Sot në Hagë do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. Dëshminë edhe sot do ta vazhdojë dëshmitari i katërt, teksa seanca pritet të nisë nga ora 09:00. Kujtojmë se dje, mbrojtja e ish-kryekuvendarit Kadri Veseli, i ka përfunduar pyetjet për dëshmitarin e katërt. Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Më 22 korrik 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, përmes dy vendimeve, miratoi pjesërisht mocionet e Mbrojtjes dhe urdhëroi ZPS-në që të korrigjojë dhe ndryshojë aktakuzën, mes tjerash, duke përjashtuar përgjegjësinë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale III ...
Komentet te Vazhdon edhe sot gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot më i ngrohtë dhe me intervale me diell, por gjatë orëve të pasdites priten vranësira lokale që do të shoqërohen me rrebeshe të shkurtra shiu, raporton Gazeta Sinjali. Sipas Prishtina Weather, temperaturat minimale do të sillen prej 9 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 20 deri në 21 gradë Celsius. Të enjten parashihet të mbajë mot paksa më i ftohtë, me të reshura shiu orëve të para të ditës, me temperatura që zbresin në 15 gradë Celsius. Më shumë diell ditën e premte, edhe pse mbeten mundësi për riga lokale shiu. Më shumë diell po pritet të ketë ditën e ...
Komentet te Sot më ngrohtë, pasdite rrebeshe shiu Janë të Mbyllura
Ehud Barak ishte njëri nga personalitetet më të rëndësishme izraelite. Ai ushtroi funksionet kryesore shtetërore në Izrael. Nga pozita e Ministrit të Jashtëm e Mbrojtjes e më pastaj edhe Kryeministër i Izraelit, nga korriku i vitit 1999 deri në mars 2001. Në dokumentet e deklasifikuara është zbardhur edhe letra e Ehud Barak e datës 4 prill 1999, drejtuar presidentit Bill Clinton për çështjen e Kosovës. Ehud Barak pak muaj më vonë do të bëhej Kryeministër i Izraelit. Spastrimi etnik në Kosovë, atij ia ka kujtuar Holokaustin. Demokracia.com sjell letrën, ku Ehud Barak i shpreh shqetësimin tij të thellë presidentit Clinton për refugjatët që iknin nga Kosova e shkatërruar nga lufta. ...
Komentet te Dokument i deklasifikuar: Ish-kryeministri i Izraelit në mbrojtje të Kosovës në vitin 1999 Janë të Mbyllura
Një lajm i papritur vjen nga Italia pak më shumë se një orë nga fillimi i derbit të Milanos. Starti i sfidës mund të shtyhet për shkak të tifozëve të Interit. Zikaltrit luajnë si pritës duelin dhe tifozët kanë dalë në rrugët e Milanos për të bërë gati festën, të bindur se ekipi kalon në finale pas avantazhit 2-0 të sfidës së parë. Por dëshira e tepruar për të përshëndetur heronjtë e tyre, mund të sjellë shtyrjen e fillimit të sfidës. Mediat italiane raportojnë se autobusi i Interit është rrethuar nga tifozët dhe është bllokuar në rrugën drejt stadiumit. Parashikohet një vonesë prej të paktën 20 minutash në krahasim me ...
Komentet te Derbi mes Inter dhe Milan mund të shtyhet – kjo është arsyeja Janë të Mbyllura
Ismajl Veliu, 90 vjeçar rrëfeu problematikën me të cilën po përballet tash e dy vite me familjen e deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli. Më saktësisht, bëhet fjalë për një pronë e që sipas Veliut janë të përfshirë edhe familjarët e deputetes Pacolli, vëllau Blerimi e babai Ramizi. Për pronën që tashmë kanë probleme, Ismajl Veliu thotë se e ka blerë qysh para lufte, të cilën e ka punuar vazhdimisht. Por, tash e dy vite Ramiz Pacolli “i’a ka paralizuar tokën”. Veliu thotë se bashë me nipin e tij e kanë takuar Ramiz Pacollin. “Jam takuar me Ramizin, Ramiz a je i bindur që e kam blerë.. jam i bindur ka thënë, ...
Komentet te “Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete… ”/ I moshuari nga Prishtina rrëfen problemin me familjen e Fitore Pacollit -Video Janë të Mbyllura
Avokat i Naser Pajazitajt, i cili ishte i dyshuar për vrasjen e kushërirës së tij, Donjeta Pajazitaj, Ahmet Tahiri ka njoftuar se të hënën pas mesnate është sulmuar klienti dhe familja e tij, shkruan Gazeta Sinjali. Ai thotë se sulmi është kryer me armë zjarri nga i cili kanë mbetur të traumatizuar familja Pajazitaj. “Mbrëmë familja dhe shtëpia e Naser Pajazitajt është sulmuar me armë zjarri rreth orës 02:00 të mengjesit duke traumatizuar Naserin dhe familjen e tij”, shkroi ai. Gjithashtu, Tahiri i bëri thirrje organeve të drejtësisë që personat që kanë kryer këtë vepër të marrin dënimin e merituar. “Lusim organet e drejtësisë, perkatësisht Policinë dhe Prokurorinë Themelore në ...
Komentet te Sulmohet me armë zjarri familja dhe shtëpia e Naser Pajazitajt Janë të Mbyllura
Partia Socialdemokrate e ka uruar përmes një kartoline deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, për gradimin e bashkëshortes së tij në Qendrën Klinike Universitare (QKUK). Bashkëshortja e deputetit Bajqinovci raportohet të jetë bërë kryeinfermiere në repartin e Patologjisë. PSD-ja, në një postim bë Facebook të martën, i është drejtuar Bajqinovcit me një letër urimi. “Nuk mund të jenë profesionistë e meritorë në punësim veç familjarët e këtij pushteti. Ky është arsyetim është helmues dhe i rrezikshëm”, shkruhet në letrën e PSD-së për Bajqinovcin. “Shumë urime Mefail!!! Nëse nuk i punësoni ju familjarët, kthehen ata që i kanë punësu qe 20 vjet! “Kur nuk je për tëndin, nuk je për kërkon” ...
Komentet te PSD-ja e uron me kartolinë deputetin e VV-së për “punësimin” e gruas Janë të Mbyllura
Një gol i pabesueshëm është shënuar në kategorinë e dytë të ligës meksikane. Në minutat e fundit të ndeshjes mes Celaya dhe Morelia, portieri i skuadrës së parës u gjend në zonën kundërshtare, pasi skuadra e tij ishte prapa në rezultat. Fatkeqësisht për të dhe ekipin e tij, gjërat nuk shkuan aq mirë. Portieri i Morelias, Santiago Ramirez, sapo priti topin dhe nuk humbi kohë dhe e goditi atë në drejtim të portës kundërshtare, duke e dërguar topin direkt në rrjetën kundërshtare. Ai shënoi një gol të rrallë, që u bë viral. ...
Komentet te Gol i pabesueshëm që u bë viral, portieri shënoi gol nga porta në portë -Video Janë të Mbyllura
“The Straits Times“, gazetë në gjuhën angleze me bazë në Singapor, i ka kushtuar së fundi një artikull fillimit të procesit gjyqësor kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët e kanë nisur betejën e tyre të fundit me drejtësinë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë të Holandës. Më saktësisht, artikulli i dedikohet ish-eprorit politik të UÇK-së dhe presidentit Hashim Thaçi, i cili ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, ngase ai bashkë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Autorja e artikullit, Fauziah Mohd Taib, profesoreshë në Fakultetin e Drejtësisë në ...
Komentet te “The Straits Times”: Ironia tragjike e Thaçit – akuzohet për krime lufte njeriu që solli paqen në Kosovë Janë të Mbyllura
Prokuroria Themelore e Ferizajt ka nisur hetimet për vdekjen e një 21 vjeçare në “ Shtëpinë e fëmijëve” në Shtime. Viktima ka ndërruar jetë të hënën, bëri të ditur policia. Sipas njoftimit, dyshimet janë se ajo është ngulfatur nga ushqimi. Por, për këtë prokuroria është duke e hetuar si rast. Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin zyra për komunikim publik në Ferizaj. “Rasti në fjalë është duke u hetuar nga ana e Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftim. Po ashtu, me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në ...
Komentet te “Ngulfatje nga ushqimi” – Prokuroria nis hetimet për vdekjen e 21-vjeçarës në “Shtëpinë e fëmijëve” në Shtime Janë të Mbyllura