Komentet te Rasti i abortit të paligjshëm në Podujevë, deklarohet Prokuroria Janë të Mbyllura