Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe Hashim Thaçin, por i kishte zbuluar

Lajme
Një bisedë e kryeministrit Kurti me dy komedianë rusë, ka nisur të shkaktojë reagime të mëdha. Kurti ra pre e një shakaje të komedianëve rusë, duke menduar se po flet me kryeministrin e Letonisë. Shakanë e njëjtë kishin pretenduar t’ia bëjnë edhe Hashim Thaçit. Mirëpo, Thaçi në atë kohë, kishte thënë se i kishte zbuluar. “Mashtruesit kanë pretenduar të depërtojnë edhe në zyrën time, mirëpo ka pasur kujdes maksimal prej institucioneve këtu, sepse unë nuk mund të flasë me dikë ma qenë paraprakisht i informuar pa i njohur temat që mund ti flasë dhe pastaj pa u lidhur të dy kabinetet të presidentit të Kosovës me autoritetin që dëshiron të ...
Komentet te Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe Hashim Thaçin, por i kishte zbuluar Janë të Mbyllura

Atë që nuk e bënë Kurti, Osmani dhe Gërvalla, e bëri Behgjet Pacolli, ia siguron Kosovës njohjen nga Kenia

Lajme
Kenia është shteti i radhës që e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, transmeton Demokracia.com POSTIMI I PLOTË: NAIROBI 26 mars 2025 Sot, Kosova shkruan histori! 17 vjet pas Pavarësisë, në një ceremoni të jashtëzakonshme e të paharrueshme, Republika e Kenias – një nga shtetet më të rëndësishme të Afrikës – e njohu zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran! Kjo njohje nuk është thjesht një deklaratë – është një fitore e madhe për shtetin e Kosovës, është zëri i lirisë sonë që dëgjohet thellë në zemrën e Afrikës! Sot, flamuri ynë i shtetit ngrihet lart me ...
Komentet te Atë që nuk e bënë Kurti, Osmani dhe Gërvalla, e bëri Behgjet Pacolli, ia siguron Kosovës njohjen nga Kenia Janë të Mbyllura

Pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra 61-vjeçari në Prishtinë

Lajme
Mbrëmjen e 25 marsit 2025, rreth orës 22:30, në lagjen “4 Llullat” në Prishtinë, ndodhi një incident i rëndë me armë zjarri, ku një 61-vjeçar humbi jetën dhe një person tjetër mbeti i plagosur. Sipas raportimeve të Policisë së Kosovës, dy persona të maskuar hapën zjarr ndaj viktimës dhe të plagosurit, duke shkaktuar këtë tragjedi. Autoritetet kanë identifikuar tashmë një të dyshuar për këtë ngjarje dhe janë në kërkim të tij. /Demokracia ...
Komentet te Pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra 61-vjeçari në Prishtinë Janë të Mbyllura

Kurti e demanton keq videon propaganduese të VV-së, ku pretendohej se Kosova ka blerë helikopterë “Black Hawk”

Lajme
Kryeministri Albin Kurti sot ka demantuar videon e djeshme të partisë së tij, e cila pretendonte se Kosova ka blerë helikopterët ‘Black Hawk’ nga ShBA-ja. Në adresimin e tij për katër vite të qeverisjes se tij, Kurti ka folur edhe për punët që janë bërë në fushën e mbrojtjes. Para kabinetit qeveritar, Kurti ka thënë “Nga bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes me SHBA-të kemi blerë sistemin raketor antitank Javelin, dhe do të blejmë helikopterë ‘Black Hawk’, apo ‘skifter të zi’ siç quhen në shqip”, ka thënë Kurti. Në këtë mënyrë ai ka demantuar videon e LLV-së e cila është publikuar dje. Në videon e VV-së, e cila flet për katër ...
Komentet te Kurti e demanton keq videon propaganduese të VV-së, ku pretendohej se Kosova ka blerë helikopterë “Black Hawk” Janë të Mbyllura

Shteti s’ndalet me qiratë e shtrenjta për vetura, 3 milionë euro para dy muajsh, tani edhe 3.5 milionë euro tjera

Lajme
Shteti i Kosovës ka vazhduar të shtojë flotën e veturave të marra me qira dhe të blera gjatë viteve të fundit, shkruan Demokracia.com. Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP), nën Ministrinë e Financave dhe Transferimeve (MFPT), e drejtuar nga ministri Hekuran Murati, ka rekomanduar kompaninë “Auto Mita” edhe për dy kontrata të reja për furnizim me vetura me qira Kontrata e parë, e cila përfshin modelin 1 të veturave, parasheh furnizimin me 83 automjete me një vlerë prej 1,449,180.00 euro për një periudhë 60-mujore. Kontrata e dytë është për modelin 5 të veturave, në një sasi prej 93 copësh, me një vlerë prej 2,047,860.00 euro. Në fund të vitit të kaluar, ...
Komentet te Shteti s’ndalet me qiratë e shtrenjta për vetura, 3 milionë euro para dy muajsh, tani edhe 3.5 milionë euro tjera Janë të Mbyllura

Gjesti surprizohet nga babi i tij, këto janë fjalët e tij pas kërkim faljes

Lajme
Gjesti është takuar me babain e tij pas 150 ditësh izolim. Ai me lotë në sy e përqafoi duke i treguar se mire janë të gjithë. Gjesti nuk ndal lotët në këtë takim. Jetoni, babai i tij tha fjalët më të mira për Gjestin. Babi i pranon faljet e Gjestit, duke i thënë se është shumë krenarë me të. /Demokracia ...
Komentet te Gjesti surprizohet nga babi i tij, këto janë fjalët e tij pas kërkim faljes Janë të Mbyllura

Detaje të reja për vrasjen në Prishtinë – Ishin dy persona që kryen aktin, të dy kishin maska

Lajme
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për vrasjen mbrëmë në Prishtinë. Dy personat e dyshuar që lanë të plagosur një person ndërsa një tjetër vdiq nga plagët e marra thuhet se kanë qenë të maskuar. Njoftimi i policisë për rastin: Prishtinë 25.03.2025-22:25. Raportohet se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë dhe si pasojë njëri nga viktimat ka ndërruar jetë në QKUK, ndërsa viktima tjetër gjendet në tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion./Demokracia ...
Komentet te Detaje të reja për vrasjen në Prishtinë – Ishin dy persona që kryen aktin, të dy kishin maska Janë të Mbyllura

Maloku: Ushtria Çlirimtare e Kosovës është ngritë nga poshtë-lartë, nuk ka pas urdhra

Lajme
Dëshmitari Naim Maloku deklaroi të hënën në Hagë se vetëm një urdhër e ka marrë nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së dhe ka pasur pikërisht të bëjë me transferimin e tij në Zonën Operative të Dukagjinit. “Urdhrin e parë që e kam marrë nga një autoritet në Shtab të Përgjithshëm është urdhri kur kam lëvizë nga Drejtoria Operative në Shtabin e Përgjithshëm në Drejtorinë Operative në Zonën e Dukagjinit. Kjo ka ndodhur në janar të 1999-ës. Pra, urdhri i vetëm që unë e kam marrë. Unë i kam thënë edhe ZPS-së nuk mundeni me i kuptu këto. Është e vështirë”, tha dëshmitari. Po ashtu, duke u përgjigjur në pyetjet e ...
Komentet te Maloku: Ushtria Çlirimtare e Kosovës është ngritë nga poshtë-lartë, nuk ka pas urdhra Janë të Mbyllura

Bajrami reagon pas videos së VV-së: Qeveria Kurti më e dështuara që nga paslufta

Lajme
Hykmete Bajrami nga LDK  ka reaguar rreth një video që e ka publikuar Lëvizja Vetëvendosje në lidhje me qeverisjen katër vjeçare të kësaj të fundit. Bajrami ka thënë se se Qeveria e VV-së është qeveria më e dështuar prej pasluftës. Ajo ka renditur dëmet, që siç ka thënë kjo Qeveri ia ka bërë vendit në këto katër vjet. Bajrami ka përmendur sanksionet e BE-së, asnjë njohje në katër vjet e asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Bajrami ka thënë se Kosova nuk ka qenë kurrë më e izoluar sesa tani. Ajo ka përmendur edhe dialogun me Serbinë duke theksuar se Kurti i ka lënë trashëgimi Kosovës Marrëveshjen e Brukselit, aneksin e ...
Komentet te Bajrami reagon pas videos së VV-së: Qeveria Kurti më e dështuara që nga paslufta Janë të Mbyllura

Shokuese: Pronari i furrës tentoi ta vras edhe shoqën e viktimës – ka mbetur e lënduar

Lajme
Ngjarja tragjike e vrasjes së Nexhmije Haradini nga ish-punëdhënësi i saj, Arsim Morina, bëhet edhe më tronditëse, pasi sipas raportimeve, ai ka tentuar të vrasë edhe shoqen e saj, e cila ishte e shoqëruar me fëmijën e saj. Sipas Rrahim Ajeti, njëri nga bashkëfamiljarët e viktimës, shoqja e e së ndjerës ka mbetur e lënduar gjatë sulmit. Ajeti, tregoi se Nexhmija kishte punuar për tetë vjet në furrën e Morinës bashkë me bashkëshortin e saj, por ishte larguar nga puna rreth gjashtë muaj më parë. E ndjera ka lënë pas tre fëmijë, një djalë mbi 18 vjeç dhe dy vajza të moshës 12 dhe 16 vjeçare./Demos       ...
Komentet te Shokuese: Pronari i furrës tentoi ta vras edhe shoqën e viktimës – ka mbetur e lënduar Janë të Mbyllura