Mediat serbe i kanë kushtuar vëmendje të posaçme fillimit të gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Në fokus të raportimit të tyre ishte ish-presidenti Hashim Thaçi për të cilin në mediat e Beogradit janë botuar edhe profile të aktivitetit të tij politik. Rrjeti televiziv N1 raporton se Hashim Thaçi i njohur me nofkën “Gjarpri” ishte ndër themeluesit kryesor të UÇK-së në vitin 1992 dhe udhëheqës i saj politik deri ne mbarimin e luftës. Ai ishte anëtar i Lëvizjes Popullore të Republikës së Kosovës (LPRK) nga viti 1983 deri më 1993, ndërkaq nga viti 1990 deri më 1993 ishte lider i studentëve të ...
Komentet te Mediat e Beogradit shkruajnë se Gjykata serbe dënoi Hashim Thaçin dhe Adem Jasharin Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Të hënën ka nisur gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë në mesin e tyre edhe ndaj Jakup Krasniqit. Vajza e Jakup Krasniqit, Gresa ka shkruar një postim në rrjetin social “Facebook”, duke ia kushtuar disa fjalë babait të saj. “Të adhuroj buzëqeshjen dhe kravaten me shqiponja që me aq krenari i mban gjithmonë. Jetofsh gjatë, dashnia ime. Dalshi faqebardhë Çlirimtarë e bashkë me ju faqebardhë dalt dhe lufta e lavdishme e UÇK-së”, ka shkruar ajo. Postimi i plotë: Të adhuroj buzëqeshjen dhe kravaten me shqiponja që me aq krenari i mban gjithmonë. Jetofsh gjatë, dashnia ime. Dalshi faqebardhë Çlirimtarë e bashkë me ju faqebardhë dalt dhe lufta e lavdishme ...
Komentet te Vajza e Jakup Krasniqit: Të adhuroj buzëqeshjen dhe kravatën me shqiponja Janë të Mbyllura
Wesley Clark, i cili udhëhoqi fushatën e NATO-s në Kosovë si komandanti suprem i aleancës në Evropë, kishte shkruar një libër pak vite pas përfundimit të luftës në Kosovë. Ish-komandanti i përgjithshëm i NATO-s, në librin e tij “Të bësh luftë moderne”, kishte treguar edhe anën e panjohur të luftës së Kosovës. Detaje të pathëna të negociatave e koordinimeve të sulmeve ushtarake ishin treguar për herë të parë në këtë libër, transmeton Demokracia.com. Se aleanca mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe NATO-s ishte shumë e afërt, këtë e dëshmon personalisht gjenerali Clark në këtë libër. Ai ka treguar për bisedën dramatike që ka zhvilluar me dy vartësit e tij: ...
Komentet te “Me gjakun e amerikanëve do ta ndihmojmë UÇK-në”, detajet nga biseda e gjeneralit Clark me vartësit e tij Janë të Mbyllura
Kushner: Thaçi ishte njeriu i tolerancës, ikja e disa serbëve nga Kosova nuk ishte rezultat i dhunës
Administratori i parë në Kosovë, Bernard Kushner, e ka shkruar parathënien e librit “Lindja e një demokracie: Hashim Thaçi dhe rruga drejt pavarësisë së Kosovës”, me autor shkrimtarin francez Jacques Baudouin. Bernard Kushner, duke qenë dëshmitar i të gjitha zhvillimeve politike pas çlirimit të Kosovës, e ka vlerësuar lart kontributin e Hashim Thaçit, si në luftë, ashtu edhe pas luftës. Ai fillimisht në parathënien e librit shkruan për Pavarësinë e Kosovës, duke e përmendur Hashim Thaçin dhe Ibrahim Rugovën. Kushner shkruan se “Këtë pavarësi, rezultat vitesh luftimi, bashkëbisedimesh dhe vendosmërie nga ana e kreut politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës ...
Komentet te Kushner: Thaçi ishte njeriu i tolerancës, ikja e disa serbëve nga Kosova nuk ishte rezultat i dhunës Janë të Mbyllura
Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar me një shkrim në Facebook, ku ka thënë se i tërë procesi i letërkëmbimeve, ligjit dhe ndryshimit të Kushtetutës për të mundësuar themelimin e Gjykatës Speciale, është bërë për shkak të pretendimeve të Dick Martit, për trafikim organesh nga UÇK-ja. Tutje Tahiri ka thënë se gjatë gjithë ditës së sotme, nga salla e gjyqit ka dëgjar pretendimet e Prokurorisë, por askund “nuk u përmend trafikimi i organeve, e as Dick Marti”. “I tërë procesi i letërkëmbimeve, ligjit dhe ndryshimit të Kushtetutës për të mundësuar themelimin e Gjykatës Speciale, është bërë për shkak të pretendimeve të Dick Martit, për trafikim organesh ...
Komentet te Tahiri: Gjatë seancës së sotme nuk u dëgjua asnjë pretendim i Dick Martit për trafikim të organeve Janë të Mbyllura
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një njoftim të rëndësishëm pikërisht në ditën kur nisi gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, e që ndërlidhet pikërisht me një çështje të tillë. Rama me shkronja të mëdha shkroi se janë mbledhur firmat (nënshkrimet) në Asamblenë e Këshillit të Evropës për Mocionin për një rezolutë të re mbi rezolutën e vitit 2011 ku ngriteshin akuzat e rënda ndaj UÇK-së, mes tjerash edhe për trafikim organesh. “Rruga e Drejtësisë për Kosovën, gjakun e derdhur për liri, dëshmorët e UÇK-së dhe heronjtë e saj të gjallë sot në Hagë, do të jetë e gjatë, e mundimshme, madje edhe fyese deri në palcë, por ...
Komentet te Raporti i Dick Martyt: Rama njofton se janë mbledhur nënshkrimet për mocionin për rezolutë të re në Këshill të Evropës Janë të Mbyllura
Tri mediat prestigjioze Associated Press, BBC e Reuters kanë shkruar për procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, respektivisht ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi. Ato shkruan për deklarimin e Thaçit si i pafajshëm ndaj akuzave që rëndojnë mbi të për krime lufte. “Akuzat datojnë nga lufta e pavarësisë së Kosovës kundër Serbisë në vitet 1998-99, në të cilën vdiqën më shumë se 10,000. Zoti Thaçi ishte bashkëthemelues i një grupi që luftonte për pavarësi dhe konsiderohet si hero në Kosovë”, shkruan BBC. “Unë e kuptoj aktakuzën dhe jam plotësisht i pafajshëm”, cituan këto medie të ketë thënë Thaçi në gjyqin e sotëm. AP e nisi artikullin me ...
Komentet te Mediat prestigjioze shkruajnë për deklarimin e Thaçit si i pafajshëm Janë të Mbyllura
Ramadan Selimi, vëllai i Rexhep Selimit ka folur rreth gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së i cili ka filluar sot në Gjykatën Speciale. Selimi ka thënë se ky gjykim po ia kujton regjimin e Millosheviqit kryesisht UDB-në. “Një proces i padrejtë, këta djem nuk e kanë meritu të jenë atje. Po ma përkujton pak a shumë gjykimin e ish-sistemit të Serbisë në atë kohë, kur po këta djem akuzoheshin për gjerat e njëjta nga UDB-ja serbe dhe regjimi i Millosheviqit. Kështuqë unë mendoj se do të dalin faqebardhë dhe do të triumfojnë, sepse e drejta është në anën e tyre. Falë tyre ne e gëzojmë lirinë.”, tha ai për Kanal10. Ai ...
Komentet te Vëllai i Rexhep Selimit: Gjykimi po ma kujton UDB-në serbe -Video Janë të Mbyllura
Protesta që u mbajt sot para Gjykatës Speciale në Hagë gjatë muajit maj do të zhvendoset në Bruksel. Kundërshtimi i gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të bëhet muajin e ardhshëm para institucioneve të Bashkimit Evropian. Qindra qytetarë nga Kosova e diaspora u mblodhën sot para Gjykatës Speciale, aty ku nisi gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së. “NATO, po të gjykohen aleatët”, Kosova viktimë, Serbia agresore”, “Liria ka emër”, “Mos i barazoni viktimat me kriminelë”, ishin disa nga pankartat që i mbanin në duar protestuesit. Një marsh në mbështetje të Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit u mbajt të dielën edhe në Kosovë ...
Komentet te Protesta e nisur në Hagë vazhdon gjatë majit në Bruksel Janë të Mbyllura
Gazetari Blendi Fevziu akuzoi në Euronews Albania se Vjosa Osmani nuk ka mbajtur qëndrimin e duhur ndaj ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në qelitë e paraburgimit në Hagë. Ai i cilësoi burracakë qeveritarët e Kosovës që nuk i kanë mbështetur si duhet në këtë betejë, që siç tha Fevziu ka marrë më shumë kohë nga ç’është marrë për të gjykuar dhe vetë Millosheviçin. “Ajo që vë re është se çdo njeri pavarësisht bindjes politike, pavarësisht qëndrimit politik që ka, pavarësisht orientimit, pavarësisht mërisë dhe simpative me këta njerëz sa kohë kanë qenë në pushtet kur vjen puna të UÇK-ja janë të bindur se kjo është një nga faqet më të ...
Komentet te Fevziu akuzon presidenten Osmani për qëndrimin e mbajtur ndaj UÇK-së Janë të Mbyllura