Për herë të tretë ka dështuar konstituimi i komisionit hetimor për rezerva, për shkak të mungesës të kuorumit. Dështimi vjen për shkak se nuk ishin të pranishëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Opozita thotë se pushteti po fsheh diçka që nuk po vjen, dhe se nuk ka ndodhur asnjëherë në praktikën parlamentare që pas votimit në kuvend, komisioni të mos konstituohet në mbledhje. Njësoj komisioni dështoi dy herë edhe të mërkurën e kaluar./Demokracia ...
Komentet te Mungojnë deputetët e VV-së, dështon për herë të tretë konstituimi i komisionit hetimor për rezerva Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Gjykata e Apelit refuzon ekstradimin e Dritan Goxhajt në Hagë. Gjyqtari i Apelit vendosi njëkohësisht shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg”. Vendimi për ekstradimin u ankimua nga avokati i Goxhajt, Ardian Visha. Ish-ushtari i UÇK akuzohet për nxjerrjen e të dhënave të bashkëpunëtorëve të drejtësisë në çështjet që kanë të bëjnë me luftën në Kosovë. Në dosjen që Top Channel publikoi në muajin gusht thuhet se fletë arresti nga një gjyqtar i vetëm u lëshua për Goxhajn, për shkak të një postimi më datë 1 janar 2023, nëpërmjet të cilit dyshohet se zbuloi informacion të mbrojtur jo publik për dëshmitarët. Shkrimi që përmendet në dosje u publikua në ...
Komentet te Dritan Goxhaj nuk do të ekstradohet në Hagë Janë të Mbyllura
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me rastin e 24 vjetorit të themelimit të PDK-së ka uruar themeluesit, anëtarët dhe përkrahësit e kësaj partie. Krasniqi përmes një videoadresimi tha këto 24 vjet të PDK-së nënkuptojnë, 24 vjet punë e përkushtim për Kosovën, si dhe 24 vjet krenari. “24 vjet më parë, në 10 tetorin e vitit 1999, kur Kosova po i jetonte ditët e para të lirisë, shumë burra dhe gra që ndër dekada kontribuuan për këtë të arritur historike, u bënë bashkë, si dikur në organizatat patriotike, si dikur në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe themeluan Partinë Demokratike të Kosovës, një parti që mbi supe bart të ...
Komentet te 24 vjet PDK, Memli Krasniqi me videoadresim: 24 vjet punë e përkushtim për Kosovën – 24 vjet krenari! – Video Janë të Mbyllura
Pesë kompani, ambiente biznesi, një hotel në Kopaonik, një vilë në një pjesë elitare të Beogradit – e gjithë kjo në Serbi është në pronësi zyrtare të Millan Radoiçiqit, sipas hulumtimit të Radios Evropa e Lirë. Radoiçiq, i cili publikisht mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj policisë së Kosovës në fshatin Banjskë, e ndan pronësinë e asaj prone me biznesmenin Zvonko Veselinoviq nga veriu i Kosovës dhe vëllain e tij Zharkon. Kompanitë që operojnë nga ta fituan mbi 24.5 milionë euro vetëm në vitin 2022, sipas raporteve financiare të analizuara nga REL. Janë lidhur kontrata të vlefshme me shtetin- me qytetet në Serbi dhe ndërmarrje të ndryshme publike. Vetëm ...
Komentet te Firma, hotel, vilë dhe miliona euro: Pasuria e Millan Radoiçiqit në Serbi Janë të Mbyllura
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se në sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës kanë marrë pjesë më shumë se 100 persona. Hoxha tha se bazuar në informacionet inteligjente të Policisë, bëhet fjalë për mbi 100 perona të përfshirë në sulmin e 24 shtatorit. “Po ashtu informacionet tjera tona inteligjente thonë që edhe një numër tjetër i grupit kriminal ka mbet në Serbi edhe kanë pas për qëllim të futen në Kosovë në momentin që u krijohet ky korridori i lirë i lëvizjes. Do të thotë numri i këtyre personave, i grupit kriminal terrorist ka qenë shumë më i madh se sa 30 ...
Komentet te Hoxha: Mbi 100 persona kanë marrë pjesë në sulmin terrorist në Banjskë Janë të Mbyllura
Më 10 tetor të vitit 1999 është formuar Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Kjo parti që nga themelimi ka pasur kryetar Hashim Thaçin. Pasi që Kushtetuta nuk lejon mbajtjen njëkohësisht të postit të presidentit dhe të kryetarit të partisë, Thaçi dha dorëheqje nga funksionet e tij në parti. Pas kësaj, PDK ka mbajtur Kuvendin zgjedhor ku për kryetar ka zgjedhur Kadri Veselin. Organ ekzekutiv i PDK-së është Kryesia, e cila zgjidhet nga Këshilli Drejtues. Partia Demokratike e Kosovës ka nisur historinë e saj qeverisëse nga viti 2001-2004, kur atëbotë u zgjodh kryeministër Bajram Rexhepi bashkë me 2 ministra nga tabori i kësaj partie. Pas zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007, PDK-ja ...
Komentet te 24 vjet nga themelimi i Partisë Demokratike të Kosovës Janë të Mbyllura
Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla – Shwarz, është shfaqur e pashqetësuar në një fotografi me bashkëkryetarin nga partia Guxo, Faton Pecin. Ministrja e Jashtme, ka postuar të dielën pasdite një fotografi nga jashtë Kosovës dhe e ka emërtuar thjeshtë si “intermexo”. Gërvalla – Shwarz ka dështuar që ta aktivizojë diplomacinë kosovare në sensibilizimin e shteteve të ndryshme me sulmin terrorist mbi institucionet e Republikës së Kosovës, por e pashqetësuar ka marrë pjesë në aktivitete partiake jashtë vendit. Sipas fjalorit të gjuhës shqipe, “intermexo është pjesë e vogël muzikore, që luhet me vegla zakonisht ndërmjet akteve a skenave të një opere; skeç muzikor me formë të thjeshtë. Intermexo për piano”. Apo, “shfaqeje ...
Komentet te Kryediplomatja Gërvalla e quan “intermexo” një foto më bashkëkryetarin Peci Janë të Mbyllura
Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson sot në seancë ka ngritur një rast skandal në Prokurorinë Speciale në Hagë, ku sipas tij dëshmitari i ardhshëm kundër ish-krerëve të UÇK-së ka marrë sugjerime për mundësi përfitimi në këmbim të dëshmisë. Emmerson tha se në shënimet përgatitore për dëshmitarin e radhës është vërejtur se ai ka tentuar të negociojë me Prokuorinë një pako përfitimi për të, në këmbim të dëshmisë. Avokati po ashtu tha se vërehet se aty dallohet një zyrtar i prokurorisë teksa i sugjeron dëshmitarit mundësi përfitimi në këmbim të dëshmisë. “Nuk e di nëse keni pasur mundësi të shihni shënimin përgatitor, por ju lutem të shihni shënimin përgatitor nr ...
Komentet te Emmerson tregon se Prokuroria në Hagë negocioi me një dëshmitar një pako përfitimi në këmbim të dëshmisë Janë të Mbyllura
Lëvizja Vetëvendosje po kërkon sanksionimin e Serbisë para rifillimit të dialogut. Sipas partisë në pushtet, gjithçka çka është arritur në dialog, është vendosur në plan të dytë pas aktit të agresionit të Serbisë në Kosovë, më 24 shtator dhe se tani është e domosdoshme ofrimi i sigurisë për Kosovën. Deputetja e LVV-së, njëherësh kryetare e Komisionit për punë të jashtme, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, thotë se Serbia duhet të sanksionohet për aktin e agresionit në Banjskë të Zveçanit. “Para se t’i rikthehemi dialogut, është shumë e rëndësishme të qartësohen dy gjëra, që është të sigurohemi se s’ka ndonjë rrezik potencial për sulm potencial prej radhës së Serbisë. Këtë sigurisht mund të bëjmë ...
Komentet te VV-ja kushtëzon rikthimin në dialog me sanksione ndaj Serbisë Janë të Mbyllura
Shkeljet e ligjit në tenderët publikë bëhen kryesisht me arsye të caktuara për të favorizuar kompani të ndryshme. Një shkelje të rëndë për ”hava” e ka bërë edhe udhëheqësi i zyrës së prokurimit të Komunës së Shtimes, Muhedin Halili. Kryetari Qemajl Aliu që e quante vetën edhe si “Çlirimtari i Shtimes”, për një vit do të mbesë pa udhëheqës të zyrës së prokurimit. Kjo, sepse atij i është pezulluar certifikata e prokurimit për dallavere në një tender. Por, çuditërisht edhe përkundër këtij fakti, emri i tij është pjesëmarrës përsëri nëpër procedurat tenderuese, shkruan Demokracia.com. Para pak javëve, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik – KRPP ia ka revokuar certifikatën profesionale të ...
Komentet te DOKUMENTE: Për dallavere me tender, shefit të prokurimit të “Çlirimtarit” të Shtimes iu pezullua certifikata e prokurimit, por ai vazhdon të sillet kah tenderët Janë të Mbyllura