Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Serbët bllokojnë objektin e komunës, kryetarit të Zubin Potokut s’i lejohet hyrja

Lajme
Në Zubin Potok dhe Leposaviq, një grup serbësh janë mbledhur para ndërtesë së komunave. Siç raporton Kossev, rreth orës 12:30 në Zubin Potok qytetarët kanë filluar të grumbullohen në qendër të kësaj komune, pasi u lëshua alarmi që shumicën e kohës nënkupton mobilizim të komunitetit serbe. Ndërkohë, RTV Dukagjini raporton se, kryetari i ri i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, i është ndaluar hyrja në objektin e komunës. Në pamje shihen se para objektit qëndrojnë dhjetëra qytetarë të cilët besohet se janë nga komuniteti serb. Zeqiri, e kishte kryer betimin solemn dje më datën 25 maj. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Serbët bllokojnë objektin e komunës, kryetarit të Zubin Potokut s’i lejohet hyrja Janë të Mbyllura

Pamje kur asamblisti i VV’së i kërkon meç boksi Përparim Ramës, ky ia kthen: Jam i mirë në Tai Chi – Video

Lajme
Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ermal Osmani, e ka ftuar kreun e Komunës së Prishtinës, Përparim Ramën, në një meç boksi, para atij të boksierit Haxhi Krasniqi që do ta zhvillojë në stadiumin e kryeqytetit. Osmani i VV-së i ka thënë kryetarit Rama se ka arsye për ta nokautuar meqë qytetarëve të kryeqytetit ju ka shkaktuar stres dhe tollovi. Pa përgjigje s’ka qëndruar as kryetari i Prishtinës, duke i thënë të VV-së se “Edhe unë jam i zoti në Tai-Chi”. *Tai Chi është një art i marcial kinez i praktikuar për trajnime mbrojtëse, përfitime shëndetësore dhe meditim. Tai chi ka praktikues në mbarë botën.   Lojtës Videosh 00:00 /Demokracia ...
Komentet te Pamje kur asamblisti i VV’së i kërkon meç boksi Përparim Ramës, ky ia kthen: Jam i mirë në Tai Chi – Video Janë të Mbyllura

Filmat e lodhtë të Albin Kurtit | Kryeministri ia fut vrapit, bëhet sikur po shkon dikund me urgjencë – Video

Lajme
Kryeministri Albin Kurti është parë duke vrapuar në një prej aktiviteteve të tij, edhe pse nuk dihet se cila ishte arsyeja dhe ku po shkonte ai. Në një video të publikuar në Instagram nga KiksKosova, Kurti shihet duke vrapuar dhe pas tij vrapin e fillojnë edhe truprojat e tij. Më herët ishin bërë virale pamjet e ish-Kryeministrit Ramush Haradinaj, që, sa ishte në detyrë, ndonjëherë vraponte nëpër rrugë e sheshe. Videon mund ta shikoni KËTU /Demokracia ...
Komentet te Filmat e lodhtë të Albin Kurtit | Kryeministri ia fut vrapit, bëhet sikur po shkon dikund me urgjencë – Video Janë të Mbyllura

A po martohet Dafina Zeqiri? Këngëtarja publikon foto ku shihet e veshur me vello – FOTO

ShowBiz
Këngëtarja Dafina Zeqiri tash e disa vite është duke shijuar lidhjen e dashurisë me DJ Geek. Dyshja gjithmonë në paraqitjet e tyre publike janë dukur tejet të lumtur pranë njëri tjetrit, derisa së fundmi u spekulua edhe për një ndarje të mundshme, shkruan Gazeta Sinjali. Nga të dy nuk pati as pohim e as mohim, ndërsa nga fansat u mor si mohim nga fakti se së fundmi në festën e ditëlindjes së këngëtares nuk mungoi prania e DJ Geek. Por a ka vendosur çifti të martohen? Pak më parë, në llogarinë e saj në Instagram, Dafina Zeqiri ka publikuar disa fotografi e veshur në vello të kuruar deri në detajin ...
Komentet te A po martohet Dafina Zeqiri? Këngëtarja publikon foto ku shihet e veshur me vello – FOTO Janë të Mbyllura

Digjet banesa e Naim Abazit dhe Mihrije Braha, brenda ishte djali i tyre me partneren

Lajme
Banesa e këngetarëve Naim Abazi e Mihrije Braha në Prishtinë është përfshirë nga zjarri. Lajmi është konfirmuar nga çifti të cilët thonë se nuk ka dëme në njerëz. Shkaktar i zjarri dyshohet të ketë qenë tensioni i lartë i energjisë elektrike. Çifti kanë deklaruar për media se brenda banesës ishte djali i tyre Platori me partneren e tij. Në vendngjarje është e pranishme edhe Policia e Kosovës /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Digjet banesa e Naim Abazit dhe Mihrije Braha, brenda ishte djali i tyre me partneren Janë të Mbyllura

Grenell drekon me Ramën, pajtohen të punojnë më shumë për lirimin e Thaçit

Lajme
Ish-emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, ka njoftuar se ka drekuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Takimi i tyre u zhvillua në Tiranë, njoftoi Grenell në një postim në Twitter. Ai tha se bashkë me Ramën u dakorduan që të bëhet më shpejt që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të lirohet “sa më shpejt” nga burgu i Hagës. Atje, ish-shefi i shtetit të Kosovës po mbahet si akuzuar me krime lufte, bashkë me tre ish-krerët e tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. “Kam drekuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, një nga aleatët tanë më të mëdhenj në NATO dhe ne ramë dakord ...
Komentet te Grenell drekon me Ramën, pajtohen të punojnë më shumë për lirimin e Thaçit Janë të Mbyllura

Mungesa e deputetëve, shtyhet rezoluta e PDK-së për shkarkimin e ministres Hajdari

Lajme
Për shkak të numrit të ulët të deputetëve të pranishëm në sallë, Kuvendi i Kosovës i ka mbyllur punimet e sotme, gjë që ka bërë që të mos hudhet në votim as rezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) përmes së cilës kërkohet shkarkimi i ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.  Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka njoftuar se në sallën e Kuvendit janë vetëm 50 deputetë. “50 deputetë janë në seancë duke marrë pjesë, kështu që shihemi një ditë tjetër kur të ju lajmëroj”, ka thënë ai. PDK përmes rezolutës e cila u prezantua nga deputeti Ferat Shala, kërkon nga Kuvendi dhe kryeministri Abin Kurti që në afat prej 15 ditësh ...
Komentet te Mungesa e deputetëve, shtyhet rezoluta e PDK-së për shkarkimin e ministres Hajdari Janë të Mbyllura

Nisin hetimet ndaj pronarit të një laboratori privat në Vushtrri, dyshohet se nënshkroi analiza kundërligjshëm

Lajme
Secili person që pa pasur kualifikimet profesionale apo autorizimet ligjore, kryen trajtime mjekësore, shërbime farmaceutike ose angazhohet në aktivitete tjera mjekësore për të cilat me ligj kërkohen kualifikime të posaçme, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit, raporton Gazeta Sinjali. Për një rast të tillë që dyshohet të ketë ndodhur në qytetin e Vushtrrisë, Prokuroria ka nisur hetimet. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se subjekt i hetimit është pronari i një laboratori privat i cili është i licencuar. Sinjali mëson se i dyshuari A.Xh., i cili nuk është profesionist shëndetësor, pavarësisht se kishte marrë vërejtje ...
Komentet te Nisin hetimet ndaj pronarit të një laboratori privat në Vushtrri, dyshohet se nënshkroi analiza kundërligjshëm Janë të Mbyllura

Nesër i jepet lamtumira e fundit Jetmira Bekës, 28-vjeçares që u vra nga burri i saj në Gjermani

Lajme
Nesër, më datë 26 maj do t’i jepet lamtumira e fundit Jetmira Bekës, gruas e cila ditë më parë u privua nga jeta nga burri i saj në  Aachen të Gjermanisë. Familjarët e së ndjerës kanë njoftuar për detajet e ceremonisë mortore. E ndjera do të varroset nesër në varrezat e fshatit Zasellë, në ora 14:00. Besmir Ademi nga Komuna e Mitrovicës është i dyshuari për vrasjen e ish-gruas së tij, Jetmira Beka. Sipas familjarëve të viktimës, i dyshuari vazhdimisht kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Nesër i jepet lamtumira e fundit Jetmira Bekës, 28-vjeçares që u vra nga burri i saj në Gjermani Janë të Mbyllura

Ilir Peci arrin në shkollën “Isa Boletini”, aty do të betohet si kryetar i Zveçanit

Lajme
Ilir Peci ka arritur në shkollën “Isa Boletini” në Boletin, ku pritet ta japë betimin si kryetar i ri i komunës së Zveçanit. Seanca për betimin e tij do të nisë në orën 10:00. Peci ishte kandidat i PDK-së në zgjedhjet e 23 prillit, në të cilat doli fitues. Përveç Pecit, betimin sot do ta kryejnë edhe Izmir Zeqiri në Zubin Potok dhe Lulzim Hetemi në Leposaviq. Më poshtë shihni fotografitë e T7. /Demokracia ...
Komentet te Ilir Peci arrin në shkollën “Isa Boletini”, aty do të betohet si kryetar i Zveçanit Janë të Mbyllura