Qyteti i Mitrovicës dhe i gjithë vendi u trondit ditën e sotme, pas ngjarjes së rëndë që ndodhi brenda objektit të Shoqatës së të Verbërve dhe Shurdhmemecëve, ku një person u gjet pa shenja jete. Sipas informacioneve të para, ai dyshohet se u godit për vdekje me mjete të forta, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se viktima është kryetari i Shoqatës, Nysret Gubetini, rreth 60 vjeç. Në mediat lokale janë publikuar pamjet nga momenti i dhimbshëm kur vëllai i të ndjerit merr vesh për vdekjen tragjike të Gubetinit. Ndryshe, sipas burimeve të Gazetës Sinjali ngjarja ka ndodhur si pasojë e një rrahje mes disa personave që janë pjesë e kësaj qendre, ...
Komentet te Momenti i dhimbshëm kur vëllai merr vesh për vdekjen tragjike të kryetarit të Shoqatës së Shurdhmemecëve në Mitrovicë -Video Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas publikimit të një videoje nga Lëvizja Vetëvendosje, ku ajo ka akuzuar qeveritë e kaluara për keqqeverisje ndërsa sindikatat i ka quajtur partiake. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se videoja e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje është fashizëm politik. “Sjellja e partisë në pushtet, me video montazhe plot shpifje, është fashizëm politik — urrejtje e tjetrit vetëm se i përket një grupi tjetër politik. Fundi i çdo lloj fashizmi dihet”, ka shkruar ai. Sipas tij në kohën kur duhet punuar në krijimin e unitetit politik për sfidat që ...
Komentet te Hoti: Videoja fashizëm politik, Vetëvendosja e ka prekur fundin tashmë Janë të Mbyllura
Traumat që vijnë nga mjediset familjare dhe shoqërore, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasje e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët, raporton Gazeta Sinjali. Kështu ka ndodhur edhe sot në një familje në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, ku një grua ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, duke konsumuar medikamente në sasi të madhe, me ç’rast i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Këtë e kanë bërë të ditur burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës dhe kanë njoftuar se viktima ...
Komentet te E rëndë: Gruaja në Ferizaj tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në spital Janë të Mbyllura
Kryetari i Dveri, partisë së ekstremit të djathtë në Beograd, Boshko Obradoviq pret që Serbia të vihet para një presioni të madh për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Ai ka bërë thirrje për “bashkim kombëtar” dhe mosndarje partiake. “Ky unitet i ri kombëtar mund të arrihet vetëm rreth një politike të re, sepse politika aktuale e qeverisë aktuale ndaj Kosovës është shembur dhe duhet ndryshuar”, ka thënë Obradoviq, raportojnë mediat serbe. Ai e kritikon presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për qasjen në raport me Kosovën. Për këtë, ai kërkon një “marrëveshje kombëtare” që përfshin Kuvendin e Serbisë, serbët nga Kosova, Kishën Ortodokse Serbe dhe Akademinë serbe të Shkencave. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kundërshtari i Vuçiqit në Beograd kërkon unitet: Do të ketë presion për ta njohur Kosovën Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Hysri Peqanit, i njohur si “Burdushi”, lidhur me akuzën për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, shpëlarje parash dhe armëmbajtje pa leje, duke e dënuar me dënim unik prej 4 vjet e 6 muaj burgim dhe 42 mijë euro gjobë. Aktgjykimi ndaj Peqanit u shpall nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Lutfi Shala. Ndryshe, në seancën e 23 dhjetorit 2022, prokurorja Merita Bina-Rugova në fjalën përfundimtare ka njoftuar se ka bërë precizimin e dispozitivit të parë të aktakuzës, të cilin e ka ndarë në dy pjesë, mirëpo tha se kualifikimi i veprës penale është i njëjti. Sipas aktakuzës, prej ...
Komentet te Burdushi dënohet me burgim e gjobë, përfitoi rreth 1 milion euro duke mashtruar Janë të Mbyllura
Kryetari i FC Ferizajt, Lulzim Abazi, po dyshohet se e ka përbuzur në mënyrë racore futbollistin e vet me ngjyrë Moussa Kamara, duke e quajtur majmun, pasi ai s’e kishte pranuar kërkesën e tij për të qëndruar në klub edhe për disa ditë të tjera pas skadimit të kontratës, për ndeshjen e fundit të klubit në pjesën e parë të këtij sezoni në Superligë. Kamara, 23 vjeç, kishte nënshkruar marrëveshje afatshkurtër me Ferizajn, nga 6 tetori 2022 deri më 20 nëntor 2022, dhe vendosi përfundimisht të largohej pas skadimit të saj, para se të abuzohej nga kryetari i klubit për mosvazhdimin e saj, raporton Gazeta Nacionale. Kamara, ish-përfaqësues i Gambisë, ...
Komentet te “Shko te Allahu, majmun”, kryetari i FC Ferizajt incizohet duke e abuzuar lojtarin me ngjyrë Janë të Mbyllura
Lagjja Emshir në Prishtinë për dy netë me radhë nuk ka gjetur qetësi si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Gazeta Sinjali ka raportuar për dy rastet që kanë ndodhur të dielën dhe të hënën. Për rastin e fundit që ndodhi mbrëmë, Policia akoma nuk e ka identifikuar personin e dyshuar, por as viktimën, si palë të përfshira në rast, raporton Gazeta Sinjali. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se incidentit i ka paraprirë një debat me ofendime e të shara në mes të rrugës, për motive akoma të panjohura. Sinjalizuesit thonë se i dyshuari i është drejtuar viktimës me fjalët “motrën kam me ta q*”. Konflikti mes ...
Komentet te “Motrën kam me ta q*”/ Detaje të reja për gjuajtjen me armë në Emshir, i dyshuari dhe viktima ikin Janë të Mbyllura
Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se partia e saj në vazhdimësi ka kërkuar shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj dhe se kjo duhet të ndodhë për t’i hapur rrugë hetimeve të drejta. Reagimi i saj u bë shkas nga një, siç tha ajo pas raportimit nga një gazetë sllovene gjatë ditës së djeshme. “Mbrëmë, një gazetë e njohur sllovene publikoi një shkrim, me akuza të rënda për Kryeministrin e Kosovës dhe ambasadorin Martin Berishaj. Së pari, Zyra e Kryeministrit duhet të japë një sqarim të mirëfilltë për këtë temë. Dhe, së dyti—ajo që e kemi thënë që në fillim: shkarkimin e Ambasadorit Berishaj. LDK ...
Komentet te LDK kërkon sërish shkarkimin e ambasadorit Berishaj: Imazhi i Kosovës të mos mbetet peng i tij Janë të Mbyllura
Viti 2022 u mbyll me rritje të çmimeve dhe njëjtë ka nisur edhe vitit 2023, lëvizje këto që janë vërejtur në disa produkte. Ndër to, është edhe produkti shumë i konsumuar nga kosovarët, siç janë cigaret. është shtrenjtuar. Një pako cigare e markës Marlboro është bërë 3 euro, derisa vite më parë ishte shitur nga 2.50 deri në 2.89 centë. “Cigare – Malboro e bardhë e fortë, 1 pako, tashmë është 3,00. Cigare – Marlboro 1 pako gjatë vitit të 2021 është shitur 2,80. Kurse në vitin e kaluar është shitur 2,89 centë”, thuhet në raportin e ASK-së. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Lajm i keq për duhanxhinjtë, shtrenjtohen edhe cigaret në Kosovë Janë të Mbyllura
Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe i dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë zhvilluar një takim në selinë qendrore të NATO-s. Kjo u bë e ditur nga misioni i SHBA-së në NATO, përmes një shkrimi në llogarinë zyrtare në Facebook. Në njoftim thuhet se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë të rëndësishme për të gjithë evropianët. Tutje theksohet se Shtetet e Bashkuara, aleatët e NATO-s dhe BE-ja janë të përkushtuara të punojnë me Serbinë dhe Kosovën për të gjetur një zgjidhje dhe rrugë përpara në interes të stabilitetit, sigurisë dhe mirëqenies së të gjitha komuniteteve. “Paqja dhe stabiliteti në Ballkanin ...
Komentet te Emisarët Escobar dhe Lajçak në selinë e NATO-s: Jemi të përkushtuar të punojnë me Serbinë dhe Kosovën për të gjetur një zgjidhje Janë të Mbyllura