Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se që nga fillimi i Influencës sezonale, më shumë se 38 mijë raste janë raportuar me viruse. Kështu ka njoftuar IKShPK-ja përmes një postimi në Facebook, ku sipas institutit intensiteti i Influencës sezonale ka kaluar pragun epidemik në javën e parë të vitit 2024. “Bazuar në të dhënat nga mbikëqyrja permanente e situatës epidemiologjike përmes hulumtimit aktiv dhe pasiv të institucioneve shëndetësore dhe në terren për Influencën sezonale (ILI), për Infeksionet respiratore akute (ARI) dhe Infeksionin e rëndë respirator akut (SARI), IKSHPK bën të ditur se intensiteti i Influencës sezonale (Gripit) sipas numrit të rasteve të raportuara për javën ...
Komentet te IKShPK: Vaksinimi, mënyra më efikase e parandalimit të virusit të gripit Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Një person është therur me thikë dhe është grabitur nga tre persona të armatosur në fshatin Henc të Fushë Kosovës. F.S, 38 vjeçar, me profesion taksist, mbrëmë në orët e vona është ndalur në rrugë nga tre pesona. Njëri nga të dyshuarit ka qenë i armatosur me armë automatike. Demokracia.com ka mësuar nga burime brenda autoriteteve të sigurisë se viktimës ia kanë marrë 150 euro “cash” dhe telefonin e tij. Njëri nga të dyshuarit më pas e ka goditur viktimën në krahun e majtë me një mjet të mprehtë, që dyshohet të ketë qenë thikë. Të dyshuarit janë larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes. Aty kanë dalë më pas ...
Komentet te Edhe kriminaliteti është rritur me Qeverinë Kurti: Theret e grabitet edhe një taksist në Henc të Fushë Kosovës Janë të Mbyllura
Parim Olluri Meritat për raketat “Javelin” i ka vetëm SHBA’ja. Por, propaganduesit e pushtetit ia kanë dhënë një detyrë të vështirë vetës. Ta bëjnë Kurtin të meritor për furnizim me raketa “Javelin”. Por, raporti i Kurtit me armët nuk është heroik. Albin Kurti i kishte 23 vjet në vitin 1998. Vitin e luftës së UÇK’së. E kishte moshën për tu bërë ushtar i vendit të tij. Por, ai në mars të atij viti, në muajin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, kishte dhënë një deklaratë të bujshme. Ajo do të mbetej deklarata e tij më e famshme për luftën. “Unë nuk do ta kapja kurrë një armë në ...
Komentet te Olluri: Kurti nuk i solli raketat Javelin, ai llogaritet si veterani më i famshëm i rrejshëm në Kosovë Janë të Mbyllura
Komisioni Evropian akoma pret që shtetet anëtare të miratojnë propozimin e këtij institucioni që edhe serbëve të Kosovës me pasaporta të Serbisë t’u mundësohet udhëtimi pa viza. Më 16 nëntor të vitit të kaluar, Komisioni Evropian kishte propozuar që qytetarët e Kosovës të pajisur me pasaporta të Serbisë të përfshihen në regjimin e lëvizjes pa viza. Sipas zëdhënëses së Komsionit Evropian për çështje të brendshme Anitta Hipper, pasi që të miratohet ky propozim dhe i njëjti të hyjë në fuqi, atëherë të gjithë qytetarët e rajonit të Ballkanit Perendimor do të udhëtojnë pa viza në Evropë. Serbët e Kosovës (ata që nuk janë të pajisur me pasaporta të Kosovës) janë ...
Komentet te KE pret që liberalizimi të bëhet edhe për serbët e Kosovës me pasaporta të Serbisë Janë të Mbyllura
Rama prezanton planin për transformimin e sheshit “Xhorxh Bush”, këto janë ndryshimet që do të bëhen
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë prezantimin e projektit për transformimin e sheshit “Xhorxh Bush”. Përmes disa vizualizimeve, ai ka treguar se si sheshi i ri do të ndërlidhet sheshet e tjera, por edhe me pjesët e tjera të qytetit, raporton Express. “…është përplot jetë. Pra, ideja është që sheshet të jenë të qasshme, të sigurta për secilën moshë, prej fëmijëve tek të moshuarit. E poashtu në aspektin e funksionit, të ofrojnë mundësi për galeri, për artistë, për performance, për aspekte komerciale që e krijojnë një jetë të re, një Prishtinë të transformuar me elemente të ndryshme programore nëpër këtë zonë”, ka thënë Rama, para gazetarëve. Ai ...
Komentet te Rama prezanton planin për transformimin e sheshit “Xhorxh Bush”, këto janë ndryshimet që do të bëhen Janë të Mbyllura
Nga 2 nëntori deri më 7 janar të këtij viti në Kosovë janë regjistruar rreth 40 mijë raste të gripit sezonal. Kështu të paktën ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, i cili ndër të tjera ka theksuar se vetëm në javën e parë të vitit 2024 janë raportuar mbi 5 mijë e 700 raste me grip sezonal që do të thotë se ka kalim të pragut epidemik. IKSHPK bën të ditur se intensiteti i Influencës sezonale (Gripit) sipas numrit të rasteve të raportuara për javën e parë të vitit 2024 paraqitet në aktivitetin e lartë të qarkullimit, ka shënuar rritje dhe e ka kaluar pragun epidemik”, thuhet ...
Komentet te Gripi sezonal kalon pragun epidemik – rreth 40 mijë raste nga tetori Janë të Mbyllura
Gani Gërmia, ish-konkurrenti i Big Brother VIP Kosova për çmimin e 200 mijë eurove është futur live në TikTok. Atje ai ka paralajmëruar se do të flas me fansat e tij për eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të famshme në vend. Por, ai është duke thyer goxha rekorde. Për pak minuta drejtpërdrejt në këtë rrjet social ai ka grumbulluar rreth 40 mijë persona të cilët po e presin që të rrëfehet. “Jam kanë i lënduar, i thyer. Ne mundemi me i sfidua edhe televizionet, ne s’kemi nevojë për vëmendje sepse vëmendjen e kemi pas gjithmonë. Pa u bë 100 mijë persona live, nuk e filloj me e shpjegu eksperiencën ...
Komentet te Ganiu ‘diss’ BBVK, futet live në TikTok – rreth 40 mijë persona po e shikojnë Janë të Mbyllura
Juristja e medias, Flutura Kusari ka bërë të ditur se ka monitoruar bordin e RTK pas një kohe, duke shtuar se këtë e ka bërë pas informatave teje shqetësuese për zhvillime që priten të ndodhin këtë fillimvit. Kusari përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këtë e ka vertetuar pjesërisht me pjesëmarrjen sonte, duke thënë se do të ketë zhvillime shqetësuese. Ndër të tjera ka shtuar se të gjithë të interesuarit do t’i mbajë të informuar. Postimi i plotë: Iu ktheva monitorimit të bordit të RTK-së pas një kohe, sidomos pas informatave tejet shqetësuese për zhvillime që priten të ndodhin këtë fillimvit. Pjesërisht e vërtetova me pjesëmarrjen sonte që ...
Komentet te Paralajmëron Kusari: Kam informata shqetësuese për ato që pritet të ndodhin në bordin e RTK-së Janë të Mbyllura
Liderët e Kosovës kohëve të fundit e kanë ashpërsuar tejmase gjuhën ndaj Gjykatës Kushtetuese. “Jokredibile”, “e korruptuar”, “penguese e reformave në drejtësi” – janë vetëm disa prej fjalëve drejtuar këtij institucioni. Jorrallë herë kemi parë sulme të tilla nga Qeveria në krye me Albin Kurti, e sidomos kur iu rrezohen ligjet, pasi deri më tani janë rrëzuar disa të tilla. Qysh e shohin Shtetet e Bashkuara të Amerikës një situatë të tillë? Në fakt, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i kanë komentuar konkretisht këto sulme, megjithatë, nga ambasada për Nacionalen kanë ritheksuar mbështetjen për institucionet e pavarura gjyqësore. “Ne ritheksojmë mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara për institucionet ...
Komentet te ShBA reagon pas sulmeve të Qeverisë Kurti mbi Gjykatën Kushtetuese: Pavarësia e gjyqësorit është themeli i demokracisë Janë të Mbyllura
Më 1 janar 2024, i erdhi fundi pritjes disavjeçare të qytetarëve të Kosovës për të lëvizur lirshëm, në zonën Schengen. Liberalizimi i vizave u bë realitet. Kjo nënkupton heqjen e kufizimit të lëvizjes, por si e drejtë ajo assesi nuk mund të keqpërdoret. Komisioni Evropian parasheh monitorimin e lëvizjes së lirë, e madje sipas KE-së liberalizimi mund të pezullohet në rast se vendet që nuk kanë regjim të vizave në Bashkimin Evropian (në këtë rast edhe Kosova), i shkelin rregullat. Kështu tha në një përgjigje për Klankosova.tv, Anita Hipper, zëdhënëse e Komisionit Evropian për Çështje të Brendshme. “Ligji i BE-së parasheh mundësinë e pezullimit ose përfundimit të përjashtimeve nga vizat ...
Komentet te Komisioni Evropian ua rikujton kosovarëve: Liberalizimi do të monitorohet – në rast të keqpërdorimit, masa e fundit është pezullimi Janë të Mbyllura