Ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima ka theksuar se legalizimi i kanabisit mjekësor është i domosdoshëm. Sipas tij bima e kanabisit nuk është një gjë e keqe, pasi ajo një bimë e bekuar nga Zoti. Kokëdhima theksoi se kanabisi ka cilësi të jashtëzakonshme në shërimin e sëmundjeve. “Argumenti për të cilin flasim nuk ka të bëjë me zhvillimin e ekonomisë kriminale. Kanabisi meriton pak vëmendje, nuk është bima e kanabisit kriminale, as një gjë e keqe. Kanabisi është një bimë e mrekullueshme e bekuar nga zoti që ka cilësi të jashtëzakonshme”, tha Kokëdhima./GazetaMetro ...
Komentet te Kokëdhima: Kanabis është një bimë e bekuar nga Zoti Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Hurmat janë shumë të shijshme dhe të ëmbla, por gjithashtu të mbushura me shumë vlera ushqyese, vitamina, antioksidantë, sheqerna që treten lehtë dhe mikronutrientë që na përmirësojnë shëndetin në mënyra të ndryshme. Ato kultivohen në shtete përreth Mesdheut, Afrikës Veriore dhe Azisë, ndërkaq shumica e atyre që shiten në shtetet Perëndimore janë hurma të thara. Hurmat e thara janë më të pasura me sheqer dhe përbërës felonik (antioksidantë bimor) sesa hurmat e freskëta. Hurmat janë po ashtu të pasura me vitamina të grupit B, me vitaminë A dhe K, por edhe me minerale si kaliumi, magnezi, mangani, etj. Gjithashtu, ato përmbajnë fluorin elementar i cili i mbron dhëmbët, ...
Komentet te Hurma: Rëndësia e tyre për trupin e njeriut Janë të Mbyllura
Një studim i ri ka dhënë një perspektivë të re se si financat mund të ndikojnë në shëndetin tonë, veçanërisht rrezikun e sulmit në zemër. Statusi socio-ekonomik është një faktor i madh rreziku për shëndetin e dobët. Njerëzit me disavantazh financiar ka të ngjarë të vuajnë nga diagnozat kronike të tilla si sëmundjet kardiovaskulare. Në një studim të botuar në “JAMA Cardiology”, studiuesit thonë se ndryshimet në pasuri lidhen me rrezikun e sulmit në zemër – një rritje e pasurisë lidhet me një probabilitet më të ulët të sulmit në zemër, ndërsa një rënie e pasurisë shoqërohet me një më të lartë. “Pasuria e zvogëluar është një faktor rreziku që ...
Komentet te Studimi tregon si ndikon mungesa e parave në zemrën tonë Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës po planifikon ndryshimin e Politikave Tatimore. Në Koncept-dokumentin e përgatitur nga Ministria e Financave, janë propozuar dy variante për normat e tatimit në pagë. Opsioni në përputhje me programin e Qeverisë parasheh rritje në përqindje të normave në krahasim me ato aktuale – por edhe ngritje të pragut të pagës që nuk preket nga tatimi. Nëse dikush që ka pagën 700 euro bruto aktualisht paguan 70 euro tatim në pagë, nëse miratohet kjo nismë e Qeverisë Kurti atëherë do të paguajë 105 euro tatim në pagë. Kjo i bie që deri më tash ka marrë 630 neto. Kurse me këto ndryshime do të marrë vetëm 595 euro ...
Komentet te Qeveria Kurti synon t’ia zvogëlojë rrogat të gjithë qytetarëve Janë të Mbyllura
Për kauzën e tij për bashkim kombëtar, tash që është pushtet, Kryeministri Kurti i ka thënë një mediumi grek se dëshiron lidhje të ngushta me Shqipërinë, por jo në dëm të pakicave. Dhe, se nuk është Kryeministër vetëm i shqiptarëve. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në intervistën dhënë gazetës greke, “Kathimerini”, tha se Asocioacioni i Komunave Serbe shkel “frymën dhe tekstin e Kushtetutës” dhe se kjo është diçka që ai dhe opozita e kundërshtojnë. Ai tha se këtë e kundërshtoi si opozitë dhe se gjatë seancave parlamentare hodhi gaz lotsjellës jo se ishte radikal, por se disa gjëra i impononte marrëveshja e Brukselit. “Kosova do të bëhej një Bosnjë e ...
Komentet te Kurti u tregon grekëve që Kosova s’mund të bashkohet me Shqipërinë Janë të Mbyllura
Thesari amerikan i Shtetit njofton se i ka shpallur të padëshiruar shtatë persona nga Ballkani. Në mesin e tyre një ish-deputet dhe një biznesmen nga Shqipëria. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasuruar listën me persona të padëshiruar nga Ballkani Perëndimor. Në këtë listë nuk është shtuar askush nga Kosova, po janë dy shqiptarë, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Aqif Rakipi dhe sipërmarrësi Ylli Ndroqi, shkruan Gazeta Express “Krimi i organizuar mbetët një kërcënim i madh në Shqipëri dhe akterët kriminalë vazhdojnë të kenë ndikim në politikën shqiptare, duke shfrytëzuar paratë dhe dhunën për të mbështetur kandidatët e tyre të preferuar”, thuhet në njoftimin e Thesarit amerikan, të publikuar sot. Çka ...
Komentet te Amerika shpall të tjerë të padëshiruar: Në mesin e tyre një politikan dhe një biznesmen shqiptar Janë të Mbyllura
Aktori i njohur shqiptar, Donald Veshaj, ka bërë një reagim të gjatë në rrjetet sociale gati tre muaj pas përfundimit të spektaklit Big Brother VIP. Ai ka thyer heshtjen për herë të parë mbi faktin që përfundoi i dyti në garën e madhe të këtij spektakli, si dhe për “ujërat e trazuar” në jetën e tij private. Mbi të gjitha, Veshaj sikur dha indikacione se po përpiqet të rifitojë zemrën e ish-të dashurës së tij, Bora Zemani, pasi në një paragraf ai shkroi: “Jam i lumtur për eksperiencën por i penduar për humbjen time aty, një humbje që po mundohem ta rifitoj që në momentin që dola e këtu nuk ...
Komentet te Muaj pas mbarimit të BBV, Donald Veshaj thyen heshtjen – thumbon Beatrixin dhe lë të kuptohet se po mundohet ta rifitojë Borën Janë të Mbyllura
Shqiprim Arifi është zgjedhur kryetar i Komunës së Preshevës pasi nga kjo pozitë u shkarkua Ardita Sinani. Në seancën e katërt të kuvendit komunal në Preshevë, Arifi mori 20 vota, për t’u kthyer në karrigen e kryetarit. Në pozitën e zëvendëskryetarit të Komunës u caktua Almin Shaqiri. Në seancën e sotme të kuvendit me shumicë votash u votua edhe lista e anëtarëve të Këshillit Komunal. Në këtë mbledhje të rregullt këshilltarët e shumicës shkarkuan edhe zëvendëssekretarin e Kuvendit dhe e emëruan Mendim Berisha në këtë pozitë. ...
Komentet te Shqiprim Arifi zgjedhet kryetar i Preshevës Janë të Mbyllura
Vedat Muriqi po vazhdon të jetë protagonist dhe i përmendur në Spanjë. Sulmuesi kosovar e ndihmoi Mallorcën në fitoren e madhe ndaj Atletico Madridit. Prizrenasi realizoi nga penalltia në pjesën e dytë për t’ia siguruar tri pikë ekipit ishullor, i cili tash po sheh dritë dhe i rriten gjasat për t’ju shmangur rënies nga liga. E La Liga përmes faqes zyrtare në Instagram e ka bërë një postim për futbollistin në pronësi të Lazios, të cilin e ka bërë një pirat shpëtimtar. “Pirati Vedat Muriqi e ka një plan: ta shpëtojë Mallorcan”, shkruan në grupin zyrtar të La Ligas. Vedat Muriqi po vazhdon të jetë protagonist dhe i përmendur në ...
Komentet te La Liga: Pirati Vedat Muriqi e ka një plan, ta shpëtojë Mallorcan Janë të Mbyllura
Një grua në Gjakovë ka bërë vetëvrasje sot rreth orës 11:00. Lajmin e ka konfirmuar Nustret Xhurkaj – zëdhënës i Policisë së Kosovës. Sipas tij, vetëvrasja dyshohet se është kryer duke u varur në një shall. Viktima thuhet se kishte vuajtur nga depresioni dhe përdorte terapi. “Sipas tyre e njëjta ka vuajtur nga depresioni dhe ka qenë me terapi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha ekipet përgjegjëse si dhe njësia e hetimeve rajonale, ndërsa prokurori kujdestar ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion”, ka konfirmuar Xhurkaj./Nacionale ...
Komentet te Vetëvritet një grua në Gjakovë, vuante nga depresioni Janë të Mbyllura