Mediat e huaja kanë raportuar në lidhje me vizitën e ish-presidentit, Hashim Thaçi në Kosovë, pas vdekjes së babait të tij. Mes tjerash, në artikujt e tyre është theksuar se ish-kreut të UÇK-së që po mbahet në paraburgim në Hagë, nuk iu lejua pjesëmarrja në varrim në fillim të kësaj jave. Agjencia e lajmeve “Associated Press” dhe gazeta e njohur amerikane, “The Washington Post”kanë theksuar se gjykata në Hagë e lejoi Thaçin që ta vizitojë varrin e babait, që vdiq gjatë fundjavës. Aty mes tjerash përmendet se ish-presidentit nuk iu lejua pjesëmarrja në varrim, ku të pranishëm pati liderë të partive politike në Kosovë dhe politikanë nga Shqipëria. “Erdha i ...
Komentet te “Erdha i fundit babë” | Mediat e huaja raportojnë për vizitën e Thaçit te varri i babait Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Në varrin ku prehet i ndjeri Thaçi, ish-presidenti Hashim Thaçi u përkujdes personalisht që ta rreguloj kurorën e dërguar nga kryeministri shqiptar Edi Rama. Poashtu edhe shiritin në të cilin shkruhet “nderim atdhetarit Haxhi Thaçi”. Kujtojmë që Thaçi vizitoi sot varrin e babit të tij, në Burojë të Skenderajt, pas lejes nga Gjykata Speciale. /Gazeta Demos ...
Komentet te Thaçi u përkujdes veçanërisht të rregulloj kurorën e sjellur nga Edi Rama Janë të Mbyllura
Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, ka komentuar fotografinë e ish-presidentit Hashim Thaçi, pas vizitës që i bëri varrit të babait të tij. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka vendosur një përshkrim të veçantë për fotografinë në fjalë. “Fitore mbi padrejtësi!”, ka shkruar Behrami, i cili ka qenë edhe ish-këshilltar i Thaçit. /Demokracia ...
Komentet te Vizita e Thaçit të varri i babait, Behrami: Fitore mbi padrejtësi Janë të Mbyllura
Në mungesë të të akuzuarve Pal Lekaj, Donika Kadaj Bujupi dhe Besa Baftiu, të premten ka dështuar të mbahet seanca për gazin lotsjellës. Në seancë është paraqitur vetëm e akuzuara Albulena Haxhiu, e cila deklaroi se dëshiron mbrojtës sipas detyrës zyrtare. Ndërsa në mungesë të të akuzuarve Lekaj, Kadaj-Bujupi dhe Baftiu gjyqtari i rastit, Bujar Ahmeti ndërpreu seancën e sotme dhe të njëjtën e caktoi për një datë tjetër. Gjyqtari Ahmeti njoftoi se për të akuzuarin Lekaj dhe Baftiu, gjykata nuk ka dëshmi se të njëjtit e kanë pranuar ftesën e që sipas njoftimit të njëjtit janë shpërngulur nga adresa. Ndërsa, për të akuzuarën Kadaj – Bujupi, gjykata ka dërguar ...
Komentet te Dështon seanca për gazin lotsjellës në Kuvend, në Gjykatë e pranishme vetëm Haxhiu Janë të Mbyllura
Ish-presidenti Hashim Thaçi pas nderimit që ka bërë tek varri i babait të tij tashmë ka arritur në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt për të qëndruar me familjen e tij të ngushtë, shkruan Gazeta Express. Gazetari i T7, Çlirimtar Morina, raporton se tashmë Thaçi ka arritur dhe po qëndron në shtëpinë e tij. Se do të lejohet për t’u çmallur me familjarët e ka konfirmuar për Express edhe Gjykata Speciale./GazetaExpress/ ...
Komentet te Hashim Thaçi arrin tek shtëpia e tij në Burojë për të qëndruar me familjen e ngushtë Janë të Mbyllura
Gjykata Speciale kanë konfirmuar për Gazeta Express vizitën e ish-presidentit Hashim Thaçi në Burojë të Skenderaj për të vizituar varrin e babait të tij Haxhi Thaçi. Besnik Velija Gjithashtu kanë bërë me dije se Thaçi do të lejohet që të qëndrojë edhe me familjarët e tij të ngushtë për ngushëllime, pas nderimeve tek varri. “Po. Për arsye bindëse humanitare, trupi gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë të mbikëqyryr në Kosovë për Hashim Thaçin që t’i bëjë nderimet dhe të jetë me familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatë Sepciale, ...
Komentet te Specialja konfirmon se Thaçi do të lejohet të qëndrojë edhe me familjen e ngushtë pas nderimeve tek varri Janë të Mbyllura
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, e ka quajtur shkelje të të drejtave të njeriut dhe cenim të dinjitetit të drejtësisë humane, refuzimin që Gjykata Speciale ia bëri Hashim Thaçit për të ardhur në Kosovë për varrimin e babait. Thaçit për dy herë iu refuzua ardhja në Kosovë edhe kur babanë e kishte në gjendje të rëndë shëndetësore, përderisa ende nuk ka përgjigje për kërkesën që ai e bëri për të ardhur në varrim. Në një përgjigje avokati i Popullit në Kosovë, ka deklaruar se në raste kur të akuzuarit humbin familjarët, atyre duhet t’u garantohet e drejta për të marrë pjesë në ceremoninë mortore. “Në kuadër të respektimit të të ...
Komentet te Avokati i Popullit për rastin e Thaçit: Gjykata Speciale veproi në kundërshtim me dinjitetin dhe të drejtat e njeriut Janë të Mbyllura
Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi sot u përcoll për në banesën e fundit. Ai vdiç të dielën, pak ditë pasi e pa djalin e tij i cili e vizitoi në QKUK. Numër i madh i qytetarëve nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia sot morën pjesë në varrimin e tij, por jo edhe krerë e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani, Albin Kurti e Glauk Konjufca, shkruan Periskopi. Ani pse u publikua edhe agjenda për ceremoninë mortore të Haxhi Thaçit, kjo nuk pati ndonjë rëndësi për treshen Osmani, Kurti e Konjufca. Megjithëse Osmani u tha se dërgoi dikë nga stafi i saj, për Kurtin e Konjufcën mjaftuan veç dy- tre rreshta ...
Komentet te Inatet politike në tjetër nivel – Kurti, Konjufca e Osmani injorojnë varrimin e babait të Hashim Thaçit, asnjëri s’mori pjesë Janë të Mbyllura
Pas përfundimit të ceremonisë së varrimit të të ndjerit Haxhi Thaçi, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, familja Thaçi i ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në homazhet e sotme, mbledhjen komemorative dhe varrimin e kryefamiljarit të tyre. “I falënderojmë të gjithë qytetarët për mbështetjen. I falënderojmë delegacionet nga Shqipëria, Maqedonia dhe gjitha trevat shqiptare për nderimet, si dhe institucionet e Kosovës për telegramet e ngushëllimit. Pjesëmarrja masive e qytetarëve, mbështetja e tyre duke na qëndruar afër këto ditë, na e zbut dhimbjen dhe na e bënë më të lehtë t’i kalojmë këto ditë të rënda”, ka thënë Idriz Thaçi, vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi. Ai e ka falënderuar edhe personelin shëndetësor ...
Komentet te Familja Thaçi falënderon qytetarët dhe institucionet për nderimet dhe ngushëllimet e sotme Janë të Mbyllura
Shumë personalitete politike, figura të njohura dhe qytetarë të shumtë po marrin pjesë në homazhe për nder të figurës së Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Të enjten e 18 marsit, është mbajtur akademia përkujtimore për nder të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili nuk u lejua të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të tij nga Gjykata Speciale. I pari që mori fjalën për të nderuar figurën e Haxhi Thaçit ishte kryetari i Skenderajt, Fadil Nura. Nura, në fjalimin e tij, kujtoi një bisedë të fundit që kishte pasur me të, duke theksuar shpresën që kishte Haxhi Thaçi se ish-presidenti Hashim ...
Komentet te Nderohet figura e Haxhi Thaçit Janë të Mbyllura