Doktori Adriatik Berisha, i cili ka pasur përgjegjësinë për gjendjen shëndetësore të Haxhi Thaçit në QKUK, ka ndarë disa nga mesazhet e tij gjatë periudhës së fundit të jetës. Sipas Berishës, i cili foli në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Haxhi Thaçi ka thënë që nëse kthehet veç Hashimi s’ ka çka kthehet. “E kam dëgjuar duke thënë, nëse djali im kthehet, vetëm s’ka çka kthehet, por dhe të tjerët ish-krerët e UÇK-së”, tha Berisha, transmeton Klankosova.tv. Ndiqni deklaratën e plotë, në videon e mëposhtme: /Demokracia ...
Komentet te Nëse kthehet vet Hashimi s’ka çka kthehet: Doktori i Haxhi Thaçit tregon porositë e të ndjerit (VIDEO) Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Djali i Hashim Thaçit, Endriti, ka bërë një fjalim emocionues në akademinë për Haxhi Thaçin. Ai ka falënderuar të gjithë për përkrahjen, përderisa ka përmendur dhimbjen që Hashim Thaçi nuk u lejua të jetë në Kosovë. “Faleminderit nga zemra për ngushëllimet për fjalët prekëse. Në emër të familjes Thaçi, në emër të babit iu falënderoj për mbështetjen. U jemi mirënjohës të gjithëve. Gjyshi asnjëherë nuk është dorëzuar përballë sëmundjeve. Shpresa për ta takuar babin ishte më e madhe se dhimbjet e sëmundjeve. Besimi ishte më i madh se aktakuza e padrejtë. Në muajt e fundit çdo orë priste t’ia hapte derën e spitalit, nuk u dorëzua dhe u rikthye në ...
Komentet te Endrit Thaçi me fjalim emocionues: Nuk e lejuan babin as t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës Janë të Mbyllura
Gjykata Speciale e Hagës ka thënë se aktualisht s’ka as kërkesë publike e as vendim publik të ndonjë gjyqtari lidhur me lirimin e mundshëm të ish-presidentit Hashim Thaçi për të marrë pjesë sot në ceremoninë e varrimit të babit të tij në Burojë të Skenderajt Kështu ka thënë për Gazetën Express zëdhënësi i Dhomave të Specializuara, Michael Doyle, duke thënë se Specialja i publikon të gjitha dokumentet publike në faqen e Gjykatës. “Të gjitha dokumentet publike, duke përfshirë parashtresat nga Mbrojtja dhe vendimet e gjyqtarëve publikohen në faqen e internetit të Dhomave të Specializuara. Aktualisht nuk ka kërkesa apo vendime publike për këtë çështje”, ka thënë Doyle. Ai tutje ka ...
Komentet te Gjykata Speciale: S’ka as kërkesë e as vendim të bërë publik që Hashim Thaçit t’i jepet leje për të marrë pjesë në varrimin e babait Janë të Mbyllura
Brenda katër vjetësh gjykime në Hagë, shtatë familjarë të ngushtë të krerëve të UÇK-së që u akuzuan nga Specialja, ndërruan jetë. Në asnjërin rast, Gjykata Speciale nuk ua ka lejuar ardhjen në Kosovë për ceremonitë mortore ish-krerëve të UÇK-së. Kadri Veselit i vdiqën dy prindërit, Jakup Krasniqit vëllai, Nasim Haradinajt vëllai, Hysni Gucatit vëllai, Haxhi Shalës babai dhe së fundmi Hashim Thaçit babai. Në asnjërin rast, Specialja nuk ka lejuar pjesëmarrje në varrime. Kërkesat janë aprovuar për të ardhur për të bërë homazhe disa ditë pas varrimit, dhe për t’i takuar 2-3 anëtarë të familjes së ngushtë. Në shumë raste, kjo është vlerësuar si shkelje direkte e të drejtave të ...
Komentet te Prindërit e Veselit, vëllau i Jakup Krasniqit e Nasim Haradinajt: Në sa raste Specialja ua ndaloi krerëve të UÇK-së pjesëmarrjen në varrime? Janë të Mbyllura
Kanë nisur homazhet për babanë e Hashim Thaçit. Homazhet po bëhen në palestrën ‘Ilaz Kodra’ në Skënderaj. Varrimi do të bëhet në orën 15:00. /Demokracia ...
Komentet te Fillojnë homazhet për babanë e Hashim Thaçit Janë të Mbyllura
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për të mos e lejuar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të marrë pjesë në varrimin e babait të tij. Në një postim në rrjetin social X, Rama e cilësoi këtë vendim si një “poshtërim të ri” dhe kritikoi ashpër Gjykatën Speciale, duke e akuzuar për shndërrimin e drejtësisë ndërkombëtare në një farsë. “Një poshtërim i ri nga një tribunal i turpshëm dhe i paturpshëm, i cili e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Parlamentit të Kosovës në bumerangun më brutal!”, shkroi Rama. /Gazeta Demos ...
Komentet te “Poshtërim i ri nga një tribunal i turpshëm dhe i paturpshëm”, Rama reagon për vendimin e Speciales Janë të Mbyllura
Emisari amerikan për Misione të Veçanta, Richard Grenell, ka shpërndarë postimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama pas moslejimit të ish-presidentit Hashim Thaçi për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, i cili vdiq të dielën mbrëma. Grenell shpërndau në rrjetin social X, postimin ku e Rama e cilësoi këtë vendim si një “poshtërim të ri” dhe kritikoi ashpër Gjykatën Speciale, duke e akuzuar për shndërrimin e drejtësisë ndërkombëtare në një farsë. “Një poshtërim i ri nga një tribunal i turpshëm dhe i paturpshëm, i cili e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Parlamentit të Kosovës ...
Komentet te Grenell shpërndan postimin e Ramës ku kritikohet ashpër Specialja për vendimin ndaj Thaçit Janë të Mbyllura
Gjykata Speciale nuk i ka dhënë leje ish-presidentit Hashim Thaçi që të merr pjesë në ceremoninë e varrimit të babait. Lajmi u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u shprehën të indinjuar me këtë vendim të kësaj gjykate. Gjykata Speciale nuk e ka lejuar ish-presidentin Hashim Thaçi që të merr pjesë në ceremoninë e varrimit të babait. Kjo u bë e ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u shprehën të indinjuar me këtë vendim të kësaj gjykate. Sipas tyre, ky vendim është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, por që ...
Komentet te Gjykata Speciale nuk i jep leje Hashim Thaçit të marrë pjesë në varrimin e babait Janë të Mbyllura
Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, kanë ngushëlluar familjen Thaçi për ndarjen nga jeta të babait të tyre, Haxhi Thaçi. Në orët e vona të së dieles, ka vdekur Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit. Për vdekjen e tij, ngushëllime shprehën edhe ish-bashkëluftëtarët që po gjykohen në Hagë, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Telegrami i ngushëllimit u përcoll nga Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”. “Me dhimbje morëm lajmin e ndarjes nga jeta të bashkëshortit dhe prindit tuaj të dashur, si dhe bashkëudhëtarit tonë në rrugën e lirisë, i cili nuk kurseu asgjë për jetën dhe lirinë. Haxhi Thaçi, më shumë sesa ...
Komentet te Veseli, Krasniqi e Selimi ngushëllojnë Thaçin për vdekjen e babait: Nuk kurseu asgjë për lirinë Janë të Mbyllura
Dy të plagosurit gjatë grabitjes së armatosur në Veternik po marrin trajtimin shëndetësor në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Periskopi. Për gjendjen e tyre, ka folur mjeku kujdestar në Emergjencën e QKUK-së, Agron Çitaku. Ka thënë se gjendja e tyre është e rëndë. “Po ka ora 11:00 ka ardhur një pacient i plagosur me armë zjarri. I cili është trajtuar pas reaniminit në sallë operative, është punuar dhe gjendet në mjekimin intensiv. Edhe ka ora 12:00 e kemi pasur edhe një tjetër i cili gjithashtu është reanimuar për momentin është në sallë operative. Regjioni (i plagosur) është i abdomenit i pari të i dyti është edhe në ...
Komentet te Çitaku nga QKUK: Të plagosurit gjatë grabitjes e armatosur në Veternik në gjendje të rëndë Janë të Mbyllura