Policia e Kosovës ka kapur gjysmë kilogram marihuanë mbrëmë në Pejë, raporton Gazeta Sinjali. Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. Nikçi njoftoi se një person është ndaluar lidhur me këtë rast dhe ndaj të njëjtit prokurorja do të bëjë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit. Përveç arrestimit të një të dyshuari, Sinjali mëson se janë kryer edhe bastisje në disa lokacione. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kapen gjysmë kilogramë marihuanë në Pejë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Të paktën 150 palestinezë janë plagosur këtë të premte si pasojë e përleshjeve me policinë izraelite në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Jerusalem. Mediat e huaja bëjnë me dije se autoritetet bëjnë me dije se kjo njëherësh është përballja e parë e tillë prej nisjes së Muajit të shenjtë të Ramazanit. Policia izraelite ka thënë se para agimit të së premtes “dhjetëra burra të maskuar” kanë marshuar në Al-Aksa duke bërtitur dhe duke ndezur fishekzjarre para se turmat të hidhnin gurë në Murin Perëndimor – i cili konsiderohet vendi më i shenjtë ku luten hebrenjtë. Gjysmëhëna e Kuqe palestineze ka thënë se dhjetëra persona janë dërguar në spital pas përleshjeve. ...
Komentet te Përleshje me policinë izrealite, plagosen 150 palestinezë Janë të Mbyllura
Bleona Qereti në shumë raste kalon në lajm. Me poza të ndryshme, ajo shfaqet provokuese duke ekspozuar gjithmonë linjat e trupit, shkruan “Kosovarja”. Këtë herë, me një veshje krejt rrjet ajo duket e zjarrtë dhe i shihen të gjitha pjesët trupore. Me bukurinë që ka, shumë herë rrezaton dhe duket perfekte. Shikojeni se si duket. ...
Komentet te Bleona e tepron, shfaq linjat e saj seksi me veshje provokative Janë të Mbyllura
Meda dhe Lulja janë ndër çiftet më të njohur në mediet rozë. Në shumë raste ata kalojnë në lajm, duke u komentuar për anët pozitive që kanë, shkruan “kosovarja”. Duke qenë aktiv me poza të ndryshme, ata nuk mungojnë edhe me imazhe në kohën e rinisë. Në këtë foto të fundit, shikojeni se sa bikur. Mos të harrojmë, dyshja janë prindër të katër fëmijëve. ...
Komentet te Zbulohet fotografia e Medës dhe Lulës në kohën e rinisë Janë të Mbyllura
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla, është zënë ngushtë nga gazetarja në konferencë për media, derisa është pyetur për punësimin e motrës së tij, shkruan Gazeta Metro. Motra e Xhelal Sveçlës, Magbule Hyseni, është punësuar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Lidhur me këtë është pyetur Sveçla në konferencën që pati sot me drejtorin e Policisë së Kosovës. Ai është zënë ngushtë nga gazetarja, pasi e pyeti se cili është komenti juaj për këtë punësim, kur siç dihet Vetëvendosje ka qenë e zëshme kundër nepotizmit. Këto deklarime të gazetares, Sveçla i quajti budallallëqe. “Ne po flasim për një sulm terrorist dhe ju merreni me budallallëqe të ...
Komentet te Zihet ngushtë Xhelal Sveçla për punësimin e motrës së tij Janë të Mbyllura
Një studim i ri, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën Nutrients, ka konfirmuar se një nga fajtorët kryesorë për një ndjenjë të fortë lodhjeje mund të jetë vetëm mishi i përpunuar. Për studimin, autorët mblodhën 20 të rinj në moshë madhore, të cilët kishin ekzaminuar mikrobiotën e tyre të zorrëve për të parë se sa ndikon ajo në shëndetin mendor dhe lodhjen, si dhe në nivelet e energjisë dhe lodhjes. Ata mësuan se mishi i përpunuar është i vetmi ushqim që shoqërohet me ndryshime në nivelet e energjisë – ka një lodhje mendore të dobët ose të fortë. “Mësuam se njerëzit që konsumojnë më shumë mish të përpunuar ...
Komentet te Ky lloj i ushqimit mund të jetë arsyeja pse ndiheni të lodhur Janë të Mbyllura
Policia spanjolle ka shkatërruar dy organizata të mëdha të trafikimit të kanabisit, duke sekuestruar 10 ton drogë në brigjet e Katalonjës. Në prangat e policisë kanë rënë 10 trafikantë droge dhe 51 persona të tjerë. Mes të arrestuarve është edhe një shqiptar, i cili sipas autoriteteve spanjolle konsiderohet si trafikanti më i madh i hashashit në Katalonjë për 2021-in. Mediet italiane shkruajnë se trafikantët ishin vendosur në Spanjë nga Galicia në Extremadura, si dhe Andaluzia dhe Katalonia. Rrjeti ishte përgjegjës jo vetëm për futjen e hashashit në Spanjë, por edhe për dërgimin e tij të mëvonshëm në vende të tjera evropiane, ku trefishohej vlera në tregun e zi, shkruajnë mediet ...
Komentet te 10 ton drogë, arrestohet në Spanjë trafikanti më i madh shqiptarë Janë të Mbyllura
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sot në një konferencë të jashtëzakonshme ka bërë të ditur se sot në orën 7 e 40 ka ndodhur një sulm ndaj Policisë së Kosovës, që kanë qenë duke shkuar për ta realizuar ndërrimin në pikat kufitare. Ministri Sveçla tha se ky sulm ka ndodhur me granatë dore dhe A 47, si akt terrorist është bërë me qëllim të frikësimit të zyrtarëve policor por dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ai tha se grupe të ndryshme në tri ditët e fundit kanë realizuar katër sulme, raporton Telegrafi. Ministri Sveçla bëri të ditur se sulmi i parë ose tentim-sulmi i parë ka ndodhur nëpërmjet ...
Komentet te Sulm ndaj Policisë në pikat kufitare në veri, Sveçla e quan akt terrorist Janë të Mbyllura
Mompha Junior është vetëm nëntë vjeç, por ka një rezidencë dhe një sërë makinash magjepsëse, të cilat ia dhuroi babai i tij i famshëm nigerian. Atë tashmë e thërrasin ‘miliarderi më i ri në botë’, i cili ka mbi 25 mijë e 700 ndjekës në llogarinë e tij në Instagram. Vetura si Lamborghini Aventador, Bentely Flying Spur e Frrari janë vetëm disa nga makinat e vogëlushit, i cili shihet në çdo paraqitje me veshje të markave Versace e Gucci. Ai kishte rezidencën e tij të parë në moshën 6-vjeçare dhe udhëton nëpër botë me avion privat. ...
Komentet te Ky është ‘miliarderi’ më i ri në botë – FOTO Janë të Mbyllura
Drejtoresha për Financa dhe Zhvillim Ekonomik në Komunën e Mitrovicës, Igballe Islami është përballur dje me një qytetar i cili e ka kërcënuar përmes telefonit lidhur me procedurat e përmbarimit në sektorin e tatimit në pronë. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se i dyshuari që e kërcënoi drejtoreshën me fjalët “nuk ke me gëzu atë vend të punës që e ki, ki me ma pa sherrin mua ti dhe kryetari, ka me kall komunën” është Ilmi Miftaraj. 62-vjeçari dyshohet se i ka thënë Islamit po ashtu se do të ushtrojë kallëzim penal ndaj saj dhe do t’i përdorë të gjitha rrugët ligjore për shkak të procedurave për ...
Komentet te Zbulohet përmbaruesi privat që kërcënoi drejtoreshën në Mitrovicë Janë të Mbyllura