Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Kusari-Lila tregon se çfarë roli ka Dejona Mihali në Vetëvendosje

Lajme
Kryetarja e Grupit të VV-së në Kuvendin e Kosovës, Mimoza Kusari Lila, ka treguar se çfarë roli luan Dejona Mihali brenda VV-së. Deputeti Haki Abazi tha javën e kaluar në një konferencë për media brenda hollit të Kuvendit se Milahi ua shkruan fjalimet deputetëve të Vv-së dhe kontrollon gjithçka nga brenda. Kusari Lila thotë se kjo nuk është e vërtetë dhe se asnjëherë asaj nuk i ka shkruar fjalime Mihali. Gjithsesi, ajo nuk e mohon se Mihali ka rol të shtuar brenda VV-së dhe grupit parlamentar, përkundër faktit se është shumë pak e njohur për publikun e gjerë. “Unë jam liberale. Nuk kam lejuar asnjëherë të jem kontrolluar nga dikush ...
Komentet te Kusari-Lila tregon se çfarë roli ka Dejona Mihali në Vetëvendosje Janë të Mbyllura

Tahiri për Asociacionin: Është një çështje pa kthim, do të realizohet pa njohje reciproke

Lajme
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, njëherësh ish-ministër i Drejtësisë, ka deklaruar se çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe tani është çështje pa kthim, gjë që, sipas tij, do të realizohet pa njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. “Siç duket, Kurti e ka marrë një drejtim, na ka bërë të qartë në dy seancat e fundit, po ashtu me kushtet e tij, duket se tashmë kjo do ta ketë një epilog së shpejti. Çështja e jetësimit të saj që ne e quanim Asociacioni, Kurti e quante Zajednicë, është një çështje pa kthim që tashmë do të realizohet, mirëpo, fatkeqësisht jo me njohje”, ka deklaruar Tahiri. Tahiri ...
Komentet te Tahiri për Asociacionin: Është një çështje pa kthim, do të realizohet pa njohje reciproke Janë të Mbyllura

Gruaja që mbeti e lënduar në aksidentin në hyrje të Shtimes është shtatzënë, ndodhet në gjendje të rëndë

Lajme
Nga aksidenti tragjik rrugor në hyrje të Shtimes ku humbën jetën katër persona kanë arritur të mbijetojnë dy persona të tjerë. Drejtori i Spitalit të Ferizajt, bëri të ditur se një grua shtatzënë dhe burri i saj janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm. Mësohet se të dy janë në gjendje të rëndë si pasojë e plagëve të shkaktuara nga aksidenti. Drejtori i Spitalit, tha se gruaja ka fraktura në këmbë si dhe krahun e thyer. Po ashtu ai bëri të ditur se një nga viktimat e aksidentit ka ndërruar jetë derisa po transportohej për në spital. Burime nga Emergjenca kanë bërë me dije për Sinjalin se çifti janë ...
Komentet te Gruaja që mbeti e lënduar në aksidentin në hyrje të Shtimes është shtatzënë, ndodhet në gjendje të rëndë Janë të Mbyllura

Tragjike: Katër të vdekur në një aksident në rrugën Ferizaj-Shtime

Lajme
Katër persona kanë vdekur sonte si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur para rreth një ore, në rrugën Ferizaj-Shtime, raporton Gazeta Sinjali. Lajmin e ka konfirmuar Policia Rajonale në Ferizaj dhe kanë njoftuar se vdekjen e viktimave e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në aksident, sipas Policisë janë përfshirë tri vetura. “Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidentit, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët ...
Komentet te Tragjike: Katër të vdekur në një aksident në rrugën Ferizaj-Shtime Janë të Mbyllura

Caktohen katër seanca gjatë muajit prill për gjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Lajme
Në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), në kalendar të gjykimeve, është bërë e ditur se në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, janë caktuar katër seanca për muajin prill. Një seancë është caktuar për 3 prill, datë e cila është caktuar edhe si datë e fillimit të gjykimit. Po ashtu, seanca u caktuan edhe për 4 dhe 5 prill. Derisa, 11 prilli është caktuar si datë, ku pritet të fillohet me paraqitjen e provave të Prokurorisë, respektivisht me dëgjimin e dëshmitarëve. Të gjitha këto seanca pritet të fillojnë në orën 9:30, por se do të transmetohen me 45 minuta vonesë për ...
Komentet te Caktohen katër seanca gjatë muajit prill për gjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit Janë të Mbyllura

VV e largon nga votimi kredinë për skemat pensionale, dëshiron t’i sigurojë 80 vota

Lajme
Lëvizja Vetëvendosje ka hequr nga rendi i ditës marrëveshjen ndërkombëtare për financimin e reformës në skemat pensionale. E gjithë kjo, për shkak se mazhoranca po dëshiron që t’i sigurojë 80 vota. Sipas shefes së deputetëve të kësaj partie, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se është duke u bërë për shkak se dëshirojnë që të sigurohen që t’i kenë 80 vota me partitë tjera opozitare, dhe që të mos dështojë për herë të tretë kjo marrëveshje. “Mospjesëmarrja e deputetëve të VV-së në votim sot është për arsye të mos rrezikimit të rrëzimit të kësaj marrëveshje. Ne do të presim dhe do të angazhohemi me dy partitë tjera që kur t’i kemi 80 ...
Komentet te VV e largon nga votimi kredinë për skemat pensionale, dëshiron t’i sigurojë 80 vota Janë të Mbyllura

Dhuna ndaj 5-vjeçarit në kopshtin “Nina”, Nagavci: Edukatores i është ndërprerë marrëdhënia e punës

Lajme
Gazeta Sinjali ka raportuar dje rreth një rasti ku dyshohet se është ushtruar dhunë ndaj një fëmije në “Kopsht dhe Çerdhe Nina” në Mitrovicë, me ç’rast Prokuroria Themelore atje tashmë ka nisur hetimet. Rasti u zbulua pas denoncimit të nënës së një fëmije 5-vjeçar, e cila po pretendon se një kujdestare që punon në këtë kopsht privat ka ushtruar dhunë fizike ndaj vogëlushit, i cili është me nevoja të veçanta. Për këtë rast sot ka reaguar Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci. Nagavci në një postim në Facebook, shkruan se menjëherë pas pranimit të informatës, Inspektorati i Arsimit e ka inspektuar këtë institucion parashkollor dhe është informuar se edukatores në fjalë ...
Komentet te Dhuna ndaj 5-vjeçarit në kopshtin “Nina”, Nagavci: Edukatores i është ndërprerë marrëdhënia e punës Janë të Mbyllura

Nuk kalon marrëveshja e kredisë me Fondin OPEC, opozita adreson kritika

Lajme
Me 73 vota për, 11 abstenime dhe një votë kundër, Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, nuk ka arritur që të miratohet. Projektligji është kritikuar nga deputetët e opozitës. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se për këtë marrëveshje nuk ka pasur asnjë diskutim paraprak. “Kjo marrëveshje është me Fondin OPEC, 40 milionë dollarë kredi është kredi për të miratuar ligje, nuk është për ndonjë projekt kapital. Thirrjet që kjo marrëveshje të miratohet brenda 180 ditësh, marrëveshja është nënshkruar në qershor 2022. Ne nuk kemi një rikonfirmim ...
Komentet te Nuk kalon marrëveshja e kredisë me Fondin OPEC, opozita adreson kritika Janë të Mbyllura

Një i vdekur nga virusi korona në 24 orët e fundit në Kosovë, 39 raste të reja

Shëndetësi
Një person ka vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, bëhet e ditur në raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të mërkurën, raporton Gazeta Sinjali. Në total numri i vdekjeve, nga fillimi i pandemisë, si pasojë e COVID-19 ka shkuar në 3207. Janë regjistruar edhe 39 raste të reja. Kurse, numri i rasteve aktive është 178. Ndërsa, në 24 orët e fundit janë raportuar 11 të shtrirë në spitale. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Një i vdekur nga virusi korona në 24 orët e fundit në Kosovë, 39 raste të reja Janë të Mbyllura

Specialja në aksion, bastis banesën e ish këshilltarit të Thaçit

Lajme
Prokurori i Dhomave të Specializuara ka urdhëruar që gjatë ditës të sotme të realizohet një aksion në banesën e Adil Behramajt, që ishte këshilltar i ish-presidentit, Hashim Thaçi, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se bastisja ka filluar në orët e mëngjesit dhe po vazhdon ende. Kujtojmë, në ditën e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovë, ish kreut politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Specialja në aksion, bastis banesën e ish këshilltarit të Thaçit Janë të Mbyllura