Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Zbulohet data dhe vendi ku do të mbahet mbledhja e radhës mes dy qeverive Kosovë-Shqipëri

Lajme
Mbledhja e radhës e përbashkët mes Shqipërisë e Kosovës, pritet të mbahet më 14 qershor, në qytetin e Gjakovës. Ministrat shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë do të paraqesin përpara dy kabineteve një analizë të thelluar të të gjitha marrëveshjeve të dakordësuara deri më tani. Edhe kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti do të bëjnë publike objektivat e radhës për të rritur bashkëpunimin dhe mbështetjen mes dy vendeve. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Zbulohet data dhe vendi ku do të mbahet mbledhja e radhës mes dy qeverive Kosovë-Shqipëri Janë të Mbyllura

27-vjeçari në Prishtinë grushton e shqelmon bashkëshorten, Prokurori e liron

Lajme
Dhuna në familje po vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga burrat, djemtë, vëllezërit e anëtarët e tjerë të familjes. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Hajvani të Prishtinës, ku një burrë ka sulmuar gruan e tij, por është liruar nga Prokurori i Shtetit, raporton Gazeta Sinjali. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur para disa ditësh por është denoncuar dje nga viktima, e cila e ka denoncuar burrin, për dhunën që ka ushtruar ndaj saj. Sinjali mëson se gjithë ngjarja dyshohet të ketë ...
Komentet te 27-vjeçari në Prishtinë grushton e shqelmon bashkëshorten, Prokurori e liron Janë të Mbyllura

Krasniqi: Fatkeqësisht kemi një kryeministër dhe shumë ministra që ndërmarrin veprime anti-kushtetuese

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në 15 vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kosovës ka thënë se kjo është pasqyrë e vlerave bashkëkohore të shoqërisë sonë, që bazohen në rend dhe ligj. Edhe sot, Krasniqi kritikoi kabinetin qeveritar për, siç thotë ai, veprimet anti-kushtetuese që kanë marrë që disa herë. “Për fat të keq, sot në Qeveri kemi një kryeministër dhe shumë ministra që disa herë kanë ndërmarrë veprime anti-kushtetuese, nga përpjekja për ta vënë nën kontroll dhe për ta cenuar integritetin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, ndërhyrja e MASHTI-t në kompetencat e nivelit lokal, si dhe cenimi i lirisë së lëvizjes së qytetarëve gjatë pandemisë, e ...
Komentet te Krasniqi: Fatkeqësisht kemi një kryeministër dhe shumë ministra që ndërmarrin veprime anti-kushtetuese Janë të Mbyllura

Pejë: 30-vjeçari e sulmon nënën me copëzat e televizorit që ia theu para syve, dërgohet në mbajtje

Lajme
Dhuna në familje po vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga burrat, djemtë, vëllezërit e anëtarët e tjerë të familjes. Në shumë raste, viktima janë edhe nënat, të cilat përjetojnë dhunë nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në rrugën “Naim Frashëri” në Pejë, ku një 30-vjeçar ka sulmuar fizikisht nënën e tij, të cilës i ka shkaktuar frikë e shqetësim të madh. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes, kur i ...
Komentet te Pejë: 30-vjeçari e sulmon nënën me copëzat e televizorit që ia theu para syve, dërgohet në mbajtje Janë të Mbyllura

Shkoi të falet në xhami, gruas në Prishtinë dikush ia vjedh çantën me para e dokumente

Lajme
Rastet e vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po rrezikohet. Ndër rastet e shpeshta të vjedhjeve janë gjësendet me vlerë, si stolitë e arit, telefonat e çantat e krahut që hajnat arrijnë t’i marrin nga qytetarët nëpër rrugë e hapësira tjera, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë ka ndodhur dje në rrugën ‘Caraleva’ në Prishtinë, saktësisht në oborrin e xhamisë së Herticëve. Sinjali mëson se derisa një grua ishte duke u falur, dikush dyshohet se ia ka vjedhur çantën me dokumentet personale të dhe rreth 250 euro para të gatshme. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ...
Komentet te Shkoi të falet në xhami, gruas në Prishtinë dikush ia vjedh çantën me para e dokumente Janë të Mbyllura

Çmimi i ushqimit në botë shënon rënie për 20.5 përqind

Ekonomi
Çmimet globale të ushqimit kanë rënë për 20.5 përqind nga piku i një viti më parë. Kështu ka njoftuar të premten, Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara. “Indeksi i ushqimit ra për të dymbëdhjetin muaj me radhë, derisa në mars u shënua prej 126.9 pikësh, që është 2.1 përqind më pak sesa muaji parapara dhe 20.5 përqind më poshtë se niveli maksimal i marsi të 2022-ës”, thuhet në njoftim. Kjo theksohet të ketë ndodhur për shkak të rritjes së furnizimit, reduktimit të kërkesës për import dhe zgjerimit të Iniciativës së Detit të Zi për furnizim me grurë”. Indeksi i drithërave ra për 5.6 përqind gjatë shkurtit me ...
Komentet te Çmimi i ushqimit në botë shënon rënie për 20.5 përqind Janë të Mbyllura

Dje kërkuan ndihmë nga qytetarët, Policia e arreston të dyshuarin për lëndim trupor

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar personin e dyshuar për një rast të lëndimit trupor që ka ndodhur të enjten në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë. Të njëjtit dje Policia ia publikoi fotografitë dhe i luti qytetarët që të ndihmojnë për identifikimin e tij. “Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës, ka mundësuar që të arrestohet personi i dyshuar për lëndim trupor, që ka ndodhur me 06.04.2023, në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.  Aktualisht hetuesit policor të stacionit qendra, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastin që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari”, thuhet në njoftim. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Dje kërkuan ndihmë nga qytetarët, Policia e arreston të dyshuarin për lëndim trupor Janë të Mbyllura

Pamje të rënda: Policia e Kosovës konfirmon arrestimin e serbit në Jarinjë, sulmoi një zyrtar policor

Lajme
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një shtetas serb në Jarinje, pasi i njëjti ka sulmuar zyrtarin policor. “Në Pikën e Kalimit Kufitar në Jarinje, sot më 07.04.2023, rreth orës 16:30, në hyrje për në Republikën e Kosovës, ka ardhur një shtetas i Serbisë, i cili nuk posedonte dokumentacionin e nevojshëm për të hyrë në Republikën e Kosovës”. “Pas refuzimit për hyrjes në vendin tonë, i dyshuari N.T., (viti i lindjes 1981, shtetas serb i Serbisë) ka filluar të fyej zyrtarët policorë që ishin në detyrë zyrtare në Pikën e Kalimit Kufitar. Të dyshuarit i është kërkuar nënshkrimi i dokumentit/vendimit për refuzim të hyrjes në vendin ...
Komentet te Pamje të rënda: Policia e Kosovës konfirmon arrestimin e serbit në Jarinjë, sulmoi një zyrtar policor Janë të Mbyllura

Bajrami me kritika ndaj Qeverisë: Dasmat bëjini në institucione, krejt familjarët aty i keni

Lajme
Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, në seancën e sotme ku po diskutohet për punën dyvjeçare të Qeverisë Kurti, ka drejtuar kritika të ashpra kah ekzekutivi, raporton Gazeta Sinjali. Bajrami ka thënë se e gjithë politika ekonomike e Qeverisë është reduktuar në lëmoshë, teksa ka kritikuar edhe mostransparencën, pasi që sipas saj, përgjatë dy viteve s’është publikuar asnjë listë. “Asnjë punë, asnjë projekt, asnjë investim, asnjë rrugë, asnjë shkollë, zero transparencë, institucione vakante jofunksionale, ky është bilanci i qeverisë Kurti. Keni ardhur në pushtet me premtime të mëdha. Krejt politika juaj ekonomike është reduktuar në lëmoshë. Për transparencë të mos ...
Komentet te Bajrami me kritika ndaj Qeverisë: Dasmat bëjini në institucione, krejt familjarët aty i keni Janë të Mbyllura

Bekë Berisha: ‘Lumi Vjosa’ i ka marrë krejt deputetët e VV-së, dreqi e din ku keni m’u nalë

Lajme
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë  e Kosovës, Bekë Berisha, ka thënë se deri më tani vetëm dy deputetë që bënin pjesë në Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, e kanë shpëtuar veten, raporton Gazeta Sinjali. Sipas Berishës, deputetët e shumicës i ka marrë Lumi Vjosa, por janë deputeti Fatmir Sheholli dhe Haki Abazi, ata që sipas tij e kanë shpëtuar veten me largimin e tyre nga VV-ja. “Është e vërtetë që LDK-në e ka marrë Lumi, edhe është e vërtetë që PDK-në e ka marrë Memli. Veç edhe nja është e vërtetë: Lumi Vjosa i ka marrë qeta [bën me shenjë kah deputetët e shumicës], ...
Komentet te Bekë Berisha: ‘Lumi Vjosa’ i ka marrë krejt deputetët e VV-së, dreqi e din ku keni m’u nalë Janë të Mbyllura