Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Zjarri ua bëri shkrumb e hi shtëpinë, familja në Klinë mbetet pa kulm mbi kokë

Lajme
Familja Tarllamishaj në fshatin Rudicë të Klinës ka mbetur pa kulm mbi kokë pasi zjarri kaploi shtëpinë e tyre, e cila u bë shkrumb e hi. Zjarri nisi nga kulmi dhe përfshiu shtëpinë, por fatmirësisht asnjë nga anëtarët e familjes nuk u lëndua. Policia dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, teka kanë nisur edhe hetimet për të zbuluar shkaktarin e zjarrit, raporton Gazeta Sinjali. Siç mëson Sinjali, shtëpia u dogj tërësisht dhe dëmi i shkaktuar dyshohet se kap vlerën e rreth 15 mijë eurove. Pronari i shtëpisë ka deklaruar para zyrtarëve policorë se shkaktar i zjarrit mund të jetë energjia elektrike. Përveç Policisë dhe njësiteve të Zjarrfikësve, Sinjali ...
Komentet te Zjarri ua bëri shkrumb e hi shtëpinë, familja në Klinë mbetet pa kulm mbi kokë Janë të Mbyllura

Kurti i gatshëm për marrëveshje, Vuçiq thotë se s’do të ketë njohje “as de facto dhe as de jure” të Kosovës

Lajme
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha më 11 mars se nuk do të ketë njohje “as de facto dhe as de jure” të pavarësisë së Kosovës, transmeton Beta. Ai po ashtu se shpreson që deri në fund të vitit të mund ta vizitojë Kosovën. “Nuk do të jem unë ai që do ta nënshkruaj pavarësinë e Kosovës, më vjen turp të shkoj nëpër Serbi dhe të justifikohem para askujt. Nuk ka dorëzim, ne nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës as de facto, as de jure, por ne duam paqe me shqiptarët, duam marrëdhënie të mira”, tha ai Vuçiq në Vranjë, në jug të Serbisë. Vuçiq tha se kryeministri i Kosovës, ...
Komentet te Kurti i gatshëm për marrëveshje, Vuçiq thotë se s’do të ketë njohje “as de facto dhe as de jure” të Kosovës Janë të Mbyllura

Në gjendje të rënduar emocionale, Fjolla trondit me rrëfimin -Video

ShowBiz
Këngëtarja Fjolla Morina është shfaqur sërish në gjendje shumë të rëndë emocionale. Ajo ka folur në një video të gjatë në Instagram për tentativa të vrasjes dhe helmimit. Fjolla ka thënë është helmuar në burg. Në gjendje të rëndë psikologjike, këngëtarja ka kërkuar që ti bashkëngjiten asaj në protestë ditën e nesërme duke thënë se e ka humbur besimin në shtet.  /Prive.al   ...
Komentet te Në gjendje të rënduar emocionale, Fjolla trondit me rrëfimin -Video Janë të Mbyllura

Zhdukja dhe gjetja e mostrave të Deharit, Kica-Xhelili: Ky është terror mbi drejtësinë

Lajme
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka thanë se është shokuese dhe terror serik mbi drejtësinë, pasi Instituti i Mjekësisë Ligjore njoftoi se mostrat e Astrit Deharit janë gjendur në frigorifer. “Për çfarë shteti po flasim? Për çfarë drejtësie po flasim? Për çfarë hetime po flasim? Kjo nuk është shokuese. Kjo është terror! Terror serik mbi drejtësinë! Kjo gjendje veç normale nuk është. Tanimë Instituti i Mjekësisë Ligjore veç dëshmi e drejtësi s’mund të nxjerrë”, ka shkruar Kica-Xhelili në një postim në Facebook. Deputetja tha se ministrat e drejtësisë nuk kanë kredibilitet as dikur e as sot. “Ja që sot përgjegjësit fshihen. Të dikurshmit e të sotmit, njëlloj. Aktakuza dikur, aktakuza ...
Komentet te Zhdukja dhe gjetja e mostrave të Deharit, Kica-Xhelili: Ky është terror mbi drejtësinë Janë të Mbyllura

Ndodh edhe kjo: Qetsori puth në buzë Sabianin -Video

ShowBiz Shqipëri
Gjatë mbrëmjes dedikuar vetëm djemve, Qetsori në një moment ka vendosur që të mos i përgjigjet pyetjes dhe ka kryer dënimin. Ai preferoi mos të thoshte emrin e ish-të dashurës së fundit dhe për këtë arsye zgjodhi dënimin, i cili ishte që të puthte në buzë një nga djemtë. Banori zgjodhi të puthte në buzë Sabianin, ndërkohë banorët e tjerë qeshën teksa panë puthjen e papritur. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Ndodh edhe kjo: Qetsori puth në buzë Sabianin -Video Janë të Mbyllura

Mrekulli: Foshnja e lindur në javën e 22-të mbijeton, kishte vetëm 10% mundësi shpëtimi

Rajoni dhe Bota
Një foshnje që i është dhënë më pak se 10% mundësi për të mbijetuar kur ajo ka lindur në javën e 22-të, i ka mposhtur shanset dhe tani po merr veten, kanë thënë prindërit e saj. Imogen peshonte 515 gramë kur lindi në Spitalin Singleton të Swansea më 6 shtator. Tani, pas 132 ditësh në spital, fëmija gjashtë muajsh është kthyer në shtëpi në Bridgend. Foshnja më e parakohshme e mbijetuar në botë mendohet të jetë Curtis Zy-Keith Means nga SHBA, e lindur në 21 javë dhe një ditë, 11 ditë më herët se Imogen. Rachel fillimisht shkoi në Spitalin e Princeshës së Uellsit në Bridgend, vetëm disa ditë pas ...
Komentet te Mrekulli: Foshnja e lindur në javën e 22-të mbijeton, kishte vetëm 10% mundësi shpëtimi Janë të Mbyllura

“Puna më bën të mos e ndiej fort burgun”, të burgosurat në Lipjan të angazhuara në shumë fusha

Lajme
Ditën e fillon me punë në furrë, vazhdon në rrobaqepësi e pastaj në floktari, por gjen mundësi edhe për të ndjekur trajnime të tjera. Kjo është një grua e privuar nga liria e cila jetën e bën në Qendrën Korrektuese në Lipjan tash e gjashtë vjet. R.B. thotë se punët i bën me dëshirë dhe se ndihet e qetësuar e larg stresit kur punon. “Në ora 07:00 të mëngjesit shkojmë në furrë për të punuar, jemi katër veta që shkojmë, prej orës 07:00 deri në 12:00 punojmë në furrë, prej 12:00 deri në 13:00 pushojmë në pavijon, pastaj vijmë këtu deri në orën 16:00, edhe me aktivitete të tjera, me ...
Komentet te “Puna më bën të mos e ndiej fort burgun”, të burgosurat në Lipjan të angazhuara në shumë fusha Janë të Mbyllura

Arrihet marrëveshja: Meçi Fury-Usyk do të zhvillohet, këto janë detajet e duelit

Sport
Shoqata Botërore e Boksit thotë se ka marrë konfirmimin e një “marrëveshjeje” midis ekipeve të Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk për luftën e tyre të padiskutueshme në peshën e rëndë. Ndeshja unifikuese do të zhvillohet më 29 prill në stadiumin Wembley, por të premten, promotori i Usyk tha se lufta “nuk ka gjasa të ndodhë më pas”. Megjithatë, WBA thotë se një marrëveshje është bërë përpara afatit të së premtes, megjithëse të dyja palët kanë kërkuar kohë për të “punuar në kontratat për të mbyllur marrëveshjen”. Një avokat i Usyk ukrainas i tha agjencisë së lajmeve Reuters se palët kishin rënë dakord për kushtet që do të bëjnë që Fury ...
Komentet te Arrihet marrëveshja: Meçi Fury-Usyk do të zhvillohet, këto janë detajet e duelit Janë të Mbyllura

Tahiri: Kundërshtimi i dy partive opozitare për planin evropian nënkupton se marrëveshja nuk ka legjitimitet të plotë

Lajme
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se pas kundërshtimit të PDK-së dhe LDK-së marrëveshja me Serbinë nuk ka legjitimitet të plotë. Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka përmendur edhe rënien e përkrahjes së kryeministrit Kurti. “Fakti se partite e medhaja opozitare PDK dhe LDK i thane jo marreveshjes pa njohje reciproke kjo don te thote se kjo marreveshje nuk ka legjitimitet te plote, aq me shume qe ka rene perkrahja per kryeministrin Kurti ne baze te sondazhit te UNDP”, ka shkruar Tahiri. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Tahiri: Kundërshtimi i dy partive opozitare për planin evropian nënkupton se marrëveshja nuk ka legjitimitet të plotë Janë të Mbyllura

“Tik-tak, ora po mbaron”: Lajçak me 16 modelet e tij ndërsqetull ia mësyu Kosovës dhe Serbisë para 18 marsit

Lajme
Një takimi të rëndësishëm që i kanë mbetur vetëm 7 ditë për tu zhvilluar po i paraprijnë vizita po të asaj rëndësie. Bëhet fjalë për takimin e Ohrit që do t’i bashkojë edhe një herë në tavolinë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, shkruan Gazeta Sinjali. Marrëveshjen që synon të arrihet e ka sjellur Lajçakun tash e dy ditë në Prishtinë e do ta mbajë edhe për dy ditë të tjera në Beograd. Diplomati sllovak për herë të parë ka bërë të ditur se janë duke u shikuar 16 modele për zbatimin e marrëveshjes, për të cilën tha se është obligim ndërkombëtar. “Kemi shikuar modele ekzistuese dhe ...
Komentet te “Tik-tak, ora po mbaron”: Lajçak me 16 modelet e tij ndërsqetull ia mësyu Kosovës dhe Serbisë para 18 marsit Janë të Mbyllura