Finlanda dhe Suedia kanë arritur mbrëmë në fazën e rëndësishme rrugës drejt anëtarësimit në NATO, ku qeveria finlandeze ia ka dorëzuar një raport ligjvënësve të këtij vendi – e Suedia ka iniciuar një rishikim të politikave të sigurisë. E lidhur me këto nisma të Suedisë dhe Finlandës, ish-lideri rus Dmitry Medvedev tha se do të ketë pasoja nëse një gjë e tillë ndodhë, transmeton Telegrafi. Duke folur në një emision televiziv, Medvedev theksoi se Rusisë do t’i duhet edhe zyrtarisht të zgjeroj listën e oponentëve – duke bërë të ditur se duhet “ndërmarrë masa” në rajon. E një prej pikave që ka pasur më së shumti mospajtime dhe që nxiti ...
Komentet te Rusia kërcënon haptazi Finlandën dhe Suedinë, nëse anëtarësoheni në NATO do t’ju… Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Një zjarr i madh ka shpërthyer në një objekt banimi në Prishtinë, në vendin e ngjarjes ndodhet policia, zjarrfikësit dhe autoambulanca, raporton Gazeta Express. Policia ka rrethuar me shirita zonën ku ka ndodhur zjarri, duke bllokuar qarkullimin për një kohë. Express është në pritje të një përgjigje nga policia, nëse nga ky incident zjarri ka ndonjë person të lënduar. As shkaqet e zjarrit nuk dihen akoma. Më poshtë shihni pamje nga vendi i ngjarjes: ...
Komentet te Zjarr i madh në Prishtinë, vendi rrethohet me shirita të policisë Janë të Mbyllura
Florian Marku, i cili ka bërë debutimin në boksin profesionist vetëm në dhjetor të vitit 2018, po konsiderohet si njëri nga boksierët që sjell më së shumti të hyra nga meçet e tij, kjo edhe për faktin që e ka një komb të tërë mbrapa. Marku së fundmi triumfoi ndaj Chris Jenkins, ndërkohë pas meçit kërkoi një duel me boksierin e famshëm britanik, Amir Khan. Sipas faqes së mirënjohur “PeopleAI”, Florian Marku besohet se ka një pasuri prej 4.43 milionë dollarë. ...
Komentet te Kjo është pasuria marramendëse e boksierit shqiptar Florian Marku Janë të Mbyllura
Propozuar një vit më parë nga presidentja Osmani, sot në Kosovë shënohet Dita e të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kjo datë përkon me ditën e rrëmbimit të Vasfije Krasniqit nga forcat serbe. Më 14 prill të vitit 1999, Vasfije Krasniqi u rrëmbye me forcë dhe u dhunua në mënyrë barbare nga forcat serbe. Llogaritet që në tërë vendin janë edhe 20 mijë të mbijetuar të dhunës seksuale në tërë vendin. Presidentja Vjosa Osmani, në orën 10:30 në oborrin e Kuvendit të Kosovës, së bashku me përfaqësueset e organizatave, të cilat përfaqësojnë interesin e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjate luftës në Kosovë, do ...
Komentet te Shënohet Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kosovë Janë të Mbyllura
Granit Xhaka thotë se lojtarët dhe tifozët duhet ta trajtojnë njëri-tjetrin me më shumë ndershmëri dhe respekt, pasi e pranoi se ishte afër të hiqte dorë nga Arsenali për shkak të, sic theksoi ai, urrejtjes së pastër ndaj tij. Mesfushori shqiptar Xhaka tha se valixhet i kishte bërë gati pas kacafytjes së inatosur me tifozët e Arsenalit në tetor të vitit 2019. “Kur i mbyll sytë tani, mund t’i shoh fytyrat e tyre. Mund ta shoh zemërimin e tyre”, tha Xhaka për Players Tribune. “Pasaportën e bëra gati. Mes meje dhe Arsenalit kishte marrë fund. Kishte mbaruar”, shpjegoi mesfushori nga Podujeva, i cili e përfaqëson Zvicrën në arenën ndërkombëtare. Xhaka ...
Komentet te “Valixhet i bëra gati, prej Arsenalit hoqa dorë” – Xhaka kërkon respekt nga tifozët Janë të Mbyllura
Publikimi i më shumë se 1500 faqeve të dokumenteve hedh dritë mbi punën e një programi sekret të Pentagonit që kaloi pesë vjet duke parë UFO-t, alienët dhe të ardhmen në hapësirë. Udhëtimi në kohë dhe teknologjia kundër gravitetit mund të jenë brenda mundësive të njeriut – dhe mund të na ndihmojnë të vizitojmë botë të tjera, sipas dokumenteve të publikuara nga Pentagoni. 1500 dosjet hedhin dritë mbi Programin e Avancuar të Identifikimit të Kërcënimeve të Aviacionit (AATIP), i cili ishte programi sekret i UFO- ve i Pentagonit. Publikimi i tyre erdhi pas një beteje ligjore katërvjeçare pas një kërkese për Lirinë e Informacionit nga The Sun Online. Një nga ...
Komentet te Pentagoni trondit me dëshmi për UFO’t: ‘Udhëtimi në kohë është i mundur’ Janë të Mbyllura
Disa javë më parë në Universitetin e Tetovës ka ndodhur një përplasje mes profesoreshës dhe një studenti, madje në lidhje me këtë tashmë është publikuar edhe një video incizim. Në këtë video dëgjohet se Besiana Mehmedi, e njohur edhe si këngëtare, debaton me Ardin, student, derisa i kërkon edhe të largohet nga salla. Mirëpo, ‘drama’ nuk përfundon me kaq, pasi edhe jashtë sallës vazhdojnë të bërtiturat. “Do të kap për fyti… Dil përjashta”, i thotë Mehmedi Ardit. Pas kësaj ndodhie, Dekanati i Fakultetit të Arteve ka vendosur që profesoreshës t’i jap vërejtje me shkrim, ndërsa studentëve u ofroi që lëndët të cilat i ligjëron profesoresha Besiana Mehmedi të mund t’i ...
Komentet te “Do të kap për fyti”, dalin incizimet ku profesoresha dhe këngëtarja shqiptare Besiana Mehmedi e kërcënon studentin Janë të Mbyllura
Përshkak të mungesës së disa deputetëve të VV-së në seancën e Kuvendit, disa projektligje nuk kaluan shkaku i kuorumit. Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, me ironi komentoi hyrjen e kryeministrit Albin Kurti në sallë duke thënë se tash voton kryeministri Kurti për projektligje. “Erdh Albini, erdh kryeministri tash voton”, u dëgjua duke thënë Zemaj. Komentin e tij e përcolli buzagaz edhe kryeministri Kurti, derisa po siguronte vend në ulësen e tij në kuvend. Ndërkaq, kryeparlamentari Glauk Konjufca e ka kritikuar pozitën në Kuvend, për shkak se thanë që i kanë numrat për të kaluar projektligjet që janë sot në rend dite por në votim mungonin 61 vota. Pasi arritën në ...
Komentet te ‘Tallja’ e Zemajt me deputetët e VV’së, Kurti nuk i mban të qeshurat Janë të Mbyllura
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka kritikuar pozitën në Kuvend, për shkak se thanë që i kanë numrat për të kaluar projektligjet që janë sot në rend dite. Kjo pasi paraprakisht nuk pati kuorum për kalimin e tri pikave të rendit të ditës. Të njëjtat u rikthyen për votim pasi pozita tha se tani i kanë numrat për t’i votuar ato. “Sërish nuk kemi kuorum. Mazhoranca mos bëni hajgare. Vazhdojmë me projektligjet e tjera. Administrata më thotë që jeni vetëm 60”, tha ai. ...
Komentet te Konjufca bëhet nervoz, kritikon Vetëvendosjen në kuvend Janë të Mbyllura
Në uebfaqen e Agjencisë së Statistikave të Kosovës janë të publikuara statistikat e lindjeve dhe vdekjeve për vitin 2021. Ndërsa për këtë vit janë janë të publikuara vetëm statistikat e muajit janar. Siç bëhet e ditur nga ASK, transmeton Gazeta Expres, sa i përket vdekjeve në Kosovë dhe jashtë Kosovës, në janar të këtij viti janë regjistruar 997 raste, prej tyre meshkuj 516 dhe femra 481 raste. Ndërsa gjatë tërë vitit 2021 në Kosovë kanë vdekur 14 mijë e 333 persona. Nga kjo shifër 6 mijë e 431 janë femra dhe 7 mijë e 902 janë meshkuj, shkruan Gazeta Express. Në vitin 2021 kanë lindur gjithësejt 28 mijë e 546 ...
Komentet te A e dini sa persona kanë vdekur dhe sa kanë lindur në Kosovë në vitin 2021? Janë të Mbyllura