Skandali kishte shëprthyer para disa javësh në Gjykatën Speciale të Hagës. Atje, një gardian që kishte punuar në Qendrën e Paraburgimit, ishte bërë pjesë e Prokurorisë. Këtë, në njërën prej seancave e kishte vërejtuar Hashim Thaçi dhe ai kishte reaguar ashpër. Ndodhi kjo në një seancë e cila ishte private në muaji mars të këtij viti. Tash, Prokuroria e Specializuar e Hagës po insiston që fjalët e Hashim Thaçit të thëna në seancë private, të mos bëhen publike. Sipas Prokurorisë së Hagës, në seancë private kishte diskutime dhe detaje personale, private dhe profesionale, si dhe akuza, sipas tyre, të pabazuara kundër stafit dhe informacione të brendshme të administratores. Si rezultat, ...
Komentet te Prokurori që u bë gardian në Hagë: Pse Prokuroria insistoi që fjalët e Thaçit në seancë të mos bëhen publike? Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Më 24 korrik, ish-presidenti Hashim Thaçi dha një intervistë në emisionin Rubikon në Klan Kosova. Pavarësisht shumë reagimeve që nxiti ne publik, RTK-ja në portalin e saj, nuk e publikoi asnjë lajm. E kur pjesë të intervistës u publikuan të nesërmen më 25 korrik në edicionin qendror të lajmeve në RTK, kjo nuk kaloi në heshtje. Gazeta Nacionale ka marrë vesh se redaktori i lajmeve qendrore i asaj dite, Visar Krasniqi, është larguar nga pozita që e mbante. Kronika me deklaratat e Thaçit u transmetua kah gjysma e edicionit, me disa prej deklaratave e reagimeve, një kronikë pak më e gjatë se dy minuta. Por, pasojat për personin ...
Komentet te Skandal: RTK-ja e largoi nga lajmet qendrore redaktorin Visar Krasniqi, veç pse e citoi intervistën e Thaçit në Klan Kosova Janë të Mbyllura
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është drejtuar Apelit të Gjykatës Speciale të cilit po i kërkon rrëzimin e aktakuzës në rastin ku akuzohet për ndërhyrje në drejtësi. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dorëzuar një kërkesë të re në Gjykatën Speciale, përmes së cilës po synon të hedhë poshtë aktakuzën që e ngarkon atë me pengim të drejtësisë. Apeli i paraqitur më 18 gusht 2025 në Hagë, kundërshton “Vendimin mbi Juridiksionin” të marrë më 19 qershor të po këtij viti. Sipas mbrojtjes, Gjykata ka vepruar përtej kompetencave të saj duke lejuar ngritjen e një çështjeje të re, të njohur si “Rasti 12”, paralelisht me procesin tashmë ekzistues ndaj Thaçit ...
Komentet te Thaçi kërkon rrëzimin e aktakuzës së dytë Janë të Mbyllura
Gjyqtarët dhe Prokurorët e Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, nuk po i rezistojnë politikës. Dhe kjo, tashmë është dëshmuar në disa raste, madje ku ishin të përfshirë edhe udhëheqësit e Prokurorisë së Specializuar në Hagë. Vend për shpërfaqjen e bindjeve politike për ata është bërë rrjeti social LinkedIn. Stafi i Gjykatës Speciale nuk e ka përjetuar mirë sanksionimin e ish-kolegut të tyre, gjyqtarit Nicolas Guillou. Para pak ditësh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj gjyqtarit francez Nicolas Yann Guillou, i cili pati një rol kyç në procedurën paraprake të rastit të ish-presidentit Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale. Ky veprim i administratës Trump nuk ...
Komentet te Njeriut të dytë të Prokurorisë së Speciales në Hagë “i djeg” sanksionimi që administrata Trump ia bëri gjyqtarit Guillou Janë të Mbyllura
Kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të protestohet jashtë kufijve. Të dielën e 14 shtatorit, në Hagë do të zbarkojnë mërgimtarët nga Evropa, Australia e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mbështetje të këtij organizimi. Holandezët lejen e kanë dhënë, por që vendi i tubimit akoma nuk dihet. Thirrje për t’u bërë bashkë në emër të padrejtësive ka bërë kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe një numër i madh i qytetarëve në Kosovë, rajon e diasporë kanë shprehur interesim për të marrë pjesë krah për krah me organizatorin kryesor, Fatmir Koci nga Gjermania. Klankosova.tv ka pyetur lexuesit nëse do të marrim pjesë ...
Komentet te “Kur zgjohet shqiptaria, s’ka kush që e ndalë”, mërgata drejt Hagës për drejtësi më 14 shtator Janë të Mbyllura
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të babait të tij në rrjetin social Instagram. Në imazhin e shpërndarë, Thaçi shfaqet i ulur në një shpat mali, i qetë dhe i zhytur në peizazhin natyror përreth. Publikimi i kësaj fotografie vjen në një moment të ndjeshëm, ndërsa Thaçi vazhdon të mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë, ku po gjykohet nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Fotografia është publikuar në një kohë kur Gjykata Speciale ka ndaluar vizitat për një grup prej 11 personash që më herët e kishin vizituar Thaçin në paraburgim. Sipas vendimit të fundit, ndalimi përfshin emra të njohur si Artan ...
Komentet te Endriti publikon një foto të Hashim Thaçit, çfarë po paralajmëron? Janë të Mbyllura
Dean B. Pineles E krijuar në vitin 2015, gjykata e krimeve të luftës e Dhomave të Specializuara të Kosovës supozohej të ndihmonte në nxitjen e pajtimit pas luftës midis shqiptarëve etnikë dhe serbëve. Ajo kurrë nuk pati asnjë shans. Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nguli një tjetër gozhdë në arkivolin e “pajtimit” muajin e kaluar kur lëshoi një vendim që miratonte kërkesën e prokurorisë për të pranuar si prova dokumente të shumta nga autoritetet serbe në çështjen e gjatë kundër Hashim Thaçit dhe tre të tjerëve për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Gjykata nuk e përshkroi përmbajtjen e dokumenteve, por shpjegoi se vlera e tyre, nëse ka, ...
Komentet te Ish-gjyqtari amerikan i EULEX-it: Me pranimin e dokumenteve serbe, Haga nguli një tjetër gozhdë në arkivolin e “pajtimit” Janë të Mbyllura
Më 14 shtator, pritet të mbahet një protestë masive në Hagë. Atje ku është selia e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Qëllimi i protestës do të jetë një organizim nga mërgata, në kundërshtim të Gjykatës Speciale. Organizata e Veteranëve të Luftës ka bërë të ditur se e mbështesin këtë protestë. “Mërgata dhe veteranët që kemi në mërgatë kanë kërkuar ndihmën tonë nga shoqatat tona, dhe ne iu kemi përgjigjur në momentin e caktuar që na kanë thirr për këtë protestë. I kemi dy shokë, Fatmir Koci dhe Uk Lushi, Fatmiri në Gjermani, veteran i UÇK-së, dhe Uk Lushi në Amerikë. Ka qenë ideja e dyve që të roganizohet protesta më ...
Komentet te Protestë masive më 14 shtator në Hagë: Organizim me autobusë nga të gjitha vendet e Evropës kundër Gjykatës Speciale Janë të Mbyllura
Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar gjyqtarin francez Nicolas Yann Guillou, i cili ishte gjyqtar i procedurës paraprake në rastin e Thaçit, e që aktualisht shërben në Divizionin e Gjykimeve në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC). Sipas Departamentit të Shtetit, Guillou ka marrë vendim për të autorizuar lëshimin e urdhrave të arrestit ndërkombëtar ndaj Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant – veprim për të cilin ai tani është shpallur nën sanksione. Këto masa nënkuptojnë se çdo pasuri e Guillou që ndodhet në SHBA ose kontrollohet nga persona amerikanë është bllokuar. Po ashtu, ndalohet çdo transaksion financiar apo marrëdhënie tregtare me të. Departamenti i Shtetit theksoi se ky ...
Komentet te Sanksionohet nga ShBA ish-gjyqtari i Speciales i fazës paraprake në rastin e Thaçit Janë të Mbyllura
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar ka pranuar raportimin e mbrëmshëm të Klan Kosovës për mungesën e ilaçit kryesor që ndalon gjakderdhjen tek gratë lehona. Në një reagim të saj megjithatë, ky shërbim, thotë se në mungesë të këtij bari, për trajtimin e grave lehona po përdoret zëvendësues oksitocina, për të cilën shton se ka efekt të njëjtë dhe mbulon nevojat terapeutike sipas standardeve mjekësore, transmeton klankosova.tv. ”Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar njofton të gjitha pacientet që marrin shërbime obstetrike, se nuk kanë nevojë të shqetësohen, meqë asnjë paciente e hospitalizuar, nuk detyrohet të blejë barin që parandalon gjakderdhjen. Në mungesë të produktit metilergometrinë, përdoret oksitocina, e cila ka efekt të ...
Komentet te SHSKUK përdor terapi zëvendësuese kundër gjakderdhjes tek lehohnat Janë të Mbyllura