Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

“Atë policin që e kanë vra” | Kurti nuk u distancua, por e mbrojti gjuhën ofenduese të Kusari-Lilës me Listën Serbe për heroin Enver Zymeri

Lajme
“Atë policin, Enver Zymeri, që e kanë vra”. Me këtë gjuhë aspak respektuese është regjistruar duke folur për heroin e Kosovës, Enver Zymerin, shefja e deputetëve të partisë së Kurtit, Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila. Askush në Lëvizjen Vetëvendosje nuk e ka dënuar këtë gjuhë, por përkundrazi, Kusari – Lila është mbrojtur publikisht edhe nga kryeministri Albin Kurti, shkruan Demokracia.com. Mosrespektimi në prapaskenë i një heroi, aty ku nuk ka media, siç është Enver Zymeri i rënë në mbrojtje të Repubikës së Kosovës në korrikun e vitit 2011, u dëshmua me audioincizmin e publikuar nga Nacionale, ku Kusari – Lila po bashkëbisedonte me shefin e deputetëve të Listës Serbe, ...
Komentet te “Atë policin që e kanë vra” | Kurti nuk u distancua, por e mbrojti gjuhën ofenduese të Kusari-Lilës me Listën Serbe për heroin Enver Zymeri Janë të Mbyllura

Zakonet e mëngjesit që na bëjnë të trashemi dhe nuk e kuptojmë

Lajme
Ju nuk keni ngrënë ushqim “fast food” dhe ëmbëlsira për një kohë të gjatë, ushtroheni rregullisht dhe mezi sa humbni peshë. Në fakt shumica e njerëzve nuk e kuptojnë që ritualet e tyre të mëngjesit po i ndalojnë që të arrijnë trupin e ëndrrave. Dhe këto janë 5 zakonet e mëngjesit prej të cilave duhet të hiqni dorë tani: 1. Flini shumë Me pak gjumë, trupi juaj do të prodhojë hormone kortizioli në përgjigje të stresit, që rritin oreksin. Gjithsesi gjumi i tepërt nuk është më mirë për ju. Sipas një studimi nga “PLOS One”, të flesh më shumë se 10 orë gjumë natën, mund të çojë në një peshë ...
Komentet te Zakonet e mëngjesit që na bëjnë të trashemi dhe nuk e kuptojmë Janë të Mbyllura

Emocionuese | Hashim Thaçi nga Haga ngushëllon familjen e heroit Afrim Bunjaku

Lajme
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur sot në telefon me familjarët e policit hero, Afrim Bunjakut. Telefonatën e ka bërë përmes Sami Lushtakut në kohën kur ai po qëndronte për ngushëllime tek familja Bunjaku. “Me miq, bashkëpunëtorë e bashkëluftëtarë, vizituam familjen e heroit Afrim Bunjaku, për të shprehur ngushëllimet më të thella për sakrificën e heroit më të ri të Republikës, i cili ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit të shtetit të Kosovës. Nga Haga, përmes telefonit, familjarët e Afrimit i ngushëlloi edhe Presidenti Hashim Thaçi, i cili është prekur thellësisht nga rënia e tij, duke shprehu mirënjohje për sakrificën e lartë të tij në shërbim të atdheut” shkruan ...
Komentet te Emocionuese | Hashim Thaçi nga Haga ngushëllon familjen e heroit Afrim Bunjaku Janë të Mbyllura

Triumfi i Policisë mbi sulmin terrorist | Osmani mbetet pakëz anash, hidhet në kërkim të vëmendjes me takime politike

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbetur anash në ngjarjen e 25 shtatorit në veriun e vendit, ku Policia e Kosovës triumfoi mbi sulmin terrorist të një grupi të madh serbësh të armatosur rëndë, shumica e të cilëve u lanë të ikin në Serbi. E ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidentja Osmani nuk ka arritur të luajë ndonjë rol në këtë triumf të Policisë së Kosovës dhe as të marrë ndonjë vëmendje sikur kryeministri Albin Kurti. Osmani kishte ndërprerë vizitën në Nju Jork, por ajo u kthye nga Amerika e largët vetëm kur ngjarja pothuajse kishte përfunduar, shkruan Demokracia.com. Osmani, e cila zakonisht qëndron e heshtur në ngjarje ...
Komentet te Triumfi i Policisë mbi sulmin terrorist | Osmani mbetet pakëz anash, hidhet në kërkim të vëmendjes me takime politike Janë të Mbyllura

Rama i i kundërpërgjet Muratit: Puna ime po u pengon disa ministrave të Kurtit

Lajme
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i është kundërpërgjigjur Ministrit të Financave, Hekuran Muratit, lidhur me projektin Solar4Kosovo, për të cilën Murati e akuzoi Ramën se po i merr meritat për punën e të tjerëve. Rama ka thënë se tash e sa kohë, puna e tij po u pengon disa ministrave të Qeverisë Kurti, duke aluduar për Muratin dhe Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çekun, raporton Express. “Një prej këtyre sulmeve ndodhi edhe dje, kur Kryeqyteti nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Obiliqit, për realizimin e projektit të Ngrohjes Diellore “Solar4Kosovo”. Me anë të kësaj marrëveshjeje ne si Kryeqytet kemi marrë përgjegjësinë që të kryejmë obligimet financiare ...
Komentet te Rama i i kundërpërgjet Muratit: Puna ime po u pengon disa ministrave të Kurtit Janë të Mbyllura

Historiani serb: Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë dhe BeH, është strehë për kriminelët e terroristët

Lajme
“Roli i Kishës Ortodokse Serbe në ngjarjet tragjike në Kosovë është shumë interesant, sepse, ashtu si në Mal të Zi, ishte një levë dhe instrument kyç për dhunën dhe destabilizimin e fqinjëve të saj”, thotë historiani nga Beogradi Milivoj Beshlin për Danas. Duke komentuar sulmin e armatosur terrorist të serbëve në fshatin Banjskë ndaj policëve të Kosovës dhe vrasjen e njërit prej tyre, që ndodhi rreth manastirit atje, i intervistuari i Danas thotë se “kushdo që ka qenë brenda dhe rreth manastirit, është e qartë se aty gjeti strehë dhe shtëpi të sigurt për ata që vënë në funksion të aktiviteteve terroriste”. “Sipas të njëjtit sistem, kisha ishte gjithashtu një ...
Komentet te Historiani serb: Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë dhe BeH, është strehë për kriminelët e terroristët Janë të Mbyllura

Rada Trajkoviq: Radoiçiq gjithmonë ‘shpëtohet’ nga ndonjë “dorë misterioze”

Lajme
Rada Trajkoviq nga Lëvizja Evropiane e Serbëve nga Kosova vlerësoi sot se askush nuk duhet të pyesë se si Milan Radoiçiq është “shpëtuar” nga çdo situatë – nga tentativa për arrestimin e Oliver Ivanoviqit deri te incidenti i fundit në Banjska – dhe “dora misterioze” që “ka fuqi” si në palën serbe ashtu edhe në atë shqiptare. Dhe shokët e tij, siç thotë ajo, kanë mbetur në baltë. Siç thotë ajo, Vuçiq tani qartazi po kërcënon interesat shtetërore dhe po “e çon rininë tonë në një vdekje të kotë për hir të interesave të disave që nuk duan stabilitet në Serbi” “Përgjigja do të jepet në ditët në vijim”, ka ...
Komentet te Rada Trajkoviq: Radoiçiq gjithmonë ‘shpëtohet’ nga ndonjë “dorë misterioze” Janë të Mbyllura

“Dy politikanë malazez u vunë në dispozicion të ushtrisë serbe në sulmin terrorist në veri”

Lajme
Partia Demokratike e Socialistëve në Mal të Zi u ka bërë thirrje autoriteteve të demokratëve dhe Malit të Zi të bashkuar që të përcaktojnë veprimet e zyrtarëve të tyre, duke pasur parasysh faktin se në radhët e tyre kanë luftënxitës të rangut të lartë, të cilët nuk hezitojnë të shprehin publikisht pikëpamjet e tyre shoviniste. Kandidati i Malit të Zi Demokratik në zgjedhjet e pafundme lokale në Shavnik, Millenko Bozhoviq dhe kandidati për këshilltar i Malit të Zi të Bashkuar, Mrkoje Llukovac, u vunë, siç thonë ata, në dispozicion të “ushtrisë serbe” në “mbrojtjen e Kosovës” përmes rrjeteve sociale. Këtë e theksoi Komiteti Komunal i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) ...
Komentet te “Dy politikanë malazez u vunë në dispozicion të ushtrisë serbe në sulmin terrorist në veri” Janë të Mbyllura

Zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani: Nuk kishim qëllim me i vra 30 vetë, por ta lironim vendin prej grupeve të organizuara kriminale

Lajme
Zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani, ka folur sot nga Banjska e Zveçanit. Ai tha se hetimet nuk do të përfundojnë edhe për një kohë të gjatë, mirëpo shtoi se bastisjet nëpër zonën e banimit kanë përfunduar. “Hetimet nuk kanë me përfundu edhe një kohë të gjatë sepse edhe për neve është interesant pse me u zgjedh ky vend në këtë formë dhe cka ka qenë qëllimi I këtyre njëerëzve të armatosur. Është një fshat i qetë, i mirë, njerëzit janë të qetë. Bastisjet, kontrolli, në zonën e banimit ka përfunduar, kemi bërë një kontroll goxha të mirë edhe rreth malit”, tha ai. “Kemi komunikim shumë të mirë më ...
Komentet te Zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani: Nuk kishim qëllim me i vra 30 vetë, por ta lironim vendin prej grupeve të organizuara kriminale Janë të Mbyllura

Njëri nga terroristët e vrarë në veri ishte truprojë e Aleksandër Vulinit

Lajme
Bojan Mijailoviq, njëri prej terroristëve të vrarë të dielën në veri ka qenë truprojë e shefit të BIA-së, Aleksandër Vulin. “Dje përmes video-pamjeve dëshmuam prezencën e kryekriminelit dhe udhëheqësin e aksionit terrorist Milan Radojiçiq. Ndërkaq, sot është konfirmuar që njëri nga të vrarët që ishte po ashtu pjesëmarrës i atij akti është edhe Bojan Mijailoviq, trupëroja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013.”, ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ai ka thënë se Shteti i Serbisë është këmbë e krye i përfshirë në këtë sulm terrorist me qëllim destablizimin e Republikës së Kosovës. “Për këtë gjë ...
Komentet te Njëri nga terroristët e vrarë në veri ishte truprojë e Aleksandër Vulinit Janë të Mbyllura