Ish-hetuesja e Gjykatës së Hagës Nevenka Tromp, ishte në mesin e atyre që morën fjalën para mijëra pjesëmarrësve në Prishtinë, në protestën e veteranëve kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Tromp tha se drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. “Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Kjo nuk është vetëm një parullë – është realiteti i dhimbshëm që ju po përballeni prej vitesh. Që drejtësia të pranohet, ajo duhet të ketë legjitimitet. E dimë që drejtësia mund të jetë si subjektive ashtu edhe objektive, por në të dyja rastet ajo duhet të zbatohet përmes institucioneve të ligjshme, të qëndrueshme dhe të pavarura. Gjykatat, ligjet dhe profesionistët e drejtësisë duhet ...
Komentet te Nevenka Tropm që hetoi Millosheviqin: Udhëheqësit tuaj besuan se do të ketë drejtësi, sepse besuan në luftën e UÇK-së Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Ka nisur grumbullimi i protestuesve në sheshet e Prishtinës. Qindra kanë ardhur me autobusë nga komunat e tjera. Protesta është paralajmëruar që të fillojë në orën 17:00. Qytetarë të shumtë kanë filluar të mblidhen për protestën e organizuar nga veteranët për të kundërshtuar veprimet e Gjykatës Speciale. Protesta pritet të fillojë në orën 17:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Disa komuna kanë ofruar transport falas për qytetarët që dëshirojnë të marrin pjesë në protestë, ndërsa një pjesë e tyre tashmë kanë arritur në Prishtinë Lojtës Videosh 00:11 00:15 Protestuesit mbajnë në duar flamuj kombëtarë dhe pankarta të ndryshme në përkrahje të pjesëtarëve të UÇK-së. Ndryshe, organizatat e dala nga ...
Komentet te Nga të gjitha anët drejt Prishtinës, qytetarët fillojnë të mblidhen për protestë Janë të Mbyllura
Gjykata Speciale nuk është dashur të themelohej, andaj është mirë që po protestohet, thotë ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, pak orë para se në Prishtinë të mblidhen veteranë e qytetarë të tjerë për të shprehur kundërshtimet e tyre për mënyrën se si po punojnë Dhomat e Specializuara në Hagë. Bosch thekson se protesta duhet të jetë e qetë dhe dinjitoze. Specialja, e cila i heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, ka seli në Holandë dhe funksionon me staf ndërkombëtar, edhe pse e themeluar me ligje të Kosovës në vitin 2015. Atje po gjykohen ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Të ...
Komentet te Ish-ambasadori holandez kundër Speciales: Gjykatë e panevojshme dhe jotransparente, mirë që po protestohet Janë të Mbyllura
Disa mërgimtarë kanë zhvilluar një aksion simbolik shumë të veçantë në Hagë, në ditën që do të mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale në Prishtinë. Ata sot kanë shpalosu një flamur gjigant të UÇK-së pranë objektit ku ndodhet qendra e paraburgimit. Protesta “kundër padrejtësisë”, e cila do të organizohet sot në ora 17:00, po merr përkrahje të jashtëzakonshme. Në mbështetje të protestës së thirrur nga organizatat e dala nga lufta ka dalë “opozita”, shoqëria civile, komunitetet e bizneseve, institucionet fetare dhe mekanizmat tjerë shoqëror./Demokracia ...
Komentet te Aksion i veçantë në Hagë, shpaloset flamuri gjigant i UÇK-së pranë Qendrës së Paraburgimit Janë të Mbyllura
Deputeti i PDK-së, Artan Berhami, ka treguar se është gati për protestën e stome. Ai ka publikuar pankartën të cilën do ta mbajë në duar në protestën e sotme. Në profilin e tij në “Facebook”, Behrami ka thënë se kjo protestë është kundër drejtësisë së rrëmbyer dhe të politizuar nga Jack Smith. “Gati për protestë me këtë pankartë. Protestë kundër drejtësisë së rrëmbyer dhe të politizuar nga Jack Smith”, ka shkruar Behrami. /Demokracia ...
Komentet te Deputeti i PDK-së tregon pankartën e protestës: Kundër drejtësisë së rrëmbyer dhe të politizuar nga Jack Smith Janë të Mbyllura
Protesta “kundër padrejtësisë”, e cila do të organizohet sot në ora 17:00, po merr përkrahje të jashtëzakonshme. Në mbështetje të protestës së thirrur nga organizatat e dala nga lufta ka dalë “opozita”, shoqëria civile, komunitetet e bizneseve, institucionet fetare dhe mekanizmat tjerë shoqëror. Thirrje për dalje në këtë protestë nuk ka bërë vetëm Lëvizja Vetëvendosje, e cila derisa ka ardhur në pushte e ka kundërshtuar themelimin e Gjykatës Speciale. Madje, eksponentëve të lartë të kësaj partie iu ka penguar mbështetja dhe mobilizimi i madh për këtë protestë që ka për qëllim kundërshtimin e padrejtësive që po iu bëhen sh-krerëve të UÇK-së në Hagë. Një ditë më parë, të gjitha partitë ...
Komentet te Padrejtësitë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë: Të gjithë në përkrahje të protestës së sotme, vetëm VV-ja hesht Janë të Mbyllura
DEKLARATË PUBLIKE Platforma “Liria jeni ju” shpreh mbështetjen e saj të plotë dhe pa asnjë rezervë për protestën e 7 gushtit, të organizuar nga shoqatat e dala nga lufta, në kundërshtim me padrejtësitë që po ndodhin në proceset gjyqësore në Hagë. Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e domosdoshme dhe në mbrojtje të të pambrojturve dhe të vetë Kosovës. Heronjtë tanë nuk meritojnë gjykim politik, sepse ata kanë mbrojtur lirinë, dinjitetin dhe të ardhmen e vendit. Liria jeni ju. Përkulje për veprën tuaj dhe nderime për gjithçka që keni bërë që ky vend sot të marrë frymë lirshëm dhe shqip. ...
Komentet te DEKLARATË PUBLIKE NGA PLATFORMA “Liria jeni ju” Janë të Mbyllura
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka komentuar për rrjetin prestigjioz amerikan CNN në lidhje me rolin e prokurorit special Jack Smith dhe ndikimin e tij në zhvillimet politike dhe diplomatike në Kosovë. Behrami ka ngritur shqetësime serioze për mënyrën se si Jack Smith ka menaxhuar aktakuzën ndaj ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke theksuar se kjo ka dëmtuar rëndë procesin e paqes të udhëhequr nga administrata e atëhershme amerikane, nën Presidentin Donald Trump. “Njoftimi për aktakuzën ndaj Presidentit Thaçi u bë publik vetëm pak ditë para samitit të planifikuar në Shtëpinë e Bardhë, ndonëse ajo ishte ngritur dy muaj më herët. Ky veprim jo vetëm që ...
Komentet te Deputeti Artan Behrami i komenton CNN-it për Jack Smith Janë të Mbyllura
Associated Press ka raportur se zyrtarët federalë në ShBA kanë nisur një hetim ndaj Jack Smith, ish-këshilltarit të posaçëm që hetoi Donald Trumpin dhe ish-kryeprokurorin e Hagës para rizgjedhjes së tij për një mandat të dytë. Zyra e Këshilltarit të Posaçëm, një agjenci federale e pavarur, konfirmoi hetimin të shtunën, pas raportimeve të tjera nga media. Smith u emërua këshilltar i posaçëm nga prokurori i përgjithshëm i atëhershëm, Merrick Garland, në nëntor të vitit 2022 për të hetuar Trumpin. Trump dhe aleatët e tij republikanë, përfshirë senatorin Tom Cotton, kanë akuzuar Smithin për shkelje të Ligjit Hatch, një ligj federal që ndalon zyrtarët publikë nga angazhimi në aktivitete politike. Smith ngarkoi ...
Komentet te Edhe AP e CNN shkruajnë për Jack Smith: Autoritetet po hetojnë ish-Prokurorin Smith për aktivitet të dyshuar politik të paligjshëm Janë të Mbyllura
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka reaguar ashpër se Gjykata Speciale ka pranuar si prova materiale dokumente të dorëzuara nga institucionet serbe. Në dritën e këtij zhvillimi, nga OVL theksuan se kjo përbën arsye shtesë për të protestuar. Reagimi: Edhe një arsye më shumë për të protestuar! Sot, Gjykata Speciale pranoi si prova dokumente të dorëzuara nga institucionet më famëkeqe të aparatit shtetëror serb: Departamenti i Sigurisë Shtetërore të Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MUP), Komanda për “Kosovën dhe Metohinë” një strukturë ushtarake dhe policore e krijuar gjatë luftës kundër popullit shqiptar. Ky veprim i papranueshëm i gjykatës i ...
Komentet te Specialja pranoi prova nga Serbia, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për të protestuar Janë të Mbyllura