Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e katër zyrtarëve policorë që të gjithë punonjës në policinë kufitare në Drejtorinë Rajonale Kufitare “Veriu”. Ndaj zyrtarëve policorë është duke u zhvilluar procedurë hetimore paraprake me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast. ...
Komentet te IPK rekomandon suspendimin e katër zyrtarëve policorë të policisë kufitare Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Grupet Punuese për marrëveshjen për targa në mes të Kosovës dhe të Serbisë janë takuar këtë të premte për herën e pestë në Bruksel. Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka shkruar në Twitter se ekspertët e Kosovës dh Serbisë kanë avancuar për të kuptuar më mirë të gjitha opsionet ekzistuese që u janë paraqitur. “Sot në Bruksel është mbajtur takimi i 5-të i Grupeve Punuese për targa me ekspertë nga Kosova dhe Serbia. Ekspertët kanë avancuar për të kuptuar më mirë të gjitha opsionet ekzistuese që u janë paraqitur. I inkurajoj ata që të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive”, ka shkruar Lajçak. ...
Komentet te MBAHET TAKIMI I PESTË PËR TARGAT, LAJÇAK: KA PËRPARIME NGA DYJA PALËT Janë të Mbyllura
Ish kreu i Shërbimit Informativ Shqiptar, Fatos Klosi, në një intervistë për emisionin “Udhëve” në RTK thotë se kishte qeshur kur kishte dëgjuar për herë të parë për sajimin e aferës së transplantimit të organeve. “Unë herët kam dëgjuar natyrisht, por kam qeshur me veten dhe thash s’po lënë gjë pa thënë vetëm që të hidhet baltë mbi UÇK dhe luftën çlirimtare”, ka thënë Klosi. Ai ka thënë se të ndodhte një gjë e tillë do të ishte një çmenduri për kohën, sepse Shqipëria ishte bërë një qendër ku po ndodhte një ngjarje praktikisht e pazakontë dhe kishte mbledhur gazetarët e mediave më renome botërore andaj edhe s’kishte asnjë garanci ...
Komentet te KLOSI: S’LANË GJË PA THËNË VETËM QË TË HIDHET BALTË MBI UÇK-NË Janë të Mbyllura
Edhe fëmijët kanë stres. Ju mund të pyesni veten: “Por si është e mundur kjo? A duhet të përballen me përgjegjësi?” Pavarësisht moshës, fëmijët mund të jenë të stresuar. Jo gjithçka është aq rozë sa duam të besojmë në fëmijëri. Ata mund të jenë të shqetësuar për një sërë arsyesh që mund të mos i kuptojmë. Dhe kjo ndodh sepse ne punojmë krejtësisht ndryshe, kemi një sens tjetër të kohës për shembull, ne i perceptojmë programet ndryshe, e dimë që kur të largohet dikush do të kthehet përsëri, edhe nëse është vonë etj. Pra, çdo moshë ka stresin e vet. Këto janë disa shenja që tregojnë se fëmija ka stres. ...
Komentet te 10 SHENJAT QË TREGOJNË SE FËMIJA JUAJ ËSHTË I STRESUAR Janë të Mbyllura
Deputeti Haxhi Avdyli dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, janë përplasur për temën e dialogut gjatë një debati të premten në Parlament. Avdyli e ka akuzuar Haradinajn se s’mund të kërkojë përgjegjësi për dialog, e kjo e ka nxitur Haradinajn të marrë fjalën për t’i thënë Avdylit se s’ka fare respekt për të, raporton Gazeta Express. Por, nuk ka përfunduar këtu. Kryetari i AAK-së duke polemizuar, e ka përsëritur një episod që ka pasur në Stadiumin e Prishtinës në vitin 2005, kur kishte thënë “mshelne komandanta të Bllacës” dhe pastaj kishte sharë më nënë, teksa iu kishte përgjigjur fishkëllimave të një pjese të masës. Eksod masiv në Ukrainë, gra dhe ...
Komentet te HARADINAJ NË PARLAMENT SI DIKUR NË STADIUMIN E PRISHTINËS: QASHTU JU KOFTË TONVE Janë të Mbyllura
Ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se kryeqyteti i Ukrainës ka pësuar nga sulme “të tmerrshme” të Rusisë. “Sulme të tmerrshme me raketa nga Rusia në Kiev”, shkroi Kuleba në Twitter. “Hera e fundit kur kryeqyteti ynë përjetoi diçka të ngjashme ishte në vitin 1941 kur u sulmua nga Gjermania naziste.Ukraina e mundi të keqen atëherë dhe do ta mund edhe këtë”, shkroi ai. Kuleba bëri thirrje për sanksione më të forta ndaj Rusisë dhe presidentit të saj, Vladimir Putin. Ai kërkoi që shtetet të këpusin të gjitha lidhjet me Moskën dhe “të përjashtojnë Rusinë nga çdo vend”. “Ndaleni Putinin, izolojeni Rusinë”, shkroi ai. ...
Komentet te MINISTRI I JASHTËM I UKRAINËS: KIEVI U GODIT NGA SULME TË TMERRSHME Janë të Mbyllura
Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se beson se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, është “objektiv kryesor i agresionit rus”. Më 24 shkurt, Rusia ka nisur një sulm të gjerë ndaj Ukrainës. Sulmi gjatë ditës së parë ka lënë dhjetëra të vrarë. “Presidenti Zelenskiy përfaqëson në shumë mënyra, madje edhe personifikon, aspiratat dhe ambiciet demokratike të Ukrainës të popullit ukrainas. Pra, sigurisht, ai do të mbetet një objektiv kryesor për agresionin rus,” tha zëdhënësi, Ned Price për CNN. Price theksoi se autoritetet amerikane kishin thënë për javë të tëra se agjentët rusë tashmë ishin infiltruar në Ukrainë dhe se “po vepronin brenda”. Zelenskiy i bëri jehonë komenteve të SHBA-së në Kiev. ...
Komentet te SHBA: AGRESIONI RUS KA OBJEKTIV PRESIDENTIN E UKRAINËS Janë të Mbyllura
Sulmet e Rusisë dhe pamjet brutale në Ukrainë kanë nxitur edhe një protestë në Kosovë. Protesta u organizua pranë Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë, ku edhe u kërkua që shteti rus të ndal luftën në Ukrainë. Marigona Shadiu nga Nisma për të drejtat e njeriut (YIHR), thotë se e gjitha kjo protestë është bërë për t’i treguar popullit të Ukrainës se populli i Kosovës është në mbështetje të tyre, transmeton KP. “Jemi mbledh këtu për një protestë për të kundërshtuar aksionet pushtuese të shtetit rus karshi Ukrainës, të cilat kanë filluar së fundi edhe sigurisht për të bërë një thirrje si qytetarë të Kosovës që kjo luftë të ndalohet menjëherë ...
Komentet te PROTESTË PARA ZYRËS RUSE NË PRISHTINË, KËRKOHET NDËRPRERJA E AGRESIONIT RUS NË UKRAINË Janë të Mbyllura
Në debatin parlamentar për dialogun Kosovë-Serbi, kryeministri Albin Kurti ka kërkuar ndihmën e opozitës, duke ju rekomanduar që të mos flasin për njohjen e ndërsjellë me të cilën përfundon procesi. Me këto deklarime, ai tha se i dëmtohet pozicioni negociator. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se gati një vit Kosova është pa asnjë kompromis me Serbinë. Sipas tij, viti i kaluar kishin rritje ekonomike, luftim të krimit dhe korrupsionit, menaxhim të pandemisë përkundër problemit me Serbinë. Kurti: Një mënyrë që të më ndihmoni është që të mos flisni për njohjen e ndërsjellët me të cilën përfundon procesi “Një mënyrë shumë e qartë që të më ndihmoni është që të ...
Komentet te KURTI: NJOHJA RECIPROKE ËSHTË NË QENDËR, JO NË FUND Janë të Mbyllura
The world wide web is currently more than just a excellent resource for purchasing cars, but there are numerous resources available to help you buy term papers on line. As the requirement for these documents keeps growing, the need for web-based services that allow you to purchase them out of your own house has also improved. 1 important ...
Komentet te How to Get Term Papers and Other Kinds of Financial Documents Janë të Mbyllura