Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Biseda e fundit me babain: “A je kthy me shokët?”, duhej t’i thosha, “Po”- u gëzua si fëmija

Lajme
Më 13 mars të këtij viti, ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nën masa të rrepta sigurie pati vizituar babanë e tij të sëmurë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës. Thaçi në një intervistë ultra ekskluzive në Rubikon të Klan Kosovës tregoi për bisedën që pati me babanë e tij brenda hapësirave të QKUK-së. “Babai dukej i rrënuar fizikisht, por nuk vërejta sfilitje shpirtërore, aftësia në të folur i ishte dobësuar shumë, pozitiv në ato pak gjëra që flisnim, i kishte ndodhur një përmirësim pothuajse imagjinar para largimit nga bota tokësore e cila tanimë ishte çështje jo ditësh por orësh. Me ne qëndroi mjeku, Kastrioti, gjatë gjithë kohës. I lutem ...
Komentet te Biseda e fundit me babain: “A je kthy me shokët?”, duhej t’i thosha, “Po”- u gëzua si fëmija Janë të Mbyllura

Hashim Thaçi: Prindërit ishin të parët që ma uruan shpalljen e Pavarësisë

Lajme
Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar momentet nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës. Ai tha se prindërit e tij ishin të parët që e uruan për shpalljen e Pavarësisë. “Me babain kisha thyer konfidencialitetin e mos bërjes publike të ditës së shpalljes së pavarësisë sẽ Kosovés, vetêm tri apo katër dite perpara tē dielës sẽ 17 shkurtit te v. 2008 gjatē bisedes telefonike tē rregullt ditore tē mëngjesit mẽ pyeti “kur po kryhet qikjo puna e madhe* i thashe “me kismet tē dielën pasdite*. Nuk kisha berê asgjë tê gabuar ai ishte bashkëluftëtari im nga orêt e para, e dija se nuk do fliste me askënd. Prindërit ishin ...
Komentet te Hashim Thaçi: Prindërit ishin të parët që ma uruan shpalljen e Pavarësisë Janë të Mbyllura

Thaçi: Babai më thoshte: “Je hy në punë të rënda, për Serbinë mos u mërzit veç me shokë mos u korit”

Lajme
Ish-presidenti Hashim Thaçi në intervistën  për Rubikon të Klan Kosovës, ka ndarë kujtime të ndjera nga periudhën e paraburgimit gjatë vitit 2024, kur prindërit e tij e vizituan për herë të dytë në hapësirat e qendrës ku po mbahet në Hagë. Ai për gazetarin Adriatik Kelmendi, gjithashtu ka rikujtuar një bisedë intime me babain e tij në vitet ’90, ku ky i fundit i kishte dhënë një këshillë të çmuar: “Mos u mërzit për Serbinë, por mos u korit me shokë.” ”Gjatë vitit 2024 edhe pse në gjendje aspak të mirë shëndetësore prindërit me vizituan për herë të dytë në hapësirat e qendrës së paraburgimit. Ishte rrethanë mallëngjyese. Kaluan tri ...
Komentet te Thaçi: Babai më thoshte: “Je hy në punë të rënda, për Serbinë mos u mërzit veç me shokë mos u korit” Janë të Mbyllura

Prokuroria e Hagës vlerëson se në Kosovë ka ekzistuar konflikt jondërkombëtar nga marsi 1999 deri shtator 1999

Lajme
 Avokatët mbrojtës të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kërkuar që disa nga akuzat për krime lufte të rrëzohen, duke argumentuar se ato lidhen me periudha kohore jashtë fushëveprimit të pretenduar të konfliktit në Kosovë. Sipas mbrojtjes, në Kosovë nuk ka pasur luftë para majit 1998 dhe pas qershorit 1999, prandaj akuzat për krime që pretendohet të jenë kryer para ose pas këtyre datave, nuk duhet të përfshihen në aktakuzë. “Por, që provat janë shqyrtuar në lidhje me secilën prej pikave të aktakuzës. Në rastin në fjalë, mbrojtja në fakt kundërshton vetëm një prej aspekteve kryesore të provave të ZPS-së, dhe ka kërkuar që të rrëzojë atë që e ...
Komentet te Prokuroria e Hagës vlerëson se në Kosovë ka ekzistuar konflikt jondërkombëtar nga marsi 1999 deri shtator 1999 Janë të Mbyllura

Kasapi i Ballkanit e portretizoi Thaçin në Hagë si armikun numër një të tij dhe të Serbisë (DOKUMENT)

Lajme
Gjyqi i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, kishte filluar më 12 shkurt të vitit 2002, në gjykatën e krimeve të luftës të Kombeve të Bashkuara në Hagë, nën akuzat për krime lufte në Kosovë, Kroaci dhe për gjenocid në Bosnje e Hercegovinë. Fjala e tij hyrëse ishte shumë e gjatë dhe zgjati disa ditë. Në fjalën e tij hyrëse, njeriu i cili mbi supet e tij barti krimet më monstruoze, më së shumti e targetoi drejtuesin politik të UÇK-së, Hashim Thaçin. Akuza, shpifje, mallkime e fyerje, të gjitha në një drejtim si në askënd tjetër, krimineli Millosheviq kishte nisur sulmet ndaj Hashim Thaçit. Ai e portretizoi Thaçin si armikun numër ...
Komentet te Kasapi i Ballkanit e portretizoi Thaçin në Hagë si armikun numër një të tij dhe të Serbisë (DOKUMENT) Janë të Mbyllura

Djali i Veselit i reagon Kurtit: Qëndrim jo dinjitoz, na rëndon neve familjeve dhe s’të bën nder as ty

Lajme
Klestor Veseli, djali i ish kryeparlamentarit Kadri Veseli ka reaguar pas deklaratës së mbrëmshme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Në një postim në rrjete sociale, Klestor Veseli ka thënë se deklaratat e Kurtit jo vetëm që ia rëndojnë gjendjen familjeve të krerëve të UÇK-së, por si të tilla janë edhe jo dinjitoze. “Dëgjova me kujdes komentet e mbrëmshme nga Kryeministri në detyrë, z. Albin Kurti, ku ai përmendi babanë tim, Kadri Veseli, në mënyrë shumë të pavend. Ky nuk është aspak një deklarim dinjitoz. Për familjen tonë dhe familjet e bashkëluftëtarëve të babait, që po ballafaqohemi me sfida jo të lehta tash e disa vite, deklaratat e tilla jo ...
Komentet te Djali i Veselit i reagon Kurtit: Qëndrim jo dinjitoz, na rëndon neve familjeve dhe s’të bën nder as ty Janë të Mbyllura

Erdogan u takua me Trumpin, diskutuan çështjet rajonale dhe bilaterale në samitin e NATO-s

Lajme
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u takua me Presidentin e SHBA Donald Trump në NATO në Hagë, ku ata diskutuan çështje rajonale dhe globale, si dhe lidhje bilaterale. Erdogan përshëndeti armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit “të arritur nga përpjekjet e presidentit amerikan Trump”, duke i dhënë fund krizës në Gaza dhe dialog mbi Ukrainën, sipas administratës së komunikimit. Gjatë takimit, Erdogan theksoi një potencial të fortë për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, veçanërisht në fushën e energjisë, investimeve dhe mbrojtjes, njoftoi se përmirësimi i lidhjes mund të ndihmojë objektivin e tregtisë prej 100 miliardë dollarë. Të dy Erdogan dhe Trump theksuan rëndësinë e forcimit të fuqisë së NATO -s për ...
Komentet te Erdogan u takua me Trumpin, diskutuan çështjet rajonale dhe bilaterale në samitin e NATO-s Janë të Mbyllura

Hamza: Në emër të Thaçit e Veselit, të ringrihemi më të fortë e më krenarë se kurrë

Lajme
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se sot PDK-ja është busulla që e çon Kosovën drejt Evropës, drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe drejt bashkimit të shoqërisë sonë. Hamza në Konventën e Përgjithshme të partisë, të njëmbëdhjetën me radhë, u shpreh se PDK është e gatshme ta udhëheqë Kosovën drejt një të ardhmeje më të sigurt dhe më të mirë. “A e dini pse nxorëm rezultat më të mirë në zgjedhjet e 9 shkurtit? Sepse, ne e depolarizuam shoqërinë kur të tjerët provuan ta përçanin. Ne i bashkuam qytetarët rreth programit tonë. Në vend të retorikave boshe, ne ofruam program, zgjidhje, paga e mirëqenie më ...
Komentet te Hamza: Në emër të Thaçit e Veselit, të ringrihemi më të fortë e më krenarë se kurrë Janë të Mbyllura

“Është e turpshme”, “Lshone renin”, Agim Bahtiri e Armend Zemaj fjalosen teksa dalin nga Kuvendi -Video

Lajme
Deputeti  LVV-së, Agim Bahtiri, dhe ai i LDK-së, Armend Zemaj, kanë debatuar shkurtimisht jashtë objektit të Kuvendit pas dështimit të serishëm të kosntituimit të Kuvendit të Kosovës, shkruan Express. “Ne jena ardhë me votue. Ju pse jeni ardhë. Eshtë e turpshme. Jeni ardhë, duhet me votue”, i është drejtuar me zë të lartë Batiri deputetit Armend Zemaj. Derisa deputeti i LDK-së i ka thënë Bahtirit se duhet të lëshojnë radhën, meqë s’janë të aftë ta zgjedhin një kryetar të Kuvendit me 48 vota që i kanë marrë në zgjedhje. “Mësojeni demokracinë”, ka thënë Zemaj në drejtim të Bahtirit. /Demokracia ...
Komentet te “Është e turpshme”, “Lshone renin”, Agim Bahtiri e Armend Zemaj fjalosen teksa dalin nga Kuvendi -Video Janë të Mbyllura

Çka ishte “Kosova e Re”? | Thaçi e Veseli: Lidhje strategjike me ShBA, pavarësi nga çmimet rajonale energjetike dhe siguri për investitorët e huaj

Lajme
Më 20 dhjetor të vitit 2017, Republika e Kosovës kishte hedhur një hap të gjigand në rrugën e saj të sigurimit të energjisë elektrike. Qeveria e Kosovës e përbërë nga partitë politike PDK, AAK dhe Nisma, kishte nënshkruar me kompaninë amerikane “Contour Global” marrëveshjen komerciale për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, shkruan Demokracia.com. Termocentrali “Kosova e Re” parashikohej të vihej në punë në vitin 2023, ndërsa sipas marrëveshjes Qeveria e Kosovës do ta kthente në pronësi këtë impiant pas një periudhe 20 vjeçare dhe pa asnjë kosto. Jetëgjatësia e termocentralit “Kosova e Re” ishte llogaritur 40 vjet. Kjo ngjarje nuk ishte e zakonshme, pasi që përmes këtij projekti, Kosova ...
Komentet te Çka ishte “Kosova e Re”? | Thaçi e Veseli: Lidhje strategjike me ShBA, pavarësi nga çmimet rajonale energjetike dhe siguri për investitorët e huaj Janë të Mbyllura