Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Konventa e PDK’së, Hamza shpreh hapurazi mbështetjen për Krasniqin si kryetar

Lajme
Ish-kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza, ka folur në Konventën e Përgjithshme të këtij subjekti politik. Ai ka shprehur mbështetjen për Krasniqin dhe strukturat e reja të PDK’së që pritet të zgjidhen në konventën e sotme, shkruan Insajderi. “Bashkohen qytetarët përreth programit tonë, në vend të retorikave boshe ne ofruam program, zgjidhje, pagë e mirëqenie më të mirë për qytetarët dhe transformim ekonomik të shtetit tonë. I lam anash dallimet e vogla për t’u bashkuar rreth vlerave tona për interesin e përgjithshëm. Këtë po e bëjmë edhe sot në këtë konventë, me vazhdimin e besimit të plotë për kryetarin Memli Krasniqi dhe strukturat e reja të partisë”, ...
Komentet te Konventa e PDK’së, Hamza shpreh hapurazi mbështetjen për Krasniqin si kryetar Janë të Mbyllura

“Shfrytëzojeni rrymën me kujdes, sidomos gjatë natës” – Postimi i ministres Rizvanolli, pak minuta para se të bëhej publik kolapsi i KEK-ut

Lajme
KEK-u është në kolaps. Kështu ka konfirmuar KESCO sot, ku tha se e gjithë sasia e energjisë elektrike për konsumatorët në Kosovë do të duhet të mbulohet përmes importit. Zero prodhim i energjisë elektrike momentalisht nga KEK-u. Nuk i kishte ndodhur asnjëherë Kosovës, në 25 vitet e fundit, që të mos prodhoj fare energji elektrike. Para se të bëhej publik kolapsi i KEK-ut, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kishte bërë një postim. Ajo kishte bërë “share” postimin e KEK-ut për rikthimin në operim të Njësisë A3. Në mbishkrim, Rizvanolli kishte kërkuar nga qytetarët që të e shfrytëzojnë rrymën me kujdes, sidomos gjatë natës. “Falemnderit menaxhmentit dhe punonjësve të TC Kosova ...
Komentet te “Shfrytëzojeni rrymën me kujdes, sidomos gjatë natës” – Postimi i ministres Rizvanolli, pak minuta para se të bëhej publik kolapsi i KEK-ut Janë të Mbyllura

Çitaku: Kosova në kolaps energjetik, politikë të jashtme e në Kuvend – për LVV-në kjo nuk ka rëndësi

Lajme
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reagua pas thirrjes urgjente për kursim, nga KESCO ku thuhet se nesër do të ketë mungesë e theksuar e prodhimit vendor të rrymës. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Çitaku tha se kolapsi në energji, ekonomi dhe në politikën e jashtme nuk ka rëndësi për LVV-në. Ajo vlerëson se pushteti për LVV-në nuk është mjet për tu shërbyer qytetarëve por është qëllim në vetvete. “Kollaps në energji. Kollaps në ekonomi. Kollaps në politikën e jashtme. Kollaps në Kuvend. Por për LVV-në kjo nuk ka rëndësi. Sepse për ta, pushteti nuk është mjet për tu shërbyer qytetarëve, është qëllim në ...
Komentet te Çitaku: Kosova në kolaps energjetik, politikë të jashtme e në Kuvend – për LVV-në kjo nuk ka rëndësi Janë të Mbyllura

Për herë të parë në 25 vite, Kosova zero prodhim të energjisë elektrike

Lajme
Kompania KESCO sot ka njoftuar se KEK-u po përballet me mungesë të theksuar të prodhimit të energjisë elektrike dhe që orëve në vijim, energjia elektrike do të varet krejtësisht nga importi. Kjo është një situatë e paprecedentë, në 25 vitet e Kosovës së pasluftës… “KESCO njofton se është informuar për një mungesë të theksuar të prodhimit vendor të energjisë elektrike që pritet të ndodhë nesër dhe në ditët në vijim. Në rastin më ekstrem, kjo do të nënkuptojë që e gjithë sasia e energjisë elektrike për konsumatorët në Kosovë do të duhet të mbulohet përmes importit” – ka njoftuar kjo kompani. Ndërkohë, gazeta Infokusi më herët ka raportuar se ‘kanë ...
Komentet te Për herë të parë në 25 vite, Kosova zero prodhim të energjisë elektrike Janë të Mbyllura

“Prodhimi po fiket, qeveria hesht”: Protesta e bizneseve nëpërmjet fotografive

Lajme
Përfaqësues të bizneseve, punëtorë e qytetarë, kanë protestuar kundër vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë, që godet bizneset. Protestuesit kanë kërkuar nga Qeveria që ta pezullojë këtë vendim për një vit, në mënyrë që bizneset të përgatiten. Nacionale e ka përcjellur protestën, dhe sjell imazhet kryesore të shkrepura nga fotoreporteri Visar Kadrolli. “E kemi një kërkesë të vetme: na jepni një fazë të tranzicionit, përgatiteni tregun e më pas edhe një paketë që e kanë pasur të gjitha vendet e Evropës, por edhe më gjerë që i kanë ndihmuar bizneseve të mos e vërejnë asnjë efekt negativ, të mos ndikojë në ulje ose në mbyllje te biznesit. Ne nuk ...
Komentet te “Prodhimi po fiket, qeveria hesht”: Protesta e bizneseve nëpërmjet fotografive Janë të Mbyllura

Krasniqi për arrestimin e ish-policit: Qeverisë i kujtohet Policia vetëm kur iu duhet për ndërhyrje dhe për mburrje

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka krikuar ashpër Qeverinë e Kosovës lidhur me mosreagimin ndaj arrestimit të ish-policit, Arbnor Spahiu nga autoritetet serbe. Sipas Krasniqit Qeverisë i kujtohet Policia vetëm kur iu duhet për ndërhyrje dhe për mburrje, por jo në raste të tilla. “Shpreh keqardhjen dhe indinjatën për ndalim arbitrar dhe të padrejtë të ish-policit të Kosovës, Arbnor Spahiu, i cili po mbahet nga regjimi serb në mënyrë të padrjetë. Për më shumë, shpreh pakënaqësinë për mosreagimin institucional, me mosreagimin e Qeverisë së Kosovës, e cila ende asnjë fjalë të vetme nuk e ka thënë”, tha lideri i PDK-së. Më tutje ai i ka bërë thirrje ...
Komentet te Krasniqi për arrestimin e ish-policit: Qeverisë i kujtohet Policia vetëm kur iu duhet për ndërhyrje dhe për mburrje Janë të Mbyllura

Ekskluzive: Skandal në shkollën ISP në lagjen Marigona – mësuesja incizon nxënësin 6-vjeçar duke prekur organin gjenital -Video

Lajme
Një rast tronditës që vë në alarm gjithë opinionin publik dhe sistemin arsimor ka ndodhur në shkollën private ISP, në lagjen Marigona të fshatit Preoc – vend ku prindërit presin siguri dhe arsim cilësor për fëmijët e tyre. Burime të Sinjalit brenda sistemit të drejtësisë kanë bërë të ditur se më 30 maj 2025, rreth orës 10:00, një mësuese e klasës së parë, me inicialet N.S., dyshohet se ka kryer një akt të rëndë dhe të paprecedentë – ajo ka incizuar me telefon privat nxënësin e saj 6-vjeçar, duke e detyruar që të bëjë veprime të pahijshme ndaj vetes, konkretisht duke e shtyrë të prekë organin gjenital. Në vend që ...
Komentet te Ekskluzive: Skandal në shkollën ISP në lagjen Marigona – mësuesja incizon nxënësin 6-vjeçar duke prekur organin gjenital -Video Janë të Mbyllura

Konfirmohet: Enver Sekiraqa dëshmoi kundër ish-krerëve të UÇK-së – u paraqit si viktimë

Lajme
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë aktualisht po mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në rastin “Thaçi dhe të tjerët”, ku është planifikuar diskutimi për mocionet e mbrojtjes lidhur me rrëzimin e akuzave të Prokurorisë.Megjithatë paraprakisht Mbrojtja është ankuar për një kërkesë të ZPS që disa prova te rasti i dytë i Thaçit ku akuzohet për pengim të drejtësisë të pranohen edhe te rasti për krime lufte, për të dëshmuar pengimin te dëshmitarët në rastin kryesor të Speciales, andaj Luka Misetiq ka kërkuar edhe kohë edhe fjalë shtesë t’i lejohen për ta kundërshtuar edhe zyrtarisht këtë kërkesë. Përveç kësaj Trupi Gjykues ka dhënë edhe 10 urdhra ...
Komentet te Konfirmohet: Enver Sekiraqa dëshmoi kundër ish-krerëve të UÇK-së – u paraqit si viktimë Janë të Mbyllura

Grenell: Turp për Radion Evropa e Lirë (të financuar nga taksapaguesit amerikanë).

Lajme
Turp për Gjykatën e Hagës (të financuar nga taksapaguesit amerikanë). Kush po i redakton këto shkrime @RFERL? Rreshti i parë thotë “Prej dy vitesh” prokurorët e kanë ndjekur @HashimThaciRKS. DY VJETE? Jo. Krimet e supozuara janë të vitit 1998. Gjykata filloi në vitin 2016. Thaçi u arrestua në vitin 2020. Ky gazetar duhet të shkarkohet menjëherë. Tatimpaguesit amerikanë po financojnë Gjykatën e Hagës dhe Radion Evropa e Lirë. Ne po paguajmë për një gjyq të rremë dhe raportim të rremë të gjyqit. ...
Komentet te Grenell: Turp për Radion Evropa e Lirë (të financuar nga taksapaguesit amerikanë). Janë të Mbyllura

Grenell kërkon ndalimin e financimit për Specialen: Janë shpërdoruar miliarda, gjithçka është politikë

Lajme
Emisari i Posaçëm i SHBA-së për Misione të Veçanta, Richard Grenell, ka kërkuar ndërprerjen e financimit për Gjykatën Speciale të Kosovës me seli në Hagë, duke e cilësuar këtë institucion si të motivuar politikisht në të cilin janë “shpërdoruar miliarda”. Grenell ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X, ku ka shpërndarë një postim të gazetetarit Fitim Çeku, duke shkruar: “Ndalni fondet për këtë gjykatë! Është gjithçka politikë. Miliarda janë shpenzuar dhe shpërdoruar.” Çeku ka postuar ‘screenshots’ në të cilat shihet se Prokurorja e Përgjithshme e Gjykatës Speciale në Hagë, Kimberly West dhe prokurorja tjetër e Gjykatës Speciale në Hagë, Silvia D’Ascoli, kanë pëlqyer një postim i cili fyente ...
Komentet te Grenell kërkon ndalimin e financimit për Specialen: Janë shpërdoruar miliarda, gjithçka është politikë Janë të Mbyllura