Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

KEK-u del edhe me njoftim zyrtar për zhurmën që u dëgjua mbrëmë në Prishtinë

Lajme
KOSTT dhe KEK njoftojnë opinionin se për shkak të lidhjes së shkurtër të paraqitur në stabilimentet e tensionit të lartë të KOSTT-it, dje në orën 23:55,  blloku A4 në Termocentralin Kosova A, është shkyçur nga rrjeti duke krijuar zhurmë të papritur në Prishtinë. Pas kontrollit të ekipeve të mirëmbajtjes së KOSTT dhe KEK është vërejtur që, si rezultat i mbingarkesës së lartë ka shpërthyer izolatori i mesëm mbajtjes i T-35 në stabilimentet e KOSTT. “Lidhur me këtë, ekipet e KOSTT-it kane dal në vend të ngjarjes dhe është eliminuar defekti, pra izolatori i dëmtuar është zëvendësuar sot me 27 Shkurt 2023 në ora 10:15. Ndërsa në KEK aktualisht është filluar ...
Komentet te KEK-u del edhe me njoftim zyrtar për zhurmën që u dëgjua mbrëmë në Prishtinë Janë të Mbyllura

Fillon takimi i Vuçiq-Escobar në Bruksel

Rajoni dhe Bota
Ka filluar takimi i të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Vuçiq mbërriti në selinë e BE-së me ftesë të Komisionerit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borell, raporton Tanjug. Ndërsa pas takimeve dypalëshe, do të zhvillojnë një takim të përbashkët me Kurtin e Vuçiqin. Pas këtyre takimeve, u njoftua se kreu evropian i Ministrit të Jashtëm Josep Borrell do të zhvillojë një konferencë për shtyp. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Fillon takimi i Vuçiq-Escobar në Bruksel Janë të Mbyllura

Stano për takimin në Bruksel: Gjithçka varet nga gatishmëria e Kurtit dhe Vuçiqit

Lajme
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, ka thënë të hënën se blloku evropian pret qasje evropiane nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksadanar Vuçiq, në rrugën drejt marrëveshjes finale. Kurti dhe Vuçiq do të takohen në pasditen e së hënës në Bruksel, në kuadër të dialogut që e ndërmjetëson BE-ja. I pyetur për pritjet nga ky takim, Stano ka thënë se nuk mund të parashikohet diçka e tillë. “Gjithçka varet nga gatishmëria e kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq që të pajtohen për rrugën përpara”. Ai ka theksuar se BE-ja është vetëm ndërmjetësuese në dialog dhe se përparimi varet nga gatishmëria e palëve. “Pritjet e BE-së nga liderët ...
Komentet te Stano për takimin në Bruksel: Gjithçka varet nga gatishmëria e Kurtit dhe Vuçiqit Janë të Mbyllura

Sabiani habit, heq nga lista e ndjekësve vajzën e tij

ShowBiz Shqipëri
Krist Aliaj dhe Keisi Medini duket se janë çifti i dytë i krijuar në Big Brother VIP Albania. Ata tashmë kanë deklaruar njohjen me njëri-tjetrin, e madje kanë dhënë edhe puthjen e parë ndonëse ishte për një sfidë. Kjo duket ta ketë zemëruar më shumë Sabianin, i cili siç shihet nuk po pajtohet me romancën e të bijës me artistin e njohur. Artisti ka hequr nga lista e ndjekësve, vajzën e tij Keisin. Edhe në natën e prime, Sabiani doli kundër Kristit, pasi siç tha këngëtari, Kristi po e shfrytëzon vajzën e tij. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Sabiani habit, heq nga lista e ndjekësve vajzën e tij Janë të Mbyllura

Pas rrëfimit të Dafinës, reagon ish-partneri i saj – thotë se ndjehet i shantazhuar -Video

ShowBiz
Dafina Dauti javë më parë ka bërë një rrëfim mjaft tronditës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Këngëtarja shqiptare ka treguar historinë e trishtë të ndarjes së saj nga ish-partneri. Ajo ka zbuluar se personi në fjalë kishte qenë i ndarë me gruan, e cila ishte shtatzënë, në të njëjtën periudhë me atë. Dafina, po ashtu e ka përshkruar shtëpinë e ish partnerit të saj, si “të tmerrshme për jetesë”. Në rrëfimin e saj Dafina ka folur edhe për periudhën e gjyqit dhe mos takimet me vajzën për rreth 1 vit. E lidhur me këtë rrëfim ka reaguar ish-partneri i saj, Tafil Kurtishaj. Ky i fundit, i cili është ...
Komentet te Pas rrëfimit të Dafinës, reagon ish-partneri i saj – thotë se ndjehet i shantazhuar -Video Janë të Mbyllura

Molliqaj: Nuk mundesh sot ta festosh ditëlindjen e Astrit Deharit, e nesër ta shkelësh kauzën për të cilën ai ka vdekur

Lajme
Partia Socialdemokrate, ka mbajtur aksion simbolik në ditën kur mbahet takimi Kurti – Vuçiq në Bruksel. Në objektin e Qeverisë, aktivistët e PSD-së, kanë vendosur një baner ku shkruan “tension për Asociacion”, teksa në fotografi shihen kryeministri Kurti e presidenti Vuçiq përballë njëri-tjetrit me dorëza boksi, ndërsa në fund të tavolinës shihen duke i shtrënguar duart. Me këtë rast, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se tensionet në veri kanë pasur një synim, formimin e Asociacionit. Sipas tij, Kurti e Vuçiqi janë dukur sikur janë në konflikt, por që në Bruksel nënshkruajnë marrëveshje. “Ajo që shihet ne ilustrim është e vërteta që ka ndodhur në dialogun Kosovë-Serbi që ka kaluar ...
Komentet te Molliqaj: Nuk mundesh sot ta festosh ditëlindjen e Astrit Deharit, e nesër ta shkelësh kauzën për të cilën ai ka vdekur Janë të Mbyllura

Prokuroria kërkon që t’i vazhdohet masa e paraburgimit Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit

Lajme
Me anë të dy shkresave, drejtuar trupit gjykues, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ka kërkuar që t’i vazhdohet masa e paraburgimit Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Në këto shkresa thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake dhe Gjykata e Apelit kanë konstatuar në mënyrë të përsëritur se paraburgimi i tyre është i arsyetuar në baza të shumta, se asnjë kusht tjetër përveç paraburgimit në objektet e paraburgimit të Dhomës së Specializuar të Kosovës nuk do të ishte i mjaftueshëm për të minimizuar rreziqet, dhe se periudha e paraburgimit – duke marrë parasysh të gjitha rrethanat përkatëse – është e arsyeshme. Sipas prokurorisë, që nga përcaktimi më i fundit i këtij ...
Komentet te Prokuroria kërkon që t’i vazhdohet masa e paraburgimit Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit Janë të Mbyllura

PSD aksion te Qeveria para takimit Kurti – Vuçiq në Bruksel

Lajme
Partia Socialdemokrate do të mbajë aksion simbolik në ditën kur mbahet takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel. Ky aksion simbolik pritet të zhvillohet pranë ndërtesës së qeverisë, në sheshin “Skënderbeu” në orën 13:00. Lajmi është bërë i ditur nga PSD me anë të një komunikate për media. Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot do ta zhvillojnë takimin e nivelit të lartë në Bruksel, nën ndërmjetësimin e të dërguarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te PSD aksion te Qeveria para takimit Kurti – Vuçiq në Bruksel Janë të Mbyllura

Çitaku: Kurti sot nënshkruan Asociacionin për të cilën ai dhe partia i tij e kanë sulmuar Kuvendin

Lajme
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se sot merr fund kauza e kryeministrit, Albin Kurti me të cilën arriti sipas saj në pushtet. Ajo ka thënë se sot Kurti do të nënshkruajë zotimin për zbatimin e Asociacionit. “Sot merr fund kauza e fundit me të cilën Kryeministri Kurti u ngrit dhe për të cilën ai dikur i shpallte të tjerët tradhëtarë e patriotë. Sot Kryeministri e nënshkruan zotimin për zbatimin e Asociacionit. Njeriu i cili thoshte se presionit i nënshtrohen vetëm të shantazhuarit, sot nënshkruan marrëveshjen për të cilën ai dhe subjekti i tij e kanë sulmuar Kuvendin, kanë hedhë gaz lotsjellës. Kaq për kauzat e Kryeministrit.” – ka ...
Komentet te Çitaku: Kurti sot nënshkruan Asociacionin për të cilën ai dhe partia i tij e kanë sulmuar Kuvendin Janë të Mbyllura

Zbulohet shkaktari i zhurmës së madhe që u dëgjua mbrëmë në Prishtinë

Lajme
Një zhurmë e çuditshme është dëgjuar në orët e vona të së dielës në Prishtinë. Sipas asaj që thuhej në rrjetet sociale, kjo zhurmë ishte aktivizuar dy-tri herë, në periudha të caktuara, por jo pandërprerë. Shumë qytetarë u frikësuan dhe nisën hamendësimet se çfarë mund të ketë qenë ajo zhurmë, raporton Gazeta Sinjali. Pas disa orësh shqetësim, kjo zhurmë u zbulua se ka ardhur nga një avari në njërin nga termocentralet e Korporatës Energjetike të Kosovës. Këtë e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga KEK-u, me ç’rast u bë e ditur se kjo zhurmë është e zakonshme në këto raste./Sinjali ...
Komentet te Zbulohet shkaktari i zhurmës së madhe që u dëgjua mbrëmë në Prishtinë Janë të Mbyllura